FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6
AutoriMesazh
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Fri 6 Mar - 13:08

Ajo është e papjekur!



Nën atmosferën e muzikës Arjoni,Zhuljeta dhe Aida komentojnë Mimozën që është duke kërcyer. Arjoni thotë që Mimoza është shumë e lidhur pas pasqyrës dhe se në cdo moment ajo shihet për të parë veten se si kërcen. Zhuljeta thotë se për të Moza është një person i rregullt por Arjon thotë se është e tillë nga vet mosha që ka. Ai vazhdon se i duket një vajzë e papjekur,e paformuar ende,dhe se kjo gjë vjen për faktin se ajo vetë nuk do që të rritet. Aida shton se Mimoza është natyra e një personi që do që ta rrisin të tjerët dhe jo ajo veten. Arjoni thotë që ajo me mashkullin e parë që do ketë në jetën e saj do bie shumë keq në dashuri dhe këtë ai e sheh si një gjë negative.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Fri 6 Mar - 13:10

Tani është shumë i dashuruar!



Mesida ka shprehur kuriozitetin për të dashurën e Dritanit. Aida dhe Zhuljeta i kanë treguar për ardhjen e Evës në shtëpi. Aida ka tënë se kishte filluar ta pëlqente Dritanin, në momentin që i pa të dy bashkë dhe pa sesa e donin njëri-tjetrin. Për të, shkëqimi në sytë e tyre, kur kishin parë njëri-tjetrin ishte i paharrueshëm. “Tani është shumë i dashuruar!” – ka shtuar Zhuljeta. Aida ka thënë se e kishte kuptuar këtë nga sjellja, por më tepër akoma, nga shikimi i tij. Ajo ka komentuar gjithashtu se të dy shkonin jashtë mase me njëri-tjetrin. Vajzat kanë rënë dakord me mendimin se një lidhje e tillë ishte e rrallë dhe i kanë uruar ciftit lumturi.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Fri 6 Mar - 13:12

“Aida nuk tregon feminilitet”



Arjoni dhe Zhuljeta qëndrojnë ende shtrirë në krevat. Arjoni i tregon asaj se cilat tipa vajzash i pëlqejnë. Ai i thotë se i pëlqejnë ato që vishen si djem ose shumë sportive por, që në detaje të tregojnë feminilitet dhe brishtësi. Arjoni thotë se këtë gjë e pëlqen ta vërë re tek vajzat dhe se nuk i pëlqen që një femër të humbasë krahasimin me një lule. Ai dëgjon zërin e Aidës dhe e merr atë si shembull duke thënë se ajo është ky tipi i dytë i vajzave. Ai thotë se Aida është bërë si Ducja dhe vetëm bërtet dhe e krahason me ato gratë telendare që vetëm zihen e bërtasin aq sa u dëgjohet zëri kudo.Zhuljeta qesh me këtë batutë të Arjonit.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Fri 6 Mar - 13:13

Identifikim me kafshë



Arjoni pyet Zhuljetën se me cfarë kafshësh mund t’i identifikojë gjithë
banorët e shtëpisë dhe vetë e fillon nga Sori duke thënë se i duket si
një hienë, kurse Bika si një urith i madh që duket si i keq, por në të
vërtetë është i mirë. Zhuljeta i përgjigjet se asaj, Sori i duket si
ujk. Pranë tyre vjen dhe Mesida dhe të tre fillojnë të fantazojnë.
Mesidën, Arjoni e identifikon si shimpaze kurse Zhuljetën ose si
kunadhe ose si salamandër. Adin ai nuk e fut në grupin e kafshëve, por
tek ai i personazheve vizatimorë dhe e personifikon si Yogi. Zhuljeta
thotë se zyshës ja ka gjetur që ditën e parë personazhin që mund t’i
ngjajë dhe ai është Krudelia tek filmi vizatimor “101 Dalmatët”. Ajo i
tregon Mesidës se edhe gjatë festës me maska që organizuan ajo u bë
identik me të. Mesida i thotë se nga sytë i duket si një Bambi por
Arjoni i thotë se ajo nuk është vetëm e mirë por edhe dinake. Si Bambi
ata bien dakord që është Moza. Për Liritën mendojnë për një kafshë që
të jetë argëtuese dhe Arjoni thotë se orangotango i përshtatet mirë.
Aidën e përcaktojnë si hipopotam. Zhuljeta pyet për Bjordin dhe Arjoni
i thotë se ai është djali i mbretit luan, Simba. Dritanin, duke qënë se
është i gjatë e përcaktojnë si xhirafë. I fundit është Arjoni dhe
Mesida e identifikon me aschi (qen slite) dhe atij i pëlqen kjo ide.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Fri 6 Mar - 13:14

Arjoni shpreh antipati per Aiden



Arjoni vazhdon të tregojë për Aidën se mbrëmë ka patur një debat me të. Ai i thotë Zhuljetës se Aida futet kot në një diskutim dhe fillon të flasë e të kapet me fjalë. Ai i tregon asaj se mbrëmë ishte duke folur dhe Aida pa e ditur se përse bëhej fjalë filloi të debatonte me të me një ton jo normal. Arjoni thotë se kjo ndërhyrje e mërziti shumë dhe se i mban mëri edhe sot. Ai shton se ka filluar të mos e durojë dot dhe se cdo gjë tek ajo i duket antipatike. Zhuljeta thotë me ironi se Aida atë e ka xhan. Ajo i thotë Arjonit se ka krijuar një mendim të tillë, si ai për Aidën, edhe për Mesidën dhe i duket sikur të dyja kanë të njëjtën mënyrë sjelljeje.
Ata flasin edhe për Bikën dhe Arjoni shprehet se tek ai, ajo ka krijuar një përshtypje të mirë dhe i duket një njeri shumë i mirë që, edhe pse të tjerët mund t’i bejnë keq, ajo prapë u sillet mirë dhe se nuk ja do askujt të keqen.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Fri 6 Mar - 13:15

Adela: Mos më thirr “Zysha”

Banorët diskutojnë për uniformat në shkollë. Aida është kundër uniformës në shkollë dhe fillon të shprehë mendimin e saj. Adelajda ndërhyn në momentin që po fliste Aida dhe asaj nuk i pëlqeu kjo gjë. Ajo i thotë:”Pse flet mi zyshe apo mendon se je aq e aftë të ma kapësh mendimin akoma pa e thënë”? Adelajda i thotë që nuk i pëlqen që ta thërrasë”zysha”, dhe se Aidës i pëlqen vetëm të flasë, dhe nuk dëgjon. Aida i thotë që “Nuk je askushi që të më ndërpresësh”, dhe se flet kur nuk i takon të flasë. Adelajda i thotë që sa herë diskutojnë Aida i vë në dukje faktin që ajo jep mësim duke i përmendur lapsin dhe regjistrin. Aida i thotë që këtë përshtypje i jep dhe ne jetën e përditshme pasi kur ja kërkon një gjë Adelajda ja thotë në formë urdhërore. Adelajda i thotë që ndoshta shikon nje gjë që nuk është e vërtetë pasi asnjë person nuk ja ka vënë këto gjëra në dukje. Aida thotë që e ka në dorë ta vërtetojë këtë gjë dhe se nuk po e quan “diktatore por zyshë”. Adelajda thotë që sa ka hyrë në shtëpi Aida me të është kapur për të njëjtat gjëra.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Fri 6 Mar - 13:16

Arjoni:”I love you Bika”!



Arjoni,Mesida dhe Zhuljeta qëndrojnë në dhomë duke biseduar. Vjen Bika dhe i drejtohet Arjonit”Hë vlonjat kishe gjë”? Ai i përgjigjet “Jo zemër. I love you Bika”! Republika nxehet pasi Arjoni ka vendosur këpucët mbi krevat dhe thotë që për rrobat që i lënë rrëmujë i ka toleruar por për këpucët jo. Ajo thotë që “Këtu po t`i japësh gishtin,të marrin krahun”. Arjoni do që ta ngacmoj Republikën dhe i thotë që e ka gabim se “Po i dhe gishtin këtu,të marrin shpirtin”. Bika i thotë që ndoshta Arjonit mund t`ja ketë marrë krahun dikush,por ajo nuk ka lejuar asnjë që as t`i marrë krahun dhe as t`i japë gishtin. Arjoni i thotë”Po të ma marrësh ti krahun unë jam i lumtur” dhe e ngacmon duke i thënë zemër,nuse. Republikës nuk i pëlqen që ai i thotë nuse dhe i thotë që do t`i kishte kthyer një përgjigje shumë ofenduese. Arjoni i thotë që nuk ka pse inatin me të tjerët ta nxjerrë tek ai. Ajo i thotë që nëse mendon kështu atëherë nuk ka pse të japë shkak për të nxitur inat.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Fri 6 Mar - 13:17

Arjoni:“Aida ja futi kot”



Arjoni i thotë Zhuljetës në lidhje me debatin e Aidës dhe Adelajdës. Ai i thotë që në një moment ajo u shpreh gabim në lidhje me të dhe që u përpoq që ta rregullonte. “Ajo nuk e pranoi fajin-thotë ai,- dhe u hodh duke më thënë që ja fute kot duke u munduar ta rregullonte me fjalë”. Ai thotë që- “dhe unë jam mjeshtër për ti rregulluar gjërat me fjalë më vonë,por në moment kur e kam gabim e pranoj fajin, por realisht Aida ja futi kot”.Arjoni i thotë Zhuljetës që Aida kur të mbaroj Big Brother të dëgjoj ato cfarë ka thënë. Ai mendon se cdo njeri gabon por duhet të kërkoj
falje.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Fri 6 Mar - 13:18

Moza:“Cfarë është dashuria”?



Mimoza vendos si temën e ditës”Dashuria”. Ajo thotë që ajo nuk e di se cfarë është pasi nuk e ka provuar,prandaj do të dëgjoj banorët se cfarë mendimi kanë për dashurinë. Mimoza i pyet banorët nësë janë të dashuruar dhe disa prej tyre përgjigjen po, ndërsa Adelajda thotë që ka qenë e dashuruar por se tani nuk është e sigurt nëse është ende. Ajo nuk do të shprehet në lidhje me historinë e saj dhe mundohet të japë thjesht definicionin që ka ajo për dashurinë duke thënë që “dashuria është një ndjenjë që të bën ta duash më shumë jetën”. Mesida thotë “dashuria e parë nuk harrohet” dhe se ajo ruan akoma mesazhet e të dashurit të parë. Republika thotë që në rastin e saj është kthyer shoqëria në dashuri. Qetsori thotë “Dashuri është ajo që kurorzohet me një fëmijë”. Dritani thotë që shprehja më e bukur për të është kur i kanë thënë “të puthë” dhe aty ai kishte kuptuar që ajo e dashuronte vërtetë. Qetsori thotë që para se të njihte gruan ka rënë në dashuri me shikim të parë dhe për të ishte një ndjenjë mjaft intesive. Dritani i thotë që ai nuk beson në këtë lloj dashurie. Zhuljeta shprehet se ajo në jetë është një person që fal shumë dashuri, dhe se fakti i të qënurit e dashuruar e bën të dojë veten më shumë. Ardjani thotë që e ka marrë më shumë dashuri,dhe ka dhënë më pak. Arjoni shprehet se një person që ke dashur nuk mund ta urresh ndërsa Bjordi shprehet”dashuria nuk është lojë”. Mimoza i pyet për poezitë më të bukura që kanë dërguar ose kanë marrë. Aida thotë që mund të ketë shumë shprehje për të thënë të dua por për të janë gjestet ato që tregojnë dashurinë e vërtetë. Pavlini,Lirita dhe Republika recitojnë poezitë. Bika thotë që këtë poezi e ka derguar për vitin e ri:
“Ngrije kokën dhe shih yjet.
Në mes tyre do me gjesh mua.
Kur të gjithë do thonë “gëzuar”
Unë do them “të dua”.

Poezia e Pavlinit:Disa herë kam hyrë në dush, dhe kam dalë i tharë.
Puthjet që ti më dhe,nuk desha që uji të m`i marrë.

Poezia e Liritës:Si të kalon dita kur nuk po më sheh?
Si të duket nata kur pranë nuk më ke?
Si të rrinë të qeta buzët e tua ?
Si të duron zemra pa më thënë të dua?

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Fri 6 Mar - 13:19

Adela:”Hapi rrugë budallait”



Bjordi ka zgjuar Adelajën nga gjumi dhe ajo është e nxehur për këtë gjë. Ajo i thotë-“isha shtrirë për qefin tim dhe ti erdhe dhe më zgjove”. Bjordi i thotë që donte të rrinte me të dhe nuk ka pse t`a marrë për keq. Bjordi insiston që të pajtohen dhe i afrohet për ta puthur. Adelajda i thotë –“hapi rruge budallait”. Ai i thotë duhet ta puthë në faqe që ta lërë rehat. Ajo i thotë,-“është dhe një alternativë tjeter që ti të zhdukesh që këtu,dhe unë nuk kam pse të të puth që të ikësh ti”. Adelajda i thotë që nuk është bërë akoma që të tjerët të kalojnë kohën me të por Bjordi i thotë që ai ka dëshirë kur rri me të. Ai i thotë- “po të mos më kishe mua ti do ishe mërzitur”. Ajo thotë – “nuk merrem dot me të” dhe Bjordi ja kthen-“merru me budallenjtë më mirë”.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Fri 6 Mar - 13:20

Ti vlen!



Banorët merren me provën e javës. Juria e ditës së dytë është Zhuljeta,Bjordi,Qetsori dhe Lirita. Adelajda është prezantuesja e numrave të secilit prej konkurentëve. E para performoi Aida me një kërcim. Juria jep vlerësimin për të dhe të gjithë ranë dakort duke i thënë- “Ti vlen”. Konkurentja tjetër është Bika e cila recitoi një poezi. Qetsori nuk ja jep pikën pasi për të ajo nuk trasmetoi emocion dhe e recitoi shumë shpejt. Zhuljeta i jep pikën pasi për të ajo trasmetoi emocion. Dhe Bjordi i jep pikën për mbështetje morale ndërsa Lirita nuk ja jep votën e saj, pasi thotë që duhet ta kishte interpretuar më bukur. Konkurenti tjetër është Dritani i cili dhe ai recitoi një poezi. Të gjithë pjestarët e jurisë janë të mendimit që Dritani vlen për të kaluar fazën. Konkurenti i 4 është Adi i cili performoi një pjesë humoristike. Të gjithë pjestarët e jurisë i japin votën duke i thënë që humori i tij origjinal të bën të qeshësh. Konkurentja tjetër është Mesida e cila performoi me një numër shpejtësie me rrathë. Juria vlerësoi që ajo nuk fiton. Zhuljeta është e vetmja që i jep pikë pasi ishte ideja e saj që ajo të bënte këtë numër. Pavlini është një tjetër konkurent i cili tregon grimca humoristike por juria për të vendosi që nuk fiton. Juria për Arjonin vendos që ai vlen.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Fri 6 Mar - 13:24

Arjoni & Zhuljeta



Kohet e fundit kemi pare te gjithe nje afrim te menjehershem midis Arjonit edhe Zhuljetes.Zhuljeta nje vajze e zgjuar edhe teper enigmatike ne jave e pare ne shtepi, ku ishte e nominuar tashme duket krejt ndryshe qe kur ka filluar nje afrimitet me Arjonin.Kujtojme se Arjoni 2 javet e para ne shtepi ka qene teper i terhequr nga Mimoza deri ne piken ku disa banore brenda shtepise dhe publiku jashte po parashikonin nje duel te heshtur mes tij edhe Bjordit.Arjoni ka 2 jave qe eshte ne nominim edhe per kete Zhujeta dje i ka shprehur Tanit se ishte ne merak, ndersa pyetjes se Arbanes sesi ndihej me Arjonin ajo i eshte pergjigjur:Ndihem mire, nuk do doja te largoheshe, pasi me te ndihet super.Kjo mund te jete nje strategji e Zhuljetes, qe duket qe eshte nje femer me eksperience edhe me kapacitet te madh per te bere nje mashkull per vete.Arjoni i mbiquajtur “Romeo i shtepise” nga Arbana per te ngacmuar disi ciftin duket se ndihet mire nen shoqerine e Zhuljetes, ku kjo e fundit ne cdo moment te dites i qendron prape edhe behet xheloze nqs ky flet apo rri afer me ndonje vajze tjeter, kjo u pa shume mire edhe me Mesiden banoren me te re, e cila gjate nje bisede qe ka bere me Adin ka thene qe Arjoni e pelqen Zhuljeten.


Mesida:Arjoni pëlqen Zhuljetën!




Mesida shprehet me Ardjanin në lidhje me hyrjen e saj në shtëpi. Ajo thotë që e ka pak të vështirë për faktin që ka hyrë në një moment kur të gjithë e kanë njohur njëri-tjetrin. Ajo vazhdon se po të kishte hyrë dhe ajo që në fillim do kishte qënë ndryshe,do kishte qënë më e hapur. Adi i thotë se kjo gjë ndodh për arsye se brenda në shtëpi kanë hyrë persona me karaktere të ndryshme. Mesida e aprovon dhe shton faktin se ndoshta ajo ne jetën e përditshme nuk do i kishte njohur ndonjëherë këto persona. Disa persona thotë ajo,do i kisha bërë miq që në fillim pasi kanë gjëra të përbashkëta,ndërsa disa të tjerë nuk do i kishte rënë rasti as t`i njihte. Ajo është shprehur tek Zhuljeta se shoqëria është shumë e rëndësishme për të,dhe se ndjehet pak e coroditur aty brenda. Ato diskutojnë për disa persona brenda në shtëpi. Mesida në lidhje me Arjonin i thotë që sipas mendimit të saj,ai e pëlqen Zhuljetën. Mesida thotë për Aidën që është një nga konkurentet më të fortë,ndërsa për Bjordin thotë se ka shumë nivel por që e kufizon gjuha. Asaj i kishte pëlqyer mënyra se si e përballoi debatin me Qetsorin. Mesida thotë se është e kënaqur që është në Big Brother.

Valle te jete xheloze Zhuljeta?



Kemi te bejme me nje ndenje e cila po pret pranveren qe te celi si lulet?

Deri tani kemi para masazhe nga ana e tyre, masazhe edhe sensuale deri diku, valle do shtyhen drejt dickaje me sensuale keto masazhe?

Arjoni do jete fitimtare apo viktime ne kete lidhje?

Edhe vet mamaja e Arjonit, Jona Muca, duket shume ne dyshime per cfare po ndodh ne shtepi, por citon se e njeh te birin e saj si nje shoqe e mire edhe ai nuk kerkon ta bej Zhuljeten te ndihet keq, por mendon se Zhuljeta mund te dashurohet me Arjoni.

Neper forume edhe Fans Website te ndryshem, perfshire edhe www.bigbrotheralbania2.com , Arjonin e shohin si nje kopje ose nje imitues te mire te Olsit te Big Brother I, fakti qe ai kishte nje lidhje me Najaden mund beje te mendosh se edhe Arjoni do ndjek nje strategji te tille.

Gjithcka se cfare do ndodhi me tej mbetet per tu zbuluar, natyrisht qe nje lidhje ne shtepi do te na jepte emocione edhe nje show te vertet.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Today at 4:51

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: BIG BROTHER-
Kërce tek: