FRIENDS BANN!!!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 VDEKJA...................

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

VDEKJA................... Empty
MesazhTitulli: VDEKJA...................   VDEKJA................... I_icon_minitimeMon 2 Mar - 13:22

Vdekja

Vdekja është ndërprerja e plotë e jetës së një organizmi të gjallë. Gjendja e vdekjes njerezore ka qenë gjithmonë e errët nga misteri dhe bestytnia. Përkufizimi i saj i saktë mbetet kundërshtues, duke dalluar sipas kulturës dhe sistemeve ligjore.

Vdekja trupore dhe ajo qelizore

Funksioni normal qelizor merret me prodhimin e energjisë së lirë të nevojshme për shkëmbimin e lëndëve, prodhimin e strukturës së proteinave dhe enzimave, mirëmbajtjen e lëndëve kimike të qelizave, dhe riprodhimin e qelizave.

Gjatë funksionimit normal, qelizat kanë nevojë për oksigjen, fosfat, kalcium (C, H, N, O, P, S), lëndë ushqyese, adeninë trifosfat, e cila nevojitet si burim i energjisë së lirë, mbrojtjen e cipës qelizore, dhe një gjendje të vazhdhueshme veprimtarie që kërkon marrje oksigjeni. Vdekja qelizore mund të ndodhë nëse ndonjëri prej këtyre funksioneve ndërpritet.

Biologjikisht, vdekja mund të rishikohet si një organizëm i tërë ose vetëm disa pjesë të tij. Në të vërtetë, është e mundshme që disa organe, ose disa qeliza të vdesin, por organizmi në koklavitjen e tij të vazhdojë të jetojë.

Anasjelltas, disa qeliza mund të jetojnë për një farë kohe pas vdekjes së organizmit të cilit i përkasin (gjë që bën të mundshme marrjen e organeve dhe transplantimin). Disa biologë hamendësojnë që funksioni i vdekjes është të lejojë Zhvillimin (evolucionin), apo të mundësojë ushqimin e qënieve të tjera të gjalla, më shpesh të llojeve të ndryshme, nga të cilët janë grabitqare në jetë (gjahu) ose pas vdekjes (kalbja).

Përshkrimi fizik i vdekjes

- Në çastin e vdekjes:

1. Zemra pushon së rrahuri.
2. Lëkura shtrëngohet dhe zbehet.
3. Sistemi muskulor shtendoset.
4. Bie temperatura e trupit.

- 30 minuta më vonë:

1. Lëkura bëhet si dyll dhe merr ngjyr vjollc.
2. Buzët, gishtat e duarve dhe të këmbëve cungohen dhe zbehen ose bëhen të bardhë pasi gjaku largohet.
3. Gjaku tërhiqet në pikat më të ulta të trupit duke lënë njollë vjollcë - të zezë.
4. Duart dhe këmbët kalojnë në të kaltërt.
5. Sytë fillojnë të tërhiqen në zgavra.

- 4 orë më vonë:

1. Rigor mortis fillon të veprojë
2. Zbehja e lëkurës dhe pozicionimi i gjakut vazhdojnë
3. Rigor mortis fillon t'i shtrëngojë muskujt për rreth 24 orëve të ardhshme, pastaj do të riveprojë dhe trupi do të kthehet në gjendje të butë.

- 12 orë më vonë:

1. Trupi është plotësisht nën rigor mortis.

- 24 orë më vonë:

1. Trupi tani ka temperaturën e ambientit që e rrethon.
2. Tek meshkujt sperma vdes.
3. Koka dhe qafa tani kanë ngjyrë të gjelbërt, blu.
4. Ngjyra e mësipërme vazhdon të shpërndahet në pjesët tjera të trupit.
5. Ka aromë të fortë të mishit të kalbur.
6. Fytyra e personit në të vërtetë tanimë fillon të bëhet e panjohëshme.

- 3 ditë më vonë:

1. Gazrat në inde formojnë fluska të mëdha në lëkurë.
2. I tërë trupi fillon të fryhet dhe ënjet. Ky proces përshpejtohet nëse trupi gjendet në mjedis të ngorohtë ose në ujë.
3. Lëngje rrjedhin përmes gojës, hundës, syve, veshëve, rektumit dhe përmes uriterit.
4. Qimet e trupit akoma rriten.

- 3 javë më vonë:

1. Lëkura, flokët, thonjtë bien me lehtësi nga trupi.
2. Lëkura zbërthehet dhe hapet në shumë vende për shkak të shtypjes së gazrave të brendshme dhe prishjes së vetë lëkurës.
3. Shkatërrimi do të vazhdojë gjersa të mbetet vetem skeleti, që mund të zgjasë një muaj në kohë të nxehtë, dhe dy muaj në kohë të ftohtë. Dhëmbët janë shpesh e vetmja gjë që mbetetm vite dhe shekuj më vonë, sepse zmalti i dhëmbëve është substanca më e fortë në trup. Kocka e nufullës është më e ngjeshur, që e bën zakonisht edhe këtë të mbijetojë një kohë të gjatë.

Kuptimi i vdekjes gjatë zhvillimit të fëmijës

Në mosha të ndryshme, fëmijët e përjetojnë vdekjen në përputhje me nivelin intelektual dhe emocional të zhvillimit. Nën moshën pesë vjeç, ata nuk e kuptojnë fundin e jetës, sepse janë të prirur për t’u kënaqur me “ mendimin magjik” që i përshtatet moshës.

Ata mund të jenë të bindur se ndjenjat e tyre mund të ndikojnë në ngjarjen përreth. Ata e quajnë veten fajtor për vdekjen.

Në këtë moshë ata janë pasivë dhe më tepër të pazotë për të përballuar vdekjen, ata janë të varur nga të rriturit. Ata nuk janë shumë të zotë të kuptojnë çfarë ka ndodhur, nuk janë në gjëndjë të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve në imagjinatën e tyre dhe nuk mund të mos kenë frikë, siç mund të bëjnë fëmijët më të rritur.

Ata qajnë dhe nuk qetësohen dot, duke kërkuar prindin që ka vdekur dhe kjo e shton edhe më shumë frikën e tyre. Megjithatë, fakti që nuk kuptojnë, është njëkohësisht një mbrojtje për ta dhe u jep mundësi të pyesin drejtpërdrejt për vdekjen. Midis moshave dy dhe pesë vjeç fëmijët gradualisht zhvillojnë perceptimin e vdekjes, si një fenomen i përhershëm dhe përfundimtar.

Meqenëse mendimi i tyre është konkret, ata kanë nevojë për shpjegime konkrete, për t’i ndihmuar për zinë. Në këtë moshë ata nuk e njohin botën vetëm nëpërmjet përvojës së tyre dhe janë në gjëndje të shprehin një kuptim emocional për të tjerët. Shpesh fëmijët thonë se ata kanë mbështetjen më të madhe në proçesin e zisë nga shokët e tyre. Te fëmija i moshës shkollore, veçanërisht tek djemtë që nuk duan t’i shprehin emocionet e tyre, mesazhi shoqëror është që ‘djemtë nuk qajnë’.

Por ata janë në gjëndje që në imagjinatën e tyre ta ndryshojnë kursin e ngjarjeve dhe, kështu, të kontrollojnë emocionet e tyre dhe ndjenjën e pazotësisë. Mbas moshës dhjetë vjeç koncepti i ‘ vdekjes’ bëhet një nocion abstrakt dhe fëmijët kuptojnë pasojat afatgjatë të kësaj humbjeje. Në këtë moshë vdekja mund të shkaktojë, drejtëpërdrejt ose indirekt, biseda me prindërit ose me mësuesit.

Të rinjtë shpesh i ndrydhin ndjenjat e tyre, u shmangen bisedave të hapura me prindërit dhe i shprehin ndjenjat e tyre me grindje me të tjerët përreth. Në vartësi nga mosha dhe nga pjekuria e tyre emocionale, fëmijët përpiqen të kontrollojnë veten për humbjen.

Reagimet më të zakonshme ndaj vdekjes tek fëmijët Tronditja dhe mosbesimi ( ‘kjo nuk është e vërtetë’)
Nganjëherë fëmija nuk reagon menjëherë me emocione të forta. Ai pranon humbjen gradualisht. Ky është mekanizmi mbrojtës, i cili e mbron fëmijën nga vërshimi i emocioneve.

Si t’i thuhet fëmijës për vdekjen

Këshillohet që kjo të bëhet nga njëri prej prindërve të dikujt, që është i afërt me fëmijën. Koha duhet të zgjidhet me kujdes dhe fëmijës duhet t’i jepet mundësia të përgatitet psikologjikisht. Të rriturit duhet të ulen dhe ta marrin fëmijën në prehër e t’i thonë: “dua të të përgatis për një lajm të keq.

Ka ndodhur një aksident dhe babai është plagosur. Na thanë se ai ka vdekur mënjëherë”. Mesazhi duhet të bazohet në fakte të njohura dhe të sakta. Reagimet e fëmijës mund të jenë të ndryshme dhe të rriturit duhet të jenë të përgatitur për këtë. Fëmijës duhet t’i thuhet të qajë, në qoftë se do dhe t’i jepet një ngushëllim fizik si p.sh. duke e shtrënguar.

Të lejohet fëmija të marrë pjesë në ritet

Ndonëse opinionet profesionale ndryshojnë, përgjithësisht, këshillohet që fëmija të marrë pjesë në ritet. Ato ndihmojnë në pranimin e realitetit të vdekjes, ulin imagjinatën, përforcojnë proçesin e hidhërimit dhe na japin mundësi të shprehim në mënyrë simbolike hidhërimin tonë dhe të ndërtojmë rrethanat ‘kaotike’.

Të rriturit duan t’i mbrojnë fëmijët dhe shpesh i përjashtojnë nga ritet. Por fëmijët, ashtu sikundër të rriturit, kanë nevojë të merren konkretisht me proçesin e zisë dhe jo të mohojnë realitetin. Mëgjithatë, fëmijët duhet të përgatiten mirë, t’u shpjegohet gradualisht dhe me hollësi çfarë do të ndodhë dhe të jenë të shoqëruar nga një i rritur ( jo nga prindi në zi), më pas të jënë në gjendje të përpunojnë përshtypjet. Këshillohet të inkurajohen shprehje konkrete të hidherimit të lejohen fëmijët të sjellin lule, një letër, lodër ose vizatim arkivoli.

Fëmijët mund të pyeten për fjalët e fundit që duan t’i drejtojnë njeriut të vdekur. ‘Çfarë do të thuash ti, meqenëse e di që kjo është dita e fundit që takoheni’? Këshillohet që pas funeralit të flitet për përshtypjet. Në rast se fëmija nuk dëshiron të jëtë i pranishëm, ai nuk duhet detyruar.

Këshillohet që kufoma e njëriut të vdekur ( në rast se ai nuk është plagosur ose nuk është dëmtuar rëndë) të shihet. Eshtë më lehtë të përballohet një tablo konkrete, sesa një tablo e përfytyruar.

Në rast se kufoma digjet, fëmijës duhet t’i shpjegohet se tani trupi nuk ndien gjë dhe do të kthehet në hi. Ka studime që trëgojnë se fëmijët që nuk janë ndihmuar dhe nuk janë përgatitur për funeralin, kanë pasur vështirësi në sjellje për një periudhe kohe mbas vdekjes së njeriut të dashur


Mbrapsht në krye Shko poshtë
flammableclea

flammableclea


Numri i postimeve : 59
Registration date : 20/02/2009

VDEKJA................... Empty
MesazhTitulli: Re: VDEKJA...................   VDEKJA................... I_icon_minitimeTue 3 Mar - 15:16

Ky informacioni qe ke dhene ti ka ca pjese te frikshme...po ne fakt duhet pare me shume si dicka qe ndodh dha kaq...ne bote lind dhe pastaj vdes...duke ju lene vendin te tjereve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lunatic
Admin
Admin
Lunatic


Numri i postimeve : 461
Age : 33
Localisation : Tironaaa...
Registration date : 17/02/2009

VDEKJA................... Empty
MesazhTitulli: Re: VDEKJA...................   VDEKJA................... I_icon_minitimeTue 3 Mar - 23:26

Kam lexuar ne nje liber qe s'e mbaj mend se ku, qe te 40-at e nje te vdekuri, behen sepse pas 40 ditesh njeriut te varrosur i plasin kokerdhoket e syve!!! Tingellon e tmerrshme, por duhet te jete e vertete... tu honger thonjt lik
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.youtube.com/watch?v=90u1IV4dw8o
Sponsored content





VDEKJA................... Empty
MesazhTitulli: Re: VDEKJA...................   VDEKJA................... I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
VDEKJA...................
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: X-Files - Fenomene Paranormale-
Kërce tek: