FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:18

Zhuljeta revoltohet me Aidën!


Debati për turnet dhe ndarjen e banorëve në to, vazhdoi mbi një orë. Gjatë gjithë kohës Aida ngulte këmbë duke thënë se ndarja e Qetsorit nuk është e drejtë, sepse dikush lodhet më shumë, dikush lodhet më pak e gjithashtu nuk i bie të gjithëve të njihen me njëri-tjetrin. Kështu ajo ka thënë se nuk ka asnjë mundësi të njohë vajzat, sepse nuk ka asnjë ndarje vajzë me vajzë. Banorët e tjerë kanë këmbëngulur t’i lënë gjërat siç janë sepse edhe pak ditë kanë ngelur. Më shumë atë e ka mbështetur Zhuljeta e cila ka thënë që ta ribëjmë sipas mënyrës së Aidës. Por më pas, ajo është revoltuar shumë me të. Kjo sepse, sipas saj, ajo dhe Arjoni e mbështetën gjatë gjithë kohës që debatonte me të tjerët, por sapo kishte ardhur Agoni dhe kishte thënë ta mbyllnin këtë bisedë, Aida kishte heshtur.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:19

[size=204]“Arjoni u skuq kur më puthi!”[/size]

Duke biseduar në dhomën e gjumit, Mimoza i ka treguar Bjordit dhe Adelajdes, se në mëngjes, ndërsa ajo po hante, Arjoni i ishte afruar dhe e kishte puthur në faqe. Ajo kishte vënë re se pasi e kishte bërë këtë ai ishte bërë flakë i kuq. Adelajda tha se edhe atë e kishte puthur, por nuk ishte skuqur, sipas saj, sepse atë e ka puthur pa të keq, ndërkohë që Mimozën e pëlqen. Ndërsa Bjordi kur e mori vesh i tha Mimozës: “Të ka puthur Arjoni dhe nuk më ke thënë?!”. “Po, - iu përgjigj ajo më shaka, - ai më puthi dhe unë e putha!”

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:19

“Dua të bëhem si Qetsori!”

Duke biseduar me Zhuljetën, Arjoni i ka thënë asaj se do të donte të ishte si Qetsori, kur të arrinte në moshën e tij. Ai ka thënë se i pëlqente shumë natyra apo tipi i tij, gjë që e ka miratuar edhe Zhuljeta, duke shtuar se ai ishte interesant, i zhdërvjellët e nuk të linte kurrë të bije në monotoni. Ai ka vazhduar duke thënë se edhe pse mund të detyrohej ta nominonte, sepse e konsideronte si një konkurent nga më të fortët, ai do të vazhdonte ta pëlqente. “Është pak herët, - ia ka kthyer Zhuljeta, - për të thënë se cili është më i forti!” Megjithatë, ajo ka shtuar se po të kishte qenë djalë, do të ishte si Qetsori.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:19

“Do ta nominoj që të gjallërohet”

Arjoni pyet Aidën pse Bjordi është katandisur kaq keq dhe pse e ka lënë veten kaq shumë pas dore. Aida ja kthen se ndoshta ka rënë në dashuri ose nuk ka stimul brenda në shtëpi dhe se ndoshta nuk ka gjetur akoma veten. Arjoni tregon se Bjordi më arë ka qenë shumë i kujdesshëm për pamjen dhe veshjen kurse tani rri i veshur vec me pantallona të shkurtëra e nje bluzë sportive e i jep pamjen e një barboni. Aida vazhdon të shkëmbejë batuta me Bjordin. Ajo i thotë se do ta nxjerrë në nominim këtë javë që të gjallërohet pak se ka rënë në qetësi. Bjordi nga ana e tij i thotë se nuk është nevoja dhe se kur bëjnë shaka, bëjnë shaka dhe nëse do jetë në nominim, edhe sikur kot, do ta sulmojnë edhe ata që e duan.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:20

Burrë e grua

Bjordi ka pak kohë që është gati dhe po pret që të vijë edhe Moza për të filluar turnin e tyre. Ai shkëmben batuta me Dritanin për vonesën e Mozës dhe në momentin që ajo vjen, ai fillon t’i japë urdhëra si “gruas” se vetë. Ai, madje, i propozon asaj që të krehë Sonjën pasi për veten e saj kujdeset e rri gjithë ditën para pasqyrës dhe një minutë kohë për lopët nuk do t’i kushtonte gjë.
Moza i thotë se tani nuk janë më cift e se janë ndarë. Bjordi nuk e dinte këtë dhe i thotë se pse nuk ja kishte thënë më parë. Aida, Adi dhe Dritani fillojnë të ngacmojnë ciftin kurse Bjordi nuk rresht së dhëni “urdhëra” Mozës. Duke parë që kështu nuk po jep rezultat, Bjordi i kërkon ndihmë Dritanit se si të sillet me gruan e tij dhe mënyrën që përdorin burrat shqiptarë. Dritani i thotë se duhet të sillet me edukatë por, Moza sërish nuk e dëgjon Bjordin. Bjordi pyet Dritanin se kur vjen momenti që duhet ta rrahi gruan që ajo ta dëgjojë dhe Aida i thotë se ky është momenti i duhur. “Kjo s’ka frikë fare” - thotë Bjordi kurse Aida i thote atij të ketë kujdes se mos përfundon i rrahur ai. Bjordin i dorëzuar shkon të ndezë cigare.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:20

Lojë apo e vërtetë?

Veprimi i Agonit me Adelën ka lënë shumë për të komentuar tek banorët. Aida dhe Adi flasin për këtë veprim duke dhënë secili mendimin e vet se si e shikon të drejtë. Aidës, Agoni, i duket i mërzitur me Adelën sepse ajo nuk ja vlerësoi mendimin. Megjithatë Aida nuk është plotësisht dakord me veprimin e tij dhe i duket sikur është thjeshtë një lojë. Edhe Adi mendon se është një lojë por, nëse e bën dy herë ose më shumë ka dicka dhe se asnjë nuk e di këtë gjë. “Adela i merr seriozisht, nuk është për të bërë shaka me të” – tha Adi. Aidës i duket veprim i gabuar. Ajo thotë se e gjykon Agonin si person që bën lojë por, nuk duhet ta bëjë në kurriz të tjetrit.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:20

Pasionet e banorëve

Banorët flasin për pasionet e tyre. Arjonit i pëlqen basketbolli,snoëboard dhe përvec këtyre i pëlqejnë më tepër femrat por, thotë me shaka që edhe Zhuljetës i pëlqejnë femrat. Zhuljeta nuk reagoi nga kjo që tha Arjoni po filloi të tregojë hobet e saj që janë gjuetia, noti dhe udhëtimet. Dhe Aidës i pëlqejnë noti dhe udhëtimet. Mozës i pëlqen më tepër muzika dhe dizajni kurse Biordit kinemaja, fotografia dhe interneti. Kur Bika tregoi hobet e saj që janë muzika dhe futbolli djemtë e pyetën se me cilën skuadër ishte. Ajo tha se bënte tifozllik për Interin madje vë ndonjëherë baste.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:21

Bisedë e lirë

Banorët janë mbledhur të gjithë në oborr dhe fillojnë të kujtojnë e të këndojnë disa këngë. Ata plotësojnë njeri-tjetrin kur nuk u kujtohen tekstet. Pavlini dhe Agoni kanë gjetur një lojë më interesante: ata po luajnë futboll me një shishe plastike. Më paqs banorët flasin për librat e tyre të preferuar, nje temë e cila ka shumë për të folur

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:21

Cifti VIP

Bjordi dhe Moza quhen nga të gjithë banorët si cifti i shtëpisë por, edhe ata nuk e kanë problem këtë përcaktim. Ata janë duke luajtur para pasqyrës e duke e quajtur veten VIP-a. Në sallon janë edhe banorët e tjerë dhe Bjordi u kërkon atyre që t’i duartrokasin e të sillen si fansat e tyre. Banorët fillojnë të brohorasin dhe t’i gjuajnë me jastëk. Bjordi u kërkon atyre që të thërrasin “puthje, puthje” dhe i kërkon edhe Mozës që ta puthë përpara “paparacëve”. Moza e refuzon dhe e shtyn kurse Bjordi i thotë se janë vec cift për biznes. Banorët fillojnë t’i kerkojnë Mozës autografe e të qeshin me ta.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:21

Erjola: Jam habitur që më kanë quajtur llafazane

Erjola, ti je e eliminuara e parë e "Big Brother 2". E prisje daljen nga shtëpia?

Në fakt nuk e prisja.


Tashmë je bërë e njohur, të bezdisin komentet e njerëzve?

Nuk më bezdisin, sepse përderisa pranova të bëhem pjesë e këtij show e kisha të qartë që edhe jeta ime do të bëhej publike. Por më ka shqetësuar mënyra se si është komentuar jeta ime private. Pas daljes kam lexuar se çfarë është thënë për mua nëpër forume dhe u çudita nga fakti se që në fillim isha karakterizuar si femra llafazane. Ne të gjithë aty brenda treguam diçka për jetën tonë, deri në një kufi të caktuar, e më pas filluam edhe t‘i diskutonim. Ndoshta unë fola pak më herët, apo ndoshta ishte dhe një strategji...


Ti le jashtë një vajzë të vogël, e cila nuk kishte as edhe praninë e babait. Ndoshta për këtë je komentuar më shumë?

Historia është e komplikuar dhe ndonjëherë edhe publiku mund të mos ketë qenë i qartë. Ajo çka unë doja të transmetoja është se fëmija qëndron mbi gjithçka. Ndoshta ndonjëherë nënat janë më shumë pasive e nuk marrin iniciativa për shkak të fëmijëve, por kjo që unë bëra është një lloj sakrifice për familjen, një arsye për të menduar për të ardhmen.


Prindërit e tu nuk e pritën fort mirë vendimin tënd për t‘u rikthyer me bashkëshortin. Ke folur me ta?

Prindërit e mi kanë arsyet e tyre dhe duhet t‘i kuptoj. Nuk kam pasur mundësi të flas me ta, sepse i vetmi njeri me të cilin jam takuar dje ka qenë bashkëshorti im, me të cilin diskutuam gjatë. Ata nuk duan të më shikojnë mua të trishtuar, por në këtë rast është familja në mes. I kuptoj më së miri.


I ke parë banorët tani që ke dalë. Si të janë dukur?

Besoj se ata që janë nominuar këtë javë do të jenë më të qetë. Kështu bëra edhe unë. Javën e nominimit doja të dëgjoja më shumë.


Prej cilit nga banorët je e zhgënjyer?

Nga Qetsori. Aty brenda, pjesën më të madhe të opinioneve i thoshim në mënyrë të drejtpërdrejtë. E folura e tij në dhomën e rrëfimit më është dukur paradoksale.


Me cilin nga banorët nuk do të vazhdosh të mbash marrëdhënie edhe pas daljes nga shtëpia?

Me Adelajdën dhe Republikën. Që në momentin e parë nuk patëm afrimitet. Në mënyra të ndryshme, ato ishin njësoj. Të dyja donin të flisnin, të reagonin. Zysha ishte mësuar me imponim të rregullores. Me këto dy vajza nuk arrija të kuptohesha.


Të flasim për Zhuljetën. E shihje si konkurrente të fortë?

Ishte e fortë jo në tërësi, por për faktin se tregoi një karakter më të përmbajtur dhe luajti rolin e një femre të ftohtë, që mund të përballojë çdo situatë.


Kush nga banorët mendon se po aktron?

Aktor për mua mbetet Qetsori. Ai arrin ta ndryshojë situatën. Por edhe Arjoni.


Cili duhet të dalë javën e ardhshme?

Është e vështirë, por them se duhet të largohet Arjoni, sepse ecën me teori dhe jo me praktikë. Ai mendon se aty brenda nuk jetohet realiteti dhe aq më tepër është shprehur se nuk i interesojnë banorët, por shuma.


_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:22

Aida tregon për jetën e saj.


Ajo thotë se ka pasur kater lidhje, por tre kanë qënë më të rëndësishmet. Bjordi e pyetë se kur e ka dhëne puthjen e parë dhe ajo thotë në moshën 16-vjece ndërsa, Qetësori e pyetë se cfarë ka dashur të bëhesh kur ka qënë e vogël dhe ajo i përgjigjet se kam dashur të bëhem këngëtare ose stiliste. Pyetja tjetër ishte nga Pavlini i cili i thotë nëse të pëlqejnë pub-et apo diskotekat dhe Aida thotë se i pëlqen të shkojë në pub dhe pija e preferuar është vera. Pas disa pyetjesh nga banorët aida thote se mashkulli ideal per mua është ai që do dijë të më dojë dhe të më rrespektojë.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:22

“Luani s’ndeshet me lepurin!”


Duke folur me Arjonin, Zhuljeta i ka thënë këtij të fundit se i pëlqejnë sfidat, por me më të fortët. Ajo ka thënë se nëse do të ishte në nominim, do të donte të ishte me më të fortët, ndryshe për të nuk do të kishte kuptim, nuk do të ishte sfidë. “Nuk mund të ndeshet luani me lepurin!” – i ka thënë ajo Arjonit. Por Arjoni nuk ka qenë dakord me mendimin e saj. Ai nuk do ta donte një sfidë që do të rrezikonte qëndrimin e tij në shtëpi, megjithatë parimisht, në raste të tjera e mbështet mendimin e Zhuljetës se fitorja të shijon më shumë kur përballesh me një kundërshtar të fortë.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:22

“Bëj si e fortë, që të mbrohem!”


Adelajda i ka thënë Aidës se gjëja për të cilën i ka ardhur më tepër keq ishte përgjigjia që ajo i kishte dhënë Arbanës, kur kjo e fundit e kishte pyetur se cfarë do të kishte qenë ndryshe nëse do të kishin qenë jashtë shtëpisë së Big Brother.Aida i është përgjigjur se nuk do të ishte lodhur aq shumë me Adelajden.Sipas saj, kjo ishte një përgjigje ulëse, zhvlerësuese e p”pa pikën e konsideratës”. “Që nga ai moment, -i tha Adela Aidës, - fillova të mendoja ndryshe!” Aida i ka thënë se kur je jashtë, ke mundësi zgjedhjeje dhe nëse nuk të pëlqen dicka apo dikush, nuk lodhesh duke kërkuar anët pozitive, thjesht ikën. Edhe Aida i ka shprehur pakënaqësinë që Adela, sipas saj, “arsyes së lotëve i kishte vënë emrin Aida”, por Adelajda ka mohuar ta kishte bërë dicka të tillë. Aida ka vazhduar duke i thënë se ato mund të sqaroheshin edhe jashtë, kur të dilnin nga shtëpia, nëse edhe ajo do të donte këtë, por gjithsesi Aelajda duhet të kuptonte se “e forta” ishte fasada e Aidës për t’u mbrojtur në përballjen me të panjohurit, ishte metoda e saj për t’u dukur se është e vrazhdë, se nuk preket lehtë. “Po mos të kisha fasadën e të fortës, mua do të më kishin vënë përfund!”- ka thënë ajo. Adelajda e ka kundërshtuar duke i thënë se ajo e merrte parasysh jetën e Aidës, por sipas saj, ajo dinte të shprehej vrazhdë, por dinte të shprehej edhe ëmbël.Aida ka vazhduar duke thënë se nuk ishte person negativ, se mund të ishte e vrazhdë, por jo negative, ama nuk kishte patur c’përgjigje të jepte tjetër, kur kishte marrë vesh se Adelajda kishte qarë.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:23

“E urrej dhunën në familje!”

Kështu i ka thënë Pavlini Dritanit teksa diskutonin për konceptin e familjes dhe marrëdhënien e tij me ish-bashkëshorten. Sipas Pavlinit, kjo e fundit po ushtronte dhumë psikologjike ndaj tij, duke përdorur si mjet fëmijën e tyre. Ai ka shtuar se i urren të gjitha format e dhunës, jo vetëm atë fizike. Kjo, sepse, sipas tij, ai është rritur me një frymë të tillë. Dritani i është përgjigjur se, sidoqoftë, ai duhet të merrte parasysh edhe moshën e saj të re.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:23

“Ironia është arma ime!”

Republika e ka pyetur Arjonin si e vlerëson ai veten në një sistem pikësh nga 1-shi tek 100-a. Arjoni është përgjigjur se i jep vetes 40 pikë në inteligjence, 30 në bukuri dhe pjesën tjetër në humor. Më pas ai i ka bërë Bikes të njëjtën pyetje dhe përgjigjia e saj ka qenë 50 humori, 30 inteligjenca dhe 20 simpatia. “Simpatia, jo bukuria!” – ka theksuar ajo. Arjoni e ka pyetur nëse ajo e quan veten të bukur dhe ajo i është përgjigjur që jo.
Ndërsa përsa i përkiste humorit, Republika ka thënë se në shoqëri e mbajnë si tip që bën shumë shaka e sjellë humor aty ku nuk ka. Arjoni i ka thënë se këtë anë të saj nuk e ka demonstruar akoma, gjë që ajo e ka justifikuar me faktin se ndoshta nuk ka gjetur personat e duhur, apo u është ruajtur keqkuptimeve. “Ironia është një nga armët e mia!” – ka shtuar ajo duke i vënë në pah Arjonit se ironia e tij i dukej shumë kot.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:24

Përshtypjet e banorëve

Bika, Arjoni, Adela dhe Moza janë në kuzhinë duke ngrënë mëngjesin. Bika i bën një kompliment Arjonit për sytë e bukur dhe se i kujtojnë dikë. Ajo i thotë se përvec syve i pëlqejnë edhe inteligjenca dhe mënyra e të folurit tek Arjoni por, përvec këtyre ka edhe disa gjëra të këqija që nuk do tia thotë. Edhe Adelajda i kërkon disa përshtypje dhe Bika i tregon se nuk i pëlqen që ajo është e shumë e ndjeshme dhe indinjohet shpejt ndërsa përshtypjet pozitive ia ka thënë dhe më parë. Pas Adelës afrohet edhe Moza me Liritën për të marrë përshtypjet për to dhe Bika pa rezerva ua thotë se cfarë mendon. Moza i është dukur në fillim shumë e urtë dhe se Bika vlerëson shumë qetësinë që e karakterizon. Ajo nuk harron t’i thotë edhe se është fotozhenike. Tipin e Liritës Bika e adhuron dhe se i pëlqen shumë sensi i humorit që ajo ka. Agonin e ka përcaktuar si tip që flet pak dhe saktë. Pasi përfundon përshkrimet e saja, Bika pret që edhe banorët të shprehin mendimet e tyre për të. Agoni i thotë se në fillim ka patur antipati por tani ka ndryshuar mendim. Arjoni dhe Moza preferojnë t’ia thonë në vecanti. Adela i tregon se i duket njeri i drejtë dhe i mirë por nuk i pëlqen se reagon shpejt dhe keq në shumicën e rasteve.
Me kaq i mbyllin banorët përcaktimet e tyre dhe fillojnë të kërcejnë e të këndojnë këngë popullore.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:24

“E kam si vëlla”


Arjoni dhe Moza flasin për marrëdhënien e saj me Bjordin. Moza i shpjegon atij se Bjordin e sheh si shok madje, më shumë si vëlla. Arjoni e pyet nëse këtë gjë ja ka spjeguar edhe Bjordit. Ajo i tregon Arjonit se Bjordin e pëlqen shumë, ndoshta se është më i vogëli dhe më i urti. Arjoni i kujton se ai ka një moshë me të dhe se nuk është i vogël por, Moza thotë se i duket i vogël. Nga kjo shprehje ka filluar një bisedë mes tyre se sa vite diferencë preferon ajo në një lidhje. Moza thotë se nuk e ka problem diferencën e madhe në moshë madje se ka shokë që janë shumë më të mëdhenj se ajo. Arjoni i thotë se nuk i pëlqen kjo gjë.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:24

“Loja me shishe”


Big Brother u ka komunikuar banorëve të shtëpisë se ata duhet të zhvillonin “lojën e shishes”, lojë ku nuk duhet të mungonte asnjë prej tyre. Ata duhet të uleshin në formë rrethi dhe në qendër të tij të vendosnin një shishe. Shishja do të rrotullohej nga të gjithë, me rradhë. Ajo do të shërbentë si një shigjetë, gryka e të cilës do të përcaktonte personin që do të bënte pyetjen, kurse fundi i saj personin që do të përgjigjej. Asnjë prej banorëve nuk mund të refuzonte të përgjigjej gjatë lojës dhe Vëllai i Madh do të vlerësonte me shumë vëmendje sinqeritetin në përgjigjet e tyre. Loja fillonte dhe mbaronte me rënien e gongut. Gjatë lojës banorëve iu desh të pyesnin e t’u përgjigjeshin një sërë pyetjeve mbi dashurinë dhe cfarë do të bënin në emër të saj, puthjen e parë, gjestet më romantike, “armët” e joshjes, tradhëtinë dhe arsyet që i kishin shtyrë në të, dëshira për të patur fëmijë, nofkat e secilit, momenti më i vështirë në jetë, etj, pyetje që nxirrnin në pah karakterin, preferencat apo këndvështrimet e gjithësecilit prej banorëve të shtëpisë.


_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:25

Më mirë më njeh motra ime!

Një nga pyetjet në lojën me shishe, që organizuan banorët e shtëpisë së Big Brother, ishte se cili ishte personi që i njihte më mirë. Kësaj pyetjeje Qetsori iu përgjigj se personi që e njihte më mirë ishte motra e tij dhe ajo do ta përkufizonte Qetsorin “si një vëlla të madh të vërtetë”. Pas kësaj Aida e pyeti Qetsorin sesa e sigurtë ishte kjo përgjigje, nisur nga fakti që ai u kishte thënë se për ta mbrojtur në debatet në studio gjatë spektaklit, kishte zgjedhur shokun e ngushtë. Qetsori iu përgjigj se ishin dy gjëra të ndryshme. E njëjta pyetje për Bjordin, mori si përgjigje shokun e tij të ngushtë.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:25

“Kam tradhëtuar nga kurioziteti!”


Një tjetër argument për të cilin kanë diskutuar banorët në lojën e tyre, ka qenë tradhëtia. Pyetjes së Aidës se nëse kishte tradhëtuar ndonjëherë, Pavlini iu përgjigj po, por nuk dinte të jepte një përgjigje nëse e kishin ose jo tradhëtuar. Sipas tij, në varësi të rrethanave, tradhëtia edhe mund të falej. Aida vazhdoi me pyetjen se cfarë e kishte shtyrë atë të bënte një veprim të tillë, gjë të cilës Pavlini iu përgjigj duke thënë se kishte dashur të provonte diçka që nuk e kishte provuar më parë, pra kurioziteti. Ai tha gjithashtu se nuk do t’ia kishte rrëfyer tradhëtinë e tij, personit që kishte tradhëtuar, me përjashtim të rastit kur do të ndihej në faj për atë që kishte bërë.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:26

Sfida e Adit

Adi pyet Bjordin dhe Arjonin nëse do ta pranonin një sfidë ku ai, një mashkull 40-vjecar dhe më pak i pashëm se ata, deklaron se do të dalë nga kjo shtëpi me një të dashur. Adi u thotë atyre se ai i sheh si dy djem shumë simpatikë dhe që nesë do të mund të ishte në vend të tyre do e bënte me kënaqësi. Arjoni nuk e pranon këtë sfidë dhe i thotë se nuk mund t’i vërë femrat në këtë nivel, nuk mund t’i bëjë njerëzit për vete vetëm për lojë. Ai thotë se zakonisht i pranon sfidat dhe nuk trembet por, kjo ide nuk i pëlqen sepse dëshiron që një lidhje ta ketë në sajë të dëshirës, ndjenjës dhe jo për një bast. Edhe Bjordi nuk e pranon këtë sfidë dhe i uron Adit suksese nëse vërtetë do ta bënte këtë veprim. Adi i spjegon Bjordit se është vec një pyetje dhe jo një sfidë e vërtetë. Megjithatë djemtë e refuzuan sfidën e Adit.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:26

“Do ishim mpleksur keq”

Bika dhe Dritani flasin për Zhuljetën. Është Bika ajo që e hap këtë bisedë duke i shprehur Dritanit për qejfmbetjen që ka kundrejt saj. Ajo i jep një shembull ku Zhuljeta i flet me ironi apo edhe kunja dhe i thotë se po e nxjerr kokën më në fund. Për Dritanin të gjithë do e bëjnë këtë gjë herët a vonë dhe se njerëzit nuk mund të shtiren gjatë gjithë kohës. Ai i thotë se Zhuljeta me të nuk ka patur ndonjë bisedë me kunja dhe se Bika po kapet me vogëlsira. Ajo vazhdon me të sajën dhe thotë se mbrëmë Zhuljeta e teproi e po fliste kot me ato që thoshte dhe se ishte Bika ajo që u tërhoq se në të kundërt do ishin mpleksur keq me fjalë. Dritani, për të mos e shtyrë debatin më tej, i thotë se të gjithë mbrëmë po flisnin kot e pa lidhje si për pyetjet dhe për përgjigjet. “Unë isha e sinqertë” vazhdon ajo. Bika vazhdon të japë shembuj të tjerë për kunjat e Zhuljetës, ndërsa Dritani mendon se nuk duhet të kapen me vogëlsira megjithëse të gjithë këtë bëjnë. “Ne duhet të kapemi me pakënaqësitë që kemi me njeri-tjetrin dhe arsyet që na cojnë këtu” ka thënë ai.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:26

Kush do dalë nga shtëpia?


Bika dhe Dritani diskutojnë për personat që janë në nominim. Bika shpreh shqetësimin e saj për Adelajdën pasi është e mërzitur se ka frikë se mos del. Dritani thotë që do ti vinte keq po të dilte ajo pasi i pëlqen tipi i saj dhe ajo cfarë ka dhënë. Bika e mbështet idenë pasi ka fituar respekt karshi Adelajdës. Për Bikën është e sigurt që do dalë Agoni pasi është personi që ka dhënë më pak ndërsa tre personat e tjerë i shikon si konkurentë të fortë. Dritani nuk bie dakord me mendimin pasi thotë që gjërat shihen ndryshe jashtë. Ai shpreh dëshirën që të dalë një djalë por nuk ka rëndësi se kush. Dritani e shikon Aidën si një konkurente shumë të fortë dhe nuk e beson që të jetë ajo personi që do dalë por, gjithsesi ai shprehet që këtu asgjë nuk është e sigurt.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:27

Cfarë ti pëlqesh asaj?

Mimoza shpreh interes për të ditur se cfarë bisede kishte patur Adelajda me Arjonin por ajo i thotë që asgjë interesante. Adelajda i tregon Mimozës për simpatinë që ka shprehur Arjoni për Zhuljetën jo si femër por si person. Ajo thotë që ai ka mendim shumë të mirë për Zhuljetën duke thënë që është e zgjuar, dhe se ajo do shkoj në finale madje mund ta fitojë. Adelajda flet me përcmim për Zhuljetën duke thënë që nuk e kupton se cfarë mund ti pëlqesh asaj. Ajo shton se Zhuljeta mund të jetë person inteligjent por, me mënyrën që ka ajo për ta shprehur i ul shumë pikë vetes.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Mon 2 Mar - 22:27

Mendime per banoret

Agoni dhe Mimoza gjatë turnit diskutojn për persona të ndryshëm në shtëpi. Mimoza thotë që Arjoni nuk i pelqen për tipin kurioz që ka. Ajo thotë që ai është një person që do të di shumë gjëra që nuk i takojn,dhe se e bezdis kjo gjë.Mimoza shton që një person duhet ta njohësh ngadalë dhe jo tja dish gjërat direkt.Agoni shprehet në lidhje me antipatin që ka Adeljada për të dhe thotë që nuk di si të bëj muhabet me të. Mimoza i thotë që ajo nuk e kishte qejf që kur hyri dhe nuk i dha shansin që ta njihte prandaj do ishte më mirë të mos fliste me të përderisa ajo nuk do. Mimoza i shpreh habinë Agonit në lidhje me Liritën sepse nuk e kishte menduar kurrë që ajo mund të ishte e virgjër por e kishte marrë vesh nga loja me shishe.Ajo i thotë që kjo gjë shpreh karakterin e një personi ndërsa Agon thotë që nuk varet karkteri nga ajo gjë.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   Today at 4:52

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: BIG BROTHER-
Kërce tek: