FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PER NENAT E REJA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: PER NENAT E REJA   Mon 2 Mar - 19:41



Keni vendosur të keni një bebe?


Pas një shtatzënie të planifikuar ashtu siç është e nevojshme vizita te gjinekologu është e domosdoshme të bëhet një vizitë edhe tek dentisti. Në ketë vizitë është mire të bëhet kontrolli brenda gojes dhe radiografi për të parandaluar problemet gjate shtatzanise. Kështu duhet shpëtuar nga frika që në çdo çast mund të keni dhimbje dhëmbi, kështu kaloni një shtatzani të qetë.

* Problemet që mund të dalin në lidhje me dhëmbët

Dhëmbët e pjekurise: keto mund të qëndrojnë për vite pa nxjerre problem. Nëse keni një dhëmb pjekurie të cilit I eshte formuar nje xhep, është gjysme i hapur, ose është i mbushur sipër me mbeturina ushqimore, para se të planifikoni shtatzanine duhet ta hiqni që të shpetoni nga ky problem. Sepse mund të shkaktoje dhimbje të fuqishme dhe infeksion. Zgjidhja e ketij problemi është antibiotiku, rontgeni (grafia) dhe në shumicen e rasteve heqja (shkulja).

Dhëmbët e prishur: Mes 3 ose 6 muajve mund të bëhen prishje të vogla. Po qe se keni edhe një prishje fare të vogel të dhëmbit duhet ta vizitoni para shtatzanise.

Mishrat e dhëmbëve: Nëse keni mishin e dhëmbit me dhimbje,te fryer apo me rrjedhje gjaku duhet patjetër që ta vizitoni para shtatzanise sepse keto simptoma do të shtohen. Dhe nëse keni një problem të tille me dhëmbet pa i kontrolluar të gjithe mos planifikoni shtatzani. Sepse në të kundert mund të përballeni me lindje të hershme apo me lindje të bebes nën peshe. Edhe nëse nuk keni asnjë problem duhet të bëni një pastrim dhe të merrni mesim mbi higjenën dhe përdorimin e furçes. Mos harroni të vizitoni dentistin njëhere në 3 muaj pasi keni ngelur shtatzenë.

* Çfare problemesh dhe ndryshimesh ndodhin në strukturen e dhëmbit dhe të gojes gjatë shtatzanise

Gratë janë të ndjeshme ndaj sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve për arsye të lëvizjes së menjëhershme të nivelit te estrogjenit dhe të progesteronit. Nëse nuk bëhet pastrimi i mire i dhëmbëve nga mbetjet ushqimore mund të formohet gingivitis (infeksion i mishrave të dhëmbëve). Mishrat e dhëmbëve i keni të fryer dhe të skuqur , me gjakosje. Që të mos ndodh kjo duhet një larje e kujdesshme dhe një përdorim i mundshëm i fillit dentar. Gjatë shtatzanise mund të formohen tumore të mishit të dhëmbëve. Keto nuk janë të dëmshme, dhe në një kohe të shkurtër pas shtatzanise zhduken. Të vjellat e shpeshta gjatë shtatzanise çojnë në acidizim të mishrave të dhëmbëve dhe mund të bëhet shkak për prishje. Nga ky problem mund të shpëtohet me një larje të mire dhe me një kujdes të dhëmbëve. Por jo larja e dhëmbëve menjëhere pas të vjellave ku acidi është në maksimum. Me e mire është që pas vjelljes të shpërlajme gojen me H 2O dhe të presim 20-30 minuta dhe pastaj ti lajme me furçe. Nëse nëna shtatzanë shqëtesohet nga larja e shpeshtë e dhëmbëve me furçe dhe ndien shqetësime në stomak, larja e gojes vetëm me uje madje luan rol të rendesishem në largimin e acidit nga goja. Mes njërezve ka një bindje që bebja merr kalciumin e dhëmbëve të se emes. Por nëse nëna me anë të ushqimit merr kalcium të mjaftueshem nuk ka asnjë prolem. Nëse e ka të pamjaftueshme atëhere fillimisht do ti plotësohet nevoja e bebes. Kalciumi që nevojitet nuk sigurohet nga dhëmbët por nga kockat e gruas shtatzanë. Nëse gjatë shtatzanise dhëmbët u prishen me shpejtësi nuk duhet të fajsoni femijet sepse kjo nuk ndodh si rezultat i marrjes se kalciumit por si rezultat i mos kujdesjes për gojen. Vetëm lani dhëmbët pak me kujdes dhe vizitoni dentistin.

* A mund te ndahet shendeti I dhembit ne periudha gjate shtatezanise

3 mujori i pare (perioda e pare). Është periudha më delikate dhe me e shpejtë e formimit të bebes, Në ketë periudhë, pa ngelur të detyruar, duhet të vizitojmë gratë shtatzena. Në të njëjtën kohe kjo përiudhe është periudha ku shfaqet me tepër prishja e mishrave të dhëmbëve dhe shtimit të gjakosjeve. Në ketë përiudhe është mire të bëhet një pastrim i dhëmbëve nga gurezat dhe një edukim në lidhje me higjenën dhe larjen e dhëmbëve.

Periudha e 2-të (3-6 mujore). Eshtë përiudha ku mund të bëhet cdo gje pervec grafive apo heqje dhëmbi.

Nëse keni një problem dhe e lini pas dore në kohen kur shtatzania ka përparuar, dhimbjet e mundshme mund të bëhen shkak për lindje të shpejtë (te hershme). Nëse para shtatzanise nuk keni vizituar dot dentistin patjetër bejeni ketë në 3-6 muajt e pare të shtatzanise.

* Çfare duhet të bejme në rast infeksioni ose pishjes se dhëmbit gjatë shtatzanise?

Vizitat në lidhje me ketë çeshtje bëhen lehtësisht gjatë 3 dhe 6 muajsh. Nëse shfaqet ndonjë problem gjatë përiudhes 1-3 mujore dhe është e pamundur të pritet dhe disa muaj të tjere mund të nderhyhet. Ose përndryshe me aplikime të përkoheshme pritet deri në periudhen e dytë. Nëse gjatë 6-9 mujorit të shtatzanisë nuk ka dhimbje të forta, me zgjidhje të perkohshme bëhet e mundur shtyrja e nderhyrjes në përfundim të shtatzanise.

Me e drejtë ëshë që shtatëzana në çdo përiudhe të shtatzanise të shkojë dhe të konsultohet me specialistin dhe sipas vështiresisë së rastit të merret vendimi. Nëse gjendja shendetsore dhe shpirtërore e shtatzanës është e mire atëhere ajo kurdohere mund të heqe dhëmb, mund të vizitohet dhe të beje mbushje. Sepse ne te kundert stresi që mund të vije nga dhimbja mund të jetë e rrezikshme për beben.

* Ruajtja e dhëmbëve nga prishja tek shtatzanat

Për shkak të ndryshimit hormonal misherat e dhëmbëve dhe dhëmbët bëhen më delikat prandaj në ketë përiudhë duhet treguar me tepër kujdes. Kur ngadalesohet rrjedhshmeria e peshtymes zvogelohet dhe larja e mishrave të dhëmbëve. Veçanërisht në muajt e pare të shtatzanise të vjellat e bejnë peshtymen me acidike kështu që tëndenca për prishje të dhëmbëve dhe shperlarja me uje e dhëmbëve rritet ndjeshem. Larja e shpeshtë e dhëmbëve dhe shperlarja me uje të bolshem të gojes mjafton për të ulur ndikimin e ketyre mbetjeve negative tek peshtyma.

Përdorimi i antibiotikeve gjate shtatzanise, a mundt të jetë i demshem për dhëmbët e bebes?

Përdorimi i antibiotikeve në përiudhen e shtatzanisë në mënyrë të ndërgjegjesuar mund të bëhet shkak për probleme me serioze se problemet e dhëmbëve. Nuk duhet të përdoren ilace pa keshillen e mjekut gjatë shtatzanise. Veçanërisht 3 mujorshi i pare është shume delikat. Ka një antibiotik që bëhet shkak për prishjen e ngjyres dhe struktures se dhëmbëve, “Tetraciklina”. Keto antibiotike nuk duhen përdorur gjatë shtatzanise duke bere përjashtim ndonjë rast të veçantë.

* Gjatë shtatëzanise a mund të bej grafi dhëmbi?

Nëse duhet për diagnostifikim mund të bëhet maksimumi një ose dy here. Grafia e përdorur tek dentisti e ka rrezen e dobet dhe bebeja është shume larg ndikimit të rrezeve. Por prape nuk duhet lenë pas dore mbulimi i barkut me mbulese plumbi gjatë ketij veprimi.

Për shendetin e dhëmbëve të bebes çfare duhet të bej gjatë shtatzanise?

Ushqyerja e ekulibruar, shëndeti dhe qëndrimi larg përdorimit të ilaceve janë disa prej rekomandimeve. Çdo gje zhvillohet në menyre te panderprere. Kalciumi, fosfori dhe minerale të tjera merren nga qarkullimi i gjakut të nënës dhe përdoren për zhvillimin e dhëmbëve të bebes dhe asgje tjetër veç ushqyerjes keq të nënës nuk ndikon në ketë zhvillim. Të gjithë e dime se fluori është i rëndesishëm në zhvillimin e dhëmbëve por për dhëmbët e bebes ne barkun e nenes nuk ka ndonje ndikim fluorizimi nëpërmjet ilaceve. Pra nuk ka ndonjë dobi në marrjen ekstra të flourit.

* Ka ca gjera që duhen shmangur gjatë shtatzanise :

Rrini larg infeksionëve. Në rast se do keni temperature nga nje virus apo infeksion, ekulibri delikat i kripes se fosforit apo të kalciumit në gjak mund të prishet. Dhe kjo mund të prishe cilesinë dhe sasinë e struktures së dhëmbit qe po zhvillohet gjate asaj periudhe.

Edhe në rast të rekomandimit nga ana e doktorit, brenda mundesive duhet të rrihet larg antibiotikëve me përmbajtje tetraclikline. Tetraciklina njollos dhe prish ngjyren e dhëmbëve të qumeshtit dhe të përhershem. Tashme ky antibiotik nuk po përdoret më nga doktoret.

Ushqehuni mire: të ushqyerit mire ashtu siç është i rendesishem nga çdo aspekt edhe nga kendveshtrimi i shendetit të dhëmbëve është shumë i rendesishem. Një pikë tjetër e rendesishme është edhe ndikimi që mund të kenë dhëmbët e femijes nga lindja e hershme. Shkak për ketë është mos plotësimi mineral i pjesëve të dhëmbit që bën që dhëmbi të jetë me pak i qëndrushem. Dhëmbët e femijeve të lindur nga një lindje e hershme kerkojnë me tëpër vëmendje. Fëmijet e lindur në kohe janë me të qëndrueshem ndaj ketij problemi.

* Vizita e pare tek dentisti

Kur bebeja juaj të jetë 6 muajsh do të filloje ti duket dhëmbi i pare i qumështit. Në çast kur shihni dhëmbin e pare të qumështit është mire të rezervoni një takim me mjekun dentist. Nga kjo vizitë do të mesoni shqëtësimet që mund të dalin me prapa në lidhje me dhëmbët, mishrat e dhëmbëve dhe qiellzen e gojes. Po në ketë vizitë do të informoheni për gjerat që duhet të keni kujdes, si zhvillimi i nofullave dhe fytyres dhe problemeve me dhëmbët e qumshtit. Ketë lloj vizite e quajme “vleresim i gojes, dhëmbëve të bebes së shëndetshme”. Kontrolli tjetër do të bëhet kur femija të mberrije në moshën 3-5 vjeç, ku do të bëhet vleresimi i përgjithshem i gojes dhe dhëmbëve. Në ketë vizitë do të mesohet larja e dhëmbëve dhe ushqyerja. Duke u praktikuar fluor sipërfaqesor do të rritet rezistenca e dhëmbëve. Por detyra e prinderve nuk mbaron vetëm me dergimin e femijes tek mjeku stomatolog por duhet ta beje dentistin të pelqyer edhe tek femijet.

• Përpiquni që para vizitës se dentistit, femija ta kuptoje si aventure argetuese.
• Vizitën te mjeku duhet ta bëni në nje çast kur fëmija është i çlodhur
• I tregoni ngjarje argetuese me dentist.
• Në shtëpi në forme loje i kontrolloni gojen njëri tjetrit.
• Jepuni rendesi dhëmbëve dhe bëni që dhe femija juaj ta kuptoje ketë.

Dhe të gjitha keto do të bejnë të mundur që femija të shkoje me deshire tek dentisti, të doje dhëmbët dhe të kujdeset për to.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: PER NENAT E REJA   Mon 2 Mar - 19:43

Dhëmbët gjatë shtatzanisë

Shpesh mund të dëgjohet se gruas gjatë shtatëzanisë i janë prishur dhëmbët. Kjo arsyetohet me nevojën e zmadhuar për kalcium nga ana e gruas shtatëzanë, dhe shfrytëzohet ai i dhëmbëve. Kalciumi në dhëmbë është në formë të bashkëdyzimit stabil, e cila krijohet gjatë mineralizimit të dhëmbit dhe ky proces është i pakthyeshëm, për dallim nga kalciumi në asht i cili është në formë të tillë që sipas nevojës lehtë mund të kaloj në qarkullimin e gjakut, ose nga atje të vendoset në asht. Domethënë, nëse me anë të ushqimit nuk merret sasi e mjaftueshme e kalciumit, kjo mungesë do të kompensohet me harxhimin e kalciumit nga ashti, e jo nga pjesët e dhëmbit.

Është vërejtur se te gratë shtatëzënë është më e përhapur kaviteti, por shkaqet kërkohen në vend tjetër. Gjatë kohës së shtatëzanisë, shumë shpesh paraqiten vjellje, dhe me vetë atë paraqitet acidivitet më i madh në gojë, që mundëson kushte të volitshme për shumimin e bakterieve dhe demineralizimin e emalit.

Te gratë shtatëzënë, për shkak të koncentrimit të madh progesteronit, shpesh gingiva ka ndezje (ka kuqëzim, të enjtur, dhimbje, gjakderdhje etj). Këtu shpesh krijohen të ashtuquajturat xhepa të rrejshëm në të cilat grumbullohet ushqimi dhe vjen deri te prishja e dhëmbit. Gruas shtatëzënë i këshillohet që rregullisht te keshillohet me stomatologun, gjatë tërë shtatëzanisë, gjatë së cilës do të jetë rregullisht e kontrolluar dhe këshilluar për kujdes të drejtë të gojës dhe dhëmbëve.

Gruaja, sapo të marrë vesh për shtatëzaninë, duhet te takoje stomatologun.

Kurimi i dhëmbëve gjatë shtatëzanisë apo jo?

Kjo është njëra ndër pyetjet më të parashtruara te gruaja shtatëzënë. Përgjigja është po, mund të kurohen dhëmbët. Stomatologu është ai që do te gjeje metodën më të mirë dhe më të padhimbshme për kurim, pa e dëmtuar frytin.

Heqja e dhëmbëve te gruaja shtatëzënë apo jo?

Shpesh te gruaja shtatëzënë ekziston frikë për heqjen e dhëmbëve, duke menduar se duke marrë anestezi e dëmton frytin. Ndoshta deri diku kjo frikë është e arsyeshme, nëse ekstraktimi bëhet gjatë 4 muajve të parë të shtatëzanisë ose në muajin e 8 të shatëzanisë. Heqja e dhëmbëve ndërmjet kësaj periudhe, nëse është e domosdoshme mund të kryhet por vetëm në konsultë me gjinekologun i cili e përcjell shtatëzaninë.

A mundet gjatë shtatëzanisë të kryhet inçizimi me rentgen i dhëmbëve apo jo?


Ndonjëherë është e nevojshme të kryhet inçizimi me rentgen i dhëmbëve, por edhe për atë ekzistojnë disa kushte. Kjo procedurë nuk mund të kryhet vetëm në 12 javët e parë të shtatëzanisë. Pas kësaj periudhe është i lejuar inçizimi, por vetëm me aparat të rregullt dhe modern, në të cilin rregullisht janë kryer kontroll dhe masa mbrojtëse sa i përket sasisë së rrezatimit qe e lëshon.

Ç’ndodh me përdorimin e antibiotikëve gjatë shtatëzanisë?

Nëse gjatë shtatëzanisë është e nevojshme të përdoren antibiotikët, ajo duhet të kryhet me konsultë paraprake me gjinekologun. Nga aspekti stomatologjik ndalohet përdorimi i antibiotikëve nga grupa tetraciklinë, të cilët nëse përdoren gjatë shtatëzanisë, mundet që përgjithmonë t’ju ngjyrohen dhëmbët, dhe ta prishin zhvillimin e eshtrave dhe thonjve.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: PER NENAT E REJA   Mon 2 Mar - 19:45

Kurë paralindjeje për sindromën Down

Sindroma Down mund të korrigjohet falë një kure paralindjeje. Në vazhdën e një kërkimi të National Institute of Health në Bethesda është arritur për momentin të shihen pasojat në dy minj, të cilët kishin probleme të kësaj sindrome.

Disa ekspertë mendojnë se në bazë të sindromës ka edhe disa faktorë përtej cështjes së kromozomeve. Të dhënat e një kure të mundshme janë publikuar në revistën “New Scientist e Obstetrics and Gynecology”.

Doktoresha Catherine Spong, koordinatore e studimit dhe kërkimit të bërë shpjegon që falë një kure mund të eleminohet efekti që sindroma Down ka mbi dy proteina, Nap e Sal, që shkaktojnë pasoja në zhvillimin mendor.

Për të parë efektet studiuesit kanë mbajtur në vrojtim dy grupe minjsh me këtë sindromë. Njëri në trajtim para lindjes dhe tjetri pa trajtim. Rezultatet ishin befasuese, por megjithëkëtë kërkuesit janë të rezervuar. Kjo, sepse, edhe pse terapia ka dhënë rezultate mbi minjtë, nuk është e thënë që të kenë të njëjtin reagim edhe tek njërezit.

Para se të eksperimentohet tek njerëzit kërkuesit duhet të ndjekin për një periudhë eksperimentet për të parë efektet pozitive në vazhdim e sipër të kurës.

Nëse në të ardhmen kura do të jetë efikase, atëherë lajmi i mirë për të gjithë do të jetë i mirëpritur. Do të ketë një përmirësim të jetës së mjaft personave.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: PER NENAT E REJA   Mon 2 Mar - 20:25

Për një gjoks te “bukur”, bebet sakrifikohen për qumesht

Gjoks me formë të bukur dhe larg deformimeve. Është çështje estetike, që nënat e reja sakrifikojnë foshnjet e tyre për t’i mbajtur larg ushqyerjes me qumështin e gjirit. Në fakt, ky është ndër shkaqet kryesore që foshnjet po ushqehen gjithnjë e më pak me produktin më natyral dhe të dobishëm për ta, por jo shkaku i vetëm. Problematikën e nivelit të ulët të ushqyerjes ekskluzive me gji e ngre vetë dikasteri i Shëndetësisë, duke theksuar se foshnjet kanë shumë mangësi dhe përdorimi i formulës foshnjore tepër i ulët. Ndërsa drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu shpjegoi disa nga arsyet e këtij fenomeni dhe theksoi se prioritet i maternitetit që drejton është nxitja e nënave që të ushqejnë fëmijët me qumështin e gjirit. Ndërkohë, mjeket pediatre shpjegojnë se deri në çfarë moshe është e këshillueshme që foshnjet të ushqehen me gjirin e nënës së tyre dhe sa e rëndësishme është kjo.


Ushqyerja

Duhet të ushqehen me qumështin e gjirit të nënës të paktën deri kur të mbushin 1 vit, por jo të gjitha bebet e kanë këtë shans, sepse në vend të këtij produkti të pazëvendësueshëm, ushqehen me qumështin e pakontrolluar të lopës duke favorizuar

kequshqyerjen dhe aneminë. Alarmin e jep dikasteri i Shëndetësisë, sipas të cilit, treguesi i ushqyerjes ekskluzive me gji (ushqim vetëm me qumësht gjiri, jo ujë, jo lëngje të tjera) në muajin e katërt është 40%. Por foshnjet nuk arrijnë të marrin as formulat. Përdorimi i formulës foshnjore e cila mbetet e ulët dhe është (15%) e fëmijëve 0-1 vjeç. “Kryesisht, kjo vjen për shkak të kostos së lartë të tyre për buxhetin e familjeve shqiptare dhe traditës së ushqyerjes me qumësht lope”,- pohojnë specialistët e Shëndetësisë.

Shkaqet

Mendojnë se gjoksi i tyre nuk do të jetë i bukur dhe do të pësojë dëmtime nëse foshnja e tyre ushqehet gjatë me qumësht, por në fakt nuk është aspak kështu. Kështu mendon drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu, e cila thekson se faktori estetik i shtyn disa nga nënat të mos ushqejnë fëmijët me qumështin e gjirit. “Politika kryesore që ndjekim me nënat që paraqiten në maternitet, është që ato të ushqejnë foshnjet e tyre me qumështin e gjirit. Ka disa faktorë që shumë prej foshnjeve nuk ushqehen me këtë produkt, por mendoj se edhe faktori estetik për të cilin nënat, sidomos ato në moshë të re, luftojnë ta mbajnë gjoksin e tyre në formë, ndikon shumë”,- shpjegon Rubena Moisiu. Megjithatë, ajo siguroi se kjo mani e nënave është e kotë pasi gjoksi i tyre nuk pëson asgjë nëse foshnja ushqehet me qumësht. Sipas saj, gjoksi është i ndërtuar në mënyrë të atillë që merr forma të zmadhuara dhe të zvogëluara, në varësi të situatës dhe ushqyerja e foshnjes nuk do të dëmtojë aspak estetikën e gjoksit. Ndërkohë ajo shpjegon se faktorë të tjerë janë edhe problemet që mund t’u lindin nënave, duke mos patur qumësht për fëmijët. Por kjo pasohet edhe me faktorin “kohë” që kanë nënat, pasi shumë prej tyre punojnë dhe nuk kanë mundësi të ushqejnë foshnjet. Megjithatë Moisiu nuk përjashton edhe publicitetin e tepërt që i bëhet ndonjëherë ushqimeve për foshnja, duke joshur nënat pas tyre.

Moisiu: Nuk kanë pasoja vetëm foshnjet, por edhe nënat

Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për foshnjat për gjashtë muajt e parë të jetës, ndaj nuk duhet t’u mohohet, pasi kjo mund të shkaktojë pasoja tek ata. Kështu u shpreh Rubena Moisiu, duke theksuar se ai kombinon tre themelet bazë të një ushqyerje të shëndetshme që janë ushqimi, shëndeti dhe kujdesje. Sipas saj, qumështi i gjirit i mbron fëmijët nga shumë infeksione dhe i bën ata rezistentë ndaj sëmundjeve. “Shumë nëna, përdorin qumështin e lopës për bebet e tyre dhe kjo mund të favorizojë kequshqyerjen dhe aneminë”,- pohon Moisiu. Ndërkohë ajo thekson se edhe nënat që u ndërpresin qumështin e gjirit foshnjave, kanë pasoja. “Është vërtetuar se nënat të cilat nuk ushqejnë bebet me qumësht, janë të stimuluara ndaj kancerit të gjirit. Nënat duhet të jenë koshiente për këtë se pasojat nuk janë vetëm mbi bebet, por edhe mbi ato”,- thekson Rubena Moisiu.

Mjekja pediatre, Vjollca Konica shpjegoi rëndësinë e ushqyerjes me qumësht gjiri. Deri në 6 muajsh është e domosdoshme

Konica: Ja deri kur duhet të ushqehet foshnja me qumësht gjiri

Qumështi i gjirit përmban gjithë lëndët ushqimore, antitrupat, hormonet dhe faktorët e rritjes që i nevojiten një foshnjeje për t’u rritur dhe zhvilluar, ndaj nuk duhet t’i mohohet bebeve ky ushqim i pazëvendësueshëm. Kështu u shpreh mjekja pediatre, Vjollca Konica, duke shpjeguar se qumështi i gjirit nuk duhet t’u ndahet bebeve, të paktën vitin e parë të lindjes. Ndërsa si të domosdoshëm ajo shikon kohëzgjatjen e ushqyerjes me qumështin e nënës deri në 6 muaj. Në fakt, ky është edhe rekomandimi i OBSH-së, që thotë se ushqim ekskluziv me gji në 6 muajt e parë dhe vazhdimin e ushqimit me gji, kombinuar me shtesa përtej vitit të parë. Pediatrja Konica pohon se në favor të fëmijëve do të ishte ushqyerja me qumështin e nënës deri në moshën 2 vjeç por sigurisht, kur kjo të jetë e kombinuar me ushqime shtesë. “Qumështi i gjirit mbron foshnjat nga diarreja dhe infeksionet akute respiratore, otiti i mesëm dhe dermatiti atopik, stimulon sistemin e tyre imunitar dhe përgjigjen ndaj vaksinimit dhe, sipas disa studimeve, ndihmon në aftësitë njohëse dhe zhvillimin e sistemit nervor qendror”,- shpjegojnë specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë, duke theksuar se vetëm me qumësht gjiri mund të kemi fëmijë të shëndetshëm.

MSH: Nënat dorëzohen shpejt për ushqyerjen me gji

Mbrojtja dhe nxitja e të ushqyerit me gji është pjesë përbërëse e strategjisë së Ministrisë së Shëndetësisë për uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë foshnjore. Kështu shprehen burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët pohojnë problematikën e nivelit tepër të ulët të ushqyerjes ekskluzive me gji të foshnjave, si dhe arritjen e objektivave të zhvillimit të mijëvjeçarit. Sipas tyre, në fund të muajit të parë të jetës ky tregues është 47%, gjë që tregon se nënat shpejt dorëzohen para vështirësive të javëve të para të të ushqyerit me gji dhe fillojnë t’u japin çajra qetësues ose lëngje të tjera. “Në muajt e dytë dhe të tretë, vihet re një rënie e këtij treguesi, nga 47% në 37.4%, pra më shumë se gjysma e fëmijëve tashmë i kanë humbur përparësitë e një ushqyerjeje ekskluzive me gji”,- pohojnë burime të dikasterit të Shëndetësisë.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: PER NENAT E REJA   Today at 4:52

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PER NENAT E REJA
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: KENDI I FEMIJEVE-
Kërce tek: