FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 EMBELSIRAT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: EMBELSIRAT   Tue 3 Mar - 14:11

BAKLLAVA



Per nje tepsi bakllava:

-1 kg miell

-7 veze

-1 gote vaj

-1 gote qumesht

-pak kripe

-1 kg arra qe do ti keni copetuar gjalpe i shkrire per ta hedhur midis petave

Nga 7 vezet , 4 prej tyre do ti perdorni veçse te verdhat , 3 te tjerat ashtu siç jane me gjithe te bardhen.Hidhini te tera lendet siper miellit dhe zijeni brumin.Me pas punojeni mire me dore..Pastaj mbulojeni me nje pecete pakez te lagur per te parandaluar kesisoj tharjen e brumit dhe lijeni ashtu per gjysem ore deri sa te vije brumi. Pastaj ndajeni brumin ne 4 pjese.Çdo pjese ndajeni ne 15 copa te vogla te cilat punojini ca me dore dhe sillini ne forme sfere.Duke i lene copat e tjera poshte pecetes se lagur , filloni ti hapni secilat nga sferat ne nje diameter prej 15 cm.Hidhini niseshte gjate hapjes qe te mos ju ngjiten dhe çahen petat .Vazhdoni keshtu dhe me peten e dyte dhe me pas vijeni siper petes se pare pa harruar ti hidhni pakez niseshte perpara.Vazhdoni keshtu deri sa 15 sferat te kene perfunduar.Me pas merini petat qe i keni vene nje mbi nje dhe hapeni kete pete te vetme ne madhesine e tepsise tuaj.Pasi ta heni hapur vijeni mbi tepsi, te cilen sigurisht qe do ta keni lyer me pare me gjalpe.Me pas hidhni siper petes gjalpin e shkrire.Vazhdoni ne te njejten menyre dhe me 15 sferat e dyta.Me pas vijini ne tepsi , shtojini gjalpin dhe pas kesaj hidhini ne menyre te njetrajtshme arrat e copetuara Me pas vazhdoni po njesoj dhe me 15 sferat e grupit te 3-te , vijini ne tepsi hidhini gjalpin dhe po njesoj hapni dhe 15 sferat e grupit te fundit dhe ndiqni te njejtat veprime dhe per to.Ne fund priteni bakllavane dhe vijeni te piqet ne furren e ngrohur me pare ne 110° C.Mbajeni per rreth 6 ore.

Kujdes!!!Pjekja eshte pika me e rendesishme tek bakllavaja , ndaj kujdesuni qe te piqet mire.Nje bakllava e pjekur mire , nuk prishet dhe nese nuk i hidhni sherbet dhe sikur ta leni per gati nje muaj !!!

Per sherbetin : 1,5 kg sheqer , uje sa ta kaloje sheqerin (sa trashesia e gishtit te madh te dores) dhe dy luge leng limoni qe te mos e lejme te sheqeroset. Kjo eshte masa perfekte per te perfituar nje sherbet jo shume te trashe dhe velites dhe aspak te sheqerosur!Si fillim perzijeni sheqerin mire ne uje deri sa kokrrat e tij te shkrihen.Me pas hidhnini dhe 2 luget e lengut te limonit dhe perzijeni dhe pakez.Pastaj lijeni te zihet vete ne zjarr jo shume te larte.

Sapo qe sherbeti te jete gati lereni pak te ftohet dhe hidhjani bakllavase, duhet te rije te pakten 1 dite qe ti hyje sherbeti mire pastaj te serviret .

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: EMBELSIRAT   Tue 3 Mar - 14:13



Ashure

Pergatitja per 4 veta:

300 gr grure ashureje (2 gota uji)
100 gr sheqer (mund te perdorni dhe sheqer ezmer per te ruajtur linjat)
rrush i thate (sidomos ai i ziu eshte me i mire)
lekura portokalli te rendura
lajthi, bajame, arra
fik i thate
karafil, kanelle
kokrra shege per zbukurim

Gruri lihet te zihet dhe pasi ka arritur nje fare zierje, i nderrohet uji. Ne ujin e ri gruri vihet serish per tu zier por kete here shtohet sheqeri, rrushi dhe fiku i thate, arrat,bajamet,lajthite dhe lekurat e rendura te portokallit dhe lihen te zihen. Sekreti per nje ashure te mire eshte qe gruri te zihet ne ate mase qe kur te hahet, te pertypet pa veshtiresi. Kur te kete arritur ne trashesine e duhur hiqeni nga zjarri dhe shperndajeni neper tase siper te cileve shtoni kanellen, karafilin (karafilin mund ta shtoni dhe qe ne zierje e siper sepse i jep nje arome akoma dhe me pikante) dhe ne fund fare kokrrat e sheges.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: EMBELSIRAT   Tue 3 Mar - 14:16



Prevede Ftoi

Per te pergatitur nje tas me prevede ftoi ju duhen:

1 ftua i madh

5 luge sheqer (mund te perdorni dhe sheqer kaf)

uje me sy

farat e ftoit (per ngjyre)

lengu i 1/2 limoni

Se pari hiqjani lekuren ftoit, me tej priteni ne copa te vogla. Vijeni te zihetne zjarr te ulet qe ta leshoje tere aromen .Me pas, hiqini copat e ftoit nga tenxherja dhe shtoni sheqerin,lengun e limonit dhe farat e kungullit te cilat jane te nevojshme per ti dhene ngjyre te kuqe prevedese.Perzijini te tera gjate tere kohes deri sa lengu te trashet.Me pas konservojeni ne nje tas qelqi dhe konsumojeni te ftohte.Do ju keshilloja ta shoqeroni me feta ftoi (si ne foto) nese do ta hani direkt siç eshte pasi ju vel me pak.

Ju befte mire!

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: EMBELSIRAT   Tue 3 Mar - 14:19




SHEQERPARE


Për 25 copë duhen:

Për brumin:
Miell 3 gota uji,
gjalpë 1 gote,
vezë 1 kokërr ose 2 të verdha,
sodë një majë luge kafeje,
pak vanile,
sheqer 1 gotë uji

Për shërbetin duhen:
2 gota sheqer,
një gotë e gjysmë ujë.

Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanile. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: EMBELSIRAT   Tue 3 Mar - 14:20

Embelsira e trendafilit

Kjo lloj embelsire ka disa menyra pergatitjeje, por ka diçka qe nuk ndryshon ne asnje nga keto menyra: qumeshti duhet te jete i vaket kur te perdoret, perndryshe çan petet.

Permbajtja per nje tepsi me embelsire trendafili:

6 peta te thata dhe te holla (mund te jene dhe katrore)
1 lt qumesht
2 1/2 gote sheqer
100 lt leng trendafili
arra dhe lajthi te grira holle
thela kivi, copa qershie apo kokrra shege per zbukurim siper
po ashtu mund ta zbukuroni dhe me flete trendafili

Se pari zini qumeshtin me sheqerin dhe me pas lijeni te ftohen deri sa te vaket. Ne tepsi vini peten e pare. Me tej, me nje luge shtroni siper petes qumeshtin me sheqer. Pasi ta keni lagur mire, hidhini siper arra dhe lajthite e grira. Vazhdoni keshtu deri ne fund te peteve. Ne fund fare pasi te keni lagur mire dhe peten e fundit me qumesht hidhni dhe lengun e trendafilit siper. Ne fund fare sperkateni serish me arra dhe lajthi dhe zbukurojeni me frutat ose petalet e trendafilit. Servireni te ftohte.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: EMBELSIRAT   Tue 3 Mar - 14:21



Hallve me irmik

Irmiku (edhe ne shqip perdoret me te njejtin emer, ndersa ne anglisht i thone semolina) eshte nje lloj mielli gruri , me i madh dhe me i forte se mielli normal.

Per 4-5 persona:


1/2 kg irmik
1 kg qumesht
sheqer sipas deshires
gjalpe sipas deshires
pluhur arre kokosi
kanelle pluhur
arra,lajthi,bajame

Perzijeni irmikun mire ne gjalpe deri sa te marre nje ngjyre kafe te lehte (jo shume te erret se digjet pastaj:) dhe beni kujdes qe te jete kokrra kokrra pra ti ndjeni kokrrat veçe veç teksa e perzjeni.Ne nje tas me vete pergatisni qumeshtin , sheqerin dhe pluhurin e arres se kokosit.Eshte me mire te jene perzjere mire perpara se te hidhen mbi irmikun e skuqur.Ne momentin qe irmiku eshte gati hidhini siper lengun me qumesht,sheqer e pluhurin e arres se kokosit qe sapo pergatitet.Ne te njejten kohe mund ti shtoni dhe arrat apo lajthite .Servireni te ngrohte dhe shtojini dhe kanelle siper per ti shtuar lezetin .

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: EMBELSIRAT   Tue 3 Mar - 14:23

Shëndetlie

Për 25 copë

Duhen:

- miell 3 gota uji
- sheqer 1 gotë uji
- mjaltë 2-3 lugë gjelle
- vezë 2 kokrra
- sodë një majë luge kafeje
- arra 1-2 filxhanë kafeje
- gjalpë 2 filxhanë kafeje
- pak vanilje
- ujë 2 filxhana kafeje

Për shërbetin:- sheqer 3 gota uji
- ujë 2 gota e gjysëm

Gatimi:
Në një enë përzihen mirë vezët sheqeri, mjalti, gjalpi dhe në fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i përzier me sodë. Zihet brumi i cili nuk duhet të punohet shumë që të mos bëhet elastik. Brumi i përgatitur vendoset në tavë të lyer me yndyrë, rrafshohet me dorë, lyhet sipërfaqja me vezë, bëhen disa vija me pirun në formë rombi e pjekim dhe hidhet shërbet i vakur i aromatizuar me vanilje.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: EMBELSIRAT   Tue 3 Mar - 14:26



Ballakume

MASAT

1 kg sheqer, 0.4 kg gjalp, 7-8 kokrra vezë, 1 kg miell misri i situr, një dorë miell gruri,

1 fixhan kafeje qumësht; një enë e madhe bakri e pakallajisur ose përndryshe prej qelqi.


GATIMI


Tretet gjalpi dhe lihet te fundërrojnë kripërat e tij. Pastaj gjalpi i vakët dhe pa kripërat e rëna në fund rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e bardhë. E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse përfundimi i përzjerjes ndjehet kur të duket se prek fije me dorën që po përzien masën e krijuar. Ndërkohë vezët janë përzjerë me qumështin më parë dhe shtohen dalëngadalë tek sheqeri i rrahur, duke vazhduar përzjerjen e këtij të fundit.

Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar perzjerjen me dorë. Mielli i grurit hidhet nga fundi. Duhet patur kujdes me hedhjen e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet 15-30 minuta në qetësi pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që grimcat e miellit të thithin lagështirën e brumit të qullët. Nëse shihet se brumi ka mbetur përsëri si i qullët, atëhere atij mund t'i shtohet edhe një dorë miell. Kështu me këtë brume ballakumet nuk do të shtrihen gjatë pjekjes.


PJEKJA

Tepsiat lyhen me pak gjalpe dhe spërkaten me pak miell. Pastaj, nga brumi tashmë i gatuar, formohen me dorë gurabiet me madhësi jo të vogël dhe vendosen mbi tepsi të larguara nga njëra tjetra. Paraprakisht furra është nxehur në 170oC. Futet tepsia në furrë dhe lihet aty derisa ballkumet të formojnë pak kore (jo të skuqen). Nxirret pastaj tepsia nga furra dhe lihet të ftohet, me qëllim që ballakumet të shkëputen lehtësisht nga ajo.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: EMBELSIRAT   Tue 3 Mar - 14:28

Xupat


Pergatitet me pare pandespanja. Rrihen 2 veze derisa masa te fryhet, hidhen 2 luge sheqer, rrihet derisa te shkrije sheqeri. Hidhen 2 luge gjele plot me miell, masa vihet ne kaush prej letre dhe ne forme disku nxirren ne tepsi te lyer me pak gjalpe ose ne leter, piqen dhe lihen ne nje ane.
Valohet qumeshti dhe lihet te ftohet pak. Rrihen vezet me sheqer, hidhet miell, zihet derisa te dalin flluskat e para, hiqet nga zjarri dhe hidhet vanilje.
Kremi ndahet ne dy pjese dhe lyhet sipas deshires. Copat e pandespanjes njomen me shurup te aromatizuar me limon ose portokall, liker ose konjak. Ne gota me fron ose tasa vendoset pak krem, sperkatet me arra, vendoset pandespanja, vihen arra e recel siper, hidhet shtrese kremi dhe zbukurohet me te bardhe veze te bere marenge. Siper hidhet arra te grira dhe lihet ne frigorifer. Gjate servirjes i hidhet siper pak konjak ose liker vishnje.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: EMBELSIRAT   Tue 3 Mar - 14:30



Torte me banane

Perberesit:

Petet e brumit:

6 veze
6 luge sheqer
200 gram sheqer pluhur
6 luge miell
250 gram margarine
1 kanelle
1 filxhan vaj
2 luge kakao


Kremi per lyerje

1/2 liter qumesht
2 puding vanile
6 luge sheqer, i zieni dhe i lini te ftohen
1 cokollate per zierje


Pergatitja:

Perberjet per peten e brumit i perzieni dhe i pjekni ne tepsi te rrumbullaket dhe i lini qe te ftohen. Me pas ato lyhen me dy decilitra uje te vluar dhe gjashte luge sheqe, ne menyre qe te jene te buta dhe te lengeta. Kur kremi te ftohet, e tundni mire me mikser dhe i shtoni margarinen e shtypur mire, vezet e rrahura dhe 200 grame sheqer pluhur, si dhe dy banane te shtypura. Me kete mase te fituar i lyeni petet, ku ne mes me cokollate, ndersa siper me kremin e fituar nga bananet, vezet dhe margarina, si dhe me shtresen e pudinkut te vanilles. Me pas i hidhni edhe arra te shtypura dhe kokos, poashtu mund t'i shtoni edhe fruta te ndryshme sipas deshires.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: EMBELSIRAT   Tue 3 Mar - 14:33



Pandispanje

Pandispanja mund te pergatitet ne dy menyra: e ftohte dhe e ngrohte.

Me menyren e pare brumi del me i fryre, ndersa me te dyten me i shkrifet.

Pergatitja e pandispanjes me menyren e ftohte behet:Vezet ndahen vec te verdhat e vec te bardhat. Te verdhat rrihen me sheqer, derisa te zbardhen e te shrkihen kokerrizat e sheqerit. Masa shton vellimin gati 3 here. Ne te njejten kohe mundesisht ne vend te fresket (rrahja behet e shpejte) rrihen te bardhat e vezeve ne ene bakri te kallajisur, porcelani ose plastmasi. Ne fund te rrahjes, kur eshte krijuar nje shkume e qendryeshme masa fillon sikur te pritet, shtohet nje sasi e vogel sheqer puder ose sheqer, i cili e permireson strukturen e mases. Rrahja nderpritet kur te bardhat e vezeve shtojne vellimin e tyre 4-5 here. Ne rast se te bardhat e vezeve nuk jane rrahur mire, atehere ne to krijohen flluska te medha ajri, te cilat gjate perzierjes plasin dhe brumi behet i ngjeshur. Ne te verdhat e vezeve te rrahura me sheqer hidhen te bardhat (1/3 e sasise) pastaj duke e perzihet lehte hidhet mielli, ne fund pjesa tjeter e te bardhave. E gjithe kjo mase perzihet lehte me kujdes nga poshte-lart qe te mos ulet.
Brumi i gatshem hidhet ne taven e lyer me yndyre e te pudrosur me miell dhe pieqet per 25-30 min. Gjate pjekjes kapaku i taves nuk duhet te hapet te pakten 15-20 min e para, pasi embelsira ulet.

Pergatitja memenyren e nxehte: vezet bashke me sheqerin hidhen ne ene me fund sferik. Tenxherja vihet ne ane te sobes ose futet ne tenchere me te madhe me uje te nxehte. Ketu ato rrihen duke i ngrohur deri ne temperaturen e qumeshtit kur e zeme kos. Hiqet nga soba ose banja me uje dhe duke vazhduar rrahjen masa ftohet deri ne temperaturen e dhomes (rreth 2-Cº) sepse po te jete e ngrohte, perzierja nuk behet e mire dhe pandispanja del e ngjeshur.
Pastaj perzihet me miellin dhe hidhet ne taven e lyer me yndyre dhe te pudrosur me miell. Tava nuk mbushet plot, por ne 3/4 e lartesise pasi gjate pjekjes brumi rrit vellimin dhe derdhet. Siperfaqja e brumit sheshohet me thike dhe piqet per 25-30 min. Pas pjekjes lihet te ftohet, pastaj pervelohet me shurup ose ne qofte se do te perdoret per torte lihet e thate.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: EMBELSIRAT   Tue 3 Mar - 14:37



Keku


Permbajtja dhe pergatitja:

1 veze (ose 2 po te doni)
1 gote sheqer
1 gote vaj
1 luge kafeje sode buke
1/4 kg marmalate ose reçel (une e bera me reçel qershie)
miell me sy (gati 500 gr)

Rrih vezen sa te behet si shkume, me pas shtoni sheqerin dhe vajin dhe perzijini mire. Me vone shtoni miellin me ngadale duke e perzier vetem me pirun pne drejtim poshte dhe lart ne menyre qe brumi te kokerrzohet. Me pas shtoni soden dhe vazhdoni te shtoni miell me sy sa e shihni te nevojshme deri kur e tere masa te jete kokerrzuar. Ne nje tepsi pasi ta lyeni me gjalpe vini gjysmen e harxhit dhe siper saj shtoni reçelin ose marmelaten (marmelata eshte me e keshillueshme) dhe pastaj shtoni dhe pjesen e mbetur te harxhit dhe vijeni te piqet ne 175 grade C ne furren e ngrohur me pare. Pasi te jete pjekur mund t'i hidhni siper sheqer pluhur. Une per vete preferova t'i hedh siper leng reçeli qershie per ta bere sa me te lengshem.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: EMBELSIRAT   Tue 3 Mar - 14:38



Tiramisu me fruta


Pergatitja:

1 kek i gatshem me kakao i ndare ne dy pjese (mund dhe ta pergartisni vete)
per muhalebine: 3 gota qumesht, 3,5 luge miell, 3-4 luge sheqer
luleshtrydhe dhe kivi.
2 gota nga (200 gr) me neskafe me qumesht te ftohte

Se pari pergatisni muhalebine duke perzier qumeshtin, miellin dhe sheqerin ne menyre te tille qe te mos krijohen toptha te miellit. Me pas lereni te ftohet.

Vendoseni gjysmen e poshtme te kekut ne nje pjate te madhe dhe sperkateni ate mire me nje gote me neskafe me qumesht te ftohte. Me pas shtroni siper saj gjysmen e muhalebise se ftohte dhe me tutje shtoni kivi te prera holle ne forme rrethi. Pas kesaj vini katin e dyte te kekut dhe sperkateni dhe ate me nje gote tjeter me neskafe dhe qumesht te ftohte dhe shtroni muhalebine e mbetur. Me pas zbukurojeni ate me luleshtrydhe dhe kivi. Servireni te ftohte. Ju befte mire!

P.S: Kivi ne mes jep nje arome shume interesante dhe te mire, te krijon pershtypjen se eshte perdorur liker ne te)

Nese do ta beni pa fruta tiramisune ju keshilloj qe muhalebise t'i shtoni vanilje per shtim arome dhe variacion si dhe ne shtresen e dyte te mos vini muhalebi, por ta mbyllni me kafe, kakao te sperkatur pasi te keni hedhur goten me neskafe dhe qumesht te ftohte. Gjithashtu mund t'i hedhni neskafe me lajthi.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: EMBELSIRAT   Tue 3 Mar - 14:39



Reçel shalqini

Per te perfituar nje reçel shalqini sa me te suksesshem se pari ju duhet nje shalqi me lekure te trashe. Pasi ky reçel behet vetem me te bardhen e lekures se shalqinit. Pasi ta qeroni pjesen jeshile te tij priteni pjesen e bardhe ne copa. Me pas lijini per nja 1 ore ne uje me gelqere.

Vini re! Gelqerja eshte pika kyçe e ketij reçeli. Nese e zieni rendom siç behet me reçelrat e tjere, do te perfitoni nje reçel, ndersa nese e lini keshtu do te hani reçel te vertete shalqini. Si bonus do perfitoni: copa kerce dhe me nje pamje si prej xhami. Pra si nga paraqitja dhe nga ana e shijes do te fitoni shume.

Me pas vijeni ne zihet pas i shtuar aspak uje, por vetem sheqer (ne proporcion me lekurat e shalqinit, pra nese hidhni 1 kg lekura po aq hidhni dhe sheqer). Sipas deshires mund t'i hidhni siper dhe copa karafili ose gjethe borziloku te fresket. Ja rrit shume shijen. Lereni te zihet mire ne zjarr te ulet ashtu siç beni dhe me çdo reçel tjeter. Ruajeni ne frigorifer dhe servireni te ftohte.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.


Edituar për herë të fundit nga ARIEL në Tue 3 Mar - 14:43, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: EMBELSIRAT   Tue 3 Mar - 14:42



Hallva

Perberesit:
3 luge gjelle miell , 1 kubik gjalp , 1 1/2 uje sheqer , arra me shumice , edhe uji shihet me sy.


Skuqet mielli me gjalpin , pasi arrin nje ngjyre mjalti te erret , hidhet uji i nxehte avash avash , dhe duhet te perzihet vazhdimidht qe te mos behet kokrra-kokrra , gjate kesaj kohe perzihet me sheqer deri sa te behet nje mase e kapshme , edhe i shtohen arrat , perzihet pak fare , edhe duhet te jete pak a shume e bute si brumi qe zihet per byrek , ndahet ne pjate edhe lihet te ftohet .
Per ndarjen ne pjate forma perdoret sipas deshires , une personalisht perdor lugen , kur ta hani me uroni !!!

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: EMBELSIRAT   Tue 3 Mar - 14:46

Embëlsirë bajame në tepsi


Për brumin nevojitet
:
20 g tharm,
1 lugë çaji sheqer,
1/4 l qumësht i vakët,
500 g miell gruri,
75-100 g sheqer,
pak kripë,
50g gjalpë (ose 3 lugë ushqimi Vaj).

Për mbulesën (shtresën e epërme) nevojitet:
50-125 g gjalpë ose margarinë,
75 g sheqer,
1 Qese Vanilin-sheqer,
50 g bajame (badem) të qëruar dhe grimcuar (ose kikirika të grimcuara).

Brumi Tharmin dhe sheqerin me 5 LU (lugë ushqimi) nga qumështi i përziejmë. 2/3 e miellit e qesim në një enë dhe në mes e hapim një gropë ku e hedhim tharmin e tretur me qumësht, pastaj tharmin e mbulojme rreth 1/2 cm me miell. Sheqerin, melmesat dhe yndyrën (apo vajin) e vakët e shpërndajmë përreth miellit (këto gjëra nuk guxojnë të vijnë në kontakt të menjëhershëm me tharmin!). Posa mielli mbi tharm të qahet, fillojmë nga mesi të përziejmë tharmin me miell dhe me harxhet tjera duke ia shtuar kohë pas kohe edhe qumështin e mbetur. Brumin e përziejmë me lugë derisa sa ai të krijon flluska. Pastaj ia shtojmë edhe miellin e mbetur dhe e ngjeshim. Nëse brumi ngjitet ia shtojmë edhe pak miell (por jo shumë, Brumi duhet të jetë i butë!). Brumin e vendosim në një vend të ngrohtë të vij deri sa të arrijë trashësinë e dyfishtë. Atë pastaj e ngjeshim dhe e shtrijmë në një tepsi të lyer mirë me yndyrë.
Shtresa Yndyrën (gjalpin apo margarinën) e shpërndajmë në copa të vogla mbi brum (apo me yndyrë të shkrirë e lyejmë brumin). Sheqerin, vanilin-sheqerin dhe bajamet (apo kikirikat) i përziejmë dhe i shpërndajmë mbi brum. Brumin e lëmë edhe njëherë në vend të ngrohtë të vij dhe kur të arrijë trashësinë e dyfishtë e fusim në furrë.

Furra 5 min parangrohet dhe piqet në 200-220`C
Koha e pjekjes: rreth 15 min.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: EMBELSIRAT   Wed 11 Mar - 2:11

GATIMI I BALLAKUMEVE --- ASHTU SIC I BEJ UNE Very Happy

MASAT-

1 KG SHEQER
0.5 KG GJALP
8 KOKRRA VEZE
1 KG MIELL MISRI I SITUR IMET
1 DORE MIELL GRURI
1 FILXHAN KAFEJE QUMESHT
DHE NJE ENE QELQI PER TA GATUAR OSE BAKRI E KALLAJISUR


PERGATITJA

TRETET GJALPI DHE LIHET TE PRECIPITOJNE KRIPRAT NE FUND TE ENES. PASTAJ GJALPI I VAKET RRIHET ME SHEQERIN DERISA TE BEHET NJE MASE E BARDHE. E MIRA ESHTE QE MASA TE RRIHET ME DORE SEPSE NDJEHET PERZIERJA E MIRE KUR PREKET ME DORE, DUKET SIKUR PREK FIJE.NDERKOHE VEZET E PERZIER ME QUMSHTIN SHTOHEN DALENGADALE TEK MASA E SHEQERIT TE RRAHUR DUKE VAZHDUAR PERZIERJEN.PASTAJ HIDHET MIELLI I MISRIT PAK E NGA PAK, DUKE VAZHDUAR PERZIERJEN ME DORE.NE FUND HIDHET EDHE NJE DORE MIELL GRURI. DUHET PASUR KUJDES SE MIELLI I TEPERT I BEN TE FORTA. MASA DO TE DUKET E BUTE, POR ASHTU DUHET.LIHET 20 MINUTA NE QETESI, PAVARSISHT SE DO TE DUKET I QULLET. PER TA NDARE NE FORMA MERR NJE PJATE ME MIELL GRURI PER TE LYER DUART.
ME NJE LUGE MERR PAK NGA BRUMI DHE E VENDOS NE DUART TE LYERA ME MIELL, I BEN SI TOPA DHE I VENDOS NE TEPSI TE LYER ME GJALP.THEM TOPA SE HAPEN VETE NE TEPSI.DHE VENDOSEN NE LARGESI ME NJERA TJETREN.FURRA DUHET TE JETE E NXEHUR ME PERPARA NE 170 GRADE. FUTET TEPSIA DHE PIQET PER AFRO 30-40 MINUTA DERI SA TE FORMOJNE PAK KORE JO TE SKUQEN POR TE QENDROJNE NDERMJET NGJYRES SE VERDHE DHE KAFE TE CELET, SHIHET ME SY.SEPSE FORCOHEN.E NXJERR NGA FURRA DHE LIHET 1 OSE 2 MIN. QE TE HIQEN LEHTESISHT.

PERZIERJA ME DORE VLEN EDHE PER CDO LLOJ BISKOTE SEPSE BEHEN TE SHKRIFTA.
D.M.TH. JO TE PUNOHEN SHUME GJATE SE FORCOHEN. SA TE PREZIHEN DHE TE LIDHEN PAK.


RECETA POPULLORE ESHTE QE PERGATITET ME HIRIN TE ZIER NE UJE DHE TE KULLUAR
PO KUR NUK KE I HIDHET QUMESHT DHE NUK I NDRYSHON SHIJA.


_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: EMBELSIRAT   Today at 4:53

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
EMBELSIRAT
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: ARTI I KUZHINES-
Kërce tek: