FRIENDS BANN!!!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 BYREKET............

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

BYREKET............ Empty
MesazhTitulli: BYREKET............   BYREKET............ I_icon_minitimeTue 3 Mar - 12:55

Miell, uje, pak vaj e kripe...dhe shume mjeshteri dhe merak. Ky eshte sekreti i suksesit te pergatitjes se byrekeve nga gjyshet dhe nenat tona.Ne vijim do te paraqesim disa receta tradicionale dhe keshilla per pergatitjen e peteve.

Receta e pergatitjes se brumit per pete byreku.

shenim: Nje mase brum eshte e barabarte me gjysem kilogram pete te gatshme tregu.

Per nje mase brume nevojiten:

1/2 kg miell i zakonshem
2 luge gjelle vaj
1 luge gjelle uthull
2 luge kafeje kripe
1 filxhan caji me uje te vaket.

Sitni miellin ne nje ene te thelle.Formoni nje grope te vogel ne qender te tij. Shtoni ne te vajin, uthullen, ujin. Perziejeni mire masen duke marre pak nga pak miell rreth aneve te gropes. Punojeni miellin dhe bejeni ne forme topi.Shtoni aq uje sa ta shikoni te nevojshme per tu krijuar nje brume i bute dhe i lemuar.
Ndajeni brumin ne aq topa te vegjel sa pete mendoni se duhet te beni.
Vendosni topthet e brumit prane njera tjetres, ne nje tepsi te pudrosur me miell. Me pas mbulojeni me nje pecete te lagur me uje e te shtrydhur fort, ose me nje membrane plastmasi.
Lereni brumin te vije per 1 - 2 ore.
Qe ta thjeshtoni punen per pergatitjen e brumit mund ta pergatisni ate edhe ne mixer. Mos e hudhni menjehere te gjithe miellin. Lini gjysem filxhan caji menjane, qe ta perdorni nese eshte e nevojshme. Nese e shikoni qe brumi ngjit ne ana te tasit te mikserit, shtoni akoma 1 - 2 luge miell. Pasi ta keni pergatitur brumin ndajeni ne aq toptha sa pete deshironi te hapni.Nese deshironi te hapni pete sfoliate ndajeni brumin ne 4 toptha. Lereni brumin ne qetesi per 1 - 2 ore qe te vije.

Si te hapni pete byreku te thjeshta.

Per hapjen e peteve mund te perdorni nje petes te gjate e te holle ose petes te trashe e te rende.
Ne fillim shtypeni topin e brumit me petes ne pika te ndryshme/ Rrotullojeni 90 grade dhe shtypeni serish, me qellim qe ta hapni dalngadale peten e ti jepni forme te rrumbullaket.Qe peta te hapet me lehte, mund ta pudrosni here pas here me niseshte ose miell. Gjithashtu mund te pudrosni edhe petesin. Rrotullojeni peten 90 grade here pas here sa eshte ende e trashe, me qellim qe mos ti prishet forma e rrumbullaket.
Pasi ta hapni peten ne trashesine e deshiruar, mblidheni ate rreth petesit dhe shtrojeni ne tepsine qe do te perdorni. Qe peta te pergatitet sa me e holle, mbeshtilleni ate rreth petesit dhe shtypeni ate me pellemben e dores me levizje te petesit nga lart poshte, dhe levizje te pellembeve nga brenda jashte. Ne kete menyre peta do te hollohet edhe me shume.

Si te hapni pete sfoliate

Ndajeni brumin ne 2 topa. Lereni menjane qe te vije rreth 1 ore. Nga cdo top brumi formopni 2 pete te holla si me lart. Lyejeni njeren nga petet me 1/3 filxhan caji me gjalp ose margarine. Me nje thike te mprehte prisni ne qender te petes nje rreth me diameter 15 cm. Me pas prisni me thike ne copa te vogla (si rreze dielli) pjesen e jashtme te petes. Ndani secilen prej copave te formuara ne 2-3 copa me te vogla. Lini nje cope te madhe pa e prere ne copa te vogla, me qellim qe te mbeshtilni me te copat e tjera qe prete.
Merrni rrethin e pare me diameter 15 cm dhe vendoseni ne nje pjate te madhe te pudrosur me miell.Beni kujdes qe ana e petes qe eshte lyer me yndyre te jete nga lart. Vendosni mbi te (mbi njera tjetren) copat e tjera te petes .Pjesa e lyer me yndyre kete here duhet te jete nga poshte. Lereni pjesen me te madhe per ne fund. Mbeshtilleni pirgun e peteve me pjesen e madhe te petesit, me siperfaqen e lyer me yndyre nga poshte. Mbeshtilleni pirgun e peteve me membrane plastmasi dhe vendoseni ne frigorifer per 1 ore. Nxirreni nga frigoriferi dhe hapeni serish me petes.
PO njesoj veprohet edhe me topin tjeter te brumit. Ne kete menyre ju do te keni 2 pete sfoliate. Shtrojeni njeren nga petet ne nje tepsi te lyer me yndyre. Mbi to shtroni mbushje sipas deshires. Me pas mbulojeni me peten tjeter. Lyejeni serish me yndyre dhe mbeshtillni anet e petes rreth e perqark tepsise. Kur keto pete piqen, te gjitha shtresat ndahen nga njera tjetra per shkak te yndyres.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
flammableclea

flammableclea


Numri i postimeve : 59
Registration date : 20/02/2009

BYREKET............ Empty
MesazhTitulli: Re: BYREKET............   BYREKET............ I_icon_minitimeTue 3 Mar - 15:20

A eshte i mire byreku me hithra se si mu kujtua tani dhe prandaj po pyes?! Njesoj duhet te behet edhe ai apo ???
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

BYREKET............ Empty
MesazhTitulli: Re: BYREKET............   BYREKET............ I_icon_minitimeTue 3 Mar - 23:58

BYREK ME HITHRA

Për 4-5 persona duhen:

hithra 1 kg,
gjizë 3 lugë gjelle,
vezë 1 kokërr,
qumësht 1 filxhanë kafeje,
yndyrë 2 filxhanë kafeje,
kripë,
nenexhik.

PERGATITJA:

Hithrat lahen mire dhe vihen ne zjarr me uje te valuar. Pasi te marrin vale I heqim dhe I kullojme mire.
Pasi te kene kulluar mire ujin , i perziejme me gjizen, vezen, nenexhik , kripe dhe 1 filxhan kafeje qumesht.
Keshtu perftojme mbushjen e byrekut.
Brumi dhe petet pergatiten si me lart. Me pas fillojme dhe e shtrojme byrekun. Shtrojme petet, i sperkasim me yndyre dhe shtrojme mbushjen ne dy shtresa. Ne fund pasi kemi vene dhe petet e fundit e fusim tepsine ne furre te nxehur me perpara ne 200 grade. Pas 5 min e cojme temperaturen e furrit ne 180 grade qe te piqet mire. E leme per afro 35 – 40 min. Qe te marre ngjyre te kuqerremte. Para se ta nxjerrim e sperkasim me pak uje per avull qe te zbutet. E nxjerrim nga furra dhe e mbulojme me leter alumin ne menyre qe te zbuten petet e siperme.
Me pas sherbehet ende e ngrohte.

Clea te befte mire kur ta besh. qesh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





BYREKET............ Empty
MesazhTitulli: Re: BYREKET............   BYREKET............ I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
BYREKET............
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: ARTI I KUZHINES-
Kërce tek: