FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 LAJME NGA TEKNOLOGJIA DHE SHKENCA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: LAJME NGA TEKNOLOGJIA DHE SHKENCA   Fri 6 Mar - 12:49

Lajme nga Teknologjia dhe Shkenca
2008-06-22


Zhvillohet kabllo neural për transferin e shënimeve nga kompiuteri në tru

Kabllo i ndërtuar nga neuronet një ditë mund të përdoret për transferin e "shënimeve" nga kompjuteri në tru të njeriut. Një kabllo e tillë është zhvilluar në University of Pennsylvania në SHBA. Hulumtuesit janë të mendimit se një teknologji e tillë mund të ndihmon personave të cilët kanë humbur gjymtyrë për ta kontrolluar gjymtyren prostetike.

Mendimi pas këtij hulumtimi është se neuronet janë më të gatshme për tu lidhur me neurone tjera, si për shembull me trurin e njeriut.

Në 2001, ekipi hulumtues arriti ta zhvillon një metodë përmes të cilës fijet neurale janë kultivuar duke i tërhjekur grupet e neuroneve. Gjatësia e fijeve të tilla arriste deri në 10 cm. Fijet e tilla janë përdor deri tani për regjenerimin e nervave të dëmtuar në gjymtyrë.

Kabllo neural është prodhuar në mënyrë të ngjajshme. Grupet e neuroneve janë kultivuar mbi 96 elektroda të mbuluara me protein për të cilin neuronet kapen. Kur neuronet dhe elektrodat vendosen në largësi prej 100 mikrona, qelizat fillojnë të rriten në drejtim të proteinit, duke krijuar kështu lidhje neurale.

Me tërhjekjen graduale të dy pllakave (një të neuroneve dhe tjetra e elektrodave), fijet neurale vazhdojnë të rriten në distance e posa krijuar. Rritja shkon deri në 1 cm në ditë.

Doug Smith, krye hulumtuesi, thotë se "pjesen e lirë do ta përdorim për lidhje me tru, ndërsa atë tjetren për lidhje me kompjuter". Testet të cilat kanë konfirmuar se sinjalet elektrike mund të mbarten në të dy drejtimet në kabllo ishin të suksesshme. Smith tani pret ta mbart testin në shtazë.

Qëllimi kryesor për përdorimin e neuroneve dhe jo të materialeve jo-biologjike është rezistenca e organizmit, e sidomos të neuroneve, ndaj metalit apo gjërave të ngjajshme.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME NGA TEKNOLOGJIA DHE SHKENCA   Fri 6 Mar - 12:54



Chrome 'vjedh' shfrytëzuesit e Internet Explorer

Qëkur është paraqitur para një jave, shfletuesi i ri i internetit nga Google, Chrome, me sukses po grabit pjesën e vet të tregut, e si raportojnë analistët, më së shumti në llogari të Internet Explorer nga Microsoft.Sipas të dhënave të kompanisë Net Applications, Chrome vetëm gjatë 24 orëve ka arritur të grabis një për qind të tregut të shfletuesve të uebit që është një e dhënë bukur interesante. Megjithatë, gjatë javës pjesëmarrja e tij është ndalur në shifrën prej 0.7 për qind.

Humbësi më i madh gjatë javës së kaluar Microsofti, dhe shfletuesi i tij Internet Explorer, i cili ka humbur 1.4 për qind të pjesëmarrjes dhe aktualisht sipas të dhënave të Net Aplications mban 71 për qind të tregjeve.

Sa i përket lojtarëve tjerë, pjesëmarrja e Firefoxit është rritur për 0.3 për qind dhe aktualisht përbën 19.8 %, ajo e Safarit nga Apple përbën 6.7 %, derisa Opera 0.75 %.

Që të tre shfletuesit kanë shënuar rritje të pjesëmarrjes në treg, mirëpo sipas të dhënave të Net Aplications, në kurriz të Internet Explorerit më së shumti ka përfituar Chrome.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME NGA TEKNOLOGJIA DHE SHKENCA   Fri 6 Mar - 12:55



Samsung blen kompaninë SanDisk

Samsung, kompania teknologjike e Koresë Jugore, ka deklaruar se ka ndërmend të blejë prodhuesin amerikan të memorieve flash - SanDisk.
Çmimi i SanDisk, kompanisë së specializuar për prodhimin e memorieve flash për kompjuterë dhe pajisjeve tjera elektronike do të sillet rreth tre miliardë dollarë, ka deklaruar James Chung, zëdhënës i kompanisë Samsung dhe ka shtuar se kjo blerje, nëse realizohet, do të jetë më e madhja në historinë e Samsungut.

Me blerjen e SanDiskut, Samsung do të forcojë konkurrencën dhe pozitën e saj në treg në krahasim me konkurrentin kryesor në prodhimin e çipave, Toshiba. Aktualisht pjesëmarrja e Samsungut në prodhimin e çipave NAND është rreth 42 për qind në tregun global derisa pjesëmarrja e Toshibas është vetëm 27.5 për qind.

Investimi në blerjen e ScanDisk rreth tre miliardë dollarë do t’i kthehet Samsungut brenda një periude të shkurtër kohore duke marrë parasysh së Samsung çdo vit i ka paguar SanDiskut rreth 400 deri në 500 milionë dollarë për shfrytëzimin e teknologjive të saj të patentuara. Profiti i Samsungut është rritur gjatë tremujorit të dytë për 51 për qind, në 2.12 miliardë dollarë, derisa shitja e përgjithshme është rritur për 24 për qind, respektivisht, 18 miliardë dollarë.


MP3 player mozaik Kompania Creative ka paraqitur MP3 playerin e saj të ri me emërtimin Zen Mosaic, i cili para së gjithash është interesant për shkak të dizajnit të tij të pazakontë.
Në fakt, tastet për udhëheqje me Zen Mosaic janë më të voglat e mundur, që bien në sy duke marrë parasysh se në pajisje të tilla prodhuesit mundohen të shfrytëzojnë secilin milimetër të hapësirës. Mirëpo kësaj radhe dizajni ‘mozaik’ ka kushtëzuar vendosjen e tasteve, dhe nuk jemi të sigurt se rezultati ka qenë ideal.

Sipas specifikave kjo pajisje nuk është asgjë revolucionare: në të gjendet ekrani prej 1.8 inçësh, kapacitet prej 2.4 apo 8 gigabajtësh (varësisht nga modeli), FM radio, altoparlantë të integruar dhe bateria e cila do të zgjasë rreth 32 orë. Nuk dihet se kur pajisje do të mund të gjendet në
dyqanet evropiane, por çmimi i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duhej të sillej rreth 200 dollarë.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME NGA TEKNOLOGJIA DHE SHKENCA   Fri 6 Mar - 12:56



Google krijon 'botën virtuale' 3D

Kompania Google ka vendosur të zgjerojë shërbimin e saj chat, GoogleTalk, me anë të një ‘bote virtuale’, në të cilën të gjithë shfrytëzuesit do të krijojnë kanale dhe dhoma për biseda.
Kështu, shërbimi Second Life së shpejti mund të marrë një konkurrencë shumë të fortë në formë të shërbimit të ri Google, Lively. Për momentin nuk mund të thuhet për një konkurrencë të vërtetë, pasi që Lively në formën me të cilën është prezantuar shërben si vazhdim i shërbimit GoogleTalk dhe nuk kërkon instalim të ndonjë aplikacioni shumë specifik.

Shërbimet Lively për momentin nuk përfshijnë të gjitha mundësinë e lojës Second Life, por Google me këtë shërbim ka vënë themele të shkëlqyeshme dhe shumica tashmë e shohin Lively-n si një ‘botë virtuale’ në të cilën Google do të shesë shpallje.

Çfarë në fakt mundëson aktualisht Lively?

Shërbimi funksionin vetëm për Windows-in dhe në softuerët Internet Explorer dhe Firefox. Duhet të instalohet një softuer shtesë dhe bota Lively do të hapet para shfrytëzuesve. Për momentin kjo “botë” përbëhet nga dhomat e chatit ku shfrytëzuesit mund të komunikojnë.

Të gjithë ata të cilët shfrytëzojnë internet në bazë të harxhimit, duhet të kenë kujdes pasi që Lively harxhon shumë.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: LAJME NGA TEKNOLOGJIA DHE SHKENCA   Fri 6 Mar - 12:58

Arriti edhe Firefox 3 RC1

Nëse i përcillni emërtimet të cilat prodhuesit e softuerëve përdorin për versionet testuese të produkteve, atëherë e kuptoni që RC1 do të thotë Release Candidate 1 apo “produkt pothuajse final”.

Pas disa versioneve eksperimentuese (beta), nga të cilat testuesi nuk ka qenë edhe sa duhet i kënaqur, na arrin edhe Firefox me emërtimin Release Candidate 1. Ende është në versionin testues, që do të thotë se ne nuk ua rekomandojmë përveç nëse jeni shumë të padurueshëm, por emërtimi RC1 do të thotë që në mes të kësaj dhe versionit final të Firefox 3 nuk do të ketë dallime të mëdha.

Sa u përket risive në këtë version, prapë përmenden puna më e shpejtë dhe shpenzimi i zvogëluar i memories punuese, që janë dallimet për të mirë të Firefox 2.

Versionin e ri të Firefox mund ta gjeni
në këtë lidhje interneti, mes tjerash edhe në gjuhën shqipe.

http://www.mozilla.com/en-US/firefox/all-rc.html

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: LAJME NGA TEKNOLOGJIA DHE SHKENCA   Today at 4:51

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LAJME NGA TEKNOLOGJIA DHE SHKENCA
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: TEKNOLOGJIA DHE INTERNETI-
Kërce tek: