FRIENDS BANN!!!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 FLOKET...........

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

FLOKET........... Empty
MesazhTitulli: FLOKET...........   FLOKET........... I_icon_minitimeMon 2 Mar - 17:23

FLOKET........... Floket

Bukuria e njeriut nis tek flokët…

Flokët kanë një rëndësi shumë të madhe për estetikën e njeriut. Rënia e tyre është e dukshme tek femrat dhe tek meshkujt, por më e theksuar është tek meshkujt. Por përse bien flokët? A është i mundur parandalimi i këtij fenomeni? Si mund të trajtohet rënia e tyre? Rënia e flokëve, ashtu si ngjyra e syve, është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës, floku bëhet i hollë dhe bie kur
folikulat vdesin. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të transmetueshme nga të dy prindërit. Është i kotë riti që ndiqet shpesh
nga prindërit për të qethur fëmijët e vegjël, në mënyrë që të rritet dhe shtohet floku. Nëse njeri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija nëse ai ka marrë gjenet e tij. Por nga ana tjetër, nuk është e thënë që prindi vuan rënien e flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt
shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-t. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash ballit.
***
Stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të
flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.

Ndodh shpesh që shfaqet dukuria e humbjes së flokëve pas kalimit të ndonjë infeksioni, si ethe të forta, operacione, etj. Gjithashtu, dhe pas çrregullimeve të funksionimit të gjëndrave tiroide ndodh rënia e flokëve. Në këto raste është e nevojshme t’i jepet fund
me trajtim për t’i normalizuar. Gjithashtu, shfaqetky fenomen kur ka mosfunksionim të hormoneve mashkullore, të njohura si androgjene, ose femërore të njohura si estrogjene. Në këto raste, korrigjimi i disekuilibrit eviton rënien e flokut. Gjithashtu, disa
sëmundje shoqërohen nga rënia e flokëve, siç është rasti i diabetit dhe e kundërta. Rënia e flokëve është një paralajmërim se
ndonjë sëmundje serioze po fillon të shfaqet. Medikamentet që përdorim për shërimin e sëmundjeve ndikojnë në rënien e flokut. Në këto raste lind si domosdoshmëri shtyrja e kurës së sëmundjes ose duhen marrë parasysh më parë pasojat e marrjes së këtyre
medikamenteve. Rënia e flokëve nga marrja e medikamenteve zakonisht është e kthyeshme dhe përgjithësisht pa probleme.
***
Veset e këqija dhe pakujdesia. Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe, agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre, thyejnë kapilarët e flokut duke bërë të mundur rënien e tyre. Një armik i flokut është edhe larja e tyre shumë e shpeshtë dhe krehja me avuj të nxehtë që bëjnë të mundur këputjen e tyre dhe provokojnë disekuilibër në shtresën e yndyrshme të lëkurës.

Kujdes!
1-Kontrolloni stresin
2-Mbani një dietë të përshtatshme
3-Pini të paktën dy kg ujë në ditë
4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me ane të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.
5-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit.
6-Evitoni ushqimet e skuqura.
7-Përdorni sallata të ndryshme.
8-Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët.
9-Mos e ndërroni shpesh shampon.

Keni parasysh…
Një njeri i shëndetshëm ka nga 100.000 deri 130.000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve. Është thelbësore mbajtja e higjienës për flokun. Me këtë duhet të kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut. Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i llojit e shampos. Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së parinë një tufë të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore. 70 % e meshkujve në botë, sipas studimeve, vuajnë nga rënia e flokëve. Sipas specialistëve, përveç trashëgimisë, fajin për këtë e ka edhe hormoni testosterone i cili është armiku numër një për rënien e flokëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

FLOKET........... Empty
MesazhTitulli: Re: FLOKET...........   FLOKET........... I_icon_minitimeMon 2 Mar - 17:24

Floku dhe trajtime ndaj tij

Floku i gjate - Kujdesja për flokun e gjatë fillon që me lyerjen. Ngjyra që preferohet më shumë në këtë periudhë dimrore është kafe me nuancat e saj si; kafe e errët, e hapur, ngjyrë çokollatë me fije “bumerak”. Në modë është përdorimi I teknikës së nxjerrjeve të fijeve që dalin në formën e shiritave.
Nuk janë më në modë fijet e shumta në të gjithë kokën por fijet e theksuara në formë shiriti që në gjuhën e parukierisë quhen “Flash”. Emërtimi vjen lidhur me kontrastin që krijojnë me pjesën tjetër të flokut. Nuancat e “bumerakut” kryesisht janë në ngjyrë, bezhë, platini, të kuqe, në ngjyrë të florinjtë.
Ky trajtim mund të bëhet në flokun e gjatë por edhe atë të shkurtër. Një formë e tillë floku shoqërohet me një truk të lehtë të nuancave të ngjyrës kafe. Moda e fundit e trukut janë ngjyra të afërta me ngjyrën e flokut.
Nëse moda është kafe edhe tualeti i syrit varion po në këtë kolor. Pjesa e nënposhtme e vetullës zakonisht bëhet në kolorin e errët të flokut, ndërsa lyerja e bishtit të syrit duhet të harmonizohet dhe të kombinohet me kolorin e fijeve- shirit. Buzët me kontur të lehtë floriri dhe I kuqi I buzëve në ngjyrë kafe të lehtë e shkëlqyese. Për pjesën e mollëzave të faqeve, ndryshe e quajtur pjesa “ruzh” këshillohet të përdoret krem pudër gjithnjë e kombinuar me lyerjen e buzëve dhe ngjyrën e flokut.

Floku i shkurter - Një tjetër prerje praktike dhe që nuk kërkon kujdes maksimal është prerja e shkurtër e flokut, me shkallëzim të theksuar. Kolori mund të jetë në ngjyrën kafe, në nuanca të ndërthurura të kafes, në vishnje, në të zezë me nuancë vishnje ose blu. Por, zakonisht aplikohen nuancat e hapura ose të errëta të ngjyrës kafe. Një prerje praktike si për vajza të moshës së re ashtu dhe për femra që janë amatore të flokut të shkurtër. Kjo prerje përshtatet në çdo veshje dhe shoqërohet me një makiazh tepër të lehtë

Floku me onde - Ndryshe nga floku i drejtë, floku me onde, i shkurtër apo i gjatë qoftë ai, gjithmonë ka nevojë për një trajtim më të kujdeshëm. Këtë gjë ju mund ta realizoni lehtësisht dhe të bëheni profesionistë në trajtimin e tyre të përditshëm. Në qoftëse pas lyerjes flokut i bëjmë një larje shumë të mirë dhe ky proces shoqërohet me “Final color” , i cili duhet të përdoret gjithmonë pas lyerjes, do të shohim se floku, edhe në ditët më pas, do të ketë një ngjyrë më të qartë, më të ëmbël. Për flokun me onde këshillohet përdorimi i shkumës së flokut që i mbron nga rrezet e diellit.
Në përgjithësi për flokun e lyer, të gjatë, të shkurtër, të drejtë apo me onde, këshillohet krem flokësh që përdoret pas larjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

FLOKET........... Empty
MesazhTitulli: Re: FLOKET...........   FLOKET........... I_icon_minitimeMon 2 Mar - 17:26

Llojet e flokeve

FLOKËT NORMALË

Janë atëherë kur nuk kanë anomali në rrënjë dhe në gjatësinë e tyre. Flokët janë të shkëlqyeshëm, të fortë dhe të shëndetshëm. Ideale për to është kur ne i kemi gjithnjë në ekuilibër, duke përdorur produkte delikate në larjen dhe pastrimin e tyre, por pa dyshim dhe në trajtim. Është mirë të mos përdorim shampo dhe balsame shumë agresive, dhe një herë në muaj të përdorim maska ushqyese.

FLOKËT E THATË

Thatësia e flokëve varet nga shkaqet fiziologjike ose dhe nga shkaqet ambientale. Shumë herë floku është i thatë sepse nuk lubrifikohet mirë nga organizmi, por mund të bëhet i thatë dhe për shkak të diellit, erës, si dhe për shkak të mungesës së lagështisë së ajrit që e privojnë atë nga hidratimi.
Flokë të tillë dallohen sepse janë të ashpër, të thatë me fije në rrënjë dhe nuk rrinë bukur. Trajtimet e ashpra e keqësojnë akoma dhe më shumë punën. Dhe këto janë tharja me fon, drejtimet me piastër, dekolorimet dhe permanenti. Flokët e thatë kanë gjithnjë dy fije dhe këputen menjëherë. Që ti kthejmë në të shëndetshëm duhet ti trajtojmë me prodhime hidratuese
dhe të ëmbla. Maskat që duhet të përdoren në këtë rast janë me bazë avokadoje, vaji dhe veze.

FLOKËT ME YNDYRË

Kur flokët kanë një pamje prej vaji dhe të ndritshme, që duken sikur peshojnë shumë dhe bëhen pis menjëherë, natyra e tyre është flokë i yndyrshëm. Ky fenomen ndodh për shkak të një sekrecioni të shpeshtë, dhe vjen nga natyra e brendshme e organizmit, por vjen dhe si rrjedhim i stresit tek njeriu, mënyra e të ushqyerit dhe smogu ambiental. Kush ka këto lloj flokësh përpiqet ti
lajë shpesh, bile dhe të gjitha ditët:kini kujdes nga sapuni i tepërt sepse sjell një përkeqësim të situatës. Produktet që duhet të përdoren tek floku i yndyrshëm janë specifike për flokët me yndyrë dhe për larje të shpeshta. Nëse ka një problem shëndetësor duhet ti drejtoheni dermatologut, në mënyrë që ky i fundit të vendosë një trajtim të personalizuar. Përdorimi i një çaji me nënexhik përpara se të shpëlani i ndihmon flokët. Gjithashtu dhe esenca e qiparisit ndihmon shumë sepse riekuilibron lëkurën e flokut.

FLOKU ME ZBOKTH

Zbokthi, që shihet mbi flokë vjen si rrjedhim i një shqetësimi të vërtetë dhe ka të bëjë me shpërbërjen e lëkurës së kokës, dhe një shkëmbim i shpejtuar i lëkurës së kokës. Në këto raste flokët janë shumë të dobët, dhe shpesh bashkë me zbokthin kemi dhe shtim të kruarjes së kokës dhe yndyrë. Shkaqet vijnë që nga mënyra e të ushqyerit deri tek problemet psikologjike.
Trajtimet duhet të jenë specifike dhe delikate, në mënyrë që të mos e rëndojmë fenomenin e zbokthit. Mund të ndihmojnë në këtë rast maska
me vaj dhe me masazh. Nëse fenomeni rritet duhet të
shkohet tek mjeku. Ndihmojnë dhe maskat me rozmarinë, apo me hidhra që
përdoren pas larjes.

FLOKËT E TRAJTUAR

Flokët e trajtuar dhe të lyer kanë një nevojë të veçantë për përkujdesje. Përbërësit që përdoren në lyerje, në drejtimindhe përbërësit e permanentit
i dobësojnë. Shampoja duhet të jetë shumë delikate dhe specifike, sepse ajo përbën karakteristikat e trajtimit dhe në të njëjtën kohë mbron kurorën e flokëve. Për ti dhënë ndriçim dhe peshën e duhur mund të provojmë një maskë
me vaj bajamesh ose arrash.

FLOKËT QË BIEN

Të gjitha flokët bien në periudhën e pak viteve, duke u zëvëndësuar gjithnjë me të reja. Në vjeshtë kemi një rritje të rënies së flokëve. Faktori
është stinor dhe zgjat disa javë, në rast të kundërt duhet të përdorim ushqime që rrisin formimin e keratinës. Për këtë hërben proteina, glicina dhe
çistina, oligoelementët, si dhe vitaminat apo aminoacidet.
Shampot që duhet të përdoren duhet të respektojnë
lëkurën dhe ti japin vitalitet. Vaji kryesor që mund të përdoret
si popullor është ai i borzilokut i cili stimulon rritjen e flokut. Një zgjidhje që
mund të bëhet vetë në shtëpi është të fërkosh lëkurën e kokës me disa lugë raki, një trajtim që duhet bërë në mbrëmje dhe duhet larë në mëngjes. Në vend të rakisë ka njerëz që përdorin dhe lëngun e zier me rozmarinë.

KOKA TULLË

Rëniet e flokëve prekin si burrin dhe gruan dhe shkaqet janë gjithnjë të lidhura me faktorë hormonalë dhe gjenetikë. Në rast se kokën e keni tullë
duhet të pastroni me shumë kujdes lëkurën e saj. Duhet të përdorni trajtime me baltë termale për bukurinë e lëkurës së kokës. Mund të përdorni
dhe ujin e rozmarinës dhe të eukaliptit për flokët që nuk
duan t’ju rriten.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

FLOKET........... Empty
MesazhTitulli: Re: FLOKET...........   FLOKET........... I_icon_minitimeMon 2 Mar - 17:31

Flokët e saj më thonë se...

FLOKET........... 20_keshilla_per_floke_te_bukura_dhe

Flokët e shkallëzuara, xhufkore (tufa-tufa)

Ajo është kureshtare, ka dëshirë të ekspermentoj dhe të duket sa më tepër femërore. Në disa raste janë të mudshme komplekset e fshehura, mirëpo sidoqoftë, ajo adhuron të jetë në shoqërim të dikuj, është e kujdesshme dhe gjentile.

Flokët e gjata, valë-valë

Assesi mos i shikoni gjatë flokët e saj të gjata dhe valë-valë ngase do të ju kaplojë një etje që t'i shihni ato flokë në gishtat tuaja. Sidoqoftë, nëse ju ndodh kjo dhe nuk keni ide si t'i afroheni, provoni me ndonjë lule apo ftojeni në ndonjë film. Çfarë filmi? Po mirë, ne meshkujt zakonisht, dihet se cilat fillma i quajnë "filma për të qarë". Dhe assesi mos harro që ta mbash për dore dhe ta ngushllosh gjatë filmit për shkak se aj tipi aty në film e ka mashtruar atë vajzën aty. Hehehe, tash e ke të kjartë se pse ajo çmendet mbas serisë Esmeralda, apo?! Ky tip i femrës është romantike e skajshme. Vizioni i saj jetësor është: burri që e do pa kufi, pa masë dhe ajo me të ka një grumbuj fëmijësh. Prandaj, nëse dëshiron të jesh macho i vërtet, duhet të kujdesesh edhe për vizionet e saj.

Flokët e shkurta - frizurë iriqi

Është mjaftë e gjallë,e lëvizshme, mirëpo nuk i do obligimet e as rregullat e zakonshme. Është një tip i rrebelit (në kontekstin pozitiv) që lufton për ndryshime, për botë më të mirë. Këtë më së miri e shohim kur ajo dëgjon muzikë që gjyshet tona e quajnë "rapurdi" - zhurmë tenxheresh! Adhuron sportin dhe di të kujdeset për vete. Është shumë ambicioze dhe ka një dozë të lehtë feminizmi.

Flokët e lidhur në bisht

Është shumë praktike dhe adhuron gjëra praktike. Së paku ashtu duket. I mungon dikush që do t'ia largoj frikën, ngase është shumë frikacake. Pra dikush që do të bëjë që ajo të relaksohet dhe të kënaqet në jetë..

Flokët e prera drejtë gjer në supe

Është mjaftë mirë e drejtëpeshuar dhe mjaftë inteligjente.

Flokët me shumë shnolla apo krehër laramane.

Ndonjëherë ky tip i femrës i lidhë flokët në nyje si "punxhë" në maje të kokës. Di të qeshet nga zemra, të gëzohet dhe të jetoj. Nuk vuan shumë nga komplekset dhe është e gatshme të të merr përdore dhe të të shpie në kolovatje (ulatje). Nuk ua vënë veshin shumë njerëzve rreth vetes se çka flasin dhe shpesh di të jetë kokëforte. E adhuron modën dhe përpiqet ta përcjell aq sa mundet. Megjithatë prap bënë si ja do qefi me pamjen e saj ngase nuk dëshiron të jetë kopje e ndonjë manekeneje.

Flokët ngjyra-ngjyra-ngjyra-ngjyra

Adhuron meshkujt që kanë ose shumë flokë ose fare pak. Dëgjon Pank muzikë. Është mjaft e shoqërueshme edhe me femra, mirëpo sikur diçka në brendi e shtyen të luftoj tradicionalen e femrave - ngjyrën pembe (roze). Adhuron të thej regulla, të mos i rrespektoj fare. Është rebele e llojit të vet që i urrenë të metat e shoqërisë. Me këtë ajo e shpreh mllefin e saj ngaqë, shumë femra duhet ta pyesin burrin për të shkuar te daja për një orë vizitë. Shpesh konsiderohet e çuditshme për rrethin.

Flokët kaçurela

A e keni dëgjuar këngën për atë kaçurelën që shetë karamele? E ajo kaçurelja gjithë jetën e saj me të gjitha metodat e mundshme dhe të pamundshme është përpjekur për ta rregulluar pamjen e flokëve të saja. Pa sukses! Ajo shpesh është në gjendje dhe e aftë të i kuptoj problemet e njerëzve përreth, sidomos të meshkujve dhe të jetë e kujdesshme, e ndjeshme gjat komunikimit me të tjerët. Është simpatike dhe e hareshme. Madje mund t'ju kuptoj deri në atë masë, sa që ndonjëherë t'ju ofrojë edhe karamele falas, nëse keni mbetur pa para.

Bjondina

Propozoj një duartrokitje, meqënse jemi te bjondina. E meriton apo! Ndoshta me këtë duartrokitje do të thonim më shumë për bjondinën, ngase tashmë kan folur e kan folur për të në të gjitha anët e botës. Sidoqoftë këshilla jonë është: nuk duhet besuar edhe aq shumë vicave dhe mahive për bjondinat. Apo…

Vazhdimisht e ndryshueshme, por gjithnjë e regulluar bukur

Kjo është ajo vajzë që ka qëndrim të prerë: "kjo qime e ka vendin pikërisht këtu dhe nuk guxon të jetë as një milimetër më andej apo këndej." Adhuron gjithçka që është femërore. Është e para që ka provuar të gjitha trendet e mundshme. Prandaj ty si mashkull shpesh të duket se del në shëti me femra të lojllojshme, kur del me të. E asaj si i duket? Po të tregoj në besim, por mos i trego asaj që Mjellma të ka treguar, OKI? Ndryshimi i saj i shpeshtë do të thotë se ajo pandalur kërkon një tip të mashkullit që do t'ia pushtoj zemrën. Por kjo nuk do të thotë se është e vërtetë. E vërteta është se ajo kërkon diçka, diçka që ende nuk e ka gjetur. Diçka që i mungon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

FLOKET........... Empty
MesazhTitulli: Re: FLOKET...........   FLOKET........... I_icon_minitimeTue 3 Mar - 21:22

Flokët nuk rrinë mirë? Don’t worry!

Flokë të kreshpëruar, të elektrizuar, pa shkëlqim? Ka ca zgjidhje që vijnë menjëherë pas ditëve të pushimeve, kur nuk të bëhet vonë për maskat ushqyese, kur harron balsamin dhe xhelin në shtëpi dhe kur të mjafton një fjongo për t’i lidhur shkujdesshëm. Por me kthimin në qytet, gjithçka duhet filluar nga e para. Stilistët e flokëve sugjerojnë të gjitha truket se si t’i rregullosh për disa sekonda

Shkëlqim për flokët e zinj

Nëse ngjyra ka humbur shkëlqimin, por fatkeqësisht nuk ke kohë për të shkuar tek parukieri, atëherë vepro kështu: “Përzje pak hijezues ngjyrë ari me pak xhel shkëlqyes për flokët”. Ajo që e sugjeron është Cheryl Marks, parukierja personale e aktores Christina Ricci (një brune e bukur natyrale). “Merr pak nga produkti, ngrohe mes duarve për ta zbutur, kaloje mbi flokët e thatë dhe mos i krih. Do të kesh flokë të shndritshëm”.



Kaçurrela perfekte pas shiut

“Nëse flokët kanë marrë ujë dhe janë kreshpëruar, përfito për të krijuar një bisht me efekt re”, thotë stilisti i flokëve Ted Gibson. “Apliko një balsam pa shpëlarje, tërhiqi flokët pas, lidhi duke i shtrënguar fort dhe fryji majat me krehër”.



Larg efektit shtëllungë

Nëse, pavarësisht balsamit, flokët vazhdojnë të mbeten të ashpër, provo një recetë japoneze, që i zbut në çast. Ziej një grusht oriz me dy gota ujë. Pastaj kulloje lëngun, lëre të ftohet dhe hidhe mbi flokë, pasi t’i kesh larë më parë. Shpëlaji pas pesë minutash.



Jepi lëvizje flokëve të hollë

Përdor shampo të nxehtë. Shampoja ngrohet në procesin banjëmari dhe nxehtësia ushtron një zgjerim të enëve të gjakut, që oksigjenojnë rrënjën. Rezultati? Flokët janë më të gjallë, më të rëndë dhe më elastikë.



Ndiz ngjyrën

Para se t’i lash, lagi flokët me çaj jeshil. Apliko një serum shkëlqyes dhe fiksoji me ajrin e ftohtë të tharëses.



Nuk ke kohë për t’i larë?

Nuk janë të freskët nga shampoja dhe kjo duket, sepse flokët janë të gjatë. Për t’i rregulluar flokët pa i larë, krijo look-un “e pakrehur false” alla Gisele Bündchen”, thotë Harry Josh, stilisti i flokëve të top modeles. Me kokë poshtë, spruco shampon e thatë në rrënjë dhe me duar shpupuriti flokët.



Ngjyra është zbehur

Për të intensifikuar ngjyrën, kopjo teknikën që koloristja Rita Hazen përdor me popstar-in Jessica Simpson. “I bëj një maskë ushqyese me vaj bajamesh, jojoba dhe aloe, dhe e lë në flokë për 25 minuta”.



Gjallëro bionden platin

Nëse ngjyra është natyrale, zbehet shpejt, sepse flokët platin kanë shumë pak pigment. Për t’u dhënë gjallëri, shkri dy aspirina në një enë me ujë dhe shpëlaji flokët pasi të kesh përdorur më parë një shampo specifike për flokë biondë.



Fshih rritjen

Është momenti për të lyer flokët, por nuk ke dëshirë? Për të mos u dukur rrënja e flokut në ngjyrën natyrale, fryji flokët që në rrënjë. Krijohet një efekt dritë-hije shumë natyral. Më pas fiksoji me pak llak.



S’më pëlqen modeli i ri!


Të ka kapur epidemia e flokëve me presje. Por, pasi i ke prerë, kupton se modeli i ri nuk të pëlqen aspak. Për ta fshehur, apliko një xhel me efekt të lagur, shpërndaje me krehër duke i tërhequr flokët nga pas dhe vendos një rreth: të zi për flokët biondë, me ngjyrë për flokët gështenjë.



Stop efektit elektrik

Nëse ditët e para të vjeshtës fryn erë, flokët e hollë elektrizohen dhe krehja nuk mban. Bëji një mbledhje të tërhequr mirë, siç është tendencë së fundmi. Apliko një produkt flokësh me shkëlqim, krihi dhe lidhi fort.



Larg yndyrës

Duken gjithmonë të palarë dhe të pakrehur. Për t’i bërë më të lehtë, të vjen në ndihmë scrub-i. Masazhoji për pak sekonda dhe më pas laji me një shampo ultradelikate.



Somario

Një truk më shumë për të ushqyer flokët: një maskë me vaj ulliri. Mbahet gjithë natën dhe në mëngjes floku lahet me shampo



Ndryshimi i stinëve kërkon kura intensive. Kështu, flokët bëhen më të shëndetshëm, elastikë e të shndritshëm



Box

Gabimet e përjetshme

Mos i thaj flokët duke i fërkuar me peshqir. Kështu do të shmangësh elektrizimin dhe kreshpërimin. Punoji flokët me duar dhe tamponoji me peshqir për të larguar ujin e tepërt. Pastaj thaji me tharëse.

Mos e tepro me produktet e stilimit, ndryshe flokët ngjiten dhe nuk arrin t’u japësh formën e dëshiruar. Doza e duhur është sa një kokërr arrë. Shpërndahet nëpër duar dhe pastaj vendoset në flokë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





FLOKET........... Empty
MesazhTitulli: Re: FLOKET...........   FLOKET........... I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
FLOKET...........
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: MODA - ESTETIKA - FITNESS-
Kërce tek: