FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 BEBET.........

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: BEBET.........   Mon 2 Mar - 20:21

Rrugëtimi i panjohur i të porsalindurit



Që nga roli i ADN-së deri te ndikimi i prindërve të tyre

Brenda trupit të vogël të bebes “rëndojnë” miliona vite të evolucionit të njeriut, të cilat lejojnë karakteristika të ndryshme të zhvillohen në një vijë specifike. Gjithçka për të cilën ka nevojë një fëmijë pasi lind, është ambienti i përshtatshëm dhe i ngrohë. Falë evolucionit të njeriut, një bebe ka vëmendjen e gjithë familjes: prindërit e ushqejnë, e ledhatojnë, e pastrojnë dhe e mbajnë në një vend të ngrohtë. Edhe të rriturit më indiferentë shndërrohen në dashamirës dhe mbrojtës kur marrin në krahë atë krijesë të vogël e të pambrojtur, i cili e vështron me kureshtje atë që e mban në krahë. Për njerëzit, sjellja në jetë e një fëmije dhe të qenit prindër, është një kënaqësi dhe nder shumë i madh, që për fëmijën zgjat për vite me radhë. Bebet janë më shumë se këlyshë të thjeshtë. Ato përfaqësojnë rrugën tonë të vetme për përjetësinë, çojnë përpara vijën tonë gjenetike, duke siguruar mbijetesën e gjeneve të njeriut edhe pasi jeta jonë të ketë përfunduar. Për beben, dy vitet e para të jetës kanë një rëndësi të veçantë. Shumë prej cilësive të mësuara në këtë fazë delikate të rritjes do ta shoqërojnë gjatë gjithë ekzistencës së tij. Një bebeje që i ofrohet një ambient i pasur, i ndryshueshëm e stimulues, bashkë me kujdesin e dashurinë e prindërve, ka më shumë mundësi për të zhvilluar një kuriozitet të shëndetshëm, një krijimtari të jashtëzakonshme dhe zgjuarsi aktive në vitet e ardhshme. Koka e brishtë e një të sapolinduri është e “pajisur” me të gjitha ato për të cilat do të ketë nevojë në jetë: është një trashëgimi që i është përçuar gjenetikisht. Gjithçka që prindërit duhet të bëjnë për të është që t‘i ofrojnë një mundësi të përshtatshme ku mund ta përdorë këtë pasuri, duke e lejuar të shprehë plotësisht superfuqinë e tij njerëzore. Një bebe ka nevojë për dashuri dhe përkujdesje të veçantë.

Fëmijët shfaqin edhe ndryshime interesante të personalitetit, ku disa prej tyre janë të lindura e nuk varen nga faktorët e jashtëm. Pothuajse të gjithë prindërit mund të dëshmojnë se secili fëmijë në familje ka zhvilluar një personalitet krejt të ndryshëm nga ai i vëllezërve të tij. Njëri mund të jetë i qetë e pa fjalë, tjetri i gjallë dhe i shoqërueshëm, kurse një tjetër i zellshëm e me shumë iniciativë. Njëri mund të bëhet altruist, tjetri rebel, ndërsa i treti intelektual. Edhe pse fëmijët janë rritur në të njëjtin ambient dhe edukuar njësoj, ata do ta shfaqin këtë ndryshim në mënyrë të dukshme.

Ndryshimet fizike dhe ato në karakter vijnë si pasojë e ADN-së veçantë të çdo njeriu. Kjo është arsyeja që i bën njerëzit kaq të ndryshëm. Karakteristikave të lindura të çdo fëmije u shtohen edhe faktorët e mjedisit në të cilin rriten. Gjenetikisht, të gjithë fëmijët janë krijuar për t‘u rritur me të njëjtën shpejtësi, por, një jetë familjare e qetë mund të ndikojë në përshpejtimin e disa prej këtyre proceseve, ndërsa në një ambient familjar ku mbizotëron dhuna, mund t‘i ngadalësojë ato. Një fëmijë ka më shumë mundësi për t‘i zhvilluar aftësitë e tij mendore nëse rritet në një mjedis të pasur me stimuj, se sa në një ambient të mbyllur e monoton.

Çastet e para

Vendi tradicional ku lind një fëmijë është spitali, tek i cili duhet të sundojë aftësia dhe të vepruarit me shpejtësi, duke respektuar normat e higjienës. Mamia që pret fëmijën duhet t‘i presë kordonin e kërthizës dhe të vizitojë të sapolindurin për të parë ndonjë problem të mundshëm. Më pas, i vogli peshohet dhe mbështillet me një batanije për ta mbajtur ngrohtë.

Për të gjithë të sapolindurit që gëzojnë një shëndet të mirë, një atmosferë e qetë shërben për të harruar tronditjen e lindjes. Në bazë të studimeve dhe vëzhgimeve të fundit, është vënë re se bebet mbahen në një ambient të qetë e të ngrohtë, pa shumë dritë, ato e harrojnë tronditjen e lindjes. Drita e fortë është e domosdoshme gjatë lindjes, por pasi bebja ka ardhur në jetë dhe gjithçka është nën kontroll, ndriçimi i dobët i sallës ndihmon që sytë e tij të përshtaten gradualisht me funksionin e tyre të ri. Duke qëndruar mbi trupin e nënës, në krahët e saj, bebja ndjen atë lloj ngrohtësie trupore që e ka shoqëruar për nëntë muaj me radhë. Një fëmijë që mbahet në një atmosferë të qetë, nuk e ndjen “udhëtimin” drejt jetës së re, por fatkeqësisht të bërtiturat dhe situatat e panikut janë të pranishme menjëherë. Një çast i tillë është banja e parë, mbajtja dhe veshja e tij. Minutat e vetme të qetësisë janë kur qëndron në krahët e nënës. Në këtë mënyrë, ditë pas dite lidhja e tyre bëhet edhe më e ngushtë.

Zakonisht kur bebja fillon të ushqehet me qumësht gjiri, mbyll sytë dhe përqendrohet te ndjesitë e këndshme që i jep thithja dhe shija e qumështit të nënës. Pas disa muajsh fillon t‘i mbajë sytë vazhdimisht të hapur dhe në këtë fazë vjen ndryshimi: shikimi i tij ndesh atë të nënës, duke forcuar edhe më shumë lidhjen e dashurisë mes të dyve. Nënat që nuk mund t‘i ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri, iu vjen në ndihmë ai artificial si një alternativë e mirë. Gjithsesi, për miliona vite është vërtetuar se qumështi i nënës i përmbush të gjitha nevojat e bebes. Përveçse ndihmon në rritjen e shëndetshme të fëmijës, ai është edhe tepër ushqyes. Kontakti i drejtpërdrejtë trupor dhe intimiteti me gjirin, ndihmojnë në forcimin e lidhjes nënë-fëmijë përgjithmonë.

Zbulimi i jetës

Në ditën e lindjes, këlyshët e disa kafshëve arrijnë të vrapojnë disa metra larg, ndërsa një bebeje i duhet që të presë disa muaj për t‘u përshtatur me jetën e re. Lëvizjet e tij zhvillohen shumë ngadalë. Mes muajit të pestë dhe të tetë, pjesa më e madhe e fëmijëve mësojnë të ecin ngadalë. Ky është hapi i parë drejt të lëvizurit vetëm. Përveç kësaj, ka edhe mënyra të tjera ecjeje: rrotullimi ose tërheqja zvarrë e trupit me duar, që nuk e ndihmon të ecë shpejt, ndërkohë lëvizja “me katër këmbë” mund të jetë e shpejtë dhe e lejon të eksplorojë botën përreth.

Zhvillimi i zgjuarsisë

Zgjuarsia është cilësuar si aftësia për të ripërpunuar përvojat e kaluara në mënyrë që të zgjidhen problemet e reja. Prandaj një bebe, pa eksperiencën e botës, nuk mund cilësohet si i zgjuar me gjithë kuptimin e fjalës. Gjithsesi, është i vëmendshëm, i shkathët dhe i prirur për të mësuar: duke qenë se ka 10 miliardë neurone në tru, gëzon aftësinë për t‘u bërë një njeri i zgjuar me kalimin e viteve. Në trurin e një bebeje, çdonjëri prej 10 miliardë neuroneve është i lidhur me 2500 sinapse. Në moshën 2- vjeçare, numri i sinapseve arrin në 15000, më shumë se sa i një të rrituri. Me kalimin e viteve, shumë lidhje humbasin: ato të përdorura më shpesh forcohen, ndërsa ato të lëna pas dore dobësohen deri sa zhduken. Edhe pse faktorët gjenetikë kanë një rëndësi të madhe, duket sikur një ambient i pasur dhe i ndryshueshëm gjatë fëmijërisë i siguron atij një nivel zgjuarsie të lartë për të ardhmen, duke i krijuar një avantazh më shumë krahasuar me një atë të një bashkëmoshatari të rritur në një ambient më pak nxitës. Sa më shumë që një fëmijë të provojë eksperienca gjuhësore, muzikore dhe vizive, pavarësisht ndikimeve shoqërore, stimujve mendorë dhe aktiviteteve fizike, aq më të mëdha do të jetë mundësitë e tij për t‘u rritur e për t‘u bërë një individ i shkathët, inteligjent, i ndjeshëm dhe mendjemprehtë. Sa më shumë jeta e tij e përditshme të jetë e mbushur me përvoja nga më të ndryshmet, aq më të mëdha do të jenë mundësitë e tij për t‘u bërë një njeri krijues e plot fantazi. Kushdo, qoftë prind apo jo, që vëzhgon me kujdes udhëtimin e jashtëzakonshëm e një bebeje që rritet, nga embrioni deri sa bëhet dy vjeç, e ka të pamundur të mos ndiejë mrekullinë e rritjes së një fëmije.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
BEBET.........
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: KENDI I FEMIJEVE-
Kërce tek: