FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 21:04

Mimoza dashurohet me Bjordin?



Mjaftuan katër ditë për të kuptuar se si është situata në shtëpinë e vëllait të madh.

Protagonistët e sotëm janë Bjordi dhe Mimoza. Siç duket midis tyre po lind diçka, djaloshi duket mjaft i tërhequr nga bukuroshja kosovare dhe këtë e ka treguar më se miri dje.

Pas provave që banorët janë duke ushtruar për show-n e së shtunës Mimoza e lodhur është shtrirë e vetmuar në divan. Bjordi i kurorëzuar nga distancimi i saj i afrohet dhe e pyet me gjuhen e tij Italo-Shqiptare pse është e mërzitur.

Mimoza i përgjigjet që nuk është e mërzitur, megjithatë ai insiston në të njëjtën kohë duke i përkëdhelur edhe flokët. Bukuroshja gjakovare kthen kokën nga krahu tjetër duke luajtur rolin e indiferentes. Ashtu siç ndodh shpesh kur lind një dashuri…

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 21:05

Arjoni, djali me i pelqyer nga vajzat



Në të gjitha forumet dedikuar “Big Brother”, zyrtare apo ata të fansave, është në mënyrën më absolute djali që pëlqehet më shumë. Në fillim të gjithë e komentonin për pamjen e tij por me kalimin e ditëve, fansat mendojnë se krahas bukurisë, Arjon Muça ka edhe zgjuarsi.

Ka kaluar disa eksperienca në jetë, kjo edhe falë jetës së tij në Itali, të cilat e kanë pjekur para kohe. Natyrisht në profilin që ai ka vizatuar për veten, nuk ka asnjë shenjë modestie, por të jesh koshient për vlerat që ke, nuk ëshstë ndonjë gjë negative. Arjoni gjatë këtyre ditëve, në shtëpi ka ditur të krijojë gjuhën e komuni-kimit dhe të tërheqë vemendjen e banorëve të tjerë.

I kthyer mbas disa vitesh jashtë shtetit, nuk ka qenë e vështirë rinisja e një jete në Tiranë me një familje që e ka mbështetur fort. Mamaja e tij Jona Muça, një stiliste shumë e njohur, ka ingranuar në punët e saj Arjonin por edhe Frensisin, motrën e tij. Edhe e motra siç e shihni në këto foto është një vajzë shumë e bukur,
gjë që na bën të mendojmë se bukuria ekzistoka me bollëk në familjen Muça. Më shumë për jetën e Arjonit, do iu njohim në javët në vazhdim.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 21:05

Jeta ne Itali e Bjordi Mezini-t, milionerit 20 vjecar.



Është i bukur e ndryshe nga të tjerët. Ka lindur më 11 mars 1988, 1.75 m i gjatë dhe ëndërron të bëhet aktor në Shqipëri. Ende i pazbuluar në rrëfimet e veta në javën e parë të ‘reality show’ “Big Brother 2” në “Top Channel”, ai ka shfaqur më shumë kuriozitet pasi vjen nga jashtë dhe drejton një firmë ndërtimi në Itali. Nëse doni të dini më shumë se kush është Bjordi; biznesi, dashuria, dhe pasionet e tjera të tij, gjithçka e tregon për “Panorama Plus”, miku i tij më i ngushtë, 23-vjeçari me origjinë nga Tropoja, Jetmir Pjetërnikaj.

Jetmir, ju jeni miku më i ngushtë i Bjordit në Itali. Si jeni njohur?

E kam njohur në lokale nate, kur unë punoja në diskoteka si balerin. Edhe Bjordi u fut në grupin tim të kërcimit dhe bashkë kemi kërcyer në diskotekat më të mira dhe të mëdha të Italisë. Po ashtu kemi punuar dhe në Radio 104 të Lekos, në vitin 2006-2007. Kemi pasur një program të orëve të vona, që e drejtonim ne, ku prezantonin albumet e reja që hidheshin në tregun muzikor italian. Ishte një emision me kërkesa muzikore e dedikime këngësh. Tashmë drejtojmë bizneset tona, ai një firmë ndërtimi dhe unë një firmë, që merret me shitblerje veprash arti.

Sa herë kishte qenë Bjordi në Shqipëri më parë?

Para “Big Brother” Bjordi ka qenë në Shqipëri dy herë, një herë kur ishte 6 vjeç dhe hera e dytë në 2006 bashkë me mua. E solla unë pasi ai nuk donte të vinte për arsyen se nuk njihte askënd, dhe për hatrin tim erdhi. Që atëherë i hyri në zemër Shqipëria.

E kujt ishte ideja për të hyrë në “Big Brother”?

Ideja ishte e imja, që ne të merrnim pjesë të dy në këtë “reality show”. Arsyeja pasi bashkë kemi eksperienca nga më të ndryshmet dhe menduam, që të dy së bashku do tërhiqnim vëmendjen duke krijuar një grup simpatik brenda “Big Brother”, dhe duke u mbrojtur nga njerëzit e paaftë.

Ku e bazonit këtë besim?

Si unë, ashtu dhe Bjordi kemi njohuri nga shumë fusha, dhe kemi pasur çfarë të tregonim. Them se të dy do kishim mbetur të paharrueshëm në historinë e “Big Brother Albania 2”.

Mund të na tregoni më shumë rreth biznesit të tij atje?

Është pronar firme ndërtimi, me pesë punëtorë. Ndërton shtëpi, vila kryesisht jo vetëm në Lece, Leço, por firma e tij ndërton në të gjithë Italinë.

E habitshme për një 20 vjeçar të ketë arritur kaq shumë. Mbështetjen e kujt ka?

Jo, e ka nisur vetë, gjithçka nga zero, aftësia është e tij duke studiuar e punuar, dhe me mbështetjen e familjes.

Eshtë i pasur Bjordi?

Këtë nuk mund ta them unë se janë gjëra private, por për moshën që ka është shumë përpara.

Thuhet se ka një mama shumë të zonjën. Kush janë pjesëtarët e tjerë të familjes?

Familja e tij përbëhet nga motra Skerda, që punon në një zyrë avokatie, nëna Antoneta biznesmene, dhe nipi i vogël.
Babain nuk e njef dhe nuk do të flasë fare për të.

Shokët e tij janë shqiptarë apo ialianë, dhe çfarë kategorie janë?

Unë jam i vetmi shok i tij nga Shqipëria. Shokët që e rrethojnë janë biznesmenë, dhe janë të gjithë italianë.
Me shqiptarë s’ka pasur kontakte fare.

Dëshira e Bjordit është të bëhet aktor. Ka diçka konkrete në këtë pasion të tij?

Po e vërtetë. Dëshira e tij është të bëhet aktor në Shqipëri. Para se ai të hynte në “Big Brother”, ne kishim marrë oferta nga shkolla e kinematografisë në Milano, “Lo ied”, për të qenë protagoniste në katër filma me metrazh të shkurtër. Unë
tani që humba mundësinë për t’u futur në “Big broth-er”, i pranova këto oferta, ndërsa Bjordi i refuzoi.

Po për lidhjet e tij të dashurisë, a mund të na thoni diçka?

E vërteta është që ka pasur shumë lidhje, por jo shumë të gjata.
Mund të them se si djalë i ëmbël që është, ka pasur shumë kërkesa dhe nuk u ka rezistuar ofertave.

A mund të dimë se kush kanë qenë të dashurat e tij?

Po ai ka pasë shumë histori dhe është shumë i kërkuar nga femrat këtu. Por nuk i pëlqen të ekspozohet me ndonjërën, kështu që mos më kërkoni që të zbuloj ndonjë nga ish të dashurat e tij.

Cila ka qenë lidhja e tij e fundit?


Ka qenë një vajzë italiane që jetonte në Londër, por që ai nuk ka dëshirë ta bëjë publike.

Duket i butë, i qeshur. Çfarë fshihet pas kësaj aparence?

Është tip shumë i shkathët dhe i qeshuri i shoqërisë. Brishtësia e tij binte në sy.

Ai vetë e ka menduar këtë se mos ndoshta paragjykohej?

Ai është i drejtë dhe nuk i njeh paragjykimet, e nuk e ka idenë se si është Shqipëria.

Ti e njeh më nga afër. Si mund ta përshkruash?

Bjordi është i ëmbël, i edukuar, i pëlqen jeta e natës.

Kujtoni ndonjë çmenduri të tij me vajzat?

Po, një nga më të mëdhatë e ka bërë për një gocë nga Danimarka. Ajo i pati thënë që do të vinte në Firenze me shkollën
e saj. Bjordi ka marrë makinën me dy shokë dhe ka shkuar ta kërkojë në të gjitha hotelet, diskotekat, pub-et, restorantet e sallat e lojrave në Firence. E gjeti pas dy ditësh kërkime në një diskotekë dhe kaloi një fundjavë me të.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 21:06

Kryetari i shtepise



Me shumice votash Qetsori u zgjodh kryetari i shtepise.Ai do kete detyre te vendosi pr listen e ushqimeve, te beje menune e drekes,

si edhe te manaxhoj buxhetin e javes se dyte pasi sic e dime javen e pare ditet e fundit ngelen thate banoret.

Qetesoriu morri 6 vota i ndjekur nga Tani, Aida edhe Lirita me nga 2 vota.



Qetsori kundër Che Guevarës



Pak pas drekës banorët debatojnë në lidhje me idhullin e Agonit, Che Guevarën. Qetsori thotë se ia ka thënë edhe në sy Agonit që ky personazh nuk i pëlqen, po banorët e tjerë i kundërvihen duke i thënë që ai nuk ka aryse që ti mohojë djalit nga Kosova, pasionet dhe idhujt e tij. PavlinI merr fjalën dhe shpjegon arsyet e tij pse është kundër Che Guevarës, por gjithsesi atij nuk i pëlqejnë nJerëzit që mbajnë bluza të stampuara me fytyrën e heroit latin. Agoni thotë se e gjithë kjo bisedë e Sorit është ironike dhe tenton që ta mbyllë atë.



Surpriza e Big Brother për Dritanin



Meqënëse ishte Shën Valentini, dita e të dashuruarve, Big Brother ka vendosur t’i bëjë Dritanit një surprizë, duke i futur në shtëpi të fejuarën e tij. Momenti i takimit të të dyve ishte mjaft prekës. Dritani nuk e lëshonte atë nga krahët e tij, madje ju përlotën edhe sytë. E fejuara e tij i kishte sjellë dhuratë një byzylyk. Por surpriza për çiftin nuk përfundonte këtu. Big Brother u ofroi dy të dashruarve mundësinë për ta kaluar të gjithë natën bashkë në tendën e kampingut. Megjithësi një rast i papërsëritshëm për t’u çmallur e biseduar me njëri-tjetrin, pas një shkëputjeje një javore, ata e refuzuan ofertën e Vëllait të Madh. Pyetjes së Arbanës se përse e bënë këtë ata nuk i dhanë shpjegime, por iu përgjigjën thjesht se kështu kishin vendosur të dy.



Bjordi dhe Aida flenë në tendë.



Darka e mrekullueshme që priste Dritanin dhe të fejuarën e tij dhe tenda në zonën e kampingut nuk mund të shkonin kot. Prandaj, Big Brother vendosi t’u linte banorëve një mundësi për ta shfrytëzuar atë. Çifti që do të ofrohej për ta bërë këtë e që nuk do të kundërshtohej nga banorët e tjerë do ta gëzonte darkën dhe atë hapësirë, të gjithën për vete. Fillimisht u ofruan Lirita dhe Aida, por duke qenë se duhej të ishin një mashkull, një femër, gjithmonë sipas rregullave të Vëllait të madh, u vetzgjodhën dhe u pranuan Bjordi dhe Aida. Ata kanë shijuar të kënaqur darkën e mrekullueshme të përgatitur për Dritanin e të fejuarën e tij dhe e kanë kaluar gjithë natën duke biseduar. Në mëngjes, Aida, e lodhur por e kënaqur nga nata e sapokaluar, ka thënë: -“Ku është ai Dritani, se do ta vdes fare, pse kishte turp ai?! Nuk e keni idenë sa mirë kemi kaluar. Siç tha edhe Bjordi, -vazhdoi ajo, -edhe një shoqe po të më kishte ardhur, unë do të kisha pranuar të flija në tendë. Thjesht për t’u çmallur, thjesht për të folur.”



Adelajda flet me të fejuarin



Suprizat nuk kanë munduar as për Adelajden. Edhe për të ishte Shën Valentin. Ndaj, gjatë spektaklit, Vëllai i madh, ka dashur që ajo të flaës me të fejuarin. Në fakt, gjatë gjithë javës, autorët kanë kërkuar e këmbëngulur që ai të vinte në studio, por pa arritur që t’ia mbushin mendjen. E vetmja alternativë e mbetur ishte mundësimi i një lidhjeje telefonike mes tij dhe Adelës. Por fillimisht edhe kjo rezultoi e pasuksesshme: telefoni i tij ishte i fikur. Por, me sa duket, ai, si në fund të fundit të gjitha familjet shqiptare, ishte duke ndjekur spektaklin Big Brother, në Top Chanel dhe menjëherë e ka hapur telefonin. Kështu është bërë e mundur që me ndihmën e Arbanës, ata të flasin me njëri-tjetrin. Por nuk ka ndodhur ajo që ndoshta prisnin të gjithë, një bisedë me nota romantike mes tyre. Në fakt, ai ka qenë kundër vendimit që Adelajda të hynte në shtëpinë e Vëllait të madh dhe kjo ka shkaktuar një shkëputje në lidhjen pesëvjecare të tyre. Ai i ka thënë Adelajdes vetëm:- “Mundohu të jesh vetvetja, ti je vajzë e mirë dhe e sjellshme!”, fjalë aspak prej një të dashuruari të përmalluar. Me insistimin e Arbanës dhe ngacmimeve të saj, pyetjes “A e ke ti xhan Adelajden?” ai mezi iu përgjigj që e ka.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 21:07

Qetsori zgjidhet kujdestar



Vëllai i madh i ka kërkuar secilit prej banorëve të shtëpisë, në dhomën e rrëfimit, që të shkruanin emrin e banorit që ata mendonin se duhet të ishte kujdestari i tyre për javën në vazhdim dhe që do të vendoste për buxhetin e administrimin e tij. Pasi e kanë shkruar secili emrin që mendonin në fletët përkatëse (përveç Mimozës, që në vend që të shkruante në fletën me emrin e saj shkroi në atë të Bjornit), Dritani, me kërkesë të Vëllait të madh, i ka lexuar ato. Me shumicë votash “Kujdestar i javës”është zgjedhur Qetsori.




Zhuljeta: “E prisja nominimin!”




“E prisja nominimin”- u ka thënë Zhuljeta dje banorëve. –“E ndjeja! Aq më tepër kur më vunë bashkë me Mimozën.Ajo s’kishte krijuar konflikte, kështu që aty u binda njëqind përqind.” Ajo ka vazhduar duke thënë se i vinte keq për Erjolën, por ka theksuar se nëse ajo ndihet keq tani apo ndihet e zhgënjyer, e ka fajin vetë. Sipas saj, Erjola është treguar e dashur, madje më shumë se ç’duhet, me të gjithë. “Nuk ke pse të jesh e dashur me të gjithë. Është shumë herët për të qenë e dashur!”- ka thënë ajo



Erjola: “Nuk e prisja nominimin!”



E tronditur nga fakti i të qënit e nominuar dhe e zhgënjyer nga banorët e shtëpisë, Erjola, duke qarë, nuk i ka fshehur emocionet e veta. -“Nuk e prisja të isha e nominuar!” – ka thënë ajo. Aida nuk ka vonuar t’i thotë se ajo nuk e kishte nominuar e ajo nuk duhet të kishte dyshime për këtë. Në bisedën me Liritën, erjola është shprehur se banorët nuk e kanë vlerësuar siç duhet atë dhe kontributin e saj në shtëpi. “E dija që kjo ishte diçka që do të na ndodhte të gjithëve këtu, por më erdhi e papritur!”- ka thënë ajo.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 21:07

Pavlini “Kam një vajzë 2 vjeç”

[img:f323]http://[url=http://www.bigbrotheralbania2.com/wp-content/uploads/pavlini3.jpg[/img:f323]

Emocionet dhe ankthi para spektaklit ka përfshirë edhe djemtë, të cilët janë duke u kujdesur për veten, rregullojnë flokët në banjë, ndërsa vajzat i hekurosin këmishat. Pavlini tregon për vajzën e tij dhe është shumë e qeshur. Mimoza e pyet më shumë rreth saj dhe ai i thotë se në korrik vajza e tij mbush plot 2 vjeç. Adelajda i hekurosen kemishën Dritanit dhe i thotë që e fejuara nuk i ka mirë punët mirë me të, pasi ai pret që të tjerët të kujdesen për të. Gjithsesi të gjithë janë përfshirë nga ethet e natës së spektaklit dhe pak minuta io ndajnë nga lidhja direkte, ku ata do të përballen në sfidën e parë për këtë javë, pasi prezantimit të tyre në publik një javë më parë.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 21:08

Dita e 6 resume

Banorët “kërcënojnë” njëri-tjetrin me nominimet e javës së parë

Për herë të parë ka nisur të ndihet edhe frika për nominimet në shtëpinë e “Big Brother”. Erjola dhe Mimoza kanë biseduar së bashku për nominimet e kësaj jave. Vajza nga Elbasani duket se e ka vendosur se cilin prej banorëve do të nominojë këtë javë. Ka vendosur se emri që do të përmendë në dhomën e rrëfimeve është ai i Qetsorit e për këtë nuk ka asnjë dyshim. Mimoza mendon të nominojë njërën prej vajzave, por ende nuk ka vendosur se cilën.

Erjola: Do të nominoj Sorin

Banorët drekojnë së bashku. Erjola dhe Mimoza janë të fundit që ulen për të ngrënë drekën, ndërkohë që të dyja, pak minuta më parë, kanë bërë një bisedë në lidhje me nominimet e javës. Erjola ka thënë se e ka vendosur se cilin të nominojë. Ajo thotë se deri dje ndihej në dyshim se kë të nominonte nga banorët dhe se cila do të ishte arsyeja. Por tani e ka gati arsyetimin, si edhe emrin. Bëhet fjalë për Sorin. Ndërkohë, Mimoza bisedon për banorët e tjerë, duke aluduar disa nga emrat e vajzave, ndërkohë që i bën paralelisht komplimente edhe Erjolës për tiparet e saj.

Bjordi dhe Agoni, thashetheme për Mimozën

Bjordi dhe Agoni pas drekës ulen në verandën e shtëpisë për të pirë nga një cigare. Agoni i thotë Bjordit se ka dëgjuar diçka që Mimoza ka thënë për atë, por nuk i jep atij shpjegime. Agoni i thotë se nuk ka asgjë të keqe dhe nuk ka përse të merakoset, madje ai e ka shprehur që ditën e parë simpatinë për Bjordin dhe asgjë nuk do ta ndryshojë, qoftë dita e parë, apo dita e pestë. Bjordi kërkon të dijë më shumë detaje, por në atë moment vjen Lirita dhe biseda e tyre ndërpritet. Bjordi, shumë kurioz, e pyet edhe Liritën në lidhje me këtë bisedë, por ajo i thotë se ka dëgjuar diçka, por nuk është shumë e sigurt.

Zhuljeta: Nuk e shpreh dashurinë

Aida dhe Zhuljeta bisedojnë së bashku në verandën e shtëpisë. Ato flasin për personat që kanë lënë jashtë. Zhuljeta tregon se ka shumë mënyra sesi shprehet dashuria. Ajo është një tip krejt ndryshe dhe e mban gjithmonë nga brenda këtë ndjenjë, pasi nuk i pëlqen që ta shfaqë. Zhuljeta komplimenton Aidën, pasi shprehet mjaft mirë në çdo situatë, këtë gjë ajo e justifikon duke thënë se ndoshta ngaqë është nga natyra një tip shumë i ndjeshëm. Më pas Aida tregon histori personale, në qendër të të cilave është babai i saj, që e ka humbur vite më parë.

Shiu pengon mbarimin e murales

Moti i keq i ka mbledhur të gjithë banorët e “Big Brother” në dhomën e ndenjes, duke bërë provat e aktrimit dhe të këngës, ndërkohë që është anuluar përkohësisht prova e murales, pasi jashtë bie shi. Banorët janë të shqetësuar për kohën se kur do ta përfundojnë këtë provë, pasi duan që të mësojnë dorën duke pikturuar. Zhuljeta kërkon të mos ndryshohet piktura, ndërsa Qetsori propozon që zemrën ta nxjerrin tredimensionale. Aida shpjegon se autorët i kanë detyruar që ta pikturojnë zemrën në derë, por Qetsori thotë se është e pamundur dhe nuk mund të ngjitet dot aq lart.

Pavlini stonon me këngën

Pavlini dhe Mimoza janë mbledhur në dhomën e gjumit, ku po bëjnë prova për këngën e tyre të dashurisë. Sori i tërheq vëmendjen Pavlinit, duke i thënë se ai po stonon shumë, madje të njëjtën gjë i thotë edhe Agoni, i cili si regjisor i spektaklit i kërkon që të këndojë më lart, në mënyrë që edhe zëri t‘i dalë sa më i plotë. Banorët që ndodhen në dhomë i thonë Pavlinit se mënyra sesi ai këndon i ngjason më shumë një recitimi dhe nuk ka muzikalitet. Ndërsa Mimoza, nga ana tjetër, është e përqendruar totalisht në këngë dhe nuk mendon se duke qenë në një duet, bashkë me të këndojnë edhe vajzat e tjera të shtëpisë.

Tani: Po humbëm provën, do hamë spinaq

Prova e javës, e cila i ka vënë në punë të gjithë, i ka futur frikën Dritanit, që nuk është shumë i sigurt te të tjerët nëse do t‘ia dalin apo jo. Fakti që ai është ushtarak dhe i kalitur me disiplinën nuk do të thotë aspak se banorët e tjerë do të jenë po kaq të përpiktë në realizimin e provës. Ai thotë se duhet ta mësojnë provën që tani, madje justifikohet duke thënë se valsi korrigjohet, por kënga është shumë e vështirë dhe nëse e ngatërrojnë, do të jenë të detyruar që të hanë për një javë të tërë spinaq. Ndërkohë, Bjordi dhe Erjola bëjnë recitimet për pjesën e tyre teatrale, ndërsa Pavlini dhe Mimoza janë mbyllur në dhomën e gjumit, ku po këndojnë këngën e Pirro Çakos, që do të jetë edhe sfida e tyre për natën e madhe të spektaklit.

Adela: Dushin e bëjmë me turne

Një ditë më parë Adela ishte sëmurë dhe nuk mundi dot që të bënte dush, ndërsa në mëngjes u ngrit me vonesë dhe nuk e arriti dot ujin e ngrohtë. Kjo ka qenë arsyeja që ajo u ka thënë banorëve të tjerë që të mbajnë radhë dhe ta lënë ta përdorë ajo sot dushin, duke qenë se është dita që lahen djemtë. Qetsori bën shaka, duke i thënë se radhën sot e kanë djemtë dhe nuk e lë Adelën të lahet në vendin e tij, ndërsa ajo e gjuan me jastëk për t‘iu kundërvënë. Erjola shpjegon rendin e vajzave që kanë bërë sot dush, ndërsa Dritani thotë se vajza nga Kavaja duhet të presë edhe një ditë për të bërë banjën e saj të radhës.

Bjordi kujdeset për Mimozën

Pas valsit Mimoza shtrihet në divan. Edhe pse sapo ka vrarë dorën, Bjordi e sheh me kujdes dhe i afrohet. Ulet afër saj dhe e pyet se çfarë ka që rri e mërzitur. Në fillim ai nuk arrin ta kuptojë mirë të folurën e vajzës nga Kosova, por ajo i thotë që nuk ka asnjë shkak që të jetë mërzitur. Ai i prek flokët dhe i kërkon para se të ngrihet nga kolltuku që Mimoza të mos mërzitet, por ajo qesh dhe kthen kokën nga krahu tjetër. Ndërkohë, Adi dhe Adela që e shohin këtë skenë u afrohen dhe u thonë se ky moment për çiftin duhet fiksuar në celuloid, madje largohen ngadalë, me qëllim që dy më të vegjlit e shtëpisë të rrinë së bashku.

Aida: Adela të më kërkojë falje

Aida është mërzitur. Sipas saj, Adelajda ka ngritur gishtin teksa ajo ishte duke folur, si dhe ka bërë disa gjeste të pakëndshme për të, prandaj duhet t‘i kërkojë të falur. “Ajo bëri një gjest ofendues dhe nuk e prisja. Unë për këto gjëra zihem me njerëzit e mi më të afërt. Ajo i shtrembëron turinjtë kur unë flas, gjë që është mungesë edukate”, thotë Aida. Erjola e ngushëllon, duke i thënë që të mos e torturojë veten për këto gjëra, pasi secili ka natyrën e vet.

“Unë atë që kam, e them!”

Duket se brenda shtëpisë së “Big Brother” është formuar një klan: Aida, Lirita, Erjola. Kësaj radhe komentet e orëve të vona janë përqendruar rreth Mimozës. Aida e kishte parë të hante tri kuti kosi, ndërkohë që në menynë e ditës është planifikuar nga një për secilin dhe nuk e kishte lënë pa ia thënë. Mimoza i kishte përmendur cigaret dhe faktin që ajo nuk harxhonte nga buxheti për cigare, kështu që mund të hante sa kos të donte. “Unë për të mirën e saj e kisha”, i tha Aida, Liritës dhe Erjolës, “që të mos e zëvendësojë bukën me kos, d.m.th nuk është se ia thashë për këtë, por edhe për këtë. Në fund të fundit unë e them atë që kam dhe preferoj t‘ia them personit në sy”.

Erjola: Aida ka autoritet!

Sipas Erjolës, gjërat që e ndihmojnë më tepër Aidën në komunikimin me të tjerët është paraqitja dhe zëri autoritar. “Unë mund t‘i them dikujt diçka, por kur ia thua ti është ndryshe, tjetri nuk ta kthen dot në mënyrë brutale”. Ndërsa Lirita, gjithmonë sipas Erjolës, çfarëdo fjale t‘i thotë dikujt, nuk ia merr njeri për keq.

Vajzat këndojnë


Orët e para të mëngjesit i kanë gjetur Aidën, Liritën dhe Zhuljetën në kuzhinën e shtëpisë, duke kënduar. Ato kanë kujtuar këngë popullore të krahinave të ndryshme e të muzikës së lehtë. Me to është bashkuar edhe Adi. Aida ka treguar se në familjen e saj kishin zakon që çdo natë të këndonin të gjithë bashkë. Të kënduarit ka vazhduar më pas në dhomën e gjumit, ku është përfshirë edhe Adelajda.

Lirita: Nuk më pëlqejnë fustanet!

Natyra sportive e Liritës vihet re lehtë. Kjo gjë i ka rënë në sy edhe Arjonit. Ai i ka shprehur habinë e tij, duke parë e kuptuar tashmë tipin e saj, për veshjen në natën e parë të spektaklit të “Big Brother”. “U detyrova ta vishja, sepse duhej të kishim një paraqitje sa më elegante”, i ka thënë Lirita, e lumtur që i është kthyer normalitetit të saj.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 21:08

Ish i dashuri i Aidës së Big Brother hap një fan club për më shumë vota



Kur u prezantua për herë të parë si një nga konkurrentet e “Big Brother”, me flokët bionde dhe veshjen moderne, shumë prej nesh mund të mendonim, se Aida do të ishte ajo vajza tipike që ka feminilitet me shumicë dhe mbi të gjitha një vajzë me të cilën djemtë nuk do të kishin vështirësi për ta bërë mike apo edhe diçka më shumë. Por kanë mjaftuar kaq pak ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, për të kuptuar se impresioni i parë ka qenë komplet i gabuar.

Tani që kemi mundur të kontaktojmë me miqtë më të mirë të Aidës, në fakt kemi arritur të kuptojmë shumë detaje nga jeta e saj. Në shumë forume ku fansat kanë filluar diskutimet e nxehta për banorët që pëlqejnë dhe për ata që nuk i pëlqejnë, kemi lexuar se shumë prej tyre kanë paragjykuar Aidën për faktin se ajo jeton vetëm. Në fakt ne mësuam se të jetuarit vetëm nuk ka qenë një zgjedhje për Aidën por thjesht një fat i saj i hidhur. Aidës i kanë vdekur të dy prindërit dhe mbasi motra e madhe ka vendosur të jetojë në Itali, ajo ka mbetur vetëm në shtëpinë e prindërve të saj. E gjendur në këtë situatë, Aidës i është dashur të rritet më shpejt pasi tashmë për çdo vendim që do të merrte, duhej të ishte sa më e përgjegjshme.

Prandaj dhe imazhi i vajzës së fortë dhe aspak delikate, është në fakt natyra e vërtetë e Aidës. Njëri nga miqtë e saj prej dhjetë vitesh, tregon se Aida është një vajzë shumë inteligjente, shumë e zonja, ka një punë shumë të mirë dhe vazhdon edhe shkollën. I pëlqen ta jetojë jetën në të gjitha dimensionet e saj, por shpesh shfaq edhe shenja rebelizmi për gjërat e shtirura, duke e bërënatyrën e saj akoma më të veçantë. Madje ai tregon se krahas pasionit për librat dhe kuzhinën, Aida ka dhe një zë shumë të mirë për të kënduar, një cilësi që ajo akoma nuk e ka shfaqur brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Miqtë tregojnë se shoqëria me Aidën është me të vërtetë një privilegj pasi ajo është në gjithçka shumë speciale. Pikërisht falë kësaj natyre ajo ka mundur të jetojë me njerkën dhe babain e saj për disa vite, dhe nga kjo martesë, tani ajo ka edhe një vëlla nga babai. Ndërkohë nga burime të tjera, por së fundi edhe nga rrëfimet e vetë Aidës, mësojmë se ajo ka patur një lidhje 7-vjeçare me një djalë i cili prej katër vitesh ndodhet në Amerikë. “Ai është një djalë shumë i mirë dhe me Aidën kishte marrëdhënie të mrekullueshme, por mesa duket largësia e ka bërë të pamundur lidhjen e tyre”, – tregon një nga mikeshat e Aidës.

Ajo ka provuar të jetojë jashtë, më saktënë Itali aty ku jeton prej disa vitesh e motra, por ajo e ka të pamundur që të rrijë gjatë larg Shqipërisë pasi tregon se i pëlqen më shumë Tirana dhe jeta këtu mes miqve dhe ambientit shumë të njohur dhe familjar për të. Duke parë natyrën e veçantë të saj, miqtë e kanë nxitur që të merrte pjesë në “Big Brother” por të pyetur nëse ka gjasa që ajo të lidhet me ndonjërin prej djemve aty, ata e përjashtojnë kategorikisht si mundësi duke njohur tipin e saj, por duke parë edhe alternativat aty brenda, që u duken të papërshtatshme për miken e tyre.

Duke u kthyer tek histori disa vjeçare e lidhjes së saj, mësuam edhe një fakt shumë interesant. Aida me Endrit Mashën, edhe pse nuk janë më të dashur, kanë mbetur shumë miq me njëri-tjetrin. Madje, gjëja që na ka çuditur më shumë është se ai ka krijuar një fan club për Aidën, duke e ndihmuar që ajo të ketë sa më shumë fansa dhe natyrisht sa më shumë vota. Me të vërtetë diçka shumë speciale të cilën me siguri kur ta mësojë Aida, ka për ta vlerësuar shumë. Gjithsesi, jemi akoma shpejt për të parashikuar se çfarë të rejash do të na sjellë vajza bionde brenda asaj shtëpie.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 21:09

Arjon Vs Bjordi




Antoneta, e ëma e Bjordit dhe Agroni, i ati i Arjonit, tregojnë pikat e dobëta dhe të forta të fëmijëve të tyre

Arjoni

Pika e fortë

Pika e fortë e Arjonit, për mua si prind, mendoj se është sinqeriteti. Ai është tip i drejtpërdrejtë dhe nuk bën lojë të dyfishtë.

Pika e dobët

Gjuha shqipe është pika e dobët. Duke qenë se është larguar në moshë tepër të vogël, ai flet një shqipe të rrjedhshme,
por mbase jo shumë të pasur. Shpresoj të mos e përdorin si armë kundër tij. As historinë e Shqipërisë nuk e njeh mirë,
gjë që lidhet me emigrimin tonë në Itali.


Bjordi


Pika e fortë

Ai është djalë i zgjuar, nuk është naiv. Shpresoj që ta përjetojë hyrjen në shtëpinë e “Big Brother” si lojë, por karakteri i tij i vendosur do ta ndihmojë.

Pika e dobët

Për mendimin tim, pika e tij e dobët është thjesht fakti që ai është rritur në Itali, mënyra e tij tepër e edukuar e sjelljes me të
tjerët… dhe nuk e di nëse do t’u bëjë ballë konkurrentëve që janë rritur në Shqipëri. Edukata e tij është tepër fine.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 21:09

Dita 7 & 8 resume

Banorët e “Big Brother” kanë kaluar me sukses provën e javës së parë në shtëpi

“Kujdestar i javës”, Qetsori, nuk ka pritur për të shfaqur cilësitë organizuese e drejtuese. Në ditën e parë pas natës së spektaklit e pasi u zgjodh prej banorëve të shtëpisë si lider, ai ka filluar menjëherë të ndajë detyrat për secilin e të përcaktojë se cili prej tyre do ta ndihmonte gjatë hartimit të listës së buxhetit. Kështu ka nisur për banorët e shtëpisë më të madhe në vend dita e parë e javës së re, pas një spektakli të madh, të cilit sigurisht që nuk i munguan surprizat dhe emocionet. Në javën e parë u nominuan Erjola dhe Zhuljeta. Të dyja nuk e prisnin këtë nominim. Erjola më shumë se Zhuljeta, pasi mendonte se kishte krijuar miqësi mjaftueshëm sa për të mos u nominuar kaq herët. Ja ku ju sjellim disa prej çasteve më interesante të kaluara në shtëpi…

Banorët kalojnë provën e javës!

Autorët kanë vendosur që si provë të parë për banorët e shtëpisë së “Big Brother” të ishte prezantimi i tyre në 5 format e artit. Por kjo perfomancë, duke qenë se do të ndodhte pikërisht në ditën e Shën Valentinit, do të kishte si temë dashurinë. Ndaj ka zgjedhur për ta interpretimin e një skene romantike nga filmi “Kur Herri takoi Sellin”, të këngës “Për një çast më ndali zemra”, të tragjedisë shekspiriane “Romeo e Zhuljeta”, por kësaj radhe në një version humoristik, të vendosur jo në mesjetë, por në ditët tona, dhe të një valsi. Dimensioni i pestë ishte piktura dhe detyra e banorëve për këtë ishte të bënin një grafit, që të kishte lidhje apo të përmbante simbole të dashurisë, në derën e oborrit. Banorët kanë debutuar me radhë në kategoritë përkatëse. Kapërcimi i provës do të thoshte për banorët mosprekje e buxhetit javor, ndërsa moskalimi i saj, përveçse dështim moral, do të ishte edhe përgjysmim i të ardhurave të tyre. Vëllai i Madh, pasi ka vëzhguar me kujdes performancat e tyre gjatë spektaklit, që sipas tij nuk kanë qenë shumë të mira, por duke marrë parasysh vështirësitë e shkaktuara nga shiu dhe impenjimin e banorëve gjatë javës, ka vendosur që provën ta quajë të kaluar. Vendimi i ka gëzuar banorët. Ata arritën të ruajnë të paprekur buxhetin.

Erjola dhe Zhuljeta, në nominim!

Banorët e dinin dhe ishin të qartë se çfarë i priste të shtunën e dytë të spektaklit. Nominimet! Megjithatë, të ndodhur përpara faktit të kryer, situata ndryshon. Ata kanë hyrë një nga një në dhomën e rrëfimit, të thirrur nga Arbana dhe kanë dhënë emrat e banorëve që donin të nominonin dhe arsyet për këtë. Në fund të të gjithave, banorët e nominuar kanë qenë dy: Zhuljeta dhe Erjola. Ato do të votohen gjatë gjithë javës nga publiku dhe njëra prej tyre, ajo më pak e votuara, do të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother”, duke hequr dorë nga shuma prej 70000 eurosh e duke u larguar nga një eksperiencë unike dhe e papërsëritshme, bashkëjetesa në shtëpinë më të vëzhguar e më të veçantë në Shqipëri, shtëpinë e Vëllait të Madh.

Zhuljeta: “E prisja nominimin!”

“E prisja nominimin”, u ka thënë Zhuljeta dje banorëve. “E ndjeja! Aq më tepër kur më vunë bashkë me Mimozën. Ajo s‘kishte krijuar konflikte, kështu që aty u binda njëqind për qind”. Ajo ka vazhduar duke thënë se i vinte keq për Erjolën, por ka theksuar se nëse ajo ndihet keq tani, apo ndihet e zhgënjyer, e ka fajin vetë. Sipas saj, Erjola është treguar e dashur, madje më shumë se ç‘duhet, me të gjithë. “Nuk ke pse të jesh e dashur me të gjithë. Është shumë herët për të qenë e tillë!”, ka thënë ajo.

Erjola: “Nuk e prisja nominimin!”

E tronditur nga fakti i të qenit e nominuar dhe e zhgënjyer nga banorët e shtëpisë, Erjola, duke qarë, nuk i ka fshehur emocionet e veta. “Nuk e prisja të isha e nominuar!”, ka thënë ajo. Aida nuk ka vonuar t‘i thotë se ajo nuk e kishte nominuar dhe ajo nuk duhet të kishte dyshime për këtë. Në bisedën me Liritën, Erjola është shprehur se banorët nuk e kanë vlerësuar siç duhet atë dhe kontributin e saj në shtëpi. “E dija që kjo ishte diçka që do të na ndodhte të gjithëve këtu, por më erdhi e papritur!”, ka thënë ajo.

Surpriza e “Big Brother” për Dritanin

Meqenëse ishte Shën Valentini, dita e të dashuruarve, “Big Brother” ka vendosur t‘i bëjë Dritanit një surprizë, duke i sjellë në shtëpi të fejuarën. Momenti i takimit të të dyve ishte mjaft prekës. Dritani nuk e lëshonte atë nga krahët e tij, madje ju përlotën edhe sytë. E fejuara e tij i kishte sjellë dhuratë një byzylyk. Por surpriza për çiftin nuk përfundonte këtu. “Big Brother” u ofroi dy të dashuruarve mundësinë për ta kaluar të gjithë natën bashkë në tendën e kampingut. Megjithëse një rast i papërsëritshëm për t‘u çmallur e biseduar me njëri-tjetrin, pas një shkëputjeje njëjavore, ata e refuzuan ofertën e Vëllait të Madh. Pyetjes së Arbanës se përse e bënë këtë, ata nuk i dhanë shpjegime, por iu përgjigjën thjesht se kështu kishin vendosur të dy.

Adelajde flet me të fejuarin

Surpriza edhe për Adelajden. Edhe për të ishte Shën Valentin. Ndaj, gjatë spektaklit, Vëllai i Madh ka dashur që ajo të flasë me të fejuarin. Në fakt, gjatë gjithë javës autorët kanë kërkuar e këmbëngulur që ai të vinte në studio, por pa arritur që t‘ia mbushnin mendjen. E vetmja alternativë e mbetur ishte mundësimi i një lidhjeje telefonike mes tij dhe Adelës. Por fillimisht edhe kjo rezultoi e pasuksesshme: telefoni i tij ishte i fikur. Por, me sa duket, ai, si në fund të fundit të gjitha familjet shqiptare, ishte duke ndjekur spektaklin “Big Brother” në “Top Channel” dhe menjëherë e ka hapur telefonin. Kështu është bërë e mundur që me ndihmën e Arbanës, ata të flasin me njëri-tjetrin. Por nuk ka ndodhur ajo që ndoshta prisnin të gjithë, një bisedë me nota romantike mes tyre. Në fakt, ai ka qenë kundër vendimit që Adelajda të hynte në shtëpinë e “Big Brother” dhe kjo ka shkaktuar një shkëputje në lidhjen pesëvjeçare të tyre. “Mundohu të jesh vetvetja, ti je vajzë e mirë dhe e sjellshme!”, i ka thënë i fejuari Adelajdes. Me insistimin e Arbanës dhe ngacmimeve të saj, pyetjes “A e ke ti xhan Adelajden?”, ai mezi iu përgjigj që e ka.

Bjorni dhe Aida flenë në tendë

Darka e mrekullueshme që priste Dritanin dhe të fejuarën e tij dhe tenda në zonën e kampingut nuk mund të shkonin kot. Prandaj, “Big Brother” vendosi t‘u linte banorëve një mundësi për ta shfrytëzuar atë. Çifti që do të ofrohej për ta bërë këtë e që nuk do të kundërshtohej nga banorët e tjerë do ta gëzonte darkën dhe atë hapësirë të gjithën për vete. Fillimisht u ofruan Lirita dhe Aida, por duke qenë se duhej të ishin një mashkull e një femër, gjithmonë sipas rregullave të Vëllait të Madh, u zgjodhën Bjordi dhe Aida. Ata kanë shijuar të kënaqur darkën e mrekullueshme të përgatitur për Dritanin e të fejuarën e tij dhe e kanë kaluar gjithë natën duke biseduar. Në mëngjes, Aida e lodhur, por e kënaqur nga nata, ka thënë: “Ku është ai Dritani, se do ta vdes fare, pse kishte turp ai?! Nuk e keni idenë sa mirë kemi kaluar. Siç tha edhe Bjordi, vazhdoi ajo, edhe një shoqe po të më kishte ardhur, unë do të kisha pranuar të flija në tendë. Thjesht për t‘u çmallur, për të folur”.

E shoqja i shpreh dashurinë!


Nëpërmjet një mesazhi të regjistruar, bashkëshortja i ka shprehur Qetsorit dashurinë dhe keqardhjen për faktin se nuk ishin bashkë në këtë Shën Valentin. “Të uroj dy gjëra në jetë”, i ka thënë ajo, “gjithçka dhe asgjë! Gjithçka që e bën jetën tënde të lumtur dhe asgjë që të bën të vuash. Gëzuar dhe fitore”.

“Gëzuar ditëlindjen mami!”

Nëpërmjet një letre, të lexuar gjatë spektaklit, Zhuljeta i ka uruar të ëmës ditëlindjen. Ajo i ka thënë se ishte krenare që ishte bija e saj, se ishte e lumtur që i ngjante fizikisht dhe shpirtërisht, pa lënë jashtë edhe të atin, të cilin e donte dhe e respektonte. “Unë po jetoj tani, i shkruante ajo nënës, atë që ti do të kishe dashur të jetoje në rininë tënde. Unë jam tani ashtu siç do të ishe ndoshta edhe ti, po të jetoje tani moshën time”. Fjalët e Zhuljetës e kanë emocionuar të ëmën që ndodhej në studio. “Ajo nuk ka munguar kurrë në ditëlindjen time, ka thënë e ëma e Zhuljetës, ajo ma festonte. Nuk mungoi as kësaj radhe”!

Qetsori zgjidhet kujdestar

Vëllai i madh i ka kërkuar secilit prej banorëve të shtëpisë, në dhomën e rrëfimit, që të shkruanin emrin e banorit që ata mendonin se duhet të ishte kujdestari i tyre për javën në vazhdim dhe që do të vendoste për buxhetin e administrimin e tij. Pasi e kanë shkruar secili emrin që mendonin në fletët përkatëse (përveç Mimozës, që në vend të shkruante në fletën me emrin e saj, shkroi në atë të Bjornit), Dritani, me kërkesë të Vëllait të Madh, i ka lexuar ato. Me shumicë votash, “Kujdestar i javës” është zgjedhur Qetsori.

Banorët zgjohen dhe diskutojnë buxhetin

Që në ditën e parë të tij si “Kujdestar i javës”, Qetsori ka shfaqur më tej cilësitë e tij organizuese e drejtuese. Ai ka filluar menjëherë të ndajë detyrat për secilin e të përcaktojë se kush prej tyre dhe si mund ta ndihmonte gjatë hartimit të listës së buxhetit. Më pas, gjatë kohës së caktuar nga Vëllai i Madh, ata kanë nisur diskutimet për buxhetin dhe për ushqimet që do të porosisnin kësaj radhe. Duke qenë se provën e javës e kaluan me sukses, buxheti i tyre ngeli i paprekur.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 21:10

Martesa nuk është gili-vili!



Një diskutim mjaft interesant ka nisur mes Adit, Bjordit dhe Republikës. Gjithcka ka filuar me pyetjen e Bjordit drejtuar Adit, me të cilën ai donte të dinte pse ai nuk ishte martuar. “Nuk jam martuar sepse nuk kam pasur terezi!”-ia ka kthyer ai. Adi ka vazhduar duke thënë se ka qenë shumë harrakat, ndërkohë që martesa është një hap serioz. Fillimisht, sipas tij, e para gjë që duhet bërë është ndërtimi i një ekonomie të sigurtë, më pas, martesa kërkon seriozitet dhe përkushtim. Ai ka vazhduar duke thënë se miqtë e tij, që janë martuar, u ka rënë “hija e burrit”, janë bërë më serioz, ndërkohë që atij nuk do t’i pëlqente kjo, ai nuk do të donte kurrë të rritej. Diskutimi ka vazhduar me vështirësinë e të ruajturit të familjes, të cilën brezat e sotëm nuk e shohin më sit ë shenjtë. “Por në martesë nuk ka gili-vili!” ka thënë ai.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 21:10

BJORDI:”Mimoza vjen nga një tjetër kulturë!”



Bjordi u ka shprehur sot banorëve disa opinione të tij në lidhje me Mimozën. Ai ka thënë se ajo i duket shumë e vogël dhe kjo është një vështirësi për të që është mësuar që të gjithë miqtë, shokë apo shoqe, t’i ketë të paktën 3 vjet më të rritur se vetja. Gjithashtu edhe të dashurat. Ai i ka treguar Republikës se vetëm një të dashur ka patur më të vogël se vetja, të tjerat jo. “Pastaj ajo vjen nga një tjetër kulturë!” – ka thënë ai. Mbase për vajzat këtu është shumë e lehtë që të kuptohen me të, sepse në fund të fundit janë rritur në Shqipëri, ndërsa për atë që nga një vend tjetër është akoma dhe më e vështirë.



Adelajda ankohet për Bjordin



-“Vërtet shkove në dhomë të rrëfimit?- ka pyetur Republika Adelajden që ka pohuar.
“Po pse duhet të shkoje kur ajo që bëri Bjordi ishte thjesht një shaka?!- ka vazhduar Republika.
Adela i ka shpjeguar se ai është bërë i bezdisshëm dhe se kjo gjë është e përditshme.
Bjordi e ka marrë me të qeshur dhe ka filluar ta ngacmojë. Adela edhe pse “e revoltuar” nga sjellja e tij ka vazhduar të ngacmohet
me të duke e gjuajtur edhe me jastëk.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 21:13

Babai donte të më quante Borjana



-“Ditën që kam lindur unë, -u ka treguar Aida banorëve, ka rënë një borë e paparë. Bora e ‘83-shit! Mbahet me emër.
Dhe babi donte të ma vinte emrin Borjana!” Por gjyshja e saj nuk ka pranuar.
Siç ka rrëfyer Aida, ajo kishte patur dikur një vajzë shumë të bukur, aq të bukur sa dukej si ëngjëll.
Ishte e bardhë si bora dhe prandaj edhe saj i kishin vënë një emër të ngjashëm. Por ajo nuk kishte jetuar gjatë, ndaj gjyshja,
kur kishte dëgjuar të përmendej ky emër, nuk kishte dashur kurrsesi që mbesa e saj të quhej kështu,
duke patur frikë se mos do të kishte të njëjtin fat me atë të bijës së saj. “Po e bëtë këtë nuk më shihni më në derë!”-u kishte thënë ajo
prindërve të Aidës. Dhe kështu ndodhi që unë në maternitet nuk kisha ende emër dhe mamitë më quajtën Suela.
Por pastaj ishte babi që ma vuri emrin Aida.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 21:14

Adela ngacmon Bjordin për dashurinë



Republika, Adela dhe Adi janë duke biseduar së bashku, por në atë moment vjen Bjordi dhe nuk i lë ata të flasin. Adela i kërkon atij të largohet por ai i thotë se nuk ka asnjë arsye që të iki, pasi banorët e tjerë nuk poi a kërkojnë këtë gjë. Bjordi e kupton që e gjithë kjo situatë është me humor. Por Adela per t’iu kundervene e ngacmon ne lidhje me te dashurat e tij, qe disa kane qene Bjonde disa kane qene brune. Ai thote se e dashura e pare qe ka pasur ka qene ne moshen 16 vjecare, ndersa Adela i thote se ata nuk kane qene te dashura por te dashur. Bjordi nuk thote asgje, por perpiqet te anashkaloje biseden. Me pas Adela e pyet se sa vjec ka qene e dashura e fundit ai i thote qe ka qene 25 vjece dhe ka qene ajo qe e ka propozuar.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 21:14

Banoret debatojne per besimin ne Zot



Një debat i nxehtë ka nisur mes banorëve të shtëpisë. Adela thotë se Kurani është libri që nuk ka pësuar asnjë ndryshim,
por është shkruar direkt i frymëzuar nga Zoti, ndërsa librat e tjerë janë ndryshuar. Vajza nga Kavaja thotë se ishte betuar të
mos fliste për fenë, por meqë erdhi rasti ajo tregon se ka njohuri shume të mira fetare dhe këtë e justifikon me kohën kur ka qenë nxënëse në medresenë e Shkodrës. Por, Dritani reagon duke thënë se jo cfarë ajo ka mësuar në shkollë është e drejtë dhe ajo që thonë të tjerët është e gabuar. Djali nga Gjirokastra përpiqet të argumentojë besimin e tij te Krishti dhe e gjithë biseda i referohet më pas Bibles dhe Kuranit,
dy librave të shenjtë. Ardjani thotë se beson te fakti që ekziston dikush që ka bërë gjëra kaq perfekte, por e shpjegon jetën më shumë me filizofinë sesa me besimin. Arjoni e mbyll bisedën duke thënë se me aq njohuri sa ka nga Kurani ky libër kërkon që besimtarët të respektojnë besimtarët e tjerë. Më pas i gjithë debati shuhet.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:01

Banorët bëjnë punët e shtëpisë 16/02/09





Pasi janë zgjuar dhe veshur, për pjesën më të madhe të banorëve të shtëpisë, dita ka filluar me punë. Ata u janë futur atyre me një vrull të vërtetë. Adi, Pavlini, Erjola e Zhuljeta kanë fshirë e kanë larë ambientet e ndryshme të shtëpisë, Lirita ka pastruar në kuzhinë. E vetmja e pakënaqur me punët që i kanë rënë për pjesë ishte Adelajda. Asaj i caktuan të fshijë pluhura nëpër shtëpi, punën të cilën ajo e urren. “Më mirë të fshijë e të laj gjithë shtëpinë, -ka thënë ajo, -sesa të marr pluhurat!”

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:02

Adi apelon kunder përdorimit të drogës 16/02/09



Më në fund Bjordi gjeti pak kohë që të flasë vetëm për vetëm më Adin. Ky i fundit i thotë atij se fakti që ai llogjikon ndryshe nga pjesa tjetër
lidhet me një deformim që kanë pësuar shqiptarët në vite. “Nëse dikush më lë të jetoj unë e respektoj.
Por, edhe ti i keq nuk bëhesh dot. Bjordi kujdes nga veset, si droga. Të gjithë kemi ndonjë që ka vuajtur nga droga dhe e dimë
se sa e keqe është. Alkooli nuk bën ndonjë gjë por unë jam kundër atyre gjërave që të deformojnë si njeri, veçanërisht rininë”-përfundon Adi,
duke i dhënë edhe këshilla Bjordit. Ky i fundit thotë se nuk është Italia ajo që e ka bërë kështu, sipis familja e tij është katolike,
por ai ka patur fatin që u u rrit nga mendja e tij dhe zgjodhi cfare ishte e mire dhe e keqe.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:02

DEBATET

Seksi tema e debatit

Mimoza “Kam pasur të dashur biseks”



Tema e homoseksualitetit ka qenë një nga më të gjatat që është diskutuar në shtëpinë e Big Brother. Dritani dhe Adela janë kundër, por nuk diskrimonojnë. Lirita dhe Aida janë pro dhe përpiqen që të japin argumentat e tyre. Po biseda merr rrjedhë tjetër kur Moza thotë se i urren homoseksualët, pasi kohë më parë ka pasur një të dashur që ishte biseksual dhe u nda nga ai pasi mori vesh që ai dëshironte të kishte lidhje me të dyja sekset. Adelajde thotë se nëse atë do ta tradhëtonte burri me një femer e quan tradhëti, por me një mashkull do ta shante me gjithë fjalët më të këqija, pasi ishte e pafalshme.

Pavlini “Homoseksualiteti, sëmundje”



Bisedat herë të qeta dhe herë të vrullshme rreth temës së lidhjeve mes personave të seksit të njëjtëve, janë përqendruar më shumë të paragjykimi, kursesi tek pëlqimet. Lirita e pyet Pavlinin sesi do të reagonte nëse fëmija e tij do të kishte prirje homoseksuale? Ai thotë se është kundër dhe mendon se homoseksualizmi është një sëmundje si të gjithë sëmundjet e tjera, që e pranon por nuk mund ta lejojë të kthehet në modë. Agoni thotë se ka njohur homoseksualë, i pranon por nuk ka asnjë tërheqje seksuale. Adi, Mimoza, Bika, Dritani, Pavlini dhe Adela janë përfundimisht kundër. Erjola, Aida, Arjoni, Sori dhe Zhuljeta, janë pro, por nuk pëlqejnë të shohin materiale pornografike mes personave të njëjtit seks. Bjordi shpjegon se edhe ne natyre ka shume specie qe kane prirjet homoseksuale, kjo pasi ata terhiqen prej instiktit dhe nuk nuk kane paragjykim, problemi mes nesh eshte momenti kur themi qe eshte e drejte apo e gabuar.

Adelajda “Jam kundër homoseksualëve”



Lirita sugjeron disa tema për debat, mes tyre ajo e bizhuterive dhe seksit mes personave të njëjtit seks. Por, Adelajda thotë se është kundër homoseksualëve, por jo kundër temës për të diskutuar, megjithatë nuk dëshiron që të janë mendimet e saj. Ndërkohë Aida, Adi dhe Lirita bien dakort për të folur për këtë temë mes tyre. Nga nga tjetër Adela ngrihet për të pastruar por banorët thonë se do ta presin derisa ajo të mbarojë dhe te diskutojne edhe me te per homoseksualitetin. Arjoni mendon se përpos faktit se kjo është një temë shumë delikate, duhet që të gjithë të flasin me rradhë të mos lëndojnë asnjëri.

Lirita : Si ishte hera e e parë?




Lirita si një ndër vajzat më të hapura sugjeron që të diskutohet për një temë paksa delikate, pikërisht për herën e parë. Por duket se jo të gjithë tregohen të hapur dhe të gatshëm për të rrëfyer sekretin e madh. Madje Arjoni thotë se nuk i pëlqen që të tregojë herën e tij të parë kur ka kryer marrëdhënie seksuale. Lirita tregon se shkencërisht është e provuar se të gjithë fëmijët pas moshës 13 vjeçare fillojnë e njohin seksualitetin e tyre të vërtetë dhe ndoshta kjo ësshtë pozitive që ne të kuptpojmë se kur ka ndodhur tek ne kjo ndjesi dhe nuk ka asnjë gjë të keqe te zbulojme me shume. Por banorët në fillim tregohen paksa skeptikë per te rrefyer per jeten e tyre sentimentale.

Normalisht qe ky debat mes gjithe anetareve do te ndiqej edhe nga debatet midis 2 ose 3 veteve…


Tani, Lirita dhe Adi bisedojnë larg banorëve të tjerë sërish për temën e homoseksualizmit. Dritani mendon se Bjordi ka idetë e veta dhe i ka të ndikuara nga jeta që bën në Itali, ndërkohë sipas tij janë mashtruesa të gjithë ata që thanë se e pranonin homoseksualizmin dhe do të ishin pro të afërmve gay. “Nëse doni të bëjmë shfaqje nuk ka asnjë problem, por para publikut nuk duhet te behemi mendjehapur ndaj këtij fenomeni kur nuk jemi realisht. Ata që thanë se ishin pro nuk thanë të vërtetën, por e bënë vetëm pasi ishin brenda Big Brother dhe nëse do ishin jashtë do kishin pasur mendim tjetër. Adi thote se fakti qe eshte rritur ne nje ambient me tradita te forta, nuk mund ta pranoje kete fenomen

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:03

Konflikti Arjon-Republika



Banorët janë ndarë në dy grupe dhe ndërkohë Arjoni po flet. Brenda pak minutash ai ndërpret bisedën dhe i drejtohet Republikës duke i thënë se sa herë ai flet, vajza nga Lazarati nuk e sheh fare në sy ose vendos dorën në gojë dhe bisedon me personat që ka afër. Ajo i kundërpërgjigjet se ndërkohë që Arojni po fliste ajo thjesht i thoshte diçka Tanit që nuk kishte lidhje fare me bisedën që po bëhej dhe nuk ishte kurrsesi as ndonjë koment apo thashethem i mundshëm rreth tij. Arjoni e komentoi si jo etikë këtë veprim dhe i tha që të mos e përsëriste më, fakt te cilin e pranoi edhe Bika paksa e shfajesuar.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:04

Agon urbani i Big Brother Albania



Njërit ndër konkurrentët kosovarë në Big Brother Albania (BBA), Agonit, i është bllokuar profili i tij në facebook.com, nga komentet e shumta të adhuruesve të tij. Tashmë në facebook të Agoni mund të shikoni me qindra urime për njërin ndër punëtoret më të mirë të “Urban FM”, i cili ka shumë adhurues në Kosovë.Shumica e komentuesve thonë se Agoni është njëri ndër më të mirët në BBA dhe se nëse nuk do të këtë ndonjë “dallavere” ai do të fitoj këtë edicion. “Tung. Je nder ma te përzgjedhunit ma i miri je aty. Kur e kanë thirr emrin tënd zemra mal mu ka bo…Të dëshiroj suksese”,

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:04

Erjola & Zhuljeta te nominuarta e para



Gjate nates se dyte ne BBA2 kane nodhur edhe nominimet e para.Jane pikerisht 2 vajza ato qe do te provojne ecmocionet e forta te te qenin te nominuar per nje jave rresht.Presioni qe ushtron ideja e largimit do ti ndjeki ato per 7 ditet e ardhshme si edhe taktikat e nryshme qe do shfaqn ato gjate javes per te qendruar akoma.

Ja edhe rezultati i nominimeve:

Adelajda : Erjola , Zhuljeta
Aida : Mimoza , Qetsori
Adi : Qetsori , Zhuljeta
Dritani : Erjola , Agoni
Qetsori : Zhuljeta , Mimoza
Agoni : Adelajda , Republika
Lirita : Qetsori , Mimoza
Mimoza : Qetsori , Zhuljeta
Erjola : Republika , Zhuljeta
Bjordi : Erjola , Zhuljeta
Pavlini : Arjoni , Erjola
Zhuljeta : Adelajda
Arjoni : Dritani , Bjordi
Republika : Erjola , Zhuljeta





Tashme cdogje eshte ne dore te publikut shqiptar, ai do te vendos se cila duhe te largohet.



_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:05

Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother



Tashmë në Kavajë, e dinë të gjithë. Pjesëmarrja në reality show e konkurentes, Adelajde Ljushka, i ka kushtuar asaj divorcin nga bashkëshorti, Agron Ljushka.

Nusja e familjes kavajase, ishte bërë pjesë e aplikimit në emisionin Big Brother pa dijeninë e pjesëtarëve tjerë te familjes së bashkëshortit. Madje, sipas babait të Agronit, as bashkëshorti i saj nuk dinte gjë për aplikimin.

“Ajo e ka bërë çdo gjë në kokën e saj pa na pyetur fare. Të them të drejtën ne si familje na ka vrarë shumë opinioni publik, pasi Kavaja është vend i vogël, - na thotë babai i Agronit, ish-vjehrri i Adelajdes, Azemi.

Po nëse ajo do tregonte a do rridhnin gjërat ndryshe? Azemi thotë:

“Edhe nëse ajo do të na kishte treguar që dëshiron të marrë pjesë në një emision të tillë, përsëri ne nuk do të ishim dakord, por do t’i thoshim që nuk është gjë e mirë pjesëmarrja në atë emision dhe se këtë duhet ta vendosë me burrin e saj që është edhe djali ynë”.

Babai i Agronit, na tregon se si rrodhën ngjarjet që prej ditës kur djali i tij mori vesh që nusja ka aplikuar në Big Brother.

“Kishim vënë re që djali nuk ndjehej fare mirë, rrinte gjithë kohës i mërzitur, por nuk shprehej se ku qëndronte problemi. Një ditë erdhi dhe më takoi në qendër të qytetit dhe më tregoi gjithçka. Të them të drejtën u zhgënjeva shumë nga sjellja e nuses, por prapë mendova që kjo do të kalonte. Kur kjo u shtrua për diskutim në familje dhe morëm një përgjigje negative nga Adelajdia, atëherë e pamë që ishte një situatë që po e çonte martesën e tyre drejt dështimit”.

Duke qenë kavajas të vjetër, familja e Agronit, është ndier keq. “Na ka trishtuar së tepërmi kjo histori, pasi unë një djalë të vetëm kam dhe të vijë nusja e të na bëjë qendër të vëmendjes së botës për keq, kjo nuk është e drejtë.” Kështu e quan Azemi gjendjen e krijuar që kur nisi diskutimi brenda familjes e deri kur kjo u bë publike dhe e morën vesh të gjithë njerëzit.

Kur familja Lushkja e pa të pamundur që ta bindë Adelajden për të mos marrë pjesë në Big Brother, atëherë Agroni filloi ta ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore, duke kërkuar divorcin.

“Bisedimet nuk bënin më punë, pasi nusja e kishte vendosur të bëhej e famshme”-thotë Azemi. “Djali im nuk mund të pajtohej me këtë mendim. Shfaqi shenja xhelozie me të drejtë, sepse ata u martuan me dashuri. Nuk është se ja dhamë ne të familjes nusen dhe midis tyre nuk kishte bashkëbisedim apo mospërputhje karakteresh”.

Aktualisht Agroni është në punë si shofer tek zjarrfikësja e qytetit të Kavajës dhe njëkohësisht ndjek studimet e larta për inxhinjeri-mekanike.

Që prej kohës kur ka ndodhur ndarja me bashkëshorten Adelajden, ai shfaqet pak në publik, pasi i duket sikur opinioni po e dënon. Kanë nisur të qarkullojnë fjalët se ata u ndanë se Agroni luante shumë me lojëra fati, që pinte alkool, por miqtë e tij e kanë quajtur njeri shumë të rregullt.

Sipas të atit i vetmi qëllim i ndarjes së Agronit me Adelajden ishte pjesëmarrja e saj në këtë emision. - Ne e dinim fare mirë që e gjithë dynjaja do të merrej me muhabetin tonë, duke na bërë biografinë sa herë që të shihnin nusen e djalit tim në televizor - na përcjell me pamje të mërzitur Azemi.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:05

Dita 9 resume

Ankohet Adelajda: Bjordi, sa i bezdisshëm që është!

Eshtë revoltuar prej sjelljes së Bjordit e për këtë arsye nuk ka hezituar të shkojë të flasë në dhomën e rrëfimit

Dita e djeshme, ka vijuar e qetë për 14 banorët e shtëpisë së Big Brother. Ata kanë qenë pjesë e diskutimeve, tema e të cilave ka qenë e ndryshme duke nisur nga martesa, fëmijët e deri te simbolet e identiteti kombëtar. Ata u janë përkushtuar të gjithë punëve të shtëpisë. Secili është angazhuar për të qenë pjesë e këtij “aktiviteti të ditës”. E vetmja e pakënaqur me punët ka qenë Adelajde. Më pas, për pjesën më të madhe të kohës vajza nga Kavaja, është ngacmuar me batuta me Bjordin. Edhe pse është dukur si një lojë nga ana e të dyve, Adela më pas, ka shkuar në dhomën e rrëfimit për t‘u ankuar. Qetsori ka mall për familjen, më shumë për djalin e tij. Njësoj si ai ndihet edhe Erjola. Ajo është ulur e vetme në oborr e ka nisur të këndojë e përmalluar një këngë fëmijësh. Ndërsa Lirita i ka dhuruar Bikës një stil për flokët. Ndryshimi nuk ka kaluar pa u vënë re. Aida ka folur me Mimozën. Si një shoqe e mirë, ajo ka folur haptas me të duke i thënë se nuk është mirë që është pozicionuar në shtëpi, që nuk merr pjesë në debate dhe gjithë sa ndodh brenda shtëpisë. Sipas Aidës, Mimoza duhet të jetë më tepër aktive. Në një moment të ditës, të gjithë së bashku ata kanë kënduar himnin kombëtar në kuzhinë.

Ne Bika 2009!

Lirita ia ka marrë dorën tashmë stilimit të flokëve të Republikës. Ajo, si një parukiere e vërtetë, gjatë krehjes, i ka dhënë edhe këshilla për modelin Republikës së pakënaqur me flokët e saj. “As kështu nuk më shkojnë, as të shkurtra nuk më shkojnë! Më mirë i kisha të gjata!” Look-u i Bikes, që ka tërhequr vëmendjen e banorëve që nuk e kanë lënë pa e komplimentuar, është “pagëzuar” nga Lirita si “Neë Bika 2009″.

Më ka marrë malli për djalin!

Qetsori që duke hyrë në shtëpinë e Big Brother, ka lënë jashtë gruan dhe djalin e vogël, duket qartë se e ndien shumë mungesën e tyre. “Më ka marrë shumë malli për djalin!”, u ka thënë ai Bjordit, Dritanit dhe Adit, të ulur në divanet në zonën e ndenjes. Ai ka filluar t‘u demonstrojë atyre gjestet e djalit, që zgjohet gjithmonë herët e ngaqë do ta zgjojë dhe të atin e kap atë nga veshi, i fut gishtin në sy apo hundë, pa u dorëzuar derisa ta zgjojë.

Erjola i këndon së bijës

Edhe Erjolës, po ashtu si Qetsorit, kuptohet menjëherë sesa shumë i mungon e bija 4-vjeçare. Teksa rrinte ulur e vetme në oborrin e shtëpisë, fytyra e saj nuk mund ta fshihte mallin që ndjente. Ajo ka filluar, në fillim me vete e pastaj me zë, të këndonte këngë fëmijësh, këngë që mesa duket ia këndonte të bijës në shtëpi. Dukej si një mesazh që ajo i dërgonte së bijës, që mami është me ty, mami nuk të ka harruar.

Banorët bëjnë punët e shtëpisë

Pasi janë zgjuar dhe veshur, për pjesën më të madhe të banorëve të shtëpisë, dita ka filluar me punë. Ata u janë futur atyre me një vrull të vërtetë. Adi, Pavlini, Erjola e Zhuljeta kanë fshirë e kanë larë ambientet e ndryshme të shtëpisë, Lirita ka pastruar në kuzhinë. E vetmja e pakënaqur me punët që i kanë rënë për pjesë ishte Adelajda. Asaj i caktuan të fshijë pluhura nëpër shtëpi, punën të cilën ajo e urren. “Më mirë të fshijë e të lajë gjithë shtëpinë, ka thënë ajo, sesa të marr pluhurat!”

Bjordi ngacmon Adelajden!

Gjatë gjithë mëngjesit të djeshëm Bjordi dhe Adela kanë luajtur si “macja me miun”. Ata kanë shkëmbyer batuta gjatë gjithë kohës duke i hedhur kunja njëri-tjetrit. Ajo e ka ngacmuar për shqipen jo të mirë që ai flet e për çdo gjë tjetër që ai bënte apo thoshte. “Sa i bezdisshëm që je!”, i ka thënë ajo, sigurisht me shaka. Pastaj me të është bashkuar Republika dhe së bashku ato kanë vazhduar të ngacmojnë Bjordin, pa lënë jashtë edhe komentet për veshjen e tij. “Ky është stil! - ka thënë ai. Ju nuk kuptoni!”

Martesa është një hap serioz!

Një diskutim mjaft interesant ka nisur mes Adit, Bjordit dhe Republikës. Gjithçka ka filluar me pyetjen e Bjordit drejtuar Adit, me të cilën ai donte të dinte pse ai nuk ishte martuar. “Nuk jam martuar, sepse nuk kam pasur terezi!”, ia ka kthyer ai. Adi ka vazhduar duke thënë se ka qenë shumë hallakat, ndërkohë që martesa është një hap serioz. Fillimisht, sipas tij, e para gjë që duhet bërë është ndërtimi i një ekonomie të sigurt, më pas, martesa kërkon seriozitet dhe përkushtim. Ai ka vazhduar duke thënë se miqtë e tij, që janë martuar, u ka rënë “hija e burrit”, janë bërë më seriozë, ndërkohë që atij nuk do t‘i pëlqente kjo, ai nuk do të donte kurrë të rritej. Diskutimi ka vazhduar me vështirësinë e të ruajturit të familjes, të cilën brezat e sotëm nuk e shohin më si të shenjtë. “Por në martesë nuk ka gili-vili!” ka thënë ai.

Mimoza vjen nga një tjetër kulturë!

Bjordi u ka shprehur sot banorëve disa opinione të tij në lidhje me Mimozën. Ai ka thënë se ajo i duket shumë e vogël dhe kjo është një vështirësi për të që është mësuar që të gjithë miqtë, shokë apo shoqe, t‘i ketë të paktën 3 vjet më të rritur se vetja. Gjithashtu edhe të dashurat. Ai i ka treguar Republikës se vetëm një të dashur ka pasur më të vogël se vetja, të tjerat jo. “Pastaj ajo vjen nga një tjetër kulturë!”, ka thënë ai. Mbase për vajzat këtu është shumë e lehtë që të kuptohen me të, sepse në fund të fundit janë rritur në Shqipëri, ndërsa për atë që nga një vend tjetër është akoma dhe më e vështirë.

Adelajda ankohet për Bjordin

“Vërtet shkove në dhomë të rrëfimit? - ka pyetur Republika Adelajden që ka pohuar. “Po pse duhet të shkojë kur ajo që bëri Bjordi ishte thjesht një shaka?!- ka vazhduar Republika. Adela i ka shpjeguar se ai është bërë i bezdisshëm dhe se kjo gjë është e përditshme. Bjordi e ka marrë me të qeshur dhe ka filluar ta ngacmojë. Adela edhe pse “e revoltuar” nga sjellja e tij ka vazhduar të ngacmohet me të duke e gjuajtur edhe me jastëk.

Nuk më pëlqen si je pozicionuar!

Duke e nisur bisedën me “Unë të kam shumë xhan!”, si për ta bindur Mimozën për qëllimet e saj dashamirëse, Aida ka vazhduar t‘i thotë se nuk i pëlqen aspak pozicioni që Mimoza ka marrë brenda shtëpisë së Big Brother. Sipas saj, ajo është asnjanëse, jo në kuptimin që nuk është palë me asnjë, por në atë të mosmarrit pjesë në diskutime nga ana e saj. “Jam e urtë, ë?!”- I ka thënë Mimoza, që nuk i ka marrë për keq vërejtjet e Aidës, apo të paktën kështu është dukur.

Banorët këndojnë himnin kombëtar

Të mbledhur në kuzhinën e shtëpisë duke pirë kafe e duke diskutuar për simbolet dhe identitetin kombëtar, banorët janë ndjerë papritur patriotë dhe kanë filluar të këndojnë himnin kombëtar. E para e ka nisur Zhuljeta, e ka vazhduar Arjoni e më pas të gjithë grup, të gjithë njëzëri, kanë kënduar himnin shqiptar “Rreth flamurit të përbashkuar”.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:05

Adela ngacmon Bjordin për dashurinë



Republika, Adela dhe Adi janë duke biseduar së bashku, por në atë moment vjen Bjordi dhe nuk i lë ata të flasin. Adela i kërkon atij të largohet por ai i thotë se nuk ka asnjë arsye që të iki, pasi banorët e tjerë nuk poi a kërkojnë këtë gjë. Bjordi e kupton që e gjithë kjo situatë është me humor. Por Adela per t’iu kundervene e ngacmon ne lidhje me te dashurat e tij, qe disa kane qene Bjonde disa kane qene brune. Ai thote se e dashura e pare qe ka pasur ka qene ne moshen 16 vjecare, ndersa Adela i thote se ata nuk kane qene te dashura por te dashur. Bjordi nuk thote asgje, por perpiqet te anashkaloje biseden. Me pas Adela e pyet se sa vjec ka qene e dashura e fundit ai i thote qe ka qene 25 vjece dhe ka qene ajo qe e ka propozuar.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:06

Bjordi, nen mashtrimet e medias



Jo vetem qe eshte Show me i ndjekur i momentit ne Shqiperi si nepermjet Tv edhe ne internet, por nuk mund te perjashtojme edhe median e shkruar qe rezervon nje kend te perditshem per Big Brother edhe banoret e tij.Banori i rradhes qe eshte bere “preh” i medias se shkruar ishte pikerisht Bjordi, djaloshi 20 vjecar nga Durresi qe prej 18 vitesh jeton ne shtetin Italian edhe eshte krejt me nje mentalitet ndryshe nga banoret e tjere.

Eshte pikerisht Gazeta Shekulli qe ka shkruar nje artikull te bazuar krejtesisht mbi nje foto te vjedhur ne menyre banale prej tyre ne nje profil te nje mikut te Bjordit ne faqen e bere mode se fundmi ne Shqiperi, Facebook, duke thyer kshu edhe rregullat e privacy…gje aspak serioze per nje gazete elite ne Shqiperi.

Mund ta gjeni artikullin mashtrim ne linkun http://www.shekulli.com.al/2009/02/bjordi-i-big-brother-dhe-dy-meshkuj-te-veshur-si-femra.html



2 fjale mbi historine

Foto eshte e vertet edhe ka qene thjesht nje loje argetuese qe ka bere Bjordi me 2 miqt e tij per argetim…si cdo i ri tjeter ne te fundit.Keshtu eshte shprehur nje i njohur i Bjordit ne lidhje me kete ngjarje te shemtuar sic e quan ai.


1.Cfare mund te na thoni per foton?

Foto ne radhe te pare eshte e vertete,nuk eshte montazh por perben thjesht nje loje shoqerore.Jane djem te cilet e kane bere thjesht per qef kete gje.Nuk ka lidhje orientimi i tyre seksual.Asnjeri prej tyre nuk eshte gay.

2.Jane ne dijeni 2 djemt e tjere qe kjo foto eshte publikuar ne nje gazete te perditshme shqiptare duke thyer privacy e tyre me nje foto te kopjuar?

Mesa di une ata nuk jane ne dijeni per kete gje, por do te lajmerohen per kete thyerje te jetes se tyre private.

3.Cfare mendoni per artikullin e Gazetes Shekulli?

Mendoj qe eshte shume i sajuar, dicka e shemtuar.Nje menyre per te shitur tirazhin e kesaj gazete duke thene gjera te paverteta.

4.Si mendoni se do ndihet Bjordi kur te mesoj per kete gje?

Bjordi pasi te mesoje per kete artikull do te ndihet shume i fyer, pasi kjo gazete shqiptare merr guximin te shpife per te dhe te cenoi privacine e tij dhe te shokeve te tij.Ai eshte rritur me nje mentalitet tjeter ne Itali, larg nga ai i Shqiperise.

5.Dicka per te thene per Bjordin edhe gjithe fansat e tij?

Bjordi eshte nje djale shume i edukuar, i sjellshem, nuk besoj se do te kunderveproje per kete artikull sepse ka nje natyre indiferente, nese ai e ka bere kete per qejf me shoket e tij atehere ashtu eshte, nuk ka nevoje te vertetoje te kunderten kesaj gazete shpifese.I uroj sukse Bjordit ne nismen e tij edhe dua te falenderoj gjithe fansat edhe mbeshtetesit e tij.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Today at 4:50

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: BIG BROTHER-
Kërce tek: