FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FEMIJET --- KUJDES, KESHILLA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: FEMIJET --- KUJDES, KESHILLA   Mon 2 Mar - 20:27

5 këshilla për fëmijë në formë

Pediatret dhe dietologët kanë hedhur alarmin: fëmijët shqiptarë hanë keq dhe lëvizin shumë pak. Prindërit mund të bëjnë shumë: ja 5 këshilla anti-obezitetit.

Fëmijë gjithmonë e më të shëndoshë, të përjashtuar nga jetë në ajër të pastër, të fiksuar vetëm pas teknologjisë, të privuar nga sporti. Sipas vëzhgimeve të bëra kohët e fundit, një pjesë e mirë e fëmijëve shqiptarë janë mbi peshë. Çfarë mund të bëhet? Ja disa këshilla kundër shëndoshjes.

1. Jepni shembullin e mirë. “Fëmijët janë shumë të prirur të imitojnë, pra ata bëjnë atë çfarë shikojnë. Nëse ju nuk hani mëngjes, edhe ata nuk do të hanë mëngjes. Të gjitha këto janë zakone të këqija të trashëguara shpesh nga prindërit. Filloni të ndryshoni zakonet tuaja, para se t’i rregulloni mënyrën e të ushqyerit fëmijës tuaj.

2. Jepini fëmijës një kulturë të një jetë të jetuar sa më shumë në ajër të pastër. Fëmijët e sotëm vuajnë shumë nga mungesa e hapësirës dhe e bashkëmoshatarëve të tyre. Jo rastësisht shumë fëmijë nuk kanë miq dhe pothuajse nuk dalin fare të luajnë jashtë. Ndërsa me televizionin dhe video geimet kalojnë tre ose katër orë në ditë. Ata hanë më shumë sesa shpenzojnë energji. Prindërit duhet ta motivojnë fëmijën për të dalë jashtë, në ajër të pastër sa më shpesh dhe duhet t’i krijojnë atij mundësinë që të luajë me bashkëmoshatarët e tij.

3. Sport në vend të dietës. Një dietë e ekuilibruar, nuk vlen fare pa u përshtatur me lëvizje, jo vetëm si aktivetet sportiv, por edhe në formën e lojrave të thjeshta, apo të ngjisin shkallët, në vend që të përdorin ashensorin. Ky vlen si një fillim i mirë, për t’u marrë më vonë me aktivitet sportiv.

4. Ka shumë rëndësi sjellja. Është thelbërose mënyra se si i jepet ushqimi fëmijës. Një ushqim i rregullt dhe i ndryshueshëm, i ndërthurur me një stil jete aktive, gjë për të cilën familja luan një rol thelbësor, është një nga çelësat e suksesit, për të pasur një fëmijë me formë trupore sa më të mirë. Prindi duhet të ndryshojë bashkë me fëmijën. Dhe ndryshimi i prindit është mënyra më e mirë për të trasmetuar mesazhin.

5. Bëjini fëmijëve kontrolle të rregullta në pediatri. Sidomos nga mosha 0 deri në 5 vjet kontrollet e gjatësisë dhe peshës tek pediatri duhet të jenë shumë të shpeshta, ndërsa, pasi ka kaluar mosha 5 vjeçare, dy vizita vjetore janë të mjaftueshme.


_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: FEMIJET --- KUJDES, KESHILLA   Mon 2 Mar - 20:31



Kujdes me mbipeshen te femijet!

John Presley është një fëmijë 4 vjeç, të cilit i pëlqejnë shumë lojrat në kompjuter dhe deti. Por me peshën 35 kg ai e ka shumë të vështirë lëvizjen dhe pothuaj peshon sa një fëmijë 11 vjeç. Ky është me të vërtetë një problem shëndetësor.

Fëmijët obezë në moshë të vogël janë të rrezikuar nga presioni i lartë i gjakut dhe nga diabeti. “Më shqetëson pesha e tij pasi diskriminohet edhe nga shumë gjëra që bëjnë fëmijët e kësaj moshe” – tha nëna e tij, Theresa Presley.


John hyn në një kategori që doktorët e kanë quajtur “super obezë”.

Kur John ishte 3 vjeç, mamaja e tij mori pjesë në një program trajnimi për të mësuar me çfarë ta ushqente.
Drejtorët e programit thanë se s’kishin parë asnjëherë më parë kaq shumë fëmijë obezë më parë.

Fëmijët mbi peshë janë dyfishuar gjatë dy dekadave të fundit. Prindërt kanë gjithmonë maninë ti shohin fëmijët nga ana pozitive dhe shprehen se: “fëmija im është kaq i bukur, pak i shëndoshë por shumë i bukur”. Është koha që prindërit të shohin me seriozitet peshën e fëmijëve të tyre.

“Ata duhet të ndërgjegjësohen se edhe fëmijët mund të kenë probleme të presionit të gjakut, ose të diabetit” – tha Carolyn Landis, profesore pediatre në një universitet ne SHBA.

Sipas saj niveli i lartë i kolisterolit dhe tensioni i lartë i gjakut mendoheshin të ishin probleme vetëm të personave të rritur por nuk është tamam kështu. Këto sëmundje godasin edhe fëmijët shumë të shëndoshë të cilët hanë pa rregull ushqime jo të shëndetshme.

“Duke folur me fëmijët që në fillim të jetës së tyre mund ti edukosh ata nga çrregullimet edhe më vonë kur të rriten”- tha dietologu Stacey Schulman.

Prindërit duhet të kenë kujdes që të mos diskutojnë me fëmijët por mbi peshë ose obesitet dhe ti ushqejnë ata ndryshe nga të tjerët. Ata duhet të kujdesen që e gjithë familja të hajë ushqime të shëndetshme duke i dhënë edhe fëmijës një edukatë të ngrëni, pasi ata nuk duhet të ndihen se janë të veçuar në asnjë gjë.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: FEMIJET --- KUJDES, KESHILLA   Mon 2 Mar - 20:32



Ta largoj femijen nga kuzhina kur gatuaj?

Ushqimi i duhur është thelbësor për të pasur shëndet të mirë, nënat dhe pediatrët këtë gjë e dinë shumë mirë. Edukimi me një ushqim të mirë dhe shumëllojshmëria e gjërave që konsumojmë është shumë e rëndësishme sidomos për më të vegjlit. Të fitosh, që në moshë të re një kulturë të mirë të ushqyeri, do të thotë që kur të rritesh do të kesh një raport të qëndrueshëm dhe të ekuilibruar me ushqimin. Ndoshta ju është mirë të dini si të sillemi si prindër për të qenë të sigurt që fëmijët do të mësojnë të ushqehen në mënyrë korrekte. Keto këshilla jane marrë nga një studim amerikan:

1. Mos i largoni fëmijët nga kuzhina ndërsa jeni duke përgatitur drekën ose darkën. Shpesh fëmijët mbahen larg kuzhinës sepse aty ka objekte të rrezikshme si thika, gota, apo objekte që thyhen. Për këtë arsye prindërit ndjehen më të sigurt nëse fëmijët luajnë në një pjesë tjetër të shtëpisë. Kjo gjë është e gabuar! Të bësh fëmijët pjesëmarrës në përgatitjen e ushqimit, t’i njohësh ata me aromat, më parë se sa me shijet, i ndihmon ata të zhvillojnë interesin dhe kuriozitetin për ushqimin.

2. Mos u bëni presion të provojnë gjithçka. “Jepi provoje, vetëm pak” është tipi i presionit psikologjik më i keq që mund t’u bëhet të vegjëlve. (ky nuk është rasti juaj, por le ta zgjerojmë pak këtë temë interesante). Në vend që të këmbëngulni është më mirë të vendosni në tavolinë gjithçka që keni përgatitur dhe të prisni që fëmija ta provojë vetë ushqimin e ri.

3. Mos i fshihni ëmbëlsirat. Nëse i keni në shtëpi është e kotë t’i fshihni. Kjo do të stimulonte tek fëmija ndjenjën e të ndaluarës dhe menjëherë sapo të dilnin nga shtëpia do kërkonin t’i hanin, apo t’i blinin.

4. Mos mbani dietë para syve të fëmijëve tuaj. Nëse prindërit janë në dietë, sepse duan të humbasin peshë, është mirë që të evitojnë që këtë fakt ta kuptojnë dhe fëmijët. Pra fëmijët nuk duhet të kuptojnë që prindërit e tyre po bëjnë një sakrificë, apo po privohen nga diçka, është më mirë t’u lëmë atyre të mendojnë se ne po kërkojmë të përmirësojmë ushqimin tonë.

5. Servirini ushqimet në tavolinë duke u kushtuar vëmendje ngjyrave dhe rregullimit të pjatës. Një tavolinë e shtruar mirë dhe plot ngjyra, me ushqime që janë të bukura edhe t’i shohësh, fut në zili fëmijët (por edhe të rriturit) të hanë gjithçka dhe të argëtohen.

6. Mos u dorëzoni shpejt kur fëmijët vendosin të mos hanë një lloj ushqimi. Ja vlen barra qiranë të provoni, të ripropozoni ushqimet që fëmijët nuk i hanë në shumë mënyra të ndryshme. Nuk duhet të hiqni kurrë dorë nga ideja që të vegjlit duhet të mësojnë të hanë të gjitha ushqimet.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: FEMIJET --- KUJDES, KESHILLA   Mon 2 Mar - 20:34



Shprehitë e këqija kanë efekt kancerogjen te pasardhësit

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se ndikimet negative në spermë, të shkaktuara nga papastërtia e ambientit ose shprehitë e pashëndetshme, siç është pirja e duhanit ose konsumimi i tepërt i alkoolit, mund të trashëgohen në shumë gjenerata.

Është zbuluar se roli i babait ka ndikim më të madh në shëndetin e fëmijës së tij, sesa është menduar deri tani. Për këtë arsye meshkujt duhet kenë kujdes të madh, sepse shprehitë e këqija nuk i dëmtojnë vetëm ata, por edhe pasardhësit e tyre.

Studimet mbi spermën e minjve (nga Shoqata Amerikane për Përparimin e Shkencës -AAAS), kanë treguar se veprimi i substancave të dëmshme kimike ndikon së paku në katër gjenerata pasuese të minjve. Gjatë testimit është përdorur substanca antimikotike, vinclozolin, e cila çrregullon funksioni e hormoneve te gjitarët. Kjo substancë ka ndikuar në gjenet e spermës së minjve, ndërsa lidhet ngushtë edhe me kancerin e prostatës.

Edhe pse është përdorur substancë e caktuar kimike dhe për eksperiment janë përdorur minjtë, shkencëtarët mendojnë se e njëjta gjë ndodh edhe te njerëzit. Edhe alkooli edhe nikotina gjejnë rrugën e tyre drejt spermës dhe sasia e tepruar e tyre ndryshon ADN e spermës.

Të rinjve u këshillohet të jenë të kujdesshëm dhe të bëjnë një jetë sa më të shëndetshme, sepse ajo që mund t’ua trashëgojnë pasardhësve të tyre është më së shpeshti kancerogjene.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: FEMIJET --- KUJDES, KESHILLA   Mon 2 Mar - 20:35



Mungesa e Vitaminës D

Specialistët të cilët theksojnë se në qumështin e nënës dhe në ushqimin artificial për bebet nuk ka në mënyrë të mjaftueshme vitaminë D, shprehen se kjo duhet tu jepet atyre me anë të shurupeve të ndryshme. Sipas një studimi të bërë nga mjekët e spitalit Children Hospital në Boston, rezulton se tek 40 për qind e fëmijëve ka mungesë të vitaminës D. Sipas tyre, niveli i vitaminës ndryshon nga fëmijët esmerë dhe të bardhë. Specialistët e pediatrisë shprehen se për të plotësuar këto mungesa, nevojitet që të përdoret për mëse 400 ditë vitamina D e përgatitur në trajtë shurupi.

Sipas studimit në fjalë, qumështi i nënës përmban dhjetë herë më shumë vitaminë D se qumështi artificial. Specialistët thonë se fëmijëve duhet tu jepen ushqime të tilla si vaj peshku, qumësht, lëng portokalli etj, pasi këto përmbajnë me shumicë vitaminën në fjalë. Sipas tyre, vitamina D është mjaft e rëndësishme për organizmin e fëmijës, mungesa e së cilës mund të shkaktojë sëmundje nga më të ndryshmet si ato të zemrës, shkrirje të kockave, diabet, Skleroz e deri tek ato kanceroze.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: FEMIJET --- KUJDES, KESHILLA   Mon 2 Mar - 20:37

Çrregullimet e tretjes tek fëmijët e vegjël

Diasperia akute ose diarreja akute e lehtë është një çrregullim akut i tretjes që prek shpesh fëmijët e moshës së njomë dhe që dëmtojnë rëndë shëndetin e tyre. Fëmijët e vegjël që ushqehen me gjirin e nënës sëmuren më rrallë nga çrregullimet e tretjes dhe e kalojnë më lehtë atë.

Fëmijët, të cilët rriten me ushqim artificial sëmuren më shpesh e më rëndë nga këto çrregullime.

Qumështi i gjirit është ushqimi më i përshtatshëm për fëmijën e vogël. Ai tretet plotësisht e me lehtësi, pasi përmban lëndë ushqimore në formën dhe përpjesëtimet që i nevojiten organizmit të fëmijës.

Qumështi i lopës ka mjaft ndryshim nga qumështi i gjirit. Qumështi i gjirit përmban disa lëndë që mbrojnë zorrët nga zhvillimi i shumëzimit të mikrobeve.

Këto lëndë, që gjenden në qumështin e lopës, dëmtohen gjatë zierjes.

Në rast se fëmijës i japim ushqim të papërshtatshëm në sasi e cilësi për moshën, ai nuk është në gjendje ta tresë atë dhe mund të ndodhë që fëmija të vjellë.

Një pjesë e ushqimit të mbetur kalon nga stomaku në zorrë, ku gjenden shumë mikrobe, të cilat, në kushte të zakonshme, nuk janë të dëmshme. Nën ndikimin e ushqimit të patretur, mikrobet fillojnë të shumëzohen, duke shkaktuar kalbëzimin e mbeturinave. Fëmija mund të ketë dhembje barku, të dalat jashtë janë të ujshme e me erë të keqe, fillojnë me 3-4 herë në ditë e mund të shtohen 8-10 herë në ditë. Ngjyra e tyre në fillim është e verdhë e më pas bëhet jeshile. Fëmija është i këputur, pesha e tij fillon të bjerë.

Dispecëria nuk është sëmundje vetëm e stomakut dhe e zorrëve. Helmet që formohen në zorrë thithen dhe shkaktojnë çrregullime të tjera, mund të ngrihet temperatura, të vjellat dhe heqja e barkut shpeshtohen, fëmija këputet, grindet.

Kur fëmija është i dobësuar nga ndonjë sëmundje tjetër ose është me zhvillim jo të mirë, dispeceria mund të shfaqet më rëndë.

Organizmi i fëmijës preket më shumë nëse ai, së bashku me ushqimin, merr mikrobe. Kjo ndodh kur nuk ruhen respektohen masat e pastërtisë në kohën e përgatitjes së ushqimit.

Përveç faktorëve ushqimorë dhe infektivi nga mikrobet, një ndër faktorët që favorizon dispesërinë është dhe vapa e verës.

Çrregullime të tretjes mund të shfaqen në çdo stinë të vitit, por gjatë verës rastet e fëmijëve të sëmurë nga barku shtohen, pasi vapa dobëson organizmin e tyre dhe ngrohtësia favorizon zhvillimin e mikrobeve në ushqime e veçanërisht në qumësht. Ka shumë rëndësi që mjekimi i diarresë të fillojë në ditën e parë të sëmundjes, sepse sëmundja mund të rëndohet dhe gjendja e fëmijës të përkeqësohet shpejt. Të vjellat shtohen dhe shfaqen pas çdo pirje qumështi dhe uji. Të dalat jashtë bëhen më të shpeshta e të ujshme. Humbja e shumtë e lëngjeve shkakton dehidratimin e fëmijës. Lëkura zbehet, goja thahet, sytë janë me shikim të lodhur e të shqetësuar, shpesh duken të futur.

Kur preket sistemi nervor qendror, fëmija përpëlitet ose humbet ndjenjat. Kjo formë quhet dispeceria toksike ose helmuese.

Cilat janë masat që duhen marrë për të mënjanuar çrregullimet e tretjes?

Për të mënjanuar çrregullimet e tretjes, fëmijës duhet t’i jepet ushqim i përshtatshëm. Ushqimi më i dobishëm, më i pastër e më i sigurt për fëmijën në muajt e parë të jetës është qumështi i nënës. Në moshën 5 muaj e lart, fëmijës duhet t’i jepet shtesë, në përshtatje me moshën, pure, muhalebi, kos, supë, në mënyrë graduale e në kohën e duhur. Ndalohet heqja e gjirit në muajt e verës. Nëna duhet të respektojë me përpikëri orarin e ushqyerjes së fëmijës. Te fëmijët me ushqim artificial duhet t’i kushtohet vëmendje sterilizimit të përzierjeve të qumështit, rregullit të ruajtjes së tyre në vende të freskëta, shmangia e ushqyerjes së tepërt e të njëanshme.

Vapa favorizon dispecërinë, prandaj duhet të merren masa kundër ngopjes së tepërt të fëmijëve: dhoma të ajroset më shpesh, t’u bëhen banja më të shpeshta, t’u bëhen shëtitje në ambiente të freskëta e pa pluhur.

Për të mënjanuar ngrohjen e tepërt, fëmija duhet të vishet me rroba të lehta, në përshtatje me kohën e stinën. Dhoma, ku qëndron fëmija, duhet të ajroset më shpesh në kohën e vapës për të krijuar freski. Dyshemeja duhet të lahet shpesh me ujë, në dritare të vendosen çarçafë të lagur, ndërsa fëmijës së vogël i jepet ujë i zier ose çaj i ëmbëlsuar pak.

N.q.s fëmija ka bark e të vjella, kur ai është me ushqim, ndalohet dhënia e ushqimeve. Fëmijës i jepet vetëm ujë të zier ose çaj 1-10 lugë të vogla çdo 5-10 minuta. Për çdo të dalë jashtë diarreje, i jepet 1 gotë ose 150-200 ml tresol.

Mjekimi i diarresë mbështetet në dy pika: 1 – mjekimi dietik

2- mjekimi medikamentoz.

Në mjekimin dietik rëndësi ka dieta hidrike.

Rehidrimi

Me rehidrim kuptojmë zëvendësimin e lëngjeve të humbura gjatë diarresë e të vjellave. Fëmija humbet jo vetëm ujë, por edhe kripëra minerale, si: natriumin, kaliumin, kalciumin, etj.

Rehidrimi bëhet duke barazuar sasinë e lëngjeve të humbura me sasinë e lëngjeve që duhen dhënë.

Për rehidrim është përdoruar tresoli, i cili përmban NaCl 3.5 g, KCl 1.5 g, NaHCO3 2.5 g, glukozë 20.0. këto janë paketa të gatshme, të cilat treten në një gotë ujë të valuar e i jepet fëmijës çdo 5 – 10 minuta një deri 2 lugë. Në rast se nuk ka tresol të gatshëm, ai përgatitet edhe vetë. 1 lugë çaji (5 ml) rrafsh me kripë gjelle hidhet në 1 litër ujë të vakur dhe aty i shtohen tetë lugë çaji rrafsh me sheqer. Përzihet derisa të tretet dhe i jepet fëmijës shpesh e nga pak. Sasia e tresolit që duhet t’i jepet fëmijës, bazohet me etjen që ka fëmija.

Për çdo të dalë jashtë (diarre) fëmijës i jepet një gotë ose 150 ml – 200 ml ujë tresoli.

Marrja e tresolit në pikën e rehidrimit që është hapur në çdo ambulancë ka bërë që rastet me dehidrim të lehtë të mos kalojnë në dehidrim të rëndë.

Dieta e transfuzionit për fëmijët me ushqim artificial 6 – 10 orë i ndërpritet ushqimi e i jepet vetëm tresol. Pastaj i jepet ushqimi që përthithet lehtë, si: lëng orizi, paluze me miell e niseshte, pure mollësh ose ftoi, supë me karota, e cila ka veprim rehidruese e fiksues të ujit në organizmin e fëmijës. Kjo dietë zgjat 1- 2 ditë. Me përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të fëmijës e me pakësimin e çrregullimeve, fillohet ushqyerja e fëmijës me karbohidrate e proteina.

Në rast, kur dhënia nga goja e tresolit është bërë e pamundur nga të vjellat dhe daljet e shpeshta diareike, kalohet në dehidrimin intravenoz në qendrën e dehidrimit që ka çdo ambulancë.

Mjekimi medikamentoz bëhet në ato raste kur etiologjia e dispacerisë akute është me origjinë infektive.

Rëndësi të veçantë në çrregullimet e tretjes ka dhe ngritja e nivelit të kulturës shëndetësore, sidomos tek nënat e reja në drejtim të mirërritjes së fëmijëve, ushqyerjes së tyre.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: FEMIJET --- KUJDES, KESHILLA   Today at 4:51

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
FEMIJET --- KUJDES, KESHILLA
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: KENDI I FEMIJEVE-
Kërce tek: