FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 BUKURIA E THONJVE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: BUKURIA E THONJVE   Mon 2 Mar - 14:25



A mund të thuhet për një femër se është e bukur nëse i ka thonjët e parregullt, të kafshuar, të shtresuara me shtresa llaku një mbi një?

Disa detaje, sado në dukje të vogla, sic janë thonjte e duarve dhe të këmbëve, mund ta ndryshojnë fotografinë mbi bukurinë e njeriut në sytë e te tjerëve.

Ndër gjërat e para që vërehen në pamjen e femrës janë edhe thonjtë. Në anën tjetër, kafshimi i thonjëve me dhëmbë jo vetëm që i dëmton ato dhe lëkurën përreth tyre, por nuk është fare higjienike dhe e shëndoshë. Kjo shprehi patjetër duhet të largohet me vendosmëri, ashtu siq luftohet edhe çdo shprehi tjetër.

Për t’i zbukuruar thonjtë tuaja, dhe në këtë mënyrë për ta kompletuar fotografinë e bukurisë tuaj, nuk është patjetër që të shkoni tek ndonjë manykirist, sepse për bukurinë e tyre mund të kujdeseni edhe vet. Mjafton që një here në javë, atëherë kur të keni kohë të lire, t’i vendosni duart në ujë të vakët apo në vaj të ngrohtë të ullirit, që thonjtë të zbuten.

Pastaj me anën e lakuar (të rrumbullakët) të limës për thonjtë shtyni skajet e thonjëve nga rrënja e saj dhe filloni tu jepni formë duke i trajtuar me kujdes me anë të limës së dedikuar për thonjtë. Skajet e thonjëve mos i preni asnjëherë. Thonjtë nuk bënë t’i lyeni para se ti lustroni mirë me limë për lustrim. Është e preferueshme që nëse dëshironi që të keni llakun më të bukur , së pari ta lyeni me një shtresë bazë për llaqe të tejdukshme, kështu qo do të keni thonjë më të bukur dhe llaku do të qëndroj më gjatë.

Në rast se thonjët apo lëkurën e keni të plasaritur dhe të vrazhdë, së pari do duhet t’i kuroni ato me ndonjë krem për duar duke i lyer edhe thonjët deri në rrënjë. Sa më e shëndosh që është rrënja e thonjëve, aq më të bukura, më të forta dhe më të shëndosha do t’i keni thonjët.
Edhe mungesa e vitamineve në organizëm mund të manifestohet me çrregullime në thonjtë. Nëse thonjët tuaja bëhen të vrazhda dhe shtresohen fleta-fleta, atëherë mund të flitet për çarregullim të kacimit, gjegjësisht mungesë të saj në organizem.

Thonjët, si ato të duarve po ashtu dhe ato të këmbëve, merritojnë kujdes gjate gjithë kohës. Mirëpo kujdes më të madh duhet t’i kushtohet gjat sezonit të verës, kur mbahen nëpër këmbë sandale dhe papuqe. Po ashtu preferohet larja e këmbëve në ujë të vakët, dhe kjo, jo vetëm për arsye higjienike, por ngase me atë veprim, thonjët dhe shputat zbuten dhe më lehtë formësohen.

Gjate prerjes së thonjëve, mundohuni që të jenë të prera drejtë e jo pjertazi, sidomos skajet e tyre. Nëse thonjët i preni pjertazi, atëherë ado do t’mund të rriten dhe të depërtojnë në lëkurë. Dhe për fund, para se ta vendosni shtresën e llakut, kujdesuni që tërë yndyrën nga thonjte ta largoni.

Në sezonin e verës, kur këmbët djersiten shumë, para se ti veshni këpucët, spërkatni ato me pudër pluhur apo spraj. Mund të përdorni edhe talk, pudër të rëndomtë që shitet nëpër farmaci. Kështu këmbët do t’i keni të freskët për një kohë më të gjatë, dhe do të pengoni shfaqjen e bakterieve dhe të këpurdhave në to. Dhe, nëse edhe pas gjithe kujdesit tuaj, nuk jeni të kënaqur me thonjte tuaja, provoni ta vizitoni ndonjë pedikyrist apo manikyrist nëse keni në afërsi dhe konsultohuni me të.

Pase të gjithat një shtres e hollë llaku do ti kishte bërë thonjte tuaja ideale, ashtu siç i takon ti ketë çdo femër perfekte.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: BUKURIA E THONJVE   Mon 2 Mar - 14:26



Manikyr dhe Pedikyr

Një miniguidë për të zgjedhur si duhet ngjyrën e manikyrit që i bën më të bukura duart dhe këmbët. Nëse thonjtë janë të kuruar me pamje të shndritshme dhe të shëndetshme, sigurisht që përbëjnë një pikë force dhe bukurie në trupi1n e një gruaje. Produktet e sotme mund t’ju vijnë në ndihmë për zgjidhur problemet e vogla të thonjve, sidomos të atyre të brishtëve që tentojnë të thuhen.

Në manikyr gjendjen substanca që forcojnë strukturën delikate të thonjve, si aminoacide vegjetale apo hidrolizues vegjetalë. Prandaj thonjtë, përveçse duken të bukur estetikisht, duke u lyer me manikyr mbrohen edhe nga agjentët e jashtëm.

Cila është ngjyra e duhur e manikyrit për duart dhe këmbët e thua, gjithmonë duke u nisur nga forma?

Manikyr i kuq i ndezur: kjo ngjyrë këshillohet për gishta të shkurtër. Të lyer me këtë ngjyrë duken më të gjatë, sidomos nëse mëson edhe të bëni disa truke siç është shtyrja e kutikulave drejt bazës së thoit dhe këta të fundit të mos priten shumë shkurt.

Manikyr rozë dhe perlë: i rekomanduar për gishtat e gjatë, këto ngjyra i japin një dimension tjetër formës së thonjve. Nxjerr në pah gjatësinë, që nuk duhet të jetë shumë e tepruar. Para se të vendosësh shtresën e manikyrit, duke qenë se ngjyrat e çelura i nxjerrin më në pah papërsosmëritë, vendos fillimisht mbi thonj një manikyr mbrojtës transparent.

Manikyr i purpurt dhe vishnje: janë tonet e përshtatshme për gishtat e shkurtër të këmbëve. Në këtë rast këto ngjyra aplikohen mbi thonj paksa të gjatë, sepse ngjyrat e ndezura i nxjerrin edhe më pah.

Manikyr violë: nëse ke një këmbë të gjerë, bëje që të duket më e zgjatur duke i limuar thonjtë në mënyrë ovale paksa të zgjatur dhe duke aplikuar manikyrin në ngjyrë violë në pjesën qendrore të thoit.

Edhe ngjyra natyrale e lëkurës është shumë e rëndësishme në zgjedhjen e tonalitetit të duhur të manikyrit. Specialistët e kësaj fushe, para se të aplikojnë manikyrin, i referohen ngjyrës së lëkurës në pjesën e brendshme të pulsit.

Nëse lëkura në këtë zonë anon nga e kaltra, zgjedhja duhet të mbështetet në tonet e ftohta, ndërsa tek ngjyrat e ullinjta të lëkurës shkojnë më shumë tonet më të forta. Lëkura e bronzuar kombinohet me ngjyra solare si portokalli, e kuqe dhe reflekse sedefi. Ki parasysh që portokallia tenton të lërë një aureolë jo të këndshme në pamje të parë, prandaj më parë apliko manikyrin transparent mbi thonj.

Ke thonj të njollosur nga duhani apo nga aplikimet e herëpashershme të manikyrit? Një truk shtëpiak të vjen menjëherë në ndihmë. Futi gishtat në lëng limoni për dhjetë minuta. Ose vendosi në tretësirë kripe të trashë. Kjo metodë është e përdorshme edhe në shfryrjen e duarve.

Kujto që herë pas here t’i lësh thonjtë të marrin frymë, edhe pse manikyri krijon një barrierë mbrojtëse nga agjentët e jashtëm. Gjatë kësaj periudhe ushqeji thonjte me vaj ulliri.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
BUKURIA E THONJVE
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: MODA - ESTETIKA - FITNESS-
Kërce tek: