FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kritike mbi perrallen *Kesulekuqja*!!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Lunatic
Admin
Admin


Numri i postimeve : 461
Age : 26
Localisation : Tironaaa...
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Kritike mbi perrallen *Kesulekuqja*!!!   Sun 22 Feb - 20:43

*Kesulekuqja eshte nje fabul e populluar vetem nga budallenj.*
*
-Gjyshja e kesulekuqes jeton ne pyll dhe eshte 95 vjec.
Shko ne azil, budallaqe! Si te shkon ndermend qe te jetosh vetem ne pyll ne
kete moshe, dhe i detyron te afermit qe te bejne tutje-tu tutje-tu tutje-tu
neper pyll?!
Dhe pastaj habitet njeriu se si njeri e le plaken ne ane te autostrades kur
niset me pushime! Eshte logjike!!!

- Mamaja e Kesulekuqes eshte nje shushke tjeter.
I jep femijes koshin dhe i thote: "Merre, shpjeri gjyshes per te ngrene!
Pafshim, dhe udhe te mbare".

- Me te mberritur ne pyll takon ujkun me trap te historise se WWF, qe nuk e
ha por e pyet me padurim: "Ku po shkon bukuroshe?" *
*"Tek gjyshja" pergjigjet ajo. Dhe ujku, ne vend qe ta haje tek eshte, sic
do te bente nje ujk normal me nje koeficient inteligjence, shkon tek shtepia
e gjyshes dhe krijon nje skene , ne krahasim me te cilen Steven Segal nuk
eshte askush! Mberrin tek shtepiza dhe troket. "Tak, tak" . *
*-" Kush eshte?" *
*-"Kesulekuqja" *
*-"Hyr"

- Dhe ketu kemi konfirmimin qe gjyshja eshte komplet arteriosklerotike: mah,
edhe sikur Kesulekuqja te kishte zerin e Aleksander Gjokes gjate nje krize
astme, si mundet gjyshja ta ngaterroje me ujkun?

- Ne kete pike ujku hyn dhe e ha gjyshen. Eshte per t'u vene re edukata e
ujkut , i cili kurre nuk do te hynte te hante dike pa trokitur me pare.

- Ketu mberrin kryevepra e historise. Gjeniu i vertete: ujku, ne vend qe te
vihej pas deres me nje hu ne dore dhe te thote: "Mah, kur te vije krijesa i
jap nje dru turinjve, ta ziej dhe pastaj ta ha", jooo! C'ben ujku?! Vesh
kemishen e nates se gjyshes, kapucin me veshet qe dalin nga dy vrimat qe
vete ai i ka punuar (ku i dihet qe ujqerit nuk jane rrobaqepes te sprovuar)
dhe futet ne shtrat.

-Vjen kesulekuqja, te cilen miqte me intime e therrasin Ainshtain, per
inteligjencen e saj , hyn, shikon ujkun, dhe ne vend qe te therrase 112, ose
t'i thote: "Idiot, si je bere keshtu, e ke humbur plotesisht dinjitetin tend
prej ujku, shikohu pak, dukesh si mumje", si reagon??? Thote: "Oh, gjyshe,
sa qime te gjate qe paske!"

- Tani, femije: kushdo nga ju qe ka nje qen, te provoje ti veje nje kapuc
dhe nje pale syze optike, dhe te shohe nese i ngjan gjyshes! Nese po,
dorezojeni gjyshen tuaj tek autoritetet. Tani... eshte e vertete qe gjyshja
nuk ka zerin e ujkut ,ne rregull, por gjyshja eshte 95 vjec, dhe mund te
kete rrjedhur nga trute.
Por, si mundet Kesulekuqja te mos dalloje gjyshen e saj nga nje ujk me
kapuc?! Po kë ka per gjyshe? King Kong? Edhe pse ajo nuk depilohet qe prej
1931, kush eshte? Yeti?

- Gjithsesi, gjithcka perfundon mire dhe ujku e ha...*




Ma sollen me e-mail... hahahaha... sa kam qesh...

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.youtube.com/watch?v=90u1IV4dw8o
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 367
Registration date : 22/01/2009

MesazhTitulli: Re: Kritike mbi perrallen *Kesulekuqja*!!!   Sun 22 Feb - 20:56

hahahhhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa Laughing Laughing Laughing Laughing

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://miqesia.keuf.net
darkina
MODERATOR
MODERATOR


Numri i postimeve : 195
Localisation : alla fine dei tempi
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kritike mbi perrallen *Kesulekuqja*!!!   Tue 24 Feb - 20:11

Hahahahahahahahahah bella questa
I raft pika atij qe shkaterroi endrrat e kalamajve vetem per te gjet qimen te qulli lol!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://angelsblow.spaces.live.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Kritike mbi perrallen *Kesulekuqja*!!!   Today at 4:53

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kritike mbi perrallen *Kesulekuqja*!!!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: HUMORI-
Kërce tek: