FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bjordi i Big Brother dhe dy meshkuj të veshur si femra

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 367
Registration date : 22/01/2009

MesazhTitulli: Bjordi i Big Brother dhe dy meshkuj të veshur si femra   Thu 19 Feb - 3:54






Bjordi, djali simpatik pjesëmarrës në Big Brother, shumë shpejt ka arritur bjerë në sy nga teleshikuesit. Kjo falë mënyrës së tij të sjelljes dhe lojës që po përdor në këtë realit show. Ishte vetëm 2 vjeç kur është larguar nga Shqipëria. Prej 18 vitesh jeton në Itali dhe kjo duket nga mangësitë që ka në gjuhën shqipe. Vetë Bjordi është shprehur para se të merrte pjesë në spektakël se do ta përdorë si trampolinë për tu bërë i njohur.
Javën e parë ai është shfaqur mjaft aktiv në shtëpinë e BB duke treguar më shumë afrimitet me Mozën. Kjo sjellje e të dyve ka rënë në sy edhe të banorëve të tjerë të cilët nuk kanë ngurruar të hedhin hije dyshimi mbi miqësinë e tyre. Mos ndoshta mes tyre ka më shumë se një ndjenjë miqësie…? Kjo vlen për tu parë. Preferon aktrimin dhe ka pohuar së është menaxhues i çdo lloj situate. Por gazeta ka siguruar disa foto të Bjordit, të cilat hedhin hije dyshimi për preferencat e tij seksuale. Në foto gjendet Bjordi dhe dy meshkuj të tjerë, të tre të veshur si femra. Duket qartë se Bjodri dhe dy miqtë e tij janë gjendur përpara aparatit në një moment ekzaltimi mes tyre. Madje ata kanë arritur edhe të krijojnë gjoks artificialë duke u dukur në këtë mënyrë ….shikoni vetë! Ajo që të bën më shumë të dyshosh për këtë "treshe" shokësh është se njeri prej miqve të tij mbi shkrimin e vendosur ne facebook pohon se: Nuk jam i gatshëm të jap vlerësime sepse nuk jam gay!
Duket se ky "reality" do të na përcjelli shumë surpriza deri në fund, dhe vetë banorët jashtë mureve të shtëpisë kanë pasur në jetën e tyre mjaft gjëra që vlejnë për tu zbuluar. Një prej tyre ishte rasti i vajzës nga Kavaja, i publikuar dje nga "Shekulli". Adelajda, ka braktisur shtëpinë e saj vetëm për të marrë pjesë në këtë spektakël. Ajo madje është ndarë edhe nga bashkëshorti pasi ai ishte kundra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://miqesia.keuf.net
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 367
Registration date : 22/01/2009

MesazhTitulli: Re: Bjordi i Big Brother dhe dy meshkuj të veshur si femra   Thu 19 Feb - 3:56

:affraid: LUNCEEEEEEEEEEEEEE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://miqesia.keuf.net
Lunatic
Admin
Admin


Numri i postimeve : 461
Age : 26
Localisation : Tironaaa...
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Bjordi i Big Brother dhe dy meshkuj të veshur si femra   Thu 19 Feb - 3:56

Uaaaaa...... t'i pres shpresat une?.... Sad Sad Sad

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.youtube.com/watch?v=90u1IV4dw8o
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 367
Registration date : 22/01/2009

MesazhTitulli: Re: Bjordi i Big Brother dhe dy meshkuj të veshur si femra   Thu 19 Feb - 3:59

TI THE UN STHASH GJE
HHAHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA :bball:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://miqesia.keuf.net
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: Bjordi i Big Brother dhe dy meshkuj të veshur si femra   Thu 19 Feb - 4:03

PO KTE E PASHE N'MJES UNE MI.

JA DHE TJETRA


Bjordi, nen mashtrimet e medias



Jo vetem qe eshte Show me i ndjekur i momentit ne Shqiperi si nepermjet Tv edhe ne internet, por nuk mund te perjashtojme edhe median e shkruar qe rezervon nje kend te perditshem per Big Brother edhe banoret e tij.Banori i rradhes qe eshte bere “preh” i medias se shkruar ishte pikerisht Bjordi, djaloshi 20 vjecar nga Durresi qe prej 18 vitesh jeton ne shtetin Italian edhe eshte krejt me nje mentalitet ndryshe nga banoret e tjere.

Eshte pikerisht Gazeta Shekulli qe ka shkruar nje artikull te bazuar krejtesisht mbi nje foto te vjedhur ne menyre banale prej tyre ne nje profil te nje mikut te Bjordit ne faqen e bere mode se fundmi ne Shqiperi, Facebook, duke thyer kshu edhe rregullat e privacy…gje aspak serioze per nje gazete elite ne Shqiperi.

Mund ta gjeni artikullin mashtrim ne linkun http://www.shekulli.com.al/2009/02/bjordi-i-big-brother-dhe-dy-meshkuj-te-veshur-si-femra.html



2 fjale mbi historine

Foto eshte e vertet edhe ka qene thjesht nje loje argetuese qe ka bere Bjordi me 2 miqt e tij per argetim…si cdo i ri tjeter ne te fundit.Keshtu eshte shprehur nje i njohur i Bjordit ne lidhje me kete ngjarje te shemtuar sic e quan ai.


1.Cfare mund te na thoni per foton?

Foto ne radhe te pare eshte e vertete,nuk eshte montazh por perben thjesht nje loje shoqerore.Jane djem te cilet e kane bere thjesht per qef kete gje.Nuk ka lidhje orientimi i tyre seksual.Asnjeri prej tyre nuk eshte gay.

2.Jane ne dijeni 2 djemt e tjere qe kjo foto eshte publikuar ne nje gazete te perditshme shqiptare duke thyer privacy e tyre me nje foto te kopjuar?

Mesa di une ata nuk jane ne dijeni per kete gje, por do te lajmerohen per kete thyerje te jetes se tyre private.

3.Cfare mendoni per artikullin e Gazetes Shekulli?

Mendoj qe eshte shume i sajuar, dicka e shemtuar.Nje menyre per te shitur tirazhin e kesaj gazete duke thene gjera te paverteta.

4.Si mendoni se do ndihet Bjordi kur te mesoj per kete gje?

Bjordi pasi te mesoje per kete artikull do te ndihet shume i fyer, pasi kjo gazete shqiptare merr guximin te shpife per te dhe te cenoi privacine e tij dhe te shokeve te tij.Ai eshte rritur me nje mentalitet tjeter ne Itali, larg nga ai i Shqiperise.

5.Dicka per te thene per Bjordin edhe gjithe fansat e tij?

Bjordi eshte nje djale shume i edukuar, i sjellshem, nuk besoj se do te kunderveproje per kete artikull sepse ka nje natyre indiferente, nese ai e ka bere kete per qejf me shoket e tij atehere ashtu eshte, nuk ka nevoje te vertetoje te kunderten kesaj gazete shpifese.I uroj sukse Bjordit ne nismen e tij edhe dua te falenderoj gjithe fansat edhe mbeshtetesit e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Lunatic
Admin
Admin


Numri i postimeve : 461
Age : 26
Localisation : Tironaaa...
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Bjordi i Big Brother dhe dy meshkuj të veshur si femra   Thu 19 Feb - 4:05

He mi se genjejne mooo, cunat e bukur sulmohen perhere! Laughing

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.youtube.com/watch?v=90u1IV4dw8o
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: Bjordi i Big Brother dhe dy meshkuj të veshur si femra   Thu 19 Feb - 4:05

PO PRAAAAA

BJORDI SI RRUSH MI Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: Bjordi i Big Brother dhe dy meshkuj të veshur si femra   Thu 19 Feb - 4:06

PO PER NUSEN E BUKUR E NIGJUT EEE

Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother



Tashmë në Kavajë, e dinë të gjithë. Pjesëmarrja në reality show e konkurentes, Adelajde Ljushka, i ka kushtuar asaj divorcin nga bashkëshorti, Agron Ljushka.

Nusja e familjes kavajase, ishte bërë pjesë e aplikimit në emisionin Big Brother pa dijeninë e pjesëtarëve tjerë te familjes së bashkëshortit. Madje, sipas babait të Agronit, as bashkëshorti i saj nuk dinte gjë për aplikimin.

“Ajo e ka bërë çdo gjë në kokën e saj pa na pyetur fare. Të them të drejtën ne si familje na ka vrarë shumë opinioni publik, pasi Kavaja është vend i vogël, - na thotë babai i Agronit, ish-vjehrri i Adelajdes, Azemi.

Po nëse ajo do tregonte a do rridhnin gjërat ndryshe? Azemi thotë:

“Edhe nëse ajo do të na kishte treguar që dëshiron të marrë pjesë në një emision të tillë, përsëri ne nuk do të ishim dakord, por do t’i thoshim që nuk është gjë e mirë pjesëmarrja në atë emision dhe se këtë duhet ta vendosë me burrin e saj që është edhe djali ynë”.

Babai i Agronit, na tregon se si rrodhën ngjarjet që prej ditës kur djali i tij mori vesh që nusja ka aplikuar në Big Brother.

“Kishim vënë re që djali nuk ndjehej fare mirë, rrinte gjithë kohës i mërzitur, por nuk shprehej se ku qëndronte problemi. Një ditë erdhi dhe më takoi në qendër të qytetit dhe më tregoi gjithçka. Të them të drejtën u zhgënjeva shumë nga sjellja e nuses, por prapë mendova që kjo do të kalonte. Kur kjo u shtrua për diskutim në familje dhe morëm një përgjigje negative nga Adelajdia, atëherë e pamë që ishte një situatë që po e çonte martesën e tyre drejt dështimit”.

Duke qenë kavajas të vjetër, familja e Agronit, është ndier keq. “Na ka trishtuar së tepërmi kjo histori, pasi unë një djalë të vetëm kam dhe të vijë nusja e të na bëjë qendër të vëmendjes së botës për keq, kjo nuk është e drejtë.” Kështu e quan Azemi gjendjen e krijuar që kur nisi diskutimi brenda familjes e deri kur kjo u bë publike dhe e morën vesh të gjithë njerëzit.

Kur familja Lushkja e pa të pamundur që ta bindë Adelajden për të mos marrë pjesë në Big Brother, atëherë Agroni filloi ta ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore, duke kërkuar divorcin.

“Bisedimet nuk bënin më punë, pasi nusja e kishte vendosur të bëhej e famshme”-thotë Azemi. “Djali im nuk mund të pajtohej me këtë mendim. Shfaqi shenja xhelozie me të drejtë, sepse ata u martuan me dashuri. Nuk është se ja dhamë ne të familjes nusen dhe midis tyre nuk kishte bashkëbisedim apo mospërputhje karakteresh”.

Aktualisht Agroni është në punë si shofer tek zjarrfikësja e qytetit të Kavajës dhe njëkohësisht ndjek studimet e larta për inxhinjeri-mekanike.

Që prej kohës kur ka ndodhur ndarja me bashkëshorten Adelajden, ai shfaqet pak në publik, pasi i duket sikur opinioni po e dënon. Kanë nisur të qarkullojnë fjalët se ata u ndanë se Agroni luante shumë me lojëra fati, që pinte alkool, por miqtë e tij e kanë quajtur njeri shumë të rregullt.

Sipas të atit i vetmi qëllim i ndarjes së Agronit me Adelajden ishte pjesëmarrja e saj në këtë emision. - Ne e dinim fare mirë që e gjithë dynjaja do të merrej me muhabetin tonë, duke na bërë biografinë sa herë që të shihnin nusen e djalit tim në televizor - na përcjell me pamje të mërzitur Azemi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Lunatic
Admin
Admin


Numri i postimeve : 461
Age : 26
Localisation : Tironaaa...
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Bjordi i Big Brother dhe dy meshkuj të veshur si femra   Thu 19 Feb - 4:08

Kjo anxhulina xhuli miii..... kjo qe do bigun mo shume se burrin! Laughing

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.youtube.com/watch?v=90u1IV4dw8o
Whatever
Admin
Admin


Numri i postimeve : 225
Age : 28
Localisation : sdu ncuk sdu ncuk..
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Bjordi i Big Brother dhe dy meshkuj të veshur si femra   Thu 19 Feb - 14:13

Të them të drejtën ne si familje na ka vrarë shumë opinioni publik, pasi Kavaja është vend i vogël, - na thotë babai i Agronit, ish-vjehrri i Adelajdes, Azemi.
Pse jane kaq tforte me kto shkrime amon... Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: Bjordi i Big Brother dhe dy meshkuj të veshur si femra   Thu 19 Feb - 15:49

Whatever shkruajti:
Të them të drejtën ne si familje na ka vrarë shumë opinioni publik, pasi Kavaja është vend i vogël, - na thotë babai i Agronit, ish-vjehrri i Adelajdes, Azemi.
Pse jane kaq tforte me kto shkrime amon... Very Happy


HAHAHAHAHAHAAHA CA THU RIIIIIIIII, NUK DEL CUNI NGA SHPIA SE E TALL MILETI. T'KA LON GRUJA PER BIG-UN SE DO T'BOHET GRUJA E FAMSHME HAHAHAHAHAA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Bjordi i Big Brother dhe dy meshkuj të veshur si femra   Today at 4:51

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bjordi i Big Brother dhe dy meshkuj të veshur si femra
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: BIG BROTHER-
Kërce tek: