FRIENDS BANN!!!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 KUJDESI PER LEKUREN

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

KUJDESI  PER  LEKUREN Empty
MesazhTitulli: KUJDESI PER LEKUREN   KUJDESI  PER  LEKUREN I_icon_minitimeMon 2 Mar - 16:36

Kujdesi per lekuren

KUJDESI  PER  LEKUREN Skin1

Lëkura përbëhet nga tri shtresa; Epiderma, Derma dhe Ipoderma shtresa nënlëkurore e emërtuar ndryshe subkutane.

Epiderma: Është shtresa e jashtme e lëkurës (ajo që shihet dhe preket). Vetë epiderma përbëhet nga 4 shtresa. Llojet e ndryshme të qelizave të lëkurës formohen në shtresën më të brendëshme të epidermës (shtresa germinative) dhe dalin në shtresën më të sipërfaqshme (shtresa korneale). Gjatë këtij procesi, qelizat e gjalla shndërrohen në të vdekura. Qelizat e vdekura në sipërfaqe bien vazhdimisht duke i lënë vendin qelizave të reja që vijnë nga poshtë. Shtresa korneale e epidermës është shtresa e parë mbrojtëse e organizmit.

Derma: Përbën bazën e lekurës. Ajo përmban enë gjaku dhe limfatike, gjëndra djerse, folikula qimesh, gjëndra sebace dhe mbaresa nervore. Të gjitha këto lidhen së bashku nga kolagjeni dhe fibrat e elastinës të cilat i japin lëkurës forcën dhe fleksibilitetin.

Shtresa nënlëkurore (subkutane): Është një shtresë dhjamore që jo gjithmonë konsiderohet pjesë e lëkurës. Gjithsesi mirqënia e saj ndikon drejtpersedrejti në mirqënien e dermës dhe të epidermës.

Tipat e lëkurës:

Në përgjithsësi ato janë: normale, e yndyrshme, e thatë dhe e kombinuar. Ato përcaktohen në vartësi të nivelit të yndyrës dhe thatësise. Zakonisht tipi i lëkurës varet nga madhësia e poreve.

Lëkura normale: Ka një përbërje të ekuilibruar uji dhe yndyre. Poret janë mesatare.

Lëkura e yndyrshme: Ka një teksturë të trashë. Zakonisht zonat yndyrore shkëlqejne. Fytyra e yndyrshme rezulton nga ekzistenca e gjëndrave dhjamore hiperaktive, yndyra shkakton mbajtjen e qelizave të vdekura në folikujt e qimeve. Poret janë më të mëdha.

Lëkura e thatë: Ka një teksturë të ashpër. Nuk ka zona të ndritshme, në të kundërt lëkura duket e fjetur. Poret janë zakonisht të vogla sepse sasia e yndyrës është e pakët. Me kalimin e moshës, lëkura e thatë është e prirur të krijojë rrudha.

Lëkura e kombinuar: Është një përzierje midis zonave të thata e të yndyrshme në shkallë të ndryshme. Zakonisht zona T, (balli, hunda dhe mjekra) janë të yndyrshme, ndërsa mollzat dhe qafa janë të thata.

Pastrimi i fytyrës

Ky trajtim konsiston në mirëmbajtjen e lëkurës së fytyrës, pastrimin e qelizave të vdekura, heqjen e pikave të zeza, trajtimin e komedonëve, korigjimin e ovalitetit dhe poreve të zmadhuara, skuqjeve masive, kompensimin e mungesave të lëkurës sic janë; mungesa e lagështires, imuniteti i dobet, asfiksia etj. Pastrimi i fytyrës është një trajtim tradicional, tashmë i kompletuar falë aparaturave dhe produkteve profesionale që stimulon metabolizmin e lëkurës. Procesi përmban shumë faza duke filluar nga pastrimi i lëkurës eksfolimi, trajtimi me avull, ozon, maska, serume, vacuum, lifting, e deri tek produktet finale dhe zgjat rreth 1 orë 30 minuta, kjo varet nga sasia e pikave të zeza. Ky trajtim është i përmuajshëm. Këtij trajtimi nuk mund t’i nënshtrohen gratë shtatzana dhe ato që vuajnë nga sëmundje të zemrës. Gjithashtu nuk këshillohet edhe gjate ciklit menstrual.

Egzaminimi domosdoshmëri

Vihet re një tendencë e klienteve. Ato janë të prirura të konsumojnë produkte shumë të kushtueshme, të blera me porosi jashtë shtetit. Cilësia kushton por në këtë rast mungon sugjerimi i estetistes i cili është i bazuar në njohuritë dhe eksperiencën e saj. Fytyra kërkon kujdes dhe ajo nuk mund të trajtohet me produkte të hamendëshme ose të sugjeruara nga persona inkompetentë. Askush nuk është i aftë të përcaktojë karakteristikat e lëkurës së fytyrës me sy të lirë, madje as specialisti, pa ndihmën e skanerit të posacëm i cili plotëson të dhënat dhe është i pagabueshëm. Këtij egzaminimi i nënshtrohen detyrimisht klientet që në takimin e parë. Lind nevoja që herë pas here të bëhet ky egzaminim sepse faktorë te ndryshëm ndikojnë ndjeshëm dhe lëkura e fytyrës mund të shfaqë probleme të paparashikuara. Nga eksperienca mund të them se në të gjitha egzaminimet e fytyrave, janë konstatuar dy ose më shumë cilësi. Me sy të lirë mund të konstatojmë një fytyrë mikse ose të yndyrshme. Cilësitë e tjera që fsheh lëkura zbulohen me skaner i cili i paraprin detyrimisht trajtimit. Nëse neglizhojmë këtë fakt, rrezikojmë të përdorim produkte të papërshtatshme që nuk e ndihmojnë lëkurën.

Karakteristikat e lëkurës së fytyrës

Karakteristikat përcaktohen nga geni. Ato gjënden të kombinuara në forma të ndryshme si p.sh.

Fytyrë sensibël + e yndyrshme
Fytyrë sensibël + e thatë
Fytyrë kuperoze + e thatë
Fytyrë kuperoze + e yndyrshme
Fytyrë mikse + sensibël
Fytyrë kuperoze + mikse + sensibël
Fytyrë kuperoze + e thatë + sensibël etj


Përshtatja e trajtimit

Në këto raste i paraprihet problemit më delikat duke përdorur produktin e përshtatshëm të kombinuar. Ndërhyrja është delikate sepse në rast se lëkura ekspozohet në avull me shumë se sa duhet, pasojat janë të pakorigjueshme. Gjithashtu edhe trajtimi me produktin e gabuar mund të stimulojë dehidratimin, yndyrën deri ne superprodhim ose të asfiksojë lëkurën.

Përjashtimet në trajtim

Këtij trajtimi nuk mund t’i nënshtrohen gratë shtatzana, pavarësisht nga domosdoshmëria e trajtimit për arsye se avulli dhe jonoforesis (kontakti me cilindrin metalik), ndikojnë negativisht tek fetusi.
Klientet me probleme kardiake (semundje të zemrës) gjithashtu nuk mund t’i nënshtrohen këtij trajtimi. Edhe gjatë ciklit menstrual ky trajtim nuk këshillohet.

Për këto kategori ka zgjidhje të tjera ku nderhyrja bëhet nëpërmjet masazheve, maskave etj.

Faza përgatitore

Pasi jemi siguruar që klientja nuk i përket përjashtimeve, bëjmë egzaminimin e lëkurës. Karakteristikat regjistrohen në kartelë. Ato mund të ndryshojnë në vartësi të disa kushteve si agjentët atmosferikë, ndjeshmëria ndaj dritës, mënyra e të ushqyerit etj. Para trajtimit këshillohet klientja të heqë bixhutë metalike; unaza, vathë, varse, byzylyke, piercing etj. Për shkak të aksesorëve të aparatit elektronik që përdoren gjatë procesit.

Pastrimi

Pastrohet makiazhi i syve, faqeve dhe buzëve me xhelë pastruese.Më pas lëkura trajtohet me late (qumësht pastrues) dhe përfshin dekoltenë, supet, qafën dhe fytyrën. Përthithja e produktit shoqërohet me masazh i cili mëson klienten të relaksohet. Disa minuta më pas operojmë me një disketë pambuku të lagur me tonikun e përshtatshëm për të larguar papastërtitë e mbetura në poret e lëkurës. Etapa e pastrimit përmban edhe eksfolimin e lëkurës me peeling kimik. Në raste të vecanta mund të ndërhyhet edhe me peeling mekanik (furcë dhe një produkt special). Produkti penetron me ndihmën e furçës e cila masazhon fytyrën me rrotullime të ngadalta dhe ndihmon lëkurën të fitojë elasticitet. Kështu ajo vibron më mirë.

Hapja e poreve realizohet nga ndërhyrja me avull. Distanca e avullit nga fytyra ka një kriter që ndryshon sipas llojit të lëkurës. Gjithashtu edhe koha e ekspozimit. Ky trajtim kombinohet me ozon pasi oksigjeni është kërkesë e domosdoshme për lëkurën.

Trajtimi vijon në vartësi të llojit të lëkurës. Heqja e pikave të zeza kryhet me ndihmën e një aparati të kompjuterizuar që mundëson daljen e tyre nëpërmjet vakuumit në tubin prej qelqi, i cili i jep mundësinë klientes t’i shohë qartë ato. Është e rëndësishme që ky proces të kryhet pa shkaktuar traume tek klientja (efekt i ndërhyrjeve me duar) dhe pa e shkëputur atë nga gjëndja e relaksit.

Ndodh që ajo reagon keq kur sheh pikat e zeza në tubin transparent. Sado e mirëmbajtur të jetë lëkura, prania e pikave të zeza është e pashmangshme pasi ky proces është fiziologjik dhe i pa paevitueshëm. Në këtë trajtim nuk mund të përjashtohet procesi lifting që realizohet me ndihmën e një aksesori prej qelqi, posacërisht për të trajtuar zonën e rrudhave. Ky instrument funksionon me vacuum dhe bën tërheqjen e lëkurës në këtë zonë. Në këtë fazë fytyra është plotësisht e pastruar dhe detyrimisht duhet ndërhyrë me maskat dhe serumet përkatese. Serumi plotëson hidratimin e lëkurës. Është ushqyes perfekt gjithshtu tonifikon lëkurën. Ai detyrohet të penetrojë në shtresat e brendëshme të lëkurës me ndihmën e cilindrit i cili njëkohësisht nxjerr në sipërfaqe jonet metalike të makiazhit. Ky instrument komandohet në një limit të caktuar intensiteti. Ndërhyjmë për të kompensuar mungesat e lëkurës me maskat specifike në vartesi të mungesave. Është i rëndësishëm përdorimi i HF (frekuencë e lartë). Ky instrument elektronik rrezaton infra të kuqe dhe ultraviolet në të gjithë zonën e trajtuar. Shërben për të rregulluar metabolizmin, rrit efektin absorbues të produkteve dhe përçon temperaturë në të gjitha shtresat e lëkurës. Ky aksesor sterilizon poret dhe stabilizon frymëmarrjen e lëkurës. Ka efekte të kënaqshme mbi pucrat të cilat përthahen dhe zhduken pas disa orësh. Përpara përdorimit të tij duhet të sigurohemi që produktet e përdorura të mos kenë bazë alkooli.

Produktet finale

Mund të përdorim kremin e syve ose xhelen me efekt të trefishtë (kundër rrudhave, borsave dhe rrathëve të zinj nën sy). Kremin e ditës ose të natës, sipas rastit. Nuk këshillohet përdorimi i produkteve ose larja e fytyrës të paktën për 2 orë pas trajtimit. Ky trajtim kërkon profesionalizëm sepse produktet kombinohen dhe në një lëkurë shumë të ndjeshme (reaktive) nuk mund të përdoret çdo lloj produkti.Vitrinat e dyqaneve jane plot me produkte per lekuren dhe shume prej tyre premtojne heqjen e rrudhave, disa zbutjen e lekures e te tjera jane kunder acarimit dhe infektimit.

Pyetja qendron: Kush nga keto jep rezultate? Per cfare agjentesh dhe vitaminash duhet te kemi kujdes qe te lexojme ne permbajtejen e tyre?

Pergjigja eshte: anit-oksiduesit

Anti-oksiduesit jane agjente qe e mbrojne lekuren nga demtimi qe mund te shkaktohet nga reaksionet kimike mbi fytyre. Ka disa faktore te ndryshem si irritimi, tharja nga te ftohtit, dielli i forte dhe smogu qe krijone radikale te lira. Keto radikale mund te japin kontribut ne procesin e shkaterrimit te qelizave te reja dhe te shendetshme te lekures.

Anti-oksiduesit si per shembull vitamina C dhe E i luftojne keto radikale te lira dhe prandaj kompanite e medha te produkteve kozmetike po mundohen dita dites qe te gjejne menyrat me efektive per te shperndare anti-okdiduesit mbi lekure. Deri 5 vite me pare dermatologjistet nuk besonin se lekura mund t’i thithte vitaminat nese ato aplikoheshin ne siperfaqe. Por sot shume prej ketyre kompanive po eksperimentojne per te bere te mundur qe vitaminat te japin efekt ne zonat ne te cilat aplikohen. Shkencetaret thone se konsumimi i vitaminave C dhe E ne sasite e duhura ndihmon shume ne parandalimin e plakjes se qelizave te lekures.

Nje pergjigje tjeter e pyetjes se mesiperme jane Acide Alfat Hidroksike. Keto acide vijne nga ushqime natyrale si qumeshti, portokalli, limoni, sheqeri etj. Disa nga keto acide mund edhe te prodhohen kimikisht. Dermatologjistet jane te sigurte se keto acide zbusin lekuren dhe ndihmojne ne procesin e largimit te qelizave te vdekura duke sjelle ne pah qelizat e reja dhe te shendetshme. Ne te njejten kohe keto acide kurojne demtimin e lekures nga rrezet e diellit, ketu nuk behet fjale per djegien e lekures, por per efektin qe ka dielli mbi fytyren e ekspozuar prej nje kohe gjate (rrudhat, pigmenti, qukat etj.)

Ata qe i kane perdorur Acidet Alfa-Hidroksike per nje kohe te gjate dhe ne menyre sistematike kane treguar shenja permiresimi ne zbutjen e lekures, rrallimin e rrudhave dhe largimin e qelizave te shtreses se vdekur siperfaqesore te lekures. Por duhet te kini kujdes, sepse perdorimi i kremerave qe permbajne keto acide e ben lekuren shume te ndejshme ndaj rrezeve diellore prandaj duhet perdorur patjeter krem plazhi kudra djegjes se lekures. Kohet e fundit po prodhohen dhe tone qe permbajne krem qe te mbron nga dielli me numer 15 apo 16 dhe kjo perben nje zgjidhje fantastike. Shoqeria duhet te sensibilizohet ndaj perdorimit te kremit te plazhit vecanerisht ne fytyre por edhe ne krahe, jo vetem per te ndaluar procesin e plakjes se lekures por edhe per t’u ruajtur nga kanceri i lekures.

Ne permbledhje, per t’u kujdesur per lekuren e fytyres duhet te konsumoni vitamine C dhe E cdo dite, ose fruta qe i kane keto vitamina; si dhe te keni kujdes kur te zgjidhni kremerat qe reklamohen neper dyqane. Shihni per kremera qe kane bllokojne rrezet e demshme te diellit, vitamin C dhe E si dhe acidet Alfa-Hidroksike.


Edituar për herë të fundit nga ARIEL në Mon 2 Mar - 16:39, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

KUJDESI  PER  LEKUREN Empty
MesazhTitulli: Re: KUJDESI PER LEKUREN   KUJDESI  PER  LEKUREN I_icon_minitimeMon 2 Mar - 16:42

KUJDESI  PER  LEKUREN Lekura

Armiqtë e lëkurës femërore

Sa rrezikojnë temperaturat e ulëta, smogu i qyteteve, rrezet ultravioletë dhe pirja e duhanit…

Çdo ditë kur zgjohesh, por edhe para se të flesh, pastron lëkurën tënde me late dhe tonik dhe e “ujit” me një produkt me veprim të lehtë hidratues.

Më pas e ushqen me një krem antirudhë. Edhe pse ndjek në mënyrë skrupoloze abc-në e bukurisë, përsëri fytyra jote nuk ka një pamje shumë të kënaqshme. Gjithashtu irritohet dhe skuqet me lehtësi.

Shpjegimi është i thjeshtë: lëkura me kalimin e kohës tenton të fishket, pasi është normal procesi kronologjik i plakjes. Por kësaj i shtohen edhe një sërë faktorësh me veprim agresiv mbi lëkurën tonë…

Efektet e të ftohtit

Dimri është shumë i përshtatshëm për të fjetur. Edhe lëkura jote mendon kështu. Në temperaturat e ulëta metabolizmi i qelizave ngadalësohet dhe lëkura rinovohet më me vështirësi. Jo vetëm kaq, i ftohti tenton të dobësojë filmin hidrolipidik (barriera e mbrojtjes natyrale) dhe vepron në shtrëngimin e kapilarëve.

Në këtë mënyrë në fytyrë do të qarkullojë më pak gjak (pra më pak ushqim) për qelizat. Pasojat kryesore janë moshidratimi, skuqja dhe kapilarët e kuq që fillojnë të evidentohen. I ftohti bëhet një armik kritik sidomos mbas të 40-ve.

Ngadalësimi i metabolizmit implikon edhe një kapacitet më të vogël për të neutralizuar radikalet e lira, përgjegjëset kryesore të plakjes. Enzimat, substancat kimike që duhet të na mbrojnë, nën efektin e të ftohtit punojnë me një efikasitet më të vogël.

Mbroji sytë dhe buzët me një krem specifik dhe përdor një herë në javë një maskë hidratante (më efikase janë ato me bazë ekstrakte vegjetale të cilat kanë edhe një veprim antiskuqje).

Vër në tavolinë omega 3 (sardelet dhe salmonin), yndyrat që fuqizojnë mbrojtjen e lëkurës, vitaminën C (kivi, agrume, speca): veprimi i tyre antioksidues forcon kapilarët.

Plakja

Ke një lëkurë më të re në krahasim me bashkëmoshataret e tua. Falëndero mamin dhe babin: të kanë dhuruar gjene që ta mbajnë kompakte më gjatë se zakonisht.

Plakja kronologjike në krahasim me atë të shkaktuar nga rrezet e diellit, është e lidhur me faktorët biologjik gjenetik të ADN-së tonë të cilat japin instruksione për të ndërtuar organizmin tonë.

Për të kontrastuar shenjat e kohës që kalon, është mirë që t’i sigurojmë epidermës një hidratim deri në 30-35 vjeç. Pastaj shtohet edhe ushqyerja për të stimuluar formimin e kolagjenit dhe të elastinës.

Plakja e lëkurës fillon që ditën kur lind, por sigurisht shenjat e para duken rreth moshës 30 vjeç, me daljen e rrudhave të para që krijohen nga mimika, parregullsi të vogla rreth syve, anës buzëve dhe gojës të cilat mund të maskohen lehtësisht me truk.

Përdor produkte antioksidues dhe hidratantë dhe zgjidh trajtime sipas moshës tënde.

Por mbas të 30-ve një herë në vit duhet të bësh një vizitë dermatologjike për të vlerësuar gjendjen e lëkurës tënde (e cila mund të jetë më e re ose më e vjetër se ti) dhe kështu të individualizosh kurat e duhura.

Stresi dhe ndikimi i tij në lëkurë

Nëse je duke kaluar një periudhë të vështirë, mos u çudit nëse lëkura jote humbet shkëlqimin dhe butësinë. Truri reagon dhe stresi prodhon disa substanca të quajtura neurotransmetues të cilat shtrëngojnë enët e gjakut duke shkaktuar një ngadalësim të qarkullimit.

Rezultati? Epiderma bëhet opake dhe rrudhëzat rreth syve, buzëve dhe gojës theksohen më tepër duke e bërë lëkurën tuaj që të ngjajë më e plakur. E nëse stresit i shtohet edhe një ambient i ndotur qyteti, plakja është padyshim e parakohshme.

Më të rrezikuarat janë femrat e reja nga 20 deri në 30 vjeç.

Sugjerimet më të çmuara: Kushtoji çdo ditë një gjysmë ore kohë vetes tënde, lexo një libër, bëj joga ose bëj ushtrime të frymëmarrjes së thellë.

Pra kaloje kohën ashtu siç të pëlqen ty, por dhe pasuro kozmetikën me trajtime rivitalizuese.

Pasojat e duhanit

Cigarja e rëndon pamjen e lëkurës tënde, aq sa specialistët thonë “fytyrë tym” për të treguar atë bashkësi rrudhash rreth syve, buzëve dhe gojës që krijohen mbas dhjetë vjet pirje e rregullt cigaresh.

Cigarja bën keq, sepse nikotina krijon një lloj tape që pengon oksigjenin që të hyjë në inde. Dhe pa oksigjen qelizat mbeten të uritura dhe nuk arrijnë që të jenë të shëndetshme.

Në këtë mënyrë lëkura humbet shkëlqimin, epiderma thahet dhe irritohet plotësisht. Përveç kësaj nikotina prish mikroqarkullimin duke penguar prodhimin e kolagenit dhe të fibrave elastike. Kështu lëkura humbet elasticitetin dhe plaket më shpejt.

Nëse je vajzë e re dhe lë cigaren, dëmet e saj mund të riparohen dhe në mënyrë mjaft efikase. Ndërsa për një 40-vjeçare që ka 10 vjet që e pi cigaren, dëmet janë më të vështira për tu eliminuar…Dhe nganjëherë të pakthyeshme.

Kërko t’u thuash lamtumirë cigareve dhe ndërkohë shto konsumin e vitaminës A. Gjendet sidomos në vezë, në domate, në spinaq dhe është vitamina e preferuar si një element toksik ndaj duhanit. Kremi i duhur është ai antirrudhë.

Dielli

Bukuria jote e ardhshme varet edhe nga raporti që ti ke me diellin sot. Me kalimin e viteve epiderma reagon ndaj agresorëve diellorë dhe shtresa e jashtme e saj humbet elasticitetin.

Mbroju gjithmonë nga rrezet e diellit dhe jo vetëm në verë ose kur je në mal. Edhe dielli që merr kur je në qytet, madje edhe në dimër, e vë në provë të fortë lëkurën tënde. Duhet të përdorësh kremra me filtra Uv, madje edhe fondotintën blije me këtë cilësi.

Ndotja

Nëse jeton në qytet, çdo ditë je e detyruar të bësh llogaritë me ndotjen. Ajri që të rrethon dëmton shtresën mbrojtëse të lëkurës tënde dhe në të njëjtën kohë depozitohen mikrograme dhe substanca toksike në formë pluhurash metalikë të padukshëm.

Në këtë fushë beteje padyshim që fytyra jote është në rradhë të parë: ndotet dhe merr një ngjyrë gri në kaf.

Pa llogaritur këtu rreziqet e zhvillimit të alergjisë. Në epidermat më të ndjeshme, akumulimi i substancave të jashtme mund të shkaktojë irritime të bezdisshme antiestetike.

Mosha më kritike janë të rriturit dhe jo fëmijët që vuajnë më shpesh nga irritimet e shkaktuara nga ndotja.

Të vegjlit zakonisht kanë një jetë më të mbrojtur dhe më pak të ekspozuar në krahasim me shtëpiaket ose punëtoret që çdo ditë janë në kontakt me substanca alergjike si detersivë, spray, dhe ozoni që është prezent në disa fotokopje.

Sistemi imunitar i të rriturve është më delikat dhe gati që të shpërthejë në reagime alergjike në prezencë të substancave irrituese. Pastroje gjithmonë lëkurën me kujdes me detergjent delikatë.

Nëse e ke të irrituar ose sensibël, evito ato që përmbajnë sodiolaurilsolfato (substancë kimike që rrit irritimin) si dhe produktet që bëjnë shumë shkumë. Ato kanë një efekt të madh në heqjen e yndyrës deri në thellësi dhe e lënë lëkurën më të ekspozuar nga pluhurat alergjizues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

KUJDESI  PER  LEKUREN Empty
MesazhTitulli: Re: KUJDESI PER LEKUREN   KUJDESI  PER  LEKUREN I_icon_minitimeMon 2 Mar - 16:44

Si te riparojme defektet e lëkurës


Për të riparuar defektet e lëkurës dhe sa herë që jemi në krizë për pamjen tonë të jashtme ndiqni recetat e specialistëve. Para së gjithash fjala çelës është peeling…

Eliminimi i qelizave të vdekura i dhuron lëkurës një ngjyrë të bukur dhe mbi të gjitha i lehtëson ajrosjen. Fillojmë nga trupi, duke kujtuar që sidoqoftë peeling është një veprim agresiv ndaj lëkurës ndaj dhe duhet të bëhet në mënyrë të butë dhe delikate.

Përsëriteni përsëri në qoftë se e shikoni të arsyeshme por me një distancë prej 8-10 ditësh. Në qoftë se keni pak probleme është i këshillueshëm një pastrues i lehtë që është dhe zbutës. Përdoreni këtë solucion duke e hedhur në një shami teli të cilën pasi të keni lagur trupin ta përdorni në vend të fërkueses së zakonshme.

Në qoftë se lëkura juaj është shumë e tharë, është e nevojshme një kurë më e fortë që të largojë të gjitha qelizat e vdekura. Për këtë rast në fërkuesen prej teli të butë duhet të hidhni një tas të vogël miell misri integral dhe një tas të vogël me miell bajamesh të ëmbla. Më pas vazhdojmë si herën e parë duke e fërkuar lëkurën për një kohë të gjatë por në mënyrë delikate. Do të shikoni që lëkura do të bëhet e butë dhe elastike si kurrë ndonjëherë.

Në qoftë se bëni pjesë tek ato fatlume të pakta të cilat e kanë lëkurën e padëmtuar, i lejoni vetes një banjë të kënaqshme për të pasur një lëkurë kompakte dhe elastike. Hidhni 3 litra qumësht në ujin e ngrohtë të vaskës dhe qëndroni për 20 minuta. Do të shikoni që lëkura juaj do të jetë e butë dhe e këndshme ashtu siç keni ëndërruar gjithmonë.

Një sallatë si dekolte

Qafa është një pikë që lihet disi pas dore për sa i përket kujdesit të lëkurës. Atëherë, ja një maskë e jashtëzakonshme: Merrni një sallatë të tërë, lajeni me kujdes dhe grijeni. Më pas aplikojeni sallatën e grirë në të gjithë qafën dhe në pjesën e kraharorit. Mbajeni për 20 minuta. Sallata përmban shumë vitamina dhe është efikase për të gjitha llojet e lëkurës.

Duart në plan të parë

Mos i harroni kurrë. Janë gjithmonë në plan të parë të çdo lloj gjesti që ju mund të bëni. Merrni një patate të patrajtuar, qërojeni, grijeni dhe përdoreni për të mbuluar sipërfaqen e duarve tuaja për të paktën 20 minuta. Ditën tjetër në një enë të gjerë dhe të thellë hidhni një litër qumësht të cilës do ti shtoni gjysmë limoni të shtrydhur. Futini duart në këtë përbërje dhe mbajini 20 minuta duke i masazhuar butësisht gjatë kësaj kohe. Në qoftë se i keni në gjendje të rëndë merrni argjilë përziejeni me pak ujë të pastër për të përfituar një përbërje në formë kremi dhe lyejini duart me të. Mos lani duart tuaja deri kur argjila të jetë thithur krejtësisht nga lëkura.

Në fytyrë bajame dhe ananas

Në qoftë se do të bëjmë peeling në fytyrë ky duhet të jetë shumë i lehtë. Sigurisht që gjithçka varet nga gjendja e lëkurës suaj dhe nga dëshira juaj. Në qoftë se pëlqeni që të reagoni me një farë energjie merrni bajame të ëmbla të grira hollë dhe pastaj bashkojini me aq ujë sa mjafton për të krijuar një maskë kremi. Përbërjen aplikojeni në fytyrë duke e masazhuar lëkurën por jo për një kohë më të gjatë se sa dy minuta. Më pas lajeni.

Në qoftë se lëkura e fytyrës suaj ka vetëm një shtresë mjaft të lehtë qelizash të vdekura, përdorni lëngun e ananasit i cili ka aftësi të mira për të zhvilluar peeling. Kështu pasi të keni shtrydhur një gjysmë ananasi shpërndajeni në të gjithë fytyrën. Mbajeni jo më tepër se 5-6 minuta dhe lajeni fytyrën. Përsëriteni të njëjtën gjë tre javë me radhë duke e aplikuar një herë në javë. Në këtë pikë jeni gati për të përballuar stinën me një lëkurë të bukur dhe të rigjeneruar mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

KUJDESI  PER  LEKUREN Empty
MesazhTitulli: Re: KUJDESI PER LEKUREN   KUJDESI  PER  LEKUREN I_icon_minitimeMon 2 Mar - 16:49

KUJDESI  PER  LEKUREN Woman1

Dita e bukurisë

Një ditë e tërë dedikuar bukurisë

Kush ndihet e bukur, duket e bukur. E vërtetë, por nuk mund të mjaftohesh vetëm me kaq. Të paktën një herë në muaj lër gjithçka mënjanë dhe dedikoju vetes tënde. Merru me çdo pjesë të trupit. Që nga maja e thoit e deri te flokët, pa lënë pas dore asnjë detaj. Përkëdhelu dhe mos harro: për t’u ndier në formë, mjafton të gjesh harmoninë e brendshme, ndaj fillo të përgatitesh që një natë më parë. Ja këshillat tona

Një natë më parë

Para së gjithash, krijo rreth vetes një atmosferë relaksuese: zgjidh një muzikë të qetë që të mundëson të lësh pas shpatullave çdo mendim negativ ose stresues. Përgatit një darkë të mirë e të lehtë me bazë peshku, për shembull: ton, perime të freskëta të gatuara në avull dhe fruta të freskëta. Konsumoje brenda 20 minutash, në mënyrë që të thjeshtosh procesin e tretjes dhe të mos e rëndosh organizmin. Shtrihu herët në shtrat dhe fli të paktën 7 orë gjumë. Dhe para se të flesh, mos harro banjën e ngrohtë!

Relaks në vaskë

Një banjë e mirë duhet të zgjasë maksimumi 15 minuta, në mënyrë që sistemi i qarkullimit të gjakut të mos lodhet dhe lëkura të mos thahet shumë. Temperatura ideale e ujit duhet të jetë 35 deri 38 gradë. Për ta bërë banjën edhe më të rafinuar, mund të hedhësh në ujë ca pika vaji esencial, për shembull vaj shporizi, që ndihmon për qetësimin e ankthit, pagjumësisë dhe tensionit nervor. Thuaji vetes “natën e mirë” duke gjerbur një çaj qetësues pasi ta kesh ëmbëlsuar më parë me mjaltë.

Në zgjim


Shtriqu. Ndiq lëvizje të thjeshta, që riaktivizojnë qarkullimin. Rrotullo duart, këmbët zgjat krahun dhe këmbën e majtë, pastaj krahun dhe këmbën e djathtë. Sapo të jesh ngritur në këmbë, buzëqesh, pi një lëng të shtrydhur frutash të freskëta dhe përgatitu për një dush të mirë. Rregullo temperaturën e ujit që të jetë i ngrohtë: shërben për të hapur mirë poret e lëkurës dhe përgatitu për trajtimet e mëpasme.

Skrab, skrab, skrab

Me lëkurën ende të lagur, përgatitu për një nga gjestet më të rëndësishëm të ditës tënde të bukurisë: të çlirosh lëkurën nga qelizat e vdekura dhe pastërtitë. Kalo mbi lëkurë një eksfoliant të mirë, që përmban mikrogranula. Shpërndaje mbi sipërfaqen e epidermës në mënyrë që të stimulosh mikroqarkullimin e nënlëkurës dhe të favorizosh oksigjenimin e shtresave. Përqendrohu më shumë te bërrylat dhe gjunjët, ji delikate në zonën e gjoksit dhe kraharorit dhe mos harro shpinën. Lëkura dhe qafa duan të njëjtin trajtim, por me një produkt specifik.

E kanë radhën flokët

Laji flokët me një shampo delikate, që më parë e ke holluar në ujë. Masazho lëkurën për rreth një minutë dhe pastaj shpëlaje mirë kokën, pasi të sigurohesh se e ke eliminuar të gjithë shkumën. Uji nuk duhet të jetë shumë i nxehtë, sepse ndryshe floku dobësohet. Krihu me një krehër të drunjtë dhe pastaj apliko një maskë rigjeneruese për rreth gjysmë ore. Zgjidh një maskë të përshtatshme për flokun tënd dhe mos harro se, edhe nëse nuk ke probleme specifike, do të të shërbejë për t’i mbajtur flokët të shëndetshëm e të fortë. Në fund, nëse bën vapë, lëri flokët të thahen në mënyrë natyrale.

Dopio-maskë për fytyrën

Lëkura e fytyrës, duke qenë e ekspozuar ndaj agjentëve të jashtëm, plaket më shpejt. Të paktën një herë në muaj është rasti për t’i dedikuar dy kura: një maskë pastruese deri në thellësi dhe një maskë rigjeneruese për ta ushqyer. Zgjidh trajtime të përshtatshme për lëkurën tënde dhe pastaj shpërndaje produktin në mënyrë uniforme: nga balli tek mjekra, duke shmangur qepallat, rrathët e syve dhe buzët. Lëre të pushojë aq sa e kërkon produkti dhe më pas shpëlaje me ujë të ngrohtë. Në fund vendos mbi fytyrë një tonik, që i jep lëkurën shkëlqim.

Cheeeseee: buzëqesh!

Një buzëqeshje e bukur kërkon buzë të kuruara dhe dhëmbë të shëndetshëm. Edhe në këtë rast duhen eliminuar qelizat e vdekura. Kalo mbi buzë një furçë të butë duke ndjekur lëvizje rrotulluese. Ky veprim shërben edhe për të riaktivizuar qarkullimin. Në fund hidratoji bollshëm dhe masazhoji, në mënyrë që të shmangësh formimin e rrudhave të vogla. Përfundo duke larë dhëmbët, duke u kujtuar që furça duhet kaluar nga lart poshtë, pa harruar një përdorim të mirë të fillit dentar.

Këmbë e duar

Janë detajet që bëjnë diferencën, ndaj mos i lër pas dorë ekstremitetet dhe vazhdo ditën tënde të bukurisë me manikyr dhe pedikyr. Kujdesu që të kesh aceton delikat, krem për kutikulat, shkoptha portokalli, limë kartoni, një bazë mbrojtëse dhe smalt në ngjyrën e preferuar. Disa këshilla të vogla: mos i pri thonjtë me prerëse, por me limë dhe mos u jep atyre të këmbëve formë ovale, sepse tek cepat thoi hyn në mish. Kutikulat duhen shtyrë përreth thoit vetëm pasi t’i kesh lënë duart për pak kohë në ujë të ngrohtë dhe sapun. Nuk këshillohen të priten.

Hidrato trupin

Mirë. Nëse i ke ndjekur të gjitha këshillat e mësipërme, tani lëkura është gati për t’u hidratuar. Shpërnda mirë nëpër gjithë trupin një krem ose vaj që e mban lëkurën elastike dhe përfito për një masazh të shkurtër. Ndiq lëvizje të vogla rrotulluese me duar në mënyrë që të riaktivizosh qarkullimin dhe të favorizosh oksigjenimin e shtresave të lëkurës, duke pasur parasysh se lëvizjet duhen bërë gjithmonë nga poshtë, lart. Në këtë pikë je gati: mbylle ditën tënde të bukurisë me pak nga parfumi yt i preferuar dhe shëno në axhendë datën për muajin tjetër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KUJDESI  PER  LEKUREN Empty
MesazhTitulli: Re: KUJDESI PER LEKUREN   KUJDESI  PER  LEKUREN I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KUJDESI PER LEKUREN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KUJDESI DENTAR PER FEMIJET E VEGJEL

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: MODA - ESTETIKA - FITNESS-
Kërce tek: