| LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
ARIEL Admin


Numri i postimeve : 528 Age : 49 Registration date : 18/02/2009
 | Titulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER Mon 2 Mar - 22:28 | |
| Erjola: “E zhgënjyer nga Qetesori”
Erjola është banorja e parë e larguar dhe sonte ndodhet në studio. Arbana e pyet atë se si e ka kaluar këtë javë, jashtë shtëpisë së Big Brother. Ajo i përgjigjet se kjo ka qënë një javë me intensitet, me intervista të shumta, ka takuar njerëz të cilët edhe pse nuk i njihte i kanë përcjellë asaj komente mbi ditët që ka kaluar në shtëpi. Arbana e ka pyetur edhe mbi raportin në familje dhe se si kanë shkuar marrëdhëniet me prindërit e saj këtë javë. Erjola është përgjigjur se gjërat kanë filluar të shkojnë në rrugë të mbarë. Ajo ka treguar edhe për vajzën e saj e cila ndodhet në Elbasan tek familja e saj. Drejtuesja e spektaklit e ka pyetur edhe nëse i ka ndjekur banorët dhe se cfarë mendimi ka krijuar për ta tani dhe Erjola është shprehur se nuk i ka ndjekur shumë sepse ka qënë e zënë por, me aq sa ka parë ata i duken ndryshe nga sa i kishte njohur gjatë qëndrimit me ta në shtëpi. Arbana e ka pyetur se cili nga banorët e ka zhgënjyer me komentet e bëra pas daljes së saj dhe Erjola përmend Qetësorin. Arbana i jep mundësinë që ti shpreh këtë gjë Qetësorit por Erjola ka preferuar thjesht ti pershendesë të gjithë banorët dhe të mbajë rezerva duke thënë se ai dhe të gjithë banorët janë të tensionuar.
_________________ NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA. |
|
 | |
ARIEL Admin


Numri i postimeve : 528 Age : 49 Registration date : 18/02/2009
 | Titulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER Mon 2 Mar - 22:28 | |
| Poli:E kam puthur Mimozën
Gjatë spetaklit të kaluar Mimoza ka mohuar faktin e të pasurit një lidhje jashtë shtëpisë me një ish-banorin e Big Brother, Polin. Mimoza ishte ndjerë keq për këtë gjë dhe në dhomën e rrëfimit është shprehur që ka gënjyer të gjithë popullin por janë rrethanat që e kanë shtyrë për të vepruar në këtë mënyrë pasi vëllai i saj nuk është në dijeni për lidhjen e saj me Polin dhe i druhet reagimit të tij. Arbana e pyet Polin i cili është i ftuar në studjo nëse e shikonte këtë gjë si strategji të saj për të mos u nominuar duke tërhequr vëmëndjen e meshkujve sidomos të Arjonit dhe Bjordit.Poli u shpreh se e shikonte si strategji të saj pasi para se të futej ajo në Big Brother e kishin diskutuar këtë gjë dhe kishin rënë dakort për të mos e bërë publike për arsyet e Mimozës. Ai thotë që nuk ka arsye deri në këto momente për të qënë xheloz për Mimozën. Poli shprehet i shokuar me deklarimin e Mimozës në dhomën e rrëfimit pasi ai kishte ardhur në studjo për të mbështetur strategjinë e saj pra, për të mohuar lidhjen e tyre.Përballë një fakti të tillë Poli pranon më në fund që ai dhe Mimoza janë puthur. _________________ NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA. |
|
 | |
ARIEL Admin


Numri i postimeve : 528 Age : 49 Registration date : 18/02/2009
 | Titulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER Mon 2 Mar - 22:28 | |
| Bjordi:Mami je e mrekullueshme!
Mamaja e Bjordit ka vendosur ti bëj një surprizë duke u futur në shtëpinë e Big Brother. Ajo ka vendosur që është pikërisht ky momenti për ti lexuar letrën e shkruar nga babai i tij. Ajo i thotë që ka disa gjëra që ajo nuk ja ka thënë Bjordit për arsye se ai ka qënë shume i vogël dhe për të mos krijuar një imazh negativ për babain e tij. Ajo shton se babai e ka ndjekur dhe është penduar për shumë gjëra dhe se kur të dalë ai nga shtëpia gjërat mund të rregullohen. Me sy të përlotur ajo lexon letrën dhe i thotë që i vjen shumë keq që nuk ka patur mundësinë për ti qëndruar më shumë afër por, i është dashur të bëj dhe rolin e babait përvec asaj të nënës duke ju përkushtuar dhe punës .Mes lotëve ai e përqafon dhe i thotë që është e mrekullueshme. _________________ NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA. |
|
 | |
ARIEL Admin


Numri i postimeve : 528 Age : 49 Registration date : 18/02/2009
 | Titulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER Mon 2 Mar - 22:29 | |
| Largohet Agoni
Big Brother vendosi që personi që do largohet sot nga shtëpia e Big brother është Agoni ne bazë të numrit të votave që kanë marrë gjatë javës.4 te kandiduarit jan ne kembe prane njeri tjetrit.2 prej tyre vazhdojne garen drej cmimi te madh edhe ata jane:Arjoni dhe Aida, te cilet bejne nje hap perpara edhe lehtesohen nga emocionet e forta qe i kishin perfshire.Tashme gjerat behen me te veshtira edhe me shume emocione per Adelajden, MISS-in e shtepise, edhe Agonin, i cili ne baze te sondazheve te bera ne shtepine tone ishte konkurenti me i votuar per tu largua me 43% te votave.
Arbana vazhdon me tej duke thene qe banori qe duhet te largohet eshte…Agoni.
Agon: Gabova me Adelajdën!
Adela duke e kënaqur nga kjo gjë gjithashtu dhe banorët e tjerë. Pyetjes së Arbanës nëse ishin të mërzitur nga largimi i Agonit Qetësori i është përgjigjur se nuk kishin pse te mërziteshin përderisa ishin ato që e kishin nominuar. Pyetjes se pse ndoshta publiku jashtë kishte vendosur që Agoni të ishte personi që të dilte nga shtëpia ai e ka lidhur me raportin qe kishte krijuar me Adelajden dhe është shprehur se ndoshta kishte vepruar në mënyrë të gabuar me të.
_________________ NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA. |
|
 | |
ARIEL Admin


Numri i postimeve : 528 Age : 49 Registration date : 18/02/2009
 | Titulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER Mon 2 Mar - 22:31 | |
| Miss dhe Mister “Big Brother”!
Kjo ka qenë një tjetër surprizë e Vëllait të Madh. Djemtë në dhomën e rrëfimit kanë zgjedhur si Miss të shtëpisë Adelajden, ndërsa si shoqëruese të parë Mimozën. E njëjta zgjedhje u është kërkuar edhe vajzave, porn ë krahasim me djemtë ato kanë qenë më të pavendosura e kanë propuzar disa variante. Përfundimisht kanë rënë dakord që Mister të ishte Dritani dhe shoqërues i parë Bjordi. _________________ NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA. |
|
 | |
ARIEL Admin


Numri i postimeve : 528 Age : 49 Registration date : 18/02/2009
 | Titulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER Mon 2 Mar - 22:32 | |
| Banorja e re e shtëpisë
Ajo nuk ka hyrë nga dera sit ë gjithë banorët e tjerë, duke u prezantuar si një konkurente e re e Big Brother, por si veterinerja që do të jepte vendimin nëse banorët e kishin kaluar apo jo provën e javës. Më pas, Mesida është “zbuluar”nga Arbana, që ua ka prezantuar atë banorëve të tjerë, si konkurenten e tyre. Qetsori dhe disa prej banorëve të tjerë kanë thënë se e kishin kuptuar. Menjëherë pas kësaj ata kanë vrapuar ta përqafojnë. _________________ NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA. |
|
 | |
ARIEL Admin


Numri i postimeve : 528 Age : 49 Registration date : 18/02/2009
 | Titulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER Mon 2 Mar - 22:32 | |
| Dritani kujdestari i shtëpisë!
Banorët e shtëpisë së Big Brother kanë vendosur që kësaj jave, në ndryshim nga javët e tjera, kujdestar I shtëpisë do të jetë jo Qetsori, por Dritani. Ai ka buzëqeshur gjatë gjithë kohës që Qetsori lexonte votat e banorëve, për zgjedhjen e kujdestarit të javës, dhe e ka pritur me gëzim rezultatin. Do të jetë pikërisht ai që do të administrojë të ardhurat dhe blerjet për javën, që, në fakt, kësaj here janë reduktuar, si rezultat i moskalimit të provës së javës. _________________ NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA. |
|
 | |
ARIEL Admin


Numri i postimeve : 528 Age : 49 Registration date : 18/02/2009
 | Titulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER Mon 2 Mar - 22:33 | |
| Mimoza genjeshtare
Mbremjen e 3 ne Big Brother, Mimoza deklaroi para te gjitheve se ajo nuk kishte asnje lidhje me Polin e Big Brother 1 dhe se nuk kishte puthur asnjehere.Menjehere pasi mbaroi show ajo kerkon te rrefehet ne dhomen e sekreteve ku ka thene me sinqeritet qe ajo ka genjyer ne shtepi gjate emisionit, ka genjyer veten, Polin, te gjithe banoret edhe publikun ne shtepi.Ajo pranoi qe ka lidhje me Polin, por ka qene e detyruar te thote nje gje te tille per shkak te familjareve te saj, pasi ata nuk e dinin.Ketu ceshtja fillon edhe behet shume e komplikuar.Hidhen hipotezat e para per Mimozen edhe strategjine e saj, menyren sesi luaj ajo, sesi genjen etj etj.Ajo ka preferuar te mos tregoj banoreve lidhjen me Polin, por te gjithe jashte tashme e dine qe midis tyre ka nje lidhje, gje qe e ka deklaruar dhe vet Poli naten e 4 te Big Brother 2 para telekamerave.Mimoza duke thene qe eshte singel ka bere per vete 2 prej djemve te shtepise, duke krijuar nje imunitet te ata edhe duke u siguruar disi qe nuk do te nominohej nga ata.
Ndersa Poli qe eshte jashte shtepise edhe e ndjek Mimozen nga jashte dhe kerkon ta perkrahe ate duke bere tifo per ate edhe strategjine e saj, deklaron se nuk ka pasur asnje shkas deri tani nga Mimoza per tu bere xheloz.
Ne javet ne vazhdim do te mesojme me shume.
Do nominohet Mimoza Sot?
Do u tregoj banoreve te shtepise kete gje, apo do vazhdoj akoma te genjej sic ka bere keto 3 jave?
_________________ NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA. |
|
 | |
ARIEL Admin


Numri i postimeve : 528 Age : 49 Registration date : 18/02/2009
 | Titulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER Mon 2 Mar - 22:33 | |
| Bujar Mezini: Pse e braktisa tim bir 20 vite më parë
Letra juaj që i dërguat Bjordit i preku të gjithë, aq sa shumë dyshuan nëse ishte shkruar vërtet nga ju. Ç’mund të na thoni?
Ndjenjat për një njeri nuk mund të transmetohen nëpërmjet një njeriu tjetër. Çdo prind që kërkon të njihet me djalin që ka 20 vite pa e parë, nuk mund ta shprehë dhembjen nëpërmjet një personi tjetër. Unë jam ai, nuk ka kush të jetë tjetër.
Nëse do t’ju a kërkonim një fragment të letrës, a mundeni të na e kujtoni?
Po, e di përmendësh, dhe mund t’ju kujtoj mbylljen: “Ndoshta e teproj në zgjatjen e kësaj letre, por edhe nëse është kështu, e bëj sepse nuk kam të ngopur duke komunikuar me ty… Të puth me mall dhe me lot Babi!
Kur e shkruat atë letër, natën apo ditën?
E kam shkruar në mesin e natës. Tani sapo kam përfunduar letrën e dytë, që është “nëna e letrave” të mia, nëse do ta quaj kështu.
Me cilin qëllim ia keni shkruar Bjordit këtë letër të dytë?
Do të jetë një dhuratë për ditëlindjen e tij më 11 mars, ditën kur ai mbush 21 vjeç. Pres avokatin tim, me të cilin punoj këtu në Mynich, që t’a dërgoj në “Top Channel” me faksin e tij.
Çfarë do t’i kërkoni me atë letër djalit tuaj, që nuk ju njeh?
Bjordit nuk i kërkoj asgjë, vetëm po konsumoj mungesat e mia në gjithë këto vite pa e parë.
A mund të na zbuloni pak rreshta nga letra e dytë?
“Bjordi, çdo njeri në këtë botë kërkon të gjejë pozicionin e vet, dhe ti dukesh që je këmbëngulës në rrugën që ke nisur. Gjithmonë mos harro përpjekjet e mamasë, që me përkushtim pedagogjik ka edukuar djaloshin Bjord, me virtytet më të mira të njeriut të shekullit XXI. Bjordi, u bën 20 vite që s’të kam parë dhe në Mars 2009 ti mbush 21 vjeç…”
Shpreheni me respekt për ish-gruan tuaj, çfarë ju ka penguar ta takonit Bjordin?
Edhe këtë e kam shkruar në letrën në fjalë, dhe ndaj nuk dua ta konsumoj tani sepse kam besimin se është shumë më e fortë se shpjegimi, që do t’ju bëja tani. Është cilësi e stilit tim të të shkruarit ku shfaqem sa romantik, aq edhe i bazuar në realitet.
Realiteti është prekës, por cila është jeta juaj që bëni në Gjermani?
Jetoj i vetëm, familje nuk kam. Në gjithë këto vite kam pasur në përfytyrimet e mia Bjordin kudo ku kam ecur. Kam pritur rritjen e tij me qëllimin që; e para t’i përulem në kuptimin e mirë të fjalës, dhe e dyta t’i kërkoj atij të falurën e madhe të një prindi, që e la atje në Durrës, kur iku me ambasadat. Dhe meqënëse unë u ndava me të ëmën e tij, nuk pata më mundësi pasi ne shqiptarët i mbajmë pak gjatë inatet.
Përveç letrës do i bëni një dhuratë tjetër Bjordit, sepse ne dimë që gjatë gjithë rritjes së tij ju nuk e keni bërë një gjë të tillë?
Nuk po e quaj si tendencë këtë pyetje. Jam pak i hollë në këto gjëra dhe arrij ta perceptoj, se ku doni të dilni. Por mund t’ju them se do i bëj dhuratë një kartolinë të shkruar italisht me urimin fisnik që një baba i bën fëmijës. Ndërsa përsa i përket pyetjes që më bëni, unë zyrtarisht jam pa punë, punoj vetëm kur më thërret avokati me të cilin jam lidhur këtu, kur ka Bjordit, kush është fajtori? përkthime nga emigrantë shqiptarë. Kështu që dëshira apo mosdëshira në këtë çështje dalin jashtë loje. Besoj që të gjitha dhuratat më të bukura, që zbresin nga qiejtë janë në letrën që unë do i dërgoj. Nuk e keni idenë e kësaj letre, po kur ta lexoni do të befasoheni.
Mos ndoshta nëpërmjet kësaj letre ju kërkoni një ribashkim me ish-gruan dhe djalin tuaj?
Unë kërkoj sido që të jetë puna për Bjordin, që të mos qëndrojnë të ngrira marrëdhëniet tona, por të marrin jetë. Unë flas dhe ju duhet të më nënkuptoni…
Domethënë ju kërkoni ribashkimin?
Unë dua që Bjordin ta kem pranë.
Po Antonetën a doni ta keni pranë?
Për Antonetën bëjeni lidhjen vetë…
Atëherë nëse do të kërkohej të vije ta takoje Bjordin për ditëlindje, a do të vije?
Po qe s’e është fjala për të ardhur për të takuar Bjordin, unë vij me këmbët e shpirtit, por është një problem tjetër. Kam një muaj që vuaj nga stomaku dhe nuk mund të vij dot pasi jam në trajtim ambulant.
Si e imagjinoni takimin e shumëpritur me djalin tuaj, Bjordin?
Padyshim do të jetë për mua ngjarja më e rëndësishme e jetës time, por nuk mund ta imagjinoj dot, pasi ende nuk e kam prekur me dorë birin tim dhe shqisat e mia ende nuk mund ta perceptojnë këtë ndjesi. Mezi po e pres takimin e madh.
PanoramaPlus
_________________ NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA. |
|
 | |
ARIEL Admin


Numri i postimeve : 528 Age : 49 Registration date : 18/02/2009
 | |
 | |
Lunatic Admin


Numri i postimeve : 461 Age : 27 Localisation : Tironaaa... Registration date : 17/02/2009
 | |
 | |
Whatever Admin


Numri i postimeve : 225 Age : 29 Localisation : sdu ncuk sdu ncuk.. Registration date : 17/02/2009
 | |
 | |
ARIEL Admin


Numri i postimeve : 528 Age : 49 Registration date : 18/02/2009
 | |
 | |
Whatever Admin


Numri i postimeve : 225 Age : 29 Localisation : sdu ncuk sdu ncuk.. Registration date : 17/02/2009
 | Titulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER Wed 4 Mar - 19:18 | |
| |
|
 | |
ARIEL Admin


Numri i postimeve : 528 Age : 49 Registration date : 18/02/2009
 | Titulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER Wed 4 Mar - 19:31 | |
| EDHE MUA ATA ME DUKEN ME MIRE
1 -BJORDI
2- LIRITA (kosovarja e madhe)
3- ADI
4 - KJO GOCA E RE, MESIDA SI E KA MO.
ME E SHPIFURA ESHTE ZHULJETA.
ME DEBILJA ESHTE ADELAJDA.
MENDIMI IM KY. _________________ NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA. |
|
 | |
Lunatic Admin


Numri i postimeve : 461 Age : 27 Localisation : Tironaaa... Registration date : 17/02/2009
 | |
 | |
ARIEL Admin


Numri i postimeve : 528 Age : 49 Registration date : 18/02/2009
 | |
 | |
Admin Admin


Numri i postimeve : 367 Registration date : 22/01/2009
 | Titulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER Wed 4 Mar - 20:09 | |
| |
|
 | |
ARIEL Admin


Numri i postimeve : 528 Age : 49 Registration date : 18/02/2009
 | |
 | |
ARIEL Admin


Numri i postimeve : 528 Age : 49 Registration date : 18/02/2009
 | Titulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER Fri 6 Mar - 13:03 | |
| Ku e pe inteligjencën e Tanit?! Republika, Aida dhe Adelajda kanë diskutuar në lidhje me Dritanin, duke marrë shkas nga një ëndërr e Bikes. Adelajda ka thënë për Dritanin se nuk beson se ai mund të dalë shpejt nga shtëpia, sepse mendon se ai është më i pëlqyer sesa Aida, Republika apo dhe ajo vet. Ajo ka thënë se e thotë këtë duke e vënë veten në vendin e publikut. “Kur thua publik, - i ka thënë Aida, - janë mendimet dhe dëshirat e tua!”. Adelajda ka vazhduar duke thënë se Tanin e sheh si shumë inteligjent e me karakter. “Ku e pe ti inteligjencën e Dritanit?” – i ka thënë asaj Republika, duke shtuar sëbashku me Aidën se cfarë ka ai që nuk e kanë ato. “Konkurent është ai që e nxjerr kokën, jo ai që rri fshehur!”- ka thënë Republika. Ndërsa Aida, në dukje me shaka, ka thënë se Tani mund të ishte inteligjent, por jo më shumë se ajo. _________________ NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA. |
|
 | |
ARIEL Admin


Numri i postimeve : 528 Age : 49 Registration date : 18/02/2009
 | |
 | |
ARIEL Admin


Numri i postimeve : 528 Age : 49 Registration date : 18/02/2009
 | |
 | |
ARIEL Admin


Numri i postimeve : 528 Age : 49 Registration date : 18/02/2009
 | Titulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER Fri 6 Mar - 13:06 | |
| Poli:E kam puthur Mimozën
Gjatë spetaklit të kaluar Mimoza ka mohuar faktin e të pasurit një lidhje jashtë shtëpisë me një ish-banorin e Big Brother, Polin. Mimoza ishte ndjerë keq për këtë gjë dhe në dhomën e rrëfimit është shprehur që ka gënjyer të gjithë popullin por janë rrethanat që e kanë shtyrë për të vepruar në këtë mënyrë pasi vëllai i saj nuk është në dijeni për lidhjen e saj me Polin dhe i druhet reagimit të tij. Arbana e pyet Polin i cili është i ftuar në studjo nëse e shikonte këtë gjë si strategji të saj për të mos u nominuar duke tërhequr vëmëndjen e meshkujve sidomos të Arjonit dhe Bjordit.Poli u shpreh se e shikonte si strategji të saj pasi para se të futej ajo në Big Brother e kishin diskutuar këtë gjë dhe kishin rënë dakort për të mos e bërë publike për arsyet e Mimozës. Ai thotë që nuk ka arsye deri në këto momente për të qënë xheloz për Mimozën. Poli shprehet i shokuar me deklarimin e Mimozës në dhomën e rrëfimit pasi ai kishte ardhur në studjo për të mbështetur strategjinë e saj pra, për të mohuar lidhjen e tyre.Përballë një fakti të tillë Poli pranon më në fund që ai dhe Mimoza janë puthur. _________________ NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA. |
|
 | |
ARIEL Admin


Numri i postimeve : 528 Age : 49 Registration date : 18/02/2009
 | Titulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER Fri 6 Mar - 13:07 | |
| Komplimenti më ka cuar në nominim Pavlini, Mesida dhe Lirita diskutojnë për tipat e banorëve dhe se si reagojnë në momente të ndryshme. Pavlini thotë se i pëlqen që t’i njohë banorët se cfarë tipash kanë dhe këtë mund ta bëjnë duke folur për njeri-tjetrin e duke qenë të sinqertë në ato që thonë. Edhe Mesida mendon se duke treguar dicka nga vetja, ata do arrijnë ta kuptojnë më mirë njeri-tjetrin dhe thotë se cdokush tregon aq sa do që të mund të ndihet mirë me veten. Lirita thotë se ka qenë e sinqertë në gjithcka. Pavlini bën një batutë dhe u thotë gocave se edhe pse i kanë pyetur në fillim nëse kanë qenë të lidhura apo jo, disa prej tyre kanë gënjyer e se tani e kanë pranuar se janë të lidhura madje se më vonë mund të thonë se janë të martuara e me fëmijë. Vajzat i thonë se mashtrimet nuk janë të nevojshme dhe se herët a vonë, e vërteta do dalë. Pavlini tregon se i ka bërë komplimenta gocave dhe mendon se ato mund ta kenë keqkuptuar dhe ndoshta prej kësaj është në nominim sepse nuk e kanë kuptuar qëllimin e vërtetë të tij. Ai thotë se komplimentet i ka bërë se i ka menduar dhe jo me paramendim. Mesida i thotë se të gjithë i pranojnë komplimentat, por kushtet në të cilat ndodhen i ngatërrojnë dhe i bëjnë të mendojnë se bëhen për të patur miqësi e për të mos u nominuar. Pavlini thotë se në këtë mënyrë fiton ai që nuk merr pjesë në asgjë, nuk bën debat, që nuk flet fare dhe që nuk kundërshton të tjerërt por, që kjo nuk është e drejtë. Lirita thotë se kjo ndryshon sipas karaktereve të personave. Ajo merr si shembull Adelajdën dhe thotë se është ndryshe nga ajo. Lirita i tregon Mesidës për tipin e Adelës dhe i thotë se ajo është shumë e mbyllur dhe se shumë shaka nuk i pranon. Ajo i thotë se do të reagonte ndryshe për të njëjtat situata me të. _________________ NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA. |
|
 | |
ARIEL Admin


Numri i postimeve : 528 Age : 49 Registration date : 18/02/2009
 | |
 | |
Sponsored content
 | Titulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER  | |
| |
|
 | |
| LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER | |
|