FRIENDS BANN!!!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:06

Nuk më tërheq asnjë nga vajzat këtu!”

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Qetsorikujdestar

Dritani, Qetsori, Arjoni dhe Pavlini kanë zhvilluar në zonën e ndenjies, një bisedë të vërtetë djemsh. Ata kanë folur për femrat,
marrëdhëniet me to, ndryshimin e pikëpamjeve dhe sjelljeve nga brezi në brez, vështirësinë për ta patur shoqe një femër,
“gjuhën e trupit” e shumë argumente të tjera në lidhje me këtë temë. Aty, Qetsori ka deklaruar –“Jua them me sinqeritet,
unë nuk kamatraksion për asnjërën nga gocat, fare!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:07

Arjoni: “Nuk më vjen inat!”

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Arjoni1

Arjoni ka komentuar me Aidën, Zhuljetën dhe Agonin insistimin e Adelës që ai të pranonte se i vinte inat që Bjordi e pëlqente Mozën.
“Pranoje, pranoje!”- imitonte ai Adelën. Ai vazhdoi duke thënë se është normale që ai të ketë egon mashkullore, por jo se i vjen inat.
Në fakt, gjatë bisedës mes të dyve, një natë më parë Adelajda ka insistuar që ai të pranonte konkurrencën mes tij dhe Bjordit
në lidhje me Mimozën, fakt të cilin ai nuk e ka mohuar, por gjithsesi ai nuk mund të pranonte se i vinte inat për këtë
afrim të Bjordit me Mimozën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:07

Trekëndësh pasioni në “Big Brother 2”

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Treshja-300x194

Artisti i madh italian, Renato Zero, këndon: “Nuk më pëlqen trekëndëshi… (në dashuri)”, por në “Big Brother 2”, ashtu si në jetën e përditshme, gjithçkamund të ndodhë. Këndet e këtij trekëndëshi pasioni në “Big Brother 2”quhen: Bjordi, Moza dhe Arjon. Të vëmendshmit janë bindur se që në ditët e para të lojës Bjordi nuk e fshehu tërheqjen e tij për Mozën. Djaloshi simpatik durrsak, i rritur në Itali, nuk i ndahet asaj për asnjë çast, duke u përpjekur ta fusë në bisedë, por edhe thjesht duke i qëndruar pranë. Për Bjordin është hera e parë që njeh nga afër një vajzë nga Kosova dhe kjo ia bën Mozën edhe mëtërheqëse. Ditën e dytë, ai me shumë elegancë iu afrua bukuroshes nga Kosova, që duket shumë e ekuilibruar në veprimet e saj, dhe e mori në vallëzim. Por edhe Arjoni nuk ka mbetur indiferent nga sensualiteti i Mozës. Më pak spektakolar se Bjordi, ai gjatë kohës që po i përgatiste diçka për të ngrënë bukuroshes kosovare, i tregoi asaj duke aluduar për më shumë se nuk është i zoti vetëm për të bërë një sandviç, por çdo gjë që merr në dorë e bën në mënyrë të përsosur. Ndërkohë që dy kavalierët po bëjnë hapa të matur drejtvajzës që duket se ju pëlqen, Moza shfaqet e rezervuar dhe jo shumë e lexueshme në reagimet e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:07



Dita 10 resume

Lirita ka ftuar banorët e shtëpisë së “Big Brother” të diskutojnë mbi temën e homoseksualizmit

Pasi janë zgjuar mëngjesin e djeshëm, banorët e “Big Brother” kanë nisur të përgatiten për të festuar brenda në shtëpinë më të famshme njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të cilën e kanë respektuar maksimalisht, duke nisur nga gatimi e deri te veshja, e cila duhej të ishte serioze. Më pas, gjatë ditës, ata janë përfshirë në debate, me tema të ndryshme. Ka qenë pikërisht vajza nga Kosova, Lirita, e cila ka kërkuar të flitej mbi herën e parë kur banorët kanë kryer marrëdhënie seksuale e deri te si i shohin ata marrëdhëniet midis sekseve të njëjta. Mendimet kanë qenë të ndryshme. Më pas dita ka vijuar edhe me grindje mes banorëve. Debati më i madh ka qenë ai midis Adelajdes dhe Aidës, në të cilin janë përfshirë edhe një pjesë e banorëve.

“Big Brother” feston pavarësinë

Banorët e shtëpisë së “Big Brother” përgatisin plane për të festuar pavarësinë e Kosovës, duke filluar që nga gatimi deri te veshjet serioze, ose kuq e zi. Detajet e festës janë diskutuar bashkërisht në dhomën e ndenjes dhe sigurisht që në qendër të këtyre përgatitjeve janë tre banorët nga Kosova, të cilët e festojnë jashtë vendlindjes pavarësinë. Gjatë paradites banorët kanë diskutuar se çfarë do të veshin në party-n që do të organizojnë me rastin e pavarësisë së Kosovës. Ata kanë thënë se duhet të vishen sa më serioz, meshkujt me kostume, femrat me fustane të mira. Ideja ka lindur një ditë para pavarësisë, kur Lirita ka kujtuar datën dhe ka thënë se të nesërmen ishte Dita e Pavarësisë.

Banorët debatojnë për besimin në Zot

Një debat i nxehtë ka nisur mes banorëve të shtëpisë. Adela thotë se Kurani është libri që nuk ka pësuar asnjë ndryshim, por është shkruar direkt i frymëzuar nga Zoti, ndërsa librat e tjerë janë ndryshuar. Vajza nga Kavaja thotë se ishte betuar të mos fliste për fenë, por meqë erdhi rasti, ajo tregon se ka njohuri shumë të mira fetare dhe këtë e justifikon me kohën kur ka qenë nxënëse në Medresenë e Shkodrës. Por, Dritani reagon, duke thënë se gjithçka ajo ka mësuar në shkollë është e drejtë dhe ajo që thonë të tjerët është e gabuar. Ai përpiqet të argumentojë besimin e tij te Krishti dhe e gjithë biseda i referohet më pas Biblës e Kuranit, dy librave të shenjtë.

Bjordi: Adela, do lexoj Kuranin për ty

Liria dhe mungesa e saj është një dialog që Bjordi po e bën me Adelajden. Ai është kundër mbulimit të grave, duke e quajtur këtë si një mungesë të dukshme të lirisë së tyre. “Ne në jetë mund të bëjmë ç‘të duam, ndërsa ka gra që nuk e shikojnë diellin dhe nuk e dinë se çfarë është ajri. Mendoj se kjo jetë duhet jetuar me të gjitha të mirat, sigurisht duhen edhe rregullat, por edhe ato duhen përdorur me logjikë. Unë nuk i bëj keq njeriu dhe e jetoj mirë jetën time”, përfundon Bjordi. Adelajda thotë se me logjikën që ka Bjordi, kur ta lexojë Kuranin do ta kuptojë atë që ajo thotë. Bjordi pranon: “Do ta lexoj Kuranin vetëm për ty”.

Adela ngacmon Bjordin për dashurinë

Republika, Adela dhe Adi bisedojnë, por ardhja e Bjordit nuk i lë ata të flasin. Adela i kërkon të largohet, por ai i thotë se nuk ka asnjë arsye që të iki. Bjordi e kupton që e gjithë kjo situatë është me humor. Por Adela për t‘iu kundërvënë e ngacmon në lidhje me të dashurat e tij, që kanë qenë bionde e brune. Ai thotë se e dashura e parë që ka pasur ka qenë në moshën 16-vjeçare, ndërsa Adela i thotë se ata nuk kanë qenë të dashura, por të dashur. Bjordi nuk thotë asgjë, por përpiqet të anashkaloje bisedën. Më pas Adela e pyet se sa vjeç ka qenë e dashura e fundit, ai i thotë që ka qenë 25 vjeçe.

Adelajda: Jam kundër homoseksualëve

Lirita sugjeron disa tema për debat, mes tyre ajo e bizhuterive, se kur kanë kryer për herë të parë marrëdhënie seksuale secili prej banorëve dhe seksit mes personave të së njëjtit seks. Adelajda thotë se është kundër homoseksualëve, por jo kundër temës për të diskutuar, megjithatë nuk dëshiron që të japë mendimet e saj. Ndërkohë, Aida, Adi dhe Lirita bien dakord për të folur për këtë temë mes tyre. Nga ana tjetër, Adela ngrihet për të pastruar, por banorët thonë se do ta presin derisa ajo të mbarojë dhe të diskutojnë edhe më tepër për homoseksualitetin. Arjoni mendon se përpos faktit se kjo është një temë shumë delikate, duhet që të gjithë të flasin me radhë që të mos lëndojnë asnjëri.

Tani: Kush ishte pro gay, mashtrues

Tani, Lirita dhe Adi bisedojnë larg banorëve të tjerë sërish për temën e homoseksualizmit. Dritani mendon se Bjordi ka idetë e veta që i ka të ndikuara nga jeta që ka bërë në Itali, ndërkohë që sipas tij janë mashtrues të gjithë ata që thanë se e pranonin homoseksualizmin dhe do të ishin pro të afërmve gay. “Nëse doni të bëjmë shfaqje para publikut dhe të themi që jemi mendjehapur ndaj këtij fenomeni, nuk ka asnjë problem, por realisht ata që thanë se ishin pro nuk thanë të vërtetën. E bënë vetëm pasi ishin brenda “Big Brother”, nëse do ishin jashtë, do të kishin pasur mendim tjetër. Adi thotë se fakti që është rritur në një ambient me tradita të forta, nuk mund ta pranojë këtë fenomen.

Debati Aida - Adelajde

Një tjetër përplasje ka ndodhur mes Adelës dhe Aidës, e treta sipas kësaj të fundit për të njëjtin motiv: mimikën e Adelajdes. Por, kësaj radhe, në debat janë përfshirë gjerësisht edhe banorët e tjerë të shtëpisë, disa prej të cilëve kanë gjetur rastin t‘i thonë asaj opinionet e tyre jo pozitive për sjelljen e saj. Kështu, Agoni i ka thënë se ajo është agresive me të tjerët, nuk e ka lënë t‘i afrohet, madje kur ai është përpjekur ta bëjë këtë, ajo ka reaguar në një mënyrë të tillë sa ai ka tmerr ta provojë përsëri. Sjellja, apo reagimet e saj karshi tij i lënë madje shkas të mendojë se ajo mund të ndjejë neveri për të. Adela nuk ka pranuar asgjë prej fjalëve të Agonit, apo banorëve të tjerë dhe ka kundërshtuar mendimet e tij për sa i përkisnin agresivitetit të saj. Në këtë moment ka ndërhyrë Aida, e cila i ka thënë: “Agresiviteti nuk ka pushkë, as bri vajzë e dashur” dhe debati është përqendruar mes të dyjave. Aida i ka kujtuar Adelajdes se në të gjitha rastet, kur mes tyre ka pasur përplasje, shkak është bërë mimika e saj. “Unë kjo jam dhe nuk mund të ndryshoj!” - ia ka kthyer Adela. Ti s‘ke pse e merr për personale!” “Atëherë as ti mos i merr personale reagimet e mia që janë pasojë e mimikës tënde”, i ka thënë Aida. Në debatin mes të dyjave Aida është mbështetur fort nga Zhuljeta dhe Agoni. Zhuljeta në mënyrë provokuese i ka thënë Adelajdes se ndoshta ngaqë ajo nuk guxon, apo nuk arrin të shprehet me fjalë, përdor mimikën. Ata që mbështesnin deri diku Adelën ishin Arjoni dhe Pavlini. Të tjerët preferonin të qëndronin në heshtje e të mos përziheshin në ato që thoshin e të ishin të balancuar si nga njëra anë, si nga tjetra. P.sh. Adi, kur Adelajda e përdori si shembull për t‘u thënë të tjerëve se kishte banorë që e kuptonin shumë mirë, tha: “Të lutem më lër rehat, mos më përmend fare!”

Në fillim të debatit, Adela filloi të bënte fresk, e nxehur nga situata e sikletshme në të cilën ndodhej, por më pas, kur e pa veten të sulmuar e në shënjestër pothuajse të të gjithëve, me në krye Aidën, nuk mundi t‘i përmbante lotët. “Nuk ia vlen të debatojmë për këtë!” - i ka thënë ajo Aidës. Më pas është larguar dhe ka shkuar në banjë, ku Qetsori, Erjola dhe Bjordi janë munduar ta qetësojnë.

Adi: Jam kundër përdorimit të drogës

Më në fund Bjordi gjeti pak kohë që të flasë vetëm për vetëm më Adin. Ky i fundit i thotë atij se fakti që ai logjikon ndryshe nga pjesa tjetër lidhet me një deformim që kanë pësuar shqiptarët në vite. “Nëse dikush më lë të jetoj unë e respektoj. Por, edhe ti i keq nuk bëhesh dot. Bjordi kujdes nga veset, si droga. Të gjithë kemi ndonjë që ka vuajtur nga droga dhe e dimë se sa e keqe është. Alkooli nuk bën ndonjë gjë, por unë jam kundër atyre gjërave që të deformojnë si njeri, veçanërisht rininë”, përfundon Adi, duke i dhënë edhe këshilla Bjordit. Ky i fundit thotë se nuk është Italia ajo që e ka bërë kështu, sepse familja e tij është katolike, por ai ka pasur fatin që u vetë dhe zgjodhi çfarë ishte e mirë dhe e keqe.

Zhuli: Bukuria nuk të bën më të mirë

Adelajda tregon se për të përshtypja e parë është shumë e rëndësishme dhe nëse e lidh puna dhe ka kohë që ta njohë është një mundësi e mirë, në të kundërt do të mbetet opinioni i parë që ka krijuar, ai negativ. Zhuljeta pohon se nuk është e thënë që një mashkull të jetë i bukur që ta tërheqë, pasi bukuria nuk të bën të mirë. Adriani reagon, duke thënë se kjo është e padrejtë, pasi një që nuk ka pamje të mjaftueshme për t‘u konsideruar i bukur duhet të vuajë. Arjoni thotë se paragjykimi i parë është shumë i rëndësishëm dhe nëse një njeri nuk ka pamje të mjaftueshme për t‘u kualifikuar i bukur, shpesh edhe mund të konsiderohet njeri jo i mirë.

“Verdikti” i takon popullit!

Kjo ka qenë përgjigjja e Zhuljetës për pyetjen e Qetsorit, se kush nga të dyja mendonin ato, do të dilte nga shtëpia. Ai u ka kërkuar vajzave të thonë se si ndihen karshi njëra-tjetrës tani që janë të dyja në nominim. “Sepse - ka thënë ai - më duket se rrini sikur keni bërë ndonjë faj. Zhuljeta ia ka kthyer, duke i thënë se nominimi ishte jo si faj, por si sfidë, madje faktin e të qenit e nominuar nga banorët e shtëpisë ajo e motivon me frikën e tyre karshi saj dhe të konsideruarin për të si kundërshtare e fortë. Në fakt, këto ishin dhe fjalët e Qetsorit në dhomën e rrëfimit. Kur u pyet nga Arbana për nominimin e tij, ai tha se nominonte Zhuljetën, sepse e shihte si kundërshtare të fortë. Ndërsa pyetjes së tij nëse ka ndryshuar marrëdhënia e tyre këtë javë dhe a konsiderojnë ato njëra-tjetrën si armike, apo rivale, të dyja vajzat i janë përgjigjur se përkundrazi, këtë javë relatat e tyre kanë qenë më të mira se më parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:08

Dita 11 resume

Arjoni i ka pranuar Adelajdes se ai e ndjen dhe e shikon Bjordin si konkurrent në lidhje me Mimozën

Dita e djeshme ka nisur me komente dhe debate nga më të ndryshmet për banorët e shtëpisë së “Big Brother”. Pasi kanë festuar njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kanë nisur sërish t‘i kthehen diskutimeve të zakonshme. U vu re se Bjordi, është afruar më tepër me Mimozën. Ai, edhe pse me shaka, i ka thënë asaj se kur të dalin nga “Big Brother” do të jenë një çift publik. Ndërkaq, Arjoni, nga ana e tij, ka pranuar në një bisedë me Adelën se e ndien konkurrent Bjordin në raport me Mimozën. Edhe një herë, Aida është zënë sërish me Adelën. Qetsori ka deklaruar se nuk e tërheq asnjë prej vajzave të shtëpisë. Vetëm dje ata kanë nisur përpjekjet e para t‘i kushtohen provës së dytë të javës, kur 14 konkurrentëve do t‘iu duhet të mësojnë përmendësh 100 kuriozitete.

Aida dhe Adelajda përballen sërish

Një tjetër “zënkë” ka ndodhur mes Aidës dhe Adelajdes, kësaj here në dhomën e gjumit. Aida i ka kujtuar sjelljen e saj jo të hijshme karshi Liritës, kur nuk i foli as në emër e nuk i tha as të lutem. Adelajda iu përgjigj duke i thënë se çfarë ka mes asaj e Liritës nuk është punë e Aidës dhe Lirita po të donte fliste vet. “Të lutem, i ka thënë Aida Adelajdes, - është kultura më minimale, që ti si zyshë që je, duhet ta dish”. Më pas, ajo ka vazhduar duke thënë se Adela nuk mund të urdhërojë të tjerët, gjë së cilës ajo i është përgjigjur sërish se Aida nuk ka pse të ndërhyjë, kur nuk i ka thënë gjë asaj. “Kur flas me Liritën, flas me Liritën. Kur të flas me ty, flas me ty”, ka përfunduar ajo.

Arjoni dhe Bjordi, rivalë për Mimozën

“Unë mendoj që ti dhe Bjordi jeni rivalë për Mozën, e pëlqeni të dy”, i ka thënë Adelajda Arjonit. Sipas saj, Arjoni bezdiset nga fakti që Moza është më e afruar me Bjornin sesa me Arjonin. Ky i ka thënë se atë e bezdis fakti që Moza mund të mendojë se ai mund të donte të bënte ndonjë gjë me të. “Pastaj unë nuk shtirem si Bjordi”, ka thënë ai. Adelajda ka mbajtur anën e Mimozës gjatë gjithë bisedës me Arjonin, duke justifikuar veprimet apo sjelljet e saj e po ashtu atë të Bjordit, duke i shpjeguar veprimet e tij me faktin se ai është i veçantë. “Ti konkurrencën e ndjen, - i ka thënë ajo Arjonit, - dhe këtë pranoje” - “E ndjej konkurrencën, -ia ka kthyer ai, por nuk më vjen inat”

Aida “përplaset” me Bjordin

“Ti je i infiltruari ynë, në dhomën e vajzave, kali ynë i Trojës”, i kanë thënë me shaka djemtë Bjordit, referuar faktit që ai fjeti në dhomën e vajzave. Bjordi ka thënë se ka qejf t‘u afrohet vajzave, e kuptonte distancën që mbanin Dritani apo Qetsori sepse ishin të lidhur, por nuk shpjegonte dot faktin pse të tjerët nuk e bënin. Në këtë moment është hedhur Aida dhe i ka thënë se ajo që thotë ai nuk është e vërtetë, sepse, edhe pse ata janë të lidhur, ajo ka shumë afrimitet me ta. - “Kë quan goca ti, i ka thënë ajo, apo për ty goca janë vetëm Moza, Zysha dhe Republika? Po ne çfarë jemi, burra?”

“Nuk më tërheq asnjë nga vajzat këtu

Dritani, Qetsori, Arjoni dhe Pavlini kanë zhvilluar në zonën e ndenjes një bisedë të vërtetë djemsh. Ata kanë folur për femrat, marrëdhëniet me to, ndryshimin e pikëpamjeve dhe sjelljeve nga brezi në brez, vështirësinë për ta pasur shoqe një femër, “gjuhën e trupit” e shumë argumente të tjera për këtë temë. Aty, Qetsori ka deklaruar: “Jua them me sinqeritet, unë nuk kam atraksion për asnjërën nga gocat, fare”.

“Zysha” nuk ka asgjë të mirë

Komentet e Aidës për Adelajden pas debatit për mimikën e saj kanë vazhduar, në oborrin e shtëpisë, në bisedën me Zhuljetën, Liritën, Agonin dhe Erjolën. “Jam munduar të shoh ndonjë gjë të mirë tek ajo - ka thënë Aida - por nuk kam gjetur asgjë”. Ajo ka vazhduar duke thënë se Adelajda duhet të matet një herë para se t‘u drejtohet të tjerëve, siç është për shembull rasti i saj me Pavlinin. Ajo vërtet nuk përputhet me të, por e respekton për hir të moshës më të madhe që ai ka. Sipas saj, të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe Adela. Ajo u ka treguar gjithashtu një episod kur i është dashur t‘i kujtojë Adelajdes rregullat e mirësjelljes, kur kjo e fundit në vend që t‘i thërriste Liritës me emër, i kishte thënë “Ej”. Më pas, Aida ka vazhduar me akuza më të rënda, duke vënë në pikëpyetje cilësitë e Adelës si mësuese dhe edukimin jo të përshtatshëm që mund t‘u jepte ajo nxënësve, duke deklaruar se ajo t‘i sillte fëmijët me probleme në shtëpi e nëse ajo do të ishte mësuesja e fëmijëve të saj, s‘do të kishte ku të shkonte më keq.

Unë dhe Mimoza, “çift publik”

Bjori, me shaka, në prani të Adit dhe Republikës që bënte rolin e “përkthyeses” mes tij dhe Mimozës, i ka thënë kësaj të fundit se kur të dilnin nga “Big Brother” do të ishin çift publik. Dhe këtë ai e bënte për Mimozën e jo për vete, sepse ai nuk kishte nevojë, ishte thjesht një sakrificë nga ana e tij për hatër të saj. “Po, po, krejt do t‘i kryejmë” - i është përgjigjur Mimoza me të tallur, frazë të cilën Republika, pas pyetjes së Bjordit se çfarë i tha, e ka përkthyer që “edhe nëse Bjordi do të ishte djali i fundit në Tokë, nuk do të dilja me të”.

Lirita: Nuk e pi cigaren para prindërve

Të lodhur nga prova e javës që kanë filluar, banorët më në fund janë zhvendosur drejt oborrit për të pirë nga një cigare. Lirita thotë se zakonisht e pi cigaren, por nuk preferon që ta pijë në sytë e prindërve. Madje ajo tregon se një komshie e kishte parë që pinte cigare në ballkon dhe i kishte treguar së ëmës, por ajo nuk i kishte thënë asgjë, ndoshta për faktin se që të dy janë duhanpirës. Më pas banorët flasin për darkën. Por duket se asnjë prej tyre nuk tregohet i gatshëm që të përgatisë ndonjë ushqim konkret, kështu që secili vendos të hajë atë ç‘ka i pëlqen, duke mos lakmuar asgjë tjetër në kuzhinë, përveç gjellëve që mund të përgatisin në pak minuta. Adi dhe Bjordi përgatisin nga një sanduiç të vogël dhe e konsumojnë secili për hesap të vet, në dy cepa të ndryshme të shtëpisë, ndërkohë që pjesa tjetër e banorëve janë duke pirë cigare në verandën e shtëpisë së “Big Brother”.

Prova, përmendësh 100 kuriozitete

Kanë kaluar dy ditë që banorët nuk po merren më me asnjë impenjim tjetër, prandaj edhe autorët i kanë dhënë 14 konkurrentëve provën e javës. Bëhet fjalë për 100 kuriozitete të cilat do të ndahen mes tyre dhe duhet që të mësohen përmendësh. Banorët tregohen të gatshëm për këtë provë, pasi nëse nuk e kalojnë, buxheti do përgjysmohet. Adelajda sqaron se ata do të mësojnë të gjitha kuriozitetet vetëm në momentin kur bie gongu dhe jo më pas. Më pas ajo lexon edhe kuriozitetet, të cilat u duken të gjithëve shumë interesante. Sipas saj 100, kuriozitetet duhet të ndahen në mënyrë të barabartë mes tyre për t‘i mësuar përmendësh. Pas disa minutash, Dritani bën pyetje dhe banorët ngrenë dorën që të përgjigjen, për të kuptuar sesi kanë arritur që t‘i fiksojnë në pak kohë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:08

Pavlini: “Historia e martesës sime”

Pavlini ka treguar dje historine e martesës së tij. Ai ishte martuar në vitin 2006 dhe ishte ndarë në gusht. “Fillimisht kishim vetëm vajzën, -tregon ai. Pastaj gruaja ngeli shtatzanë me djalin dhe kur u ndamë ajo ishte shtatzanë.” Ai thotë se nuk kishte shkuar ta takonte gjatë asaj kohe, sepse kishte frikë se mos i krijonte shqetësime, por pasaj, kur djali kishte lindur, nuk kishte duruar dot dhe kishte shkuar. “Unë jam tip i hapur, i shoqërueshëm dhe këtë mundësi ia dhashë edhe asaj, që ajo të ishte e lirë, të kishte shoqërinë e saj. Unë nuk i isha ai tip i burrit shqiptar, i prerë për cdo gjë, jo, unë mendoja, ngadalë-ngadalë do t’i ndërtojmë gjërat!” Pavlini vazhdon duke e përshkuar ish-bashkëshorten e vet 23 vjeçare si njeri të mirë, por të llastuar e duke theksuar faktin se te ajo influencuan shumë të tjerët e sidomos familja e saj dhe ajo i lejonte ata që ta bënin këtë. Madje, sipas tij, ata filluan duke i thënë se ai nuk bënte për të, nuk ishte aq i bukur sa ajo, etj. “Dhe erdhi një moment që thashë stop, nuk funksionon më!” –tthotë Pavlini. Por familja dhe rrethi shoqëror ishin përpjekur ta bënin të ndryshonte mendje, qoftë për hatër të vajzës, qoftë sepse, në fund të fundit, nuk ka familje pa probleme. Dhe kështu ai kishte vendosur të bashkoheshin sërish, ta provonin edhe njëherë, kësaj rradhe duke jetuar vetëm. Siç rrëfen Pavlini, deri në atë kohë ata jetonin me prindërit e tij sepse ai nuk e ndjente të largohej prej tyre dhe e ëma e tij i ndihmonte shumë për vajzën e vogël. Megjithatë për t’i dhënë lidhjes së tij një shans tjetër ata u shkëputën prej familjes së tij e shkuan të jetonin më vete. Në atë kohë e shoqja i kishte kërkuar të bënin edhe një fëmijë tjetër dhe ai kishte pranuar. Por shtatzaninë, sipas Pavlinit ajo nisi ta përdorte për të fituar terren. Ajo dhe po ashtu edhe familja e saj, filluan të ushtronin presion, sepse, gjithmonë sipas Pavlinit, këtë shtatëzani të saj ata e kishin marrë por dobësi nga ana e tij. Mosmarrëveshjet filluan të përsëriteshin dhe ai i kishte thënë të shoqes që ishte më mirë që ajo të kthehej tek njerëzit e saj. Ai gjithsesi do të ishte i gatshëm t’i përgjigjej për gjithcka. Megjithatë kur kishte lindur djali ai kishte shkuar që t’i takonte dhe madje i kishte treguar edhe se kishte aplikuar për të hyrë në Big Brother. “Do të bëhesh i famshëm!” – i kishte thënë ajo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:09

Peshkopia është shumë e bukur!”

Me bisedën e tyre dje, Pavlini dhe Zhuljeta kanë “shëtitur” nëpër qytetet e Shqipërisë së Veriut duke përshkruar, si njëri, si tjetri, bukuritë e tyre. –“Peshkopia është shumë e bukur, -ka thënë Zhuljeta, -sidomos bulevardi kryesor i saj.” Ajo ka përshkuar me shumë entuziazëm, bulevardin kryesor të këtij qyteti, ku makinat ndalohen në cdo orë të ditës dhe ti mund të shëtisësh si njëherë e një kohë. Ai ka pemë bliri në të dy anët, që lëshojnë një aromë të mrekullueshme. Ndërsa Pavlini ka treguar për Thethin dhe Shkodrën
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:09

[b]Dritani dhe Erjola zgjohen të parët!

Këtë mëngjes i pari që është zgjuar nga banorët, kur dritat nëpër dhomat e gjumit nuk ishin ndezur ende, ka qenë Dritani. Ndërsa nga vajzat, si pothuajse çdo herë tjetër, ka qenë Erjola. Ajo është çuar, si gjithmonë, duke kërcyer, ka rregulluar shtratin,ka kontrolluar se mos kishte hapur sytë edhe ndonjë nga vajzat e tjera e më pas, ka shkuar në kuzhinë për të pirë kafen e mëngjesit.[/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:09

Banorët diskutojnë për provën!

Që në mëngjes Dritani dhe Qetsori kanë diskutuar për provën e javës. “Do të dështojmë tek kjo provë!”- ka thënë Dritani, por Qetsori e ka kundërshtuar. Megjithatë kanë rënë dakord se nëse banorët që do të pyeten do të jenë Mimoza apo Republika, do ta kishin vërtet të vështirë. Dritani ka thënë se ndoshta do të ishte më mirë po t’i lexonin të gjithë nga një herë, ndërsa për Qetsorin funksiononte më mirë metoda e të lexuarit nga dikush me zë të lartë, sepse ai kështu i fiksonte më mirë. Ata kanë vazhduar të diskutojnë sesi mund të organizoheshin për ta memorizuar të gjithë informacionin e dhënë nga Vëllai i Madh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:10

Dasma ne Big Brother

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Dasma1x

Një tjetër ngjarje e rëndësishme ka qenë dasma mes Bjordit dhe Mimozës. Ata kanë shkëmbyer unazat e mbajtura në jastëk nga Agoni, ndërsa prifti i tyre ka qenë Adi. Ata kanë imituar një ceremoni të vërtetë martesore, ku Mimoza ka ardhur me të atin e saj, Qetsorin, dhe ku nuk munguan as dëshmimtarët, as shoqërueset e nuses e as “llokumet”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:10

Mimoza nuk është femra ideale për Arjonin, ai pëlqen vajzat mesdhetare


Rrefen Besi Kondo: "Arjoni do të kishte një flirt me Mozën, vetëm në qoftë se do të jetonin të braktisur të dy në një ishull, ku nuk do të kishte femër tjetër". Kështu ka pohuar Besi Kondo, kushëriri i Arjon Muçës, një prej djemve më simpatikë të Big Brother-it. Qëndrimi në shtëpinë BB-së të kushëririt të tij, i ka kushtuar edhe Besit disa orë të mira qëndrimi përpara televizorit. Ai është jo vetëm kushëriri i Arjonit, por edhe një nga miqtë më të mirë që ka në Shqipëri. Muça është bërë objekt bisedash dhe thashethemesh, për marrëdhënien e tij me vajzën nga Kosova, Mimoza Krasniqin, për të cilët nuk dihet nëse mes shikimeve të tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:11

Ajron Muca: Si e la të fejuarën italiane për t’u futur në Big Brother

Shpesh ngjajnë pohime të pabesueshme dhe në fakt nuk jemi të pritur t’i besojmë me të vërtetë të gjitha. Kjo pasi kësaj here në ndryshim nga edicioni i parë i “Big Brother”, banorët kanë kuptuar se si funksionon loja dhe cilat janë mënyrat më të mira për të tërhequr vëmedjen. Prandaj dhe strategjitë që ata kanë përdorur dhe historitë personale që kanë treguar, janë jo pak intriguese, ndërkohë që nuk dihet se sa të vërteta mund të jenë ato. Ndërkohë Arjon Muça, njëri nga djemtë më të bukur të këtij programi, ka qenë mjaft i rezervuar në rrëfimet e tij për detaje nga jeta private dhe në prezantim është mjaftuar, duke thënë se ka pasur një histori të gjatë, e cila tashmë ka mbaruar. Por ai nuk ka dashur ta bëjë publik një tjetër fakt, duke menduar se e gjitha kjo është një problem, që i takon atij dhe vetëm atij. Ndërkohë, ne mundëm të komunikojmë me Bertin, njërin nga miqtë e tij më të ngushtë me të cilin janë frekuentuar shumë gjatë qëndrimit të Arjonit në Itali. Ja çfarë na ka treguar ai.

Si shok i Arjonit çfarë mund të na thuash diçka më shumë nga ajo që ne arrijmë të shohim nga televizori?


Arjoni është një tip shumë i gjallë, me energji të papara, koshient për vlerat që ka por edhe me këmbë në tokë. Shoh se deri tani ai po mundohet ta mbajë gjallë shtëpinë, duke qenë i kudondodhur dhe duke folur për shumë tema. Por mendoj se kjo nuk mund të mbetet ekskluzivitet i Arjonit, duhet të jenë të gjithë aktiv si ai.

A ka akoma ai për të dhënë në atë shtëpi?


Nga jeta që bëhet në atë shtëpi dhe natyrisht nga prezenca e telekamerave, ai është i kushtëzuar, pasi aty të gjithë janë të paparashikueshëm dhe sado i shkathët të jesh, e ke të pamundur të parashikosh se çfarë do të ndodhë. Duhet të jesh me të vërtetë shumë i zoti për të ruajtur ekuilibrat.

Dhe Arjoni është i tillë?


Ai është tip shumë i zjarrtë, por zjarri i Arjonit nuk dëmton, ai i njeh mirë edhe ekuilibrat.

Po në lidhje me femrat si të duket?


Mendoj se duhet të lidhet me Mimozën pasi kështu spektakli do të jetë i garantuar. Duke qenë mik i tij, e kam parë edhe në marrëdhënie me femrat. Ai gjithmonë thotë se gjëja më e bukur që na ka dhënë Zoti është femra. Edhe pse i ri, ka mjaft eksperienca dhe vetëm nëse hyn në një lidhje, do të arrijë ta nxjerrë këtë anë të tij kaq të veçantë. Arjoni është tip që të bën të biesh në dashuri, nuk mund të ndodhë ndryshe, pasi ka të gjitha cilësitë e duhura për ta bërë një femër të dashurohet çmendurisht pas tij.

Ka thënë në prezantim se ka ndër mend një strategji. Ju si mendoni cila është kjo strategji?


Nuk e di, natyra e tij sportive sikur bie ndesh me strategjitë, madje them se po filloi të bëjë klane, do të humbasë pasi ai është shumë transparent si natyrë dhe do i duhet të devijojë shumë.

Cilat tipe femrash i pëlqejnë Arjonit?


Atij i pëlqejnë shumë brunet, siç është Adelajda, kavajsja. Ndërsa Mimoza ngjan shumë me ish të fejuarën e Arjonit, me Roselën….

Pse ka qenë i fejuar Arjoni?


Upss! Më duket nxorra ndonjë sekret?

Na thuaj diçka më shumë për këtë Roselën…


Me Roselën ka rreth 10 vite që njihen dhe dy vite që bashkëjetojnë. Por duhet të sqaroj për lexuesit konceptin e të fejuarës. Në Itali “la fidanzzata” është vajza me të cilën ke krijuar një lidhje të stabilizuar ndërkohë që në Shqipëri kur je i fejuar, është njësoj si të jesh i martuar, vetëm fëmijët mungojnë për ta fituar statusin e të martuarit. Për ne, miqtë e tij, ajo ishte vajza e Arjonit. Një vajzë shumë e bukur, të cilën ai e njohu në shkollë. Ajo ishte shumë e dashuruar me Arjonin ndërkohë, që nuk mund të them të njëjtën gjë për shokun tim, pasi ai asnjëherë nuk më ka thënë se ka rënë në dashuri me të, madje me sa di unë ai akoma nuk e ka provuar dashurinë e vërtetë. Në vitin 2006, kur familja e Arjonit u kthye në Shqipëri, ata i kërkonin atij që të bënte të njëjtën gjë. Ndërkohë, u josh nga programi “Big Brother”, por Roselën e kishte kundër. Ajo e dinte se çfarë efekti krijojnë programe të tilla dhe ky fakt e trembte, pasi popullariteti i Arjonit në Shqipëri, mund të vuloste largimin e tij përgjithmonë nga Italia. Arjoni i tha se është i vendosur për të marrë pjesë në atë program, duke pranuar edhe ndarjen me Roselën..

Pasionet ekstreme të Arjonit


Berti tregon edhe për të tjera pasione të Arjonit përveç femrave. Ai thotë se Arjoni ka studiuar, por edhe ka punuar shumë. Ka punuar në një studio dizajni, por më vonë preferoi të punonte baywach, për arsye se paguhej shumë mirë aty. Ai gjithashtu, është i apasionuar mbas sporteve ekstreme dhe ka një makinë sportive spektakolare. Ndërkohë, ai ka ëndërruar gjithmonë t’i futej botës së artit dhe dëshiron të bëjë një shkollë në Shqipëri për aktrim dhe regjisurë. Para se të futej në “Big Brother ka pasur disa oferta nga disa televizione si prezantues” por nuk mundi t’i pranonte për arsye të pjesëmarrjes në “Big Brother”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:11

Adelajda sjell fortunen !!!

E ëma e Gonit ikën nga turpi në Itali, prindërit e Adelajdës mbyllen në shtëpi.

KAVAJE- Ishte ora 21:00 dhe prindërit e Adelajdës kishin rënë për të fjetur. Normalisht në mentalitetin e qytetit shumë pranë Durrësit, trokitja në këtë orë ndihet e vonuar, edhe për familjen Xhamani. Aq më tepër tani, kur ndiejnë në palcë se qyteti i përfolur për patriarkalizëm, po i përndjek. Derën e hapi i ati i Adelajdës, ndërsa e ëma, Sanija ia behu pas të shoqit kur dëgjoi se ishim gazetarë. “Qenke e bukur dhe Adelajda ju ngjan ju”, iu drejtova si për ta ndalur vrullin e saj gati për të na plasur derën në fytyrë. “Grazie!”, falënderoi italisht dhe menjëherë zbuti tonin e zërit. Derën nuk e hapën plotësisht, ndërsa pas tyre fshihej djali i tyre i vetëm, rreth 12 vjeç, fëmija i tretë pas vajzës së madhe të martuar, dhe Adelajdës 22 vjeçe.

Për mëse një javë vajzën e tyre simpatike pohuan se e ndjekin rregullisht në kanalet “Digitalb” të “Top Channel”, dhe pothuaj nuk dalin nga shtëpia. “Ju lutem mos shkruani gjë për familjen tonë, pasi futja e Adelajdës në “Big Brother” na ka kushtuar rëndë”, tha e ëma. Derën me bojë të bardhë nuk e hapën plotësisht, duke shpjeguar se ishte një hyrje shumë e vogël, në këtë lagje me pallate kryesisht të vjetra dhe e kishin pak problem. Natyrisht që edhe ne e vumë re këtë banesë, që më shumë se e thjeshtë dukej e varfër, sidomos pasi kishim parë si fillim vilën e madhe dhe luksoze të Agron Ljushkës, ish të fejuarit të saj. Sepse në fakt u nisëm për të takuar Gonin, 26-vjeçarin nga Kavaja, i cili edhe pse arriti të komunikojë me Adelajdën të shtunën e kaluar gjatë spektaklit në “Top Channel”, që përkoi me ditën e Shën Valentinit, sërish nuk heq dorë nga vendimi i tij për divorc. Këtu erdhëm pasi kishim kaluar nga një cep i qytetit në tjetrin brenda pak minutave, atje ku jetonte familja e njohur Lushkja, në vilën e madhe me dritat ndezur, në krahun e djathtë të së cilës mezi dallohej një tabelë “Autoshkolla Lushkja”, dhe dy numra telefoni më poshtë. Ndaluam disa herë nëpër qytet derisa arritëm te lagjja “Sharrë” pranë Stacionit të Trenit, një nga lagjet e vjetra të Kavajës. I pari person, që takuam në rrugët ku binte shumë shi ishte një burrë rreth 65 vjeç, i cili nuk pranoi të na e tregonte emrin, por që sa i përmendëm Gonin, nënqeshi.
“E njoh atë djalë, pasi kam punuar me babain e tij. Janë familje shumë e mirë dhe ajo që u ka ndodhur është shumë e rëndë”. Përse e rëndë, kaq gabim të madh paska bërë Adelajda, jemi në vitin 2009 apo jo?! “Eh, turp! Ka gabuar rëndë, ka turpëruar atë familje dhe Kavajën. Ne jemi besimtarë, lutemi në xhami dhe për ne kjo që ajo bëri, duke hyrë në një emision të tillë, është veprim i vajzave të përdala”. Na tregoi rrugën për ku mund të gjenim vilën e Gonit, një nga pronat e familjes së kamur Lushkja, dhe na këshilloi më mirë të mos shkonim, se do t’i shqetësonim se boll të shqetësuar ishin. Ngaqë ishte errësirë, pyetëm një tjetër burrë 45 vjeç, i cili po fuste me nxitim arkat me fruta e perime, brenda dyqanit të tij. Burri me pantallona mbi kyçin e këmbës, me mjekër të bardhë na tregoi se ishim pikërisht në rrugën e shtëpisë së Gonit.

“Sot nuk e kam parë, por diqë është djalë i mirë. Unë nuk mund të jap gjykim për veprimin e ish të fejuarës së tij, por ne jemi besimtarë dhe unë si baba i katër vajzave kurrë nuk do kisha lejuar ndonjërën prej tyre të merrte pjesë në “Big Brother”. Dimë që Goni bashkë me të atin Azemin, janë jashtë Kavaje, ndërsa e ëma e tij, Zamira nuk e ka përballuar dot zhurmën e krijuar në qytet dhe nga turpi ka vendosur të largohet për ca kohë në Itali.

GONI SËMURET, MERR RAPORT NË PUNË

Është e vërtetuar që provincat të përndjekin e natyrisht edhe Gonin. Pasi trokitëm në portën e madhe prej hekuri dhe askush s’u përgjigj shkuam në Zjarrfikësen e qytetit, ku Goni punon si shofer. Sipas informacioneve që kishim marrë,
Goni kishte turnin 24 orë 08:00 e ditës së mërkurë me 08:00 mëngjesit të së enjtes. Por sipas bisedës me shefin e Zjarrëfikësve, ai kishte njoftuar se ishte sëmurë dhe nuk vinte dot në punë. Ne kaluam rreth orës 22:00, pasi atë natë duhet të ishte në punë.

“Nuk ka ardhur sot dhe nuk dimë kur kthehet, pasi na ka njoftuar se është i sëmurë”, tha njëri nga kolegët e tij. Disa djem bashkëmoshatarë të tij dhe që e njihnin shumë mirë, na pohuan se thashethemet në Kavajë për ndarjen e çiftit kishin filluar më herët. Thuhej se edhe pse dy të rinjtë kishin rënë në dashuri, dhe ishin prej 5 vitesh bashkë, kishin filluar mosmarrëveshjet për shkak se Agroni djali ezmer, pinte alkool, dhe luante bixhoz. Mamaja e Adelajdës: “I plotësuam dëshirën vajzës, por ne dhe Zoti e dimë sa po vuajmë “ “Të jesh nga Kavaja dhe të hysh në “Big Brother” është njësoj si të shkelje Kanunin e Lekë Dukagjinit në kohën e vet”, tha mami i Adelajdës shumë e shqetësuar. “ Nedo flasim vetëm kur të dalë Adelajda nga shtëpia. Përsa i përket Agronit, “kur të dalë ajo nga “Big Brother” do vendosinvetë për jetën e tyre”.

Di të them vetëm se Kavaja është një qytet fanatik. Ne vërtet i plotësuam vajzës një dëshirë që kishte, por tani ne dhe Zoti e dimë se sa po e vuajmë pasojat. Nuk dalim dot në rrugë, se na tregojnë njerëzit me gisht, opinioni po na vret”, shtoi i ati. “Jemi një familje, që kurrë nuk jemi përfolur për asgjë, jetojmë në këtë shtëpi të vogël një dhomë e kuzhinë dhe jemi në punën tonë. Por Kavaja është një qytet fanatik e Adelajda ka thyer një tabu”. Babai i Gonit:”Im bir është keq, verdiktin për Adelajdën e merr vetëm ai” Por shumë i acaruar ka qenë babai i Agronit, i cili pyetjes sonë në telefon se jemi këtu para shtëpisë suaj dhe nëse mund të dilni të na takoni iu përgjigj i acaruar: “Shkoni andej nga keni ardhur, dhe na lini të qetë. Agroni ka një baba dhe vetëm kur ta lejoj unë do flasë. E keni shqetësuar shumë me këto telefonata, djali nuk është mirë, lëreni të qetë. Nuk jemi në shtëpi, sot ndodhemi në Fier. Ne kemi 3-4 vila dhe shtëpinë e Kavajës e kemi vetëm si hotel”.

Domethënë nuk keni punë me Adelaidën? “Adelaida bëri atë që bëri, ne s’kemi punë me të, megjithatë verdiktin përfundimtar do e japë vetëm djali”, tha Azemi. Dhe në fakt shumë menduan se ky ishte një truk i Adelajdës dhe Agronit, për të lënë impakt në publik. Por nëse ata do vazhdojnë të jenë çift, këtë do ta tregojë koha përderisa Agroni nuk pranon të flasë. Deri tani për banorët e Kavajës, që ndërtesat më të shenjta të qytetit kanë tre xhamitë ku falen,
Adelajda ka bërë mëkat, ka shkuar kundër rrymës, ka ikur nga burri. Ndërkohë pohimi i Adelajdës brenda në “Big Brother”, se nuk e hante mishin e derrit si të gjithë besimtarët myslimanë, nuk dihet nëse do i ngrejë apo do i ulë pikë në sytë e publikut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:11

Big Brother, shqiptaret largojne nga shtepia Erjolen


Erjola ka treguar disa sekrete te jetes se saj sentimentale. Ajo i ka treguar Vellait te Madh se ka vendosur qe te ribashkohet me ish-bashkeshortin e saj me te cilin ishte divorcuar vetem 4 muaj me pare. Dhe Vellai i Madh i ka qef surprizat. Genti ka shkuar te takoje Erjolen. Dhe kur s’ke shume fat ne loje ke fat ne dashuri.
Erjola me 56 % te votave te shqiptareve doli nga shtepia e Big Brother per t’u kthyer serish prane bashkeshortit te saj, vajzes se tyre dhe prinderve.


Rifiton burrin por humbet Big Brother Albania 2

Erjola eshte banorja e pare qe skualifikohet nga shtepia e vellait te madh. Mes emocionit te rikthimit me bashkeshortin dhe humbjes se mundesise se fitimit te cmimit prej 70 000 euro, Erjola la shtepine. Duhet theksuar qe parashikimet e sondazhit tone kane qene te sakta dhe precize. Eri la shtepine!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:12

Letra e babait te Bjordit, drejtuar te birit


Bjordit te mrekullueshem.

E para gje qe dua te te them eshte, merre ne konsiderate punen pedagogjike te mamas, zonjes Anatoneta, qe e vetme ka ndertuar tek ti, origjinalitetin e te riut shqiptar ne nje vend te huaj. Bijord, mendoj se ka ardhur koha qe ti duhet te dish, se perse ke patur prane gjate rritjes tende vetem nje prind. Ne emer te se vertetes, do te te them ate qe duhet thene, edhe pse e verteta eshte kunder meje. Bjordi ne kohen kur linde ti un isha nje kthyher ne nje alkolist, dhe merret me mend qe alkoli sjell pasoja kudo, ne rruge dhe familje. Shkurtimisht duhet ta kem tepruar, dhe mora kete denim qe po e vuaj dhe sot, 20 vite larg teje, larg nje femije te mrekullueshem si ti. Bjord, kisha humbur nje grua dhe nje djal, dhe per te mos i humbur te gjitha, ne qershor te vitit 1994, mora nji vendim, ate Bujarin pijanec, e kapa prej veshi, e hodha ne lumin Danub, dhe keshtu vazhdova te jetoj, pa alkol dhe sot ndihem sa i qet aq dhe i mirpritur ne cdo ambjent shokesh apo miqsh.

Jeta po e sjell se dosja jone familjare ka nje faqe letre ende te pa shkruar, jane konsumuar 2 akte te drames se familjes tone, ka mbetur akti final… u nis me martes vazhdoi me ndarje, dhe perfundoi me nje pendim nga njera ane, dhe me nje falje nga ana tjeter (keshtu e parahsikoj un aktin e trete). BJordi, tek njeru ekzistojne 2 ndjenja teper te fuqishme, jane dashuria dhe urrejtja, kur njera ane konsumohet e merr fuqine tjetra. Ne, banoret e ketij shekulli, nuk kemi cfare i shtojme filozofise njerzore kur Hygo, Dostojevski dhe te tjeret, i jane futur njeriut deri ne kocke, dhe cdo fenomen njerzor eshte specifikuar dhe kualifikuar ne definicione te holla llogjike. Pra eshte thene gjithcka, neve na mbetet vetem te zbatojme rregullin e jetes, dhe kaq njeru di ta bej. Bjordi, gjeja me e mire qe ekziston tek ti, cka un po shoh kto dite eshte qe ti je futur ne ate ambjent shokesh dhe shoqesh ti nuk je egoist, nuk te degjova kurre te thuash un ketu e un atje, egoizmi sjell tek te tjeret neveri, ndoshta po e teproj ne zgjatjen e kesaj letre, por edhe nese eshte keshtu, e bej sepse skam te ngopur duke komunikuar me ty. Shpresoj se nje dite, loti i dhimbjes time do te pushoj, dhe ndjenjes se lodhur nga vuajtja do tja zer vendin nje tjeter ndjenje qe quhet lumturi.

I shtreti im Bjord, po e mbyll letren me fjalet e te madhit Viktor Vygo. “Me fatin nuk behen biseda paraprake, eshte mbreti rast ai qe te ben dhe fatkeq dhe fatlum.” Te puth me mall babi.




Edituar për herë të fundit nga ARIEL në Mon 2 Mar - 22:14, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:13

Adi. I denuar me 5 vjet burg per trafikim lendesh narkotike

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Adi

Jam i hurit dhe i litarit, dinak dhe i paparashikueshëm, kam pasur një jetë të komplikuar…” . Këto janë disa citime të Adrian Pojanës, banorit më të madh në moshë të “Big Brother”, 40 vjeç. Kanë qenë këto disa nga karakteristikat me të cilat djali kryeqytetas ka vizatuar me fjalë dhe jo me penel siç bën zakonisht, portretin e tij. Dhe pikërisht kjo e kaluar e tij e komplikuar, na ka intriguar për të mësuar më shumë rreth tij pasi siç thuhet, duke mësuar për të kaluarën e dikujt, mund të arrish në shumë përfundime të rëndësishme për të tashmën, por mbase edhe për të ardhmen e tij. Në fakt, intuita nuk na kishte gabuar, pasi në të kaluarën e djalit që adhuron “Oazis”, pikturon portrete femrash dhe bën vargje ku shprehet më së shumti revoltë, gjen fakte deri diku edhe tronditëse. Si parantezë duam të themi, se në të gjitha takimet që kemi bërë me miqtë e tij me të cilët ai ka njohje më shumë se 20 vjeçare, superlativat për mikun e tyre ishin të pakursyera, ndërkohë që ndjehej një lloj keqardhjeje teksa flisnin për të. Adi duke qenë një djalë Tirane, të cilin tranzicioni e kapi rreth të 20-ave (por në ndryshim nga bashkëmoshatarët, nuk zgjodhi emigracionin për të ardhmen e tij), ai gjeti mekanizma të tjera për të mbijetuar në këto vite të vështira jo vetëm për të, por për të gjithë ne. Kështu ai zgjeroi shumë rrethin e miqve dhe sot, kur ai është bërë pjesë e “Big Brother”, janë të shumë ata djem dhe vajza me moshë të përafërt me të, të cilët pohojnë:
“Po, edhe unë e kam shok të vjetër Adin”. Por si gjithmonë ndjenja e keqardhjes
për të u lexohet qartë!


Po pse?

Sipas investigimeve tona, Adi ka qenë një përdorues i lëndëve narkotike për shumë vite, një fakt ky që dihej prej miqve të tij të cilët jo rrallë herë e ndihmonin edhe me të holla, pasi dihet se sa kushtojnë ato preparate që duket sikur të dhurojnë lumturinë por në fakt është veçse momentale, duke i lënë më pas vendin një trishtimi të pafund, me pasoja shëndetësore dhe financiare natyrisht. Kjo zgjedhje bëri që pas vitit 2000, kur kaosi i la vendin një farë rregulli në Shqipëri, Adi të pikasej nga policia si përdorues, por edhe si shpërndarës lëndësh narkotike. Dhe me 19 prill 2004 ai u arrestua. Në vendimin e Gjykatës së datës 18.05.2005, e cila shqyrtoi në seancë gjyqësore publike çështjen penale nr 83, thuhet: Ardian Pojana, i biri i Shkurtit dhe Xhemalies, i datëlindjes 1969, akuzohet për kryerjen e veprës penale të shitjes së lëndëve narkotike parashikuar nga neni 283/1(i) i kodit penal. Mbasi u shqyrtuan në tërësi provat dhe aktet e dosjes, mbas marrjes në pyetje të dëshmitarëve, u arrit në konkuzionet përfundimtare: Deklarimin fajtor të të padehurit Adrian Pojana për veprën penale të “Shitjes së Lëndëve Narkotike” dhe dënimin e tij me 5 vjet burg. Sipas kontrollit të organizuar në banesën e tij në rrugën “Myslym Shyri”, është gjetur një sasi heroine prej 5 dozash, ndërsa
në dhomën e tij të gjumit u gjet një sasi prej 20 dozash e cila ishte fshehur tek perdja e dritares e futur në një pako çimçakizash me mbishkrimin Trident. Sipas ekspertizave toksikologjike, Adrian Pojana doli edhe përdorues i këtyre lëndëve narkotike. Sasia e gjetur në shtëpinë e tij, është më e madhe se ajo që mund të parashikohet për konsum vetjak. Përveç kësaj dëshmitarët e thirrur kanë pohuar se ai ka një gjendje ekonomike jo të mire, gjë që nuk mund t’ia lejonte që ai të blinte aq shumë lëndë narkotike thjesht për t’i konsumuar vetë. I pandehuri nuk dha shpjegime para gjykatës se ku i kishte siguruar lëndët narkotike të sekuestruara. Duke pasur parasysh se i pandehuri ishte në moshë të re dhe i padënuar më parë, Gjykata e dënoi atë me pesë vite heqje lirie. Adriani ka arritur të lirohet nga izolimi në fund të vitit 2007, duke i
falur 9 muaj si pasojë e sjelljes së mirë.
Këto fakte tronditëse bënë që ne të kërkonim dhe të mësonim më shumë rreth Adrianit. Çfarë e shtynte atë të krijonte varësi nga heroina? Miqtë tregojnë se nuk ka patur ndonjë arsye të veçantë, ai e ka nisur këtë rrugë thjesht për kuriozitet duke u kthyer në një dependent të saj. Ata ndjejnë keqardhje pasi si shok, Adriani është një djalë i rrallë, shumë i shoqërueshëm, i qeshur, bujar, madje dhe shumë xhentil me femrat. Ai ka qenë gjithmonë shpirti i shoqërisë dhe prezenca e tij e bënte më alegre ambientin. Natyrisht, si çdo bashkëmoshatar i tij në Shqipëri, edhe ai kishte vështirësi për të gjetur veten, për të përmbushur ato ëndrra që mund t’i ketë pasur që në adoleshencë, pikërisht atëherë kur të gjithë dëshironin të preknim botën. Mirëpo mesa duket kjo hapje nuk ka qenë brenda pritshmërive të Adit. Kjo mund të jetë dhe arsyeja, që ai në njërën nga poezitë e tij shkruan: “Ëndrrat tona që u vranë me pambuk demokratik…”.

MARRËDHËNIET ME FEMRAT


Ka ditur të jetë një mik shumë i mirë, por edhe një i dashur po aq i mirë pavarësisht problemeve që u thanë më lart”. Kështu pohojnë miqtë e tij. Madje, ata ndjehen pak të irrituar nga komentet që bëhen për Adin në forume të ndryshme, njerëz të cilët nga mosnjohja thonë që Adi ka hyrë në “Big Brother” për të zënë të dashur. “Átij nuk i kanë munguar asnjëherë femrat”, - tregon një mik i tij. “Madje, ka disa muaj që është i lidhur me një vajzë shumë të mirë”, përfundon ai.

PSE VENDOSI TË HYJË NË “BIG BROTHER”

Miqtë nuk kanë një përgjigje për këtë pyetje, por duke mësuar shumë detaje nga jeta e tij, faktin që i ati nuk jeton më, ka tre vëllezër më të mëdhenj të cilët tashmë kanë krijuar familjet e tyre, mbasi Adi donte që këtë program ta shfrytëzonte në një kuptim figurativ, si një kufi ndarës nga e kaluara e tij, si një mundësi për të rifilluar. Por kësaj here pa përsëritur gabimet e të kaluarës, nga të cilat padiskutim që ka nxjerrë mësime. Madje miqtë tregojnë se ai që vjet insistoi të futej në “Big Brother” por nuk e pranuan. Ata nuk e besojnë që ka qenë e kaluara e tij pengesa, pasi në formate të ngjashme në botë, ka pasur të rinj me të kaluar si ajo e Adit, të cilët jo vetëm që janë bërë pjesë e “Big Brother”, por janë adhuruar prej fansave të tyre. Sa për kuriozitet, në “Grande Fratello“-n e vjetshme, ka qenë pjesë e shtëpisë pikërisht një femër e cila kishte një të kaluar identike si ajo e Adit.
Ne shpresojmë që mbas këtij shkrimi, askush të mos e paragjykojë Adin, aq më shumë që ai është ndarë një herë e përgjithmonë nga varësia prej lëndëve narkotike. Duke u futur në këtë program, në një farë mënyre ai po ndan jetën e tij me ne dhe mbi të gjitha ai po kërkon përkrahjen tonë. Le t’ia japim atë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:13

Prova javes...

Te gjithe banoret dolen ne zonen e Kampingut pasi aty i priste nje surprize e vecante por, qe ne te njejten kohe do te sherbeje dhe si gjysme prove per javen ne vazhdim. Aty ndodheshin dy "mikesha" te reja per banoret. Jane dy lope, Tea dhe Sonja per te cilat banoret do te duhet te kujdesen gjate kesaj kohe. Keshtu banoret do te shnderrohen ne kujdestare te tyre dhe do te kujdesen per mbarevajtjen, ushqimin apo edhe mjeljen e lopeve. Brenda ne shtepi ishte edhe nje veteriner, i cili u dha udhezime se si te kujdesen per to. Banoret do te ndahen ne cifte dhe per cdo dy ore secili cift do te kryeje detyren e tij, kjo pergjate gjithe javes. Keto cifte do te percaktohen nga Sori qe u perzgjodh per te dyten here nga banoret si kryefamiljari. Gjate kohes qe do te kujdesen per lopet, ciftet do te strehohen ne tende dhe do te mbajne pishtarin ndezur.

Ne fund te javes, banoret duhet te kene mbledhur 250 litra qumesht dhe me kete qumesht do te prodhohet djath qe do te shperndahet ne disa qendra sociale.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:14

E vërteta e Mimozës!

Natën e tretë të spektaklit Big Brother, në Top Channel, Arbana e ka pyetur Mimozën, se cila është e vërteta mbi jetën e saj sentimentale. Kjo për shkak të historive kontradiktore që ajo ka treguar për veten, “Njëherë ke deklaruar se nuk ke puthur kurrë një djalë, - i ka thënë asaj Arbana, - njëherë se ke patur një të dashur biseksual, ndërkohë që ne dimë edhe për lidhjen tënde me Polin!” Pyetjes së Arbanës se cila ishte e vërteta prej gjithë këtyre varianteve ajo iu përgjigj se kishte bërë shaka kur kishte thënë se kishte patur një të dashur biseksual, ishte e vërtetë që nuk kishte puthur kurrë një djalë dhe se Poli i pëlqente, por nuk e kishte të dashur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:15

Aida:“Mos bëj rolin e viktimës!”

Ti thua që je një nga ato që të tjerët mundohen të kapen dhe jo që kapem! – i ka thënë Aida Adelajdes.- Mos bëj rolin e viktimës, se nuk të shkon!” Ajo ka vazhduar duke i thënë gjithashtu se nëse Adelajda do të dinte të thoshte “të lutem” apo “faleminderit”, askush nuk do të kapej me të. Adelajda ka kundërshtuar duke thënë se ajo nuk po bën aspak rolin e viktimës. Aida ka vazhduar duke i thënë se nëse ajo ishte kapur me të, ishte sepse nuk i kishte kërkuar falje për gjestet apo mimikën që i kishte bërë dhe sipas saj, Adela prandaj kishte qarë, se i pëlqente të bënte rolin e viktimës. “Mua mimika ime më pëlqen shumë dhe as kam ndërmend ta ndryshoj!” –ia ka kthyer ajo Aidës. “Ty të pëlqen, sepse ti nuk e di që ekziston ana pozitive e fytyrës tënde, ti nuk e di që ekziston fjala –të lutem, apo- faleminderit-!”. Adelajda ka vazhduar t’i qëndrojë mendimit të vet, duke thënë se nuk ishte e vërtetë që ishte e paedukatë apo që bënte rolin e viktimës, sepse nuk kishte nevojë, sepse ishte shumë e fortë e gjithashtu duke shprehur edhe habinë e saj sesi ishte e mundur që këto probleme me të i kishte vetëm Aida e të tjerët jo. Madje ajo i ka sugjeruar kësaj të fundit që në raste të tilla, kur tjetri nuk i pëlqente, le të mos i fliste fare. “Nuk të pëlqej unë? Mos m’u afro!” – i ka thënë ajo Aidës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:15

“Nuk më pëlqen Zhuljeta!”


Arjoni, duke vënë në pah marrëdhëniet shumë të mira dhe përshtatshmërinë që ka me Zhuljetën, e ka pyetur Adelajden se çfarë mendimi kishte ajo për të. Ajo i ka thënë se nuk ka patur rast ta njohë Zhuljetën nga afër, megjithatë për aq sa kishte parë tek ajo, nuk i pëlqente. Duke dashur ndoshta të justifikojë Zhuljetën, Arjoni i ka thënë Adelajdes se ndoshta Zhuljeta nuk arrin të jetë vetvetja në marrëdhënie me të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:16

"Bjordin e kam si vëlla!"

Duket qartë se pyetja e Arbanës gjatë spektaklit në lidhje me Mimozën dhe Polin, konkurentin e vjetshëm të Big Brother, ka ngjallur kureshtjen e të gjithë banorëve të shtëpisë. Po ashtu si të tjerët, edhe Adi, ka shfrytëzuar qëndrimin bashkë gjatë turnit, për ta pyetur Mimozën. Ajo i ka thënë atij të njëjtat gjëra që i ka thënë të gjithëve, pra që me Polin e lidhte veçse miqësia, që ishin njohur në internet e më pas ishin takuar në Kosovë e që ai ishte me të vërtetë një djalë i mirë. Atëherë Ardjani i ka thënë se këtu brenda ka kandidad edhe Bjordin, gjë të cilën ajo e ka hedhur poshtë duke thënë se e sheh dhe e konsideron atë, vetëm si vëlla. “Megjithatë, nuk e di si e mendon ai,- ka shtuar ajo, - por unë e kam si vëlla!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:17

“Prej babit refuzova Italinë”

Dritani i kërkon Aidës që të flasi për jetën e saj. Ajo i tregon atij kohën që kur ka lindur e deri tani. Aida e quan veten si një person mjaft të lëvizur e capkëne dhe i tregon atij për largimin e saj nga shtëpia në moshën 6-vjecare. Ajo ka marrë rrugën në këmbë nga Burreli për në Klos duke bërë merak gjithë familjen e saj, për mungesën në shtëpi. Aida i tregon Dritanit se babai i saj i ka mbajtur një ditar që në ditëlindjen e parë, kur ajo filloi të ecë e të flasë deri në momentet që ajo mësoi të shkruajë e të lexojë vetë. Aty, babai i saj i ka shkruar të gjitha episodet e jetës, për gabimet apo vecantitë e saja. Aida i tregon Dritanit dhe për kohën kur ka qendruar në Itali, ajo ka shkuar në moshën 9-vjecare për të studiuar. “Kur kam lexuar shënimet e babit dhe kam parë në ditar lotët që kishte derdhur për mua, vendosa që të mos largohem më për në Itali por, babit nuk ja thashë arsyen ” ka thënë ajo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:17

Petale në krevatin e Adelajdes

Agoni ka hedhur petale lulesh në krevatin e Adelajdes. Kjo gjë duket ta ketë shqetësuar shumë Adelajden që i është shprehur Republikës se nëse do të pëlqente Agoni, mund t’i pëlqente edhe ai gjest, por asaj ai nuk i pëlqen fare, as fizikisht, as si tip. “Kur kam ardhur këtu, - i ka thënë ajo Republikës, - i kam vënë disa synime vetes! Dhe nuk kam ndërmend të krijoj lidhje dashurie me asnjë mashkull të shtëpisë!”. Sipas saj, kjo për dy arsye, sepse nuk e tërheq askush prej tyre dhe sepse ka një jetë tjetër jashtë shtëpisë. Ajo ka vazhduar duke thënë se njeriu njihet në jetën përjashta dhe jo në atë brenda një “reality shoë”. Ajo nuk vonoi t’ia bëjë të qartë edhe Agonit, se gjeste të tilla asaj nuk i pëlqejnë dhe ai nuk duhet t’i përsërisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:17

Emigracioni të ka ndryshuar!

Duke diskutuar me Pavlinin, Arjoni e ka pyetur këtë të fundit se në ç’moshë ishte larguar nga Thethi, fshati i tij dhe kur ishte rikthyer. Pavlini i ka treguar se e ka lënë Thethin në moshën 17-vjeçare, madje pa e mbushur mirë. Arjoni i ka shprehur bindjen e tij se këto dhjetë vjet e kanë ndryshuar atë, për mirë, i kanë hapur horizontin dhe se ai nuk do të ishte kështu, nëse ato vite do t’i kishte jetuar në fshatin e tij. Madje ai ka shtuar se në një rast të tillë, Pavlini do ta kishte shumë të vështirë të përballej me ta. Pavlini e ka miratuar plotësisht gjykimin e Arjonit duke i thënë se ndryshimin e shikon edhe te disa miq të tij. Ai ka shtuar se shumë e kanë quajtur “të çmendur” që po linte jetën jashtë për t’u kthyer në Theth. “Unë të kuptoj shumë mirë – ia ka kthyer Arjoni, -parajsa jote është atje!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitimeMon 2 Mar - 22:18

Aida: “Ose lojë, ose dobësi!”

Aida ka diskutuar me Agonin në lidhje me simpatinë që ai po shpreh për Adelajden. “Mua për budallë, nuk më bën dot njeri!” – i ka thënë ajo atij. Agoni e ka pyetur pse ajo e kaq të vështirë të pranojë se ai vërtet mund ta pëlqejë Adelajden. Ajo ia ka kthyer se nëse do të pranonte këtë, do t’i duhej fillimisht të pranonte që ai po ndihej aq vetëm sa s’po dinte ku të kapej. “Ose je i zgjuar e po bën lojë, ose je shumë dobët e po bie në dashuri edhe më diellin që del në mëngjes!” - i ka thënë ajo. Ajo ka shtuar se tani po i jepte të drejtë Zhuljetës, kur thoshte se të gjithë po mundohen të bëjnë show.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER - Faqe 3 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» LAJME NGA TEKNOLOGJIA DHE SHKENCA
» VIDEO NGA BIG BROTHER ALBANIA 2
» FOTO NGA BIG BROTHER ALBANIA 2
» Bjordi i Big Brother dhe dy meshkuj të veshur si femra

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: BIG BROTHER-
Kërce tek: