FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fjalori i termave WAREZm -Shqip-

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Fjalori i termave WAREZm -Shqip-   Fri 6 Mar - 12:43

0-Day – Versioni I fundit I një programi (që sapo ka dalë).

0-Sec – E njëjta domethënie si më lartë (“sa ka dalë nga fabrika”).

Ace File - Skeda (file) e parë në vargun e skedave që ndodhen në arkiva te ngjeshura/kompresuara (compressed archives). Pikërisht te ky lloj file ne bëjmë dabëll klik, dhe më pas fillojnë të dekompresohen të gjithë skedat e tjera radhazi.

Active List – E ngjashme me “mailing list”, por që përdoret nga ICQ-të për të dërguar mesazhe të menjëhershme.

Alpha – Programi (software) emërtohet kështu kur është në hapat e parë të zhvillimit. Zakonisht është plot me gabime, dhe nuk ke siguri në përdorim.

Anti-Leech – Një sistem që përdor cgi scripts për të parandaluar njerëzit të vjedhin linket. (për shembull pengon marrjen e linkut të shkarkimit të një kënge, kështu parandalon publikimin e këtij linku në faqe të tjera).

Appz – Shkurtim i fjalës angleze “applications” (d.m.th aplikacione, programe)

ASF File – Është një lloj formati për videot (filmat), dhe është me cilësi më të dobët. Por në krahasim me formatet e tjerë ky lloj formati siguron madhësi të vogël.

Banner Site – Fjalëkalime dhe username që pengojnë hyrjen në site FTP. Për të patur mundësi hyrjeje ju duhet të klikoni mbi një seri banner-ash.

Beta – Kështu emërtohen programe të përfunduara, që jepen për publikun e gjerë, në mënyrë që të testohen për gabime të mundshme.

Bulletin Board – Termi profesional për forumet, që ju të gjithë i njihni.

C?? File – Mbaresë e skedave, që tregojnë se ajo skedë është pjesë e një arkive të kompresuar .ace apo .rar.

Cgi Scripts – Lloj skriptesh, kur klikoni mbi të ju shkoni në website sponsorësh, ose realizon mbrojtjen anti-leech.

Cookie – Një tekst (format .txt) i vogël (zakonisht më pak se 1Kb), që ruhet në hard drive-nin e PC tuaj sa herë që ju vizitoni një web faqe. Cookie-t përdoren nga web faqet, në mënyrë që ato t’ju mbajnë mend ju (PC-në tuaj), kështu që ju mund të hyni/vizitoni zonat e përcaktuara për anëtarët, pa patur nevojë të shkruani username-in dhe fjalëkalimin sa herë që shfletoni atë faqe.

Crack – Një skedë e vogël e ekzekutueshme (si punë programi) që përdoret për të kthyer një program me pagesë, në një program pakufizim (njësoj sikur ta keni blerë). Gjithashtu përdoret për të zëvendësuar/hequr pjesën mbrojtëse (ndaj piraterisë) në lojrat e ndryshme.

CRC Error – Gabim (nuk hapet) që ndodh gjatë procesit të dekompresimit të një skede, që vjen si pasojë e ndonjë gabimi që ndodh gjatë shkarkimit, zakonisht ngaqë bëhet shumë resume (shih më poshtë për këtë term).

Credits – Sasia e përcaktuar e të dhënave që ju lejohet të shkarkoni nga ratio site-t. Sa më shumë kredite të keni qa më shumë programe ju lejohet të shkarkoni.

DAP – Një shkurtim për “Download Accelator Plus”, i cili është një program shkarkimi (download-imi) që rrit shpejtësinë e shkarkimit deri në 300%..

DAT File – Shkurtim i “digital audio tape”. Është një format skede (fajli) që përdoret për video, aty ku depozitohen të dhënat e një video-je.

Decompression – Procesi i dekompresimi të file-ve.

Distro – Këto janë zona shumë të mëdha depozitimesh skedash, që më pas përdoren për të shkarkuar programe/këngë. Vendndodhja e tyre nuk bëhet publike dhe është e vështirë të gjendet. Burimi i parë nga e kanë prejardhjen warez-at. Në një farë mënyre është procesi i shpërndarjes (distribution) së skedave ilegale.

Direct Downloads – Linke që të çojnë direkt te file-t që doni të shkarkoni. Këto zakonisht grumbullohen nga site të ndryshme, dhe për lehtësinë tuaj vendosen në një faqe të vetme.

DivX – Video-ja/filmi që nxirret/kopjohet nga DVD-ja duke përdorur DivX (video codecs). Mund të luhen duke përdorur Media Player.

DIZ File – Për së gjati do të thotë “përshkrim”. Tekst i shkurtër që gjendet në arkivat apo folderat warez, që bën një përshkrim të programit që sapo shkarkuat (emri, veçoritë, etj.).

Download (ose DL) - Procesi i kopjimit të skedave nga rrjeti i internetit ose nga një sit FTP duke përdorur modem.

Emulator – Një program që simulon një sistem tjetër kompjuteri, si te thuash përshtat kompjuterin tuaj në mënyrë që ai të hapë/luajë skeda që janë krijuar për platforma të tjera.

Extract - shih Unzip (i njëjti proces)

FAQ - Shkurtim Frequently Asked Questions, shqip mund ta përkthejmë Pyetje-Përgjigje Që Bëhen Shpesh.

FAW – Shkurtim për "Files Anywhere" (skeda kudo). Shërbim interneti, tepër popullor, që siguron storage falas(depozitim skedash falas në rrjet).

File Transfer Protocol (FTP) - Kjo metodë përdoret për të transferuar skeda nga një kompjuter te një tjetër, duke përdorur modem.

Filler – I referohet një përsoni që ngarkon (upload) gjëra në web, në mënyrë që të tjerët t’i shkarkojnë (download).

Flaming – Një term që përdoret kur sulmohet dikush apo diçka në web. Kjo mund të bëhët nëpërmjet emailit, forumeve, dhomave të chat-it etj.

Flashgetting – Procesi i shkarkimit me anë të programit Flashget.

Freedrive – Zonë virtuale depozitimi në web. Mund të merrni pjesë lirisht, dhe aty mund të ngarkohet apo të shkarkohet çdo gjë.

Freeware – Program I plotë, pakufizim, që shkarkohet nga interneti dhe kushdo mund ta përdor, është program papagesë.

FTP Client / Browser – Një program që përdoret për të hyrë, ngarkuar apo shkarkuar të dhëna nga sitet FTP.

FXP - File eXchange Protocol – Proces transferimi nga një server te një tjetër. Mund të transferoni skeda duke përdorur një bandwith të vogël. Kjo është mënyrë shumë e mirë për transferimi, por e meta qëndron në fakt se ekziston një numër shumë i vogël pub-esh FXP.

Gamez – Nënkupton “lojra”

Gold – Një program i cili është plotësisht i përfunduar, është testuar për gabime, dhe hidhet në shitje për publikun e gjerë.

Hacking – Të fitosh mundësi hyrjeje (access) në një kompjuter në largësi pa qenë i autorizuar. Zakonisht kjo bëhet për vjedhjen e informacionit të rezervuar, ose për qëllime shkatërruese të të dhënave.

Hammering – Përpjekja e vazhdueshme për të hyrë në një sit FTP duke përdorur “client FTP” ose “download manager”.

HTTP – Shkurtim për "Hypertext Transfer Protocol". Kjo është metoda që ju përdorni për të parë një faqe interneti. Zakonisht qëndron para adresës së faqes që ju po shfletoni (http..).

ICQ – Rrjedh nga "I Seek You" (diçka si “unë të kërkoj”), Dhe përdoret për chat-im në kohë realë dhe për të transferuar skeda përmes rrjetit.

IP – Një numër unik 32 bit-ësh që përcakton pozicionin e kompjuterit tuaj në rrjet, e ngjashme me URL-në.

IP Range – Ndarja e IP në pjesë përbërëse, në shkallë formuese (ip range). Mund të ndahen në shkallët A, B, dhe C. P.sh AAA.BBB.CCC.xxx.

IRC - Shkurtim "Instant Relay Chat". Përdoret për chat-im në kohë reale dhe për transferim skedash.

ISO – Një kopje ekzakte e një CD-je, gjithçka është identike me atë që ndodhet në CD, prandaj kanë madhësi të madhe.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.


Edituar për herë të fundit nga ARIEL në Fri 6 Mar - 12:44, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: Fjalori i termave WAREZm -Shqip-   Fri 6 Mar - 12:43

Java – Janë skripte HTML-je që mundësojnë funksione të veçanta në web faqe. Përfshijnë animacione, menu, chat room-e, reklama etj.

KBps – Shkurtim për “Kilobytes per second”. Paraqet shpejtësinë me të cilën shkarkohet një skedë. 1 Byte (bajt) ka 8 Bits (bit).

Key Generator – Një program i vogël që krijon serial numra për një username të caktuar. Ky serial numër (së bashku me atë username) përdoret për programe të caktuara (për të cilën është zhvilluar ky Key Generator). Zakonisht programet në pagesë i kthen në programe “si të blera”.

Mirror – Një kopje ekzakte e një web-faqeje warez, qe ndodhet në një server tjetër. Dukë përdorur vendndodhje të ndryshme, faqet warez janë aksesibël edhe nëse faqja kryesore për disa arsye është fshirë. P.sh faqja A ruhet në serverin AA, BB, CC, dhe nëse kjo faqe fshihet nga serveri AA, ajo është sërish online pasi ndodhet në dy serverat e tjerë.

Modchip – Modchip-et janë pjesëza të vogla qarqesh elektronike që lejojnë lojrat jo në kopje origjinale te luhen në PlayStation (dmth kopjet pirate). Nëse një PlayStation përdor Modchip thuhet se atij “i kan fut çip”.

MP3 File – Format kënge (muzike) i kompresuar. Madhësia mesatare është 3-4 Mb, ndërsa në format audio (wav) është rreth 40 Mb. Kur ngjishet kënga, hiqen pjesët të cilat nuk dëgjohen nga veshi i njeriut, dhe në këtë mënyrë ulet madhësia e këngës.

MPG File – Një format për video-y që jep cilësinë më të lart të mundshme.

Multi Web Space Faker – Një mjet që përdoret për të krijuar hapësira depozitimi të shumta, në mënyrë që me pas gjithkush të krijojë web-faqe të vetën.

Name Zero – Kompani që ofrojnë domain-a falas. E vetmja pengesë është që se në faqen tuaj do të vendoset një banner që përmban reklamë, dhe që ju nuk mund ta hiqni.

NFO File – Shkurtim I fjalës “information”. Është një .txt (tekst) që përmban hollësi rreth një programi si: numri I skedave, data e hedhjes në treg, mënyra e instalimit, instruksione etj.

NoCD file – Është një skede e ekzekutueshme që mundëson luatjen e lojrave pa CD. Gjithashtu mund të përdoret skeda .img (mounted into the drive), dhe ju luani pa qenë nevoja të futni CD0në në fole.

Nuked – Një program emërtohet kështu kur ai nuk funksionon, dhe s’mund të luhet.

OST – Lidhet me këngët, dhe gjatë do të thotë “originat soundtrack”.

Patch – Lojrat dhe programet nuk janë perfekte. Kur ato hidhen në treg mendohen se janë testuar për gabime dhe janë të gatshme për tu luajtur. Por shpesh nuk ndodh kështu. Një Patch është një pjesë e vogël ekzekutueshme, që shkarkohet në rrjet, dhe që më pas aktivizohet, duke rregulluar kështu gabimet që mund të ketë loja apo programi.

Piracy – S’do shumë shpjegim. Është Pirateria.

Pop-ups – Janë dritare irrituese që shfaqen kur shfletoni një faqe, dhe që hapen automatikisht, pa dëshirën tuaj. Në shumicën e rasteve përmbajnë reklama, ose votime për Top List-at.

Port – Port-at i referohen siteve FTP, që kanë një shtesë në adresë dhe që mundëson hyrjen në këto faqe. Nëse numri i port-ës në një sit FTP nuk është përcaktuar, zakonisht përdoret port-a 21.

Pron – Shumë kohë më parë, dikush në një forum kërkoi video porno, por për shkak të një gabim në shkrim, në vend të porno shkroi “pron”. Që atëherë në shumë faqe warez filmat me pullë të kuqe emërtohen si “pron”.

Proxy - A third party server ëhich acts as an anonymous go betëeen ëhenever you request a ëeb page or contact a remote server. The message from your computer is first sent through the proxy server before being relayed to the final destination so that it appears as though the request has come from the IP address of the proxy server rather than you. Used ëhen you ëish to maintain your privacy on the net or speed up your connection (much more detailed info on this subject in the "more tips" section).

Psx – Emërtim i shkurtër për Sony Playstation.

Pub – Mënyra ku hyrja anonime në një sit FTP është e lejuar për të gjithë. Zakonisht përdoret për transferimin e skedave më madhësi të madhe te shumë njerëz, mundëson shpejtësi të madhe transferimi.

Pub Stealer – Dikush që bën publike IP e një siti FTP, (jo sitit të tyre). Shumica e tyre e justifikojnë këtë veprim me faktin se të gjithë njerëzit duhet të kenë mundësi hyrjeje në një sit FTP, dhe s’duhet të ketë kufizim.

Rar File - Skeda (file) e parë në vargun e skedave që ndodhen në arkiva te ngjeshura/kompresuara (compressed archives). Pikërisht te ky lloj file ne bëjmë dabëll klik, dhe më pas fillojnë të dekompresohen të gjithë skedat e tjera radhazi. Dekompresimi realizohet zakonisht me programin WinRar.

Release Groups – Një grup programuesish, që merren më procesin e crack-imit dhe ripping-ut të një programi. Më pas këtë program e vendosin në linke shkarkimi për publik të gjerë.

Ratio – Tregon se sa të dhëna ju mund të ngarkoni në një sit FTP, përpara se të lejoheni të shkarkoni.

Reg File – Skeda shumë të vogla që shtojnë detaje të vogla në regjistrin e një kompjuteri.

Resume – Aftësia për të stop-uar dhe rinisur procesin e shkarkimit/ngarkimit (DL/UPL) të një skede, pa patur nevojë ta nisni edhe njëherë këtë proces nga fillimi fare.

Rip – Program apo proces që realizon heqjen e pjesëve të jothelbësore dhe të parëndësishme nga një skedë, për të zvogëluar madhësinë e saj. Në shumicën e rasteve zbatohet te video-t dhe këngët.

Raped – Një program apo këngë që është dëmtuar gjatë procesit të ripping-ut, dhe që më pas s’mund të hapet.

RM File – Shkurtim për Real Media, një lloj formati që përdoret për të koduar sekuencat e video-s, dhe që luhet duke përdorur Real Player. Video-t që kanë këtë tip formati nuk kanë cilësi më të lartë, por si avantazh kanë madhësi e vogël.

ROM – Lojra që janë krijuar për të luajtur në platforma të tjera, por mund të luhen në PC dukë përdorur përshtatës (emulgator.

Serial – Një username dhe fjalëkalim i vlefshëm, në formë teksti, që përdoret për të regjistruar një program me pagesë, dhe në këtë mënyrë këtij programi i hiqen të gjithë kufizimet.

Shareware – Një program me pagesë, të cilin ju mund ta provoni më parë, dhe më pas ta blini.

Spam – Mesazhe/reklama në shumicën e rasteve të padëshiruara që vijnë në emailin e dikujt. Shkurtim i "Stupid Person's Annoying Message" (mesazh i bezdisshëm nga një person budalla”)

Sponsor – Për të bërë para, webmaster-at vendosin në faqen e tyre reklama të ndryshme. Sa më shumë klikime të ketë mbi reklamë, aq më shumë fitime siguron webmaster-i.

Surfer Friendly (SF) – Kështu emërtohen site-t që gjoja nuk përmbajnë linke “shtesë” si: reklama, banner-a pornosh. Në shumicën e rasteve kjo është gënjshtër, dhe bëhet vetëm për të tërhequr sa më shumë vizitorë.

Top List – Faqe të veçanta, ku vendosen sitet warez në renditje, në fillim me të mirët. Punon në bazë të sistemit të votave.

Trainer – Një program i vogël, që “shfaqet” ndërsa luani një lojë. Pikërisht me këtë program realizohen ato që quhen “cheats”, dmth ju shtypni një grup germash dhe ju vijnë opsione shtesë në lojë, p.sh ju shtohet jeta, ju jepen armë të tjera, etj. P.sh. te GTA VC cheat-i “aspirine” i shton jetë personazhit.

Trojans - një program e paligjshëm, i paautorizuar, që gjendet i adoptuar brenda një programi tjetër. Ky program i paligjshëm shkakton veprime te panjohura (dhe të padëshiruara) nga përdoruesi. Mund të gjendet edhe në skedat warez.

UBB – Shkurtim për Ultimate Bulletin Board, tashi për tashi është skript më popullor për të krijuar site e forume warez.

Undeletable Pub – Kushdo mund të hyjë në këto site FTP, mund të ngarkojë apo të shkarkojë skeda, por nuk ka të drejtë t’i fshijë ato.

Unzip – Dekompresimi i skedave që janë të depozituata në arkiva.

Upload – Procesi i kopjimit të skedave nga kompjuteri juaj, për në rrjet, ose në site FTP duke përdorur modemin.

URL – Shkurtim për "Uniform Resource Locator". Faktikisht është adresa që ju shkruani për të hapur një faqe. (p.sh www.shqip.bestgoo.com)

VCD – Shkurtim për Video Compact Disc. Një lloj formati për video-t.

Voting – Proces ku anëtarët e një forumi warez votojnë për faqen e tyre, dhe në këtë mënyrë përmisojnë renditjen e faqes së tyre. Sa më lart në renditje të jetë faqja, aq më shumë vizitorë vijnë në faqe. Me renditjen e tyre merren faqe të tjera të caktuara.

Warez – Versioni i plotë i një programi i cili është ngarkuar në rrjet, në mënyrë pirate, dhe të tjerët mund ta shkarkojnë. Me këtë term në botën e internetit emërtohet gjithçka e paligjshme/pirate.

Warez Board – Lloj forumi, që përdoret për të shpërndarë linke ilegale/warez dhe për të diskutuar rreth kësaj tematike.

Winace – Program i ngjashëm me WinRar.

Wingate - Similar to a proxy in that they are used to hide your identity, except all information actually passes through the Wingate, if you have a slow Wingate you get slow download/upload speeds. Wingates are also used to force FXP transfer on pubs that do not normally accept FXP, again all data passes through the Wingate so you need one that is fast for it to be useful. (eshte si puna e proxy-t)

Winrar – Program që përdoret për dekompresimin e skedave që mbarojnë me .rar

Winzip – Një mjet që përdoret për kompresimin e një file..

Zip – Procesi I ngjeshjes së një skede.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Fjalori i termave WAREZm -Shqip-
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: TEKNOLOGJIA DHE INTERNETI-
Kërce tek: