FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 KUJDESI DENTAR PER FEMIJET E VEGJEL

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: KUJDESI DENTAR PER FEMIJET E VEGJEL   Fri 6 Mar - 15:39

Kur duhet që prindërit të fillojnë të pastrojnë dhëmbët e bebes së tyre?

“Sa më shpejt, më mirë!”

Akademia Amerikane e Stomatologjisë Pediatrike pohon se prindërit duhet të fillojnë pastrimin dentar që në lindje, duke pastruar mishin e dhëmbëve të fëmijës së tyre me një furçë të butë fëmijësh dhe ujë. Pasta e dhëmbëve nuk rekomandohet deri në moshën 2 -3 vjeç, nëse përdorimi i saj nuk është i këshilluar më parë nga dentisti pediatrik i fëmijës tuaj.

Kur duhet të shkojnë fëmijët për herë të parë tek dentisti?

“Vizita e parë në periudhën kur ata mbushin një vjeç“

Sipas Akademisë Amerikane të Stomatologjisë Pediatrike fëmijët duhet të shkojnë për herë të parë tek një dentist, në momentin e daljes së dhëmbit të parë ose në periudhën kur ata mbushin një vjeç. Kujdesi i hershëm dentar është i rëndësishëm për parandalimin e problemeve dentare në të ardhmen. Megjithatë, problemet dentare mund të fillojnë që herët. Një shqetësim i madh dentar për fëmijët e vegjël është Kariesi në Fëmijërinë e Hershme, i njohur gjithashtu si prishja e dhëmbëve të bebeve nga biberoni apo nga mënyra e të ushqyerit.

Si mund të parandalohet prishja e dhëmbëve nga biberoni apo mënyra e të ushqyerit?

Për të parandaluar prishjen e dhëmbëve tek fëmijët e vegjël, Akademia Amerikane e Stomatologjisë Pediatrike rekomandon që fëmijët të nxiten që të fillojnë të pinë me një filxhan në periudhën e kohës rreth një vjeç. Në momentet e dremitjes apo gjatë natës, fëmijët nuk duhet t’i zërë gjumi me biberon. Rekomandohet që të shmanget ushqimi me gji gjatë natës pas fillimit të daljes së dhëmbit të parë të bebit. Duhet të shmanget gjithmonë pirja e lëngjeve të frutave apo pijeve të tjera me përmbajtje sheqeri me biberon. Kur ofrohen pije të tilla, ato duhet t’i jepen fëmijës në një filxhan.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: KUJDESI DENTAR PER FEMIJET E VEGJEL   Fri 6 Mar - 15:41

Fobia dentare

Fobia dentare është një frikë apo fobi e përkufizuar tradicionalisht si një frikë e pandërgjegjshme dhe e ekzagjeruar nga dentisti dhe procedurat dentare. Ekzistojnë disa kundërshtime për sa i përket faktit që kjo frikë është “e pandërgjegjshme”, për arsye se fobia dentare shkaktohet kryesisht nga eksperienca të mëparshme të keqe.
Për më tepër, paraqiten disa lloje fobish dentare, të cilat deri më sot nuk janë përshkruar dhe kategorizuar siç duhet, për shembull “frika nga dentisti” kundrejt “frikës nga disa procedura specifike dentare”, fobia e gjilpërës dhe fobi dentare nga abuzime të mëparshme të cilat ndoshta nuk kanë fare lidhje me këtë. Jo të gjitha këto frika mund të konsiderohen si të pandërgjegjshme.

Fobia dentare mund të përkufizohet më mirë si një frikë ekstreme dhe e vazhdueshme e cila rezulton në shmangien e një individi nga vajtja tek dentisti, derisa një problem fizik arrin të bëhet shumë i dukshëm dhe shqetësues. Madje edhe kur mendojnë apo dëgjojnë për vajtjen tek destisti i shkakton atyre stres të dukshëm psikologjik dhe fobia mund të ndikojë edhe në sjelljen sociale.

Sipas Manualit Diagnostik dhe Statistik për Çrregullimet Mendore, fobia dentare (të cilës mund t’i referohemi edhe si odontofobia, dentofobia, fobia nga dentisti apo ankthi dentar) është një nga fobitë specifike. Kriteret diagnostike të fobisë specifike përfshijnë:

• Një frikë të vazhdueshme nga një objekt apo situatë specifike e cila është e tejskajshme apo e pandërgjegjshme,
• Një ankth i menjëhershëm në momentin e ekspozimit ndaj stimuli i frikës, i cili mund të marrë formën e panikut,
• Njohja që frika është e tejskajshme dhe e pandërgjegjshme,
• Shmangia e situatës që prodhon ankth,
• Fobia prek funksionimin normal dhe shkakton shumë stres.


Karakteristikat e fobisë dentare

• Gjumë të shqetësuar gjatë natës para ekzaminimit dentar
• Nervozizëm në rritje gjatë qëndrimit në dhomën e pritjes së klinikës dentare
• Të qara apo ndjesi sikur je i sëmurë fizikisht kur mendon për takimin me dentistin
• Shqetësim shumë i madh kur mendon apo më saktë kur objekte dentare vendosen në gojën tuaj gjatë vizitës dentare ose për momentin ndjeni sikur e keni të vështirë të merrni frymë


Shkaqet

Fobia dentare shkaktohet zakonisht nga eksperiencat traumatike dentare, megjithëse mund të ketë edhe shkaqe të tjera. Fëmijët ndikohen shpesh nga frikat dhe sjelljet e prindërve të tyre kundrejt trajtimeve dentare.

Fobia dentare mund të përfshijë:

• Frikën nga dentistët
• Frikën nga procedurat dentare
• Frikën nga dhimbja
• Frikën nga injeksionet apo frikën se injeksioni nuk do të veprojë siç duhet
• Frikën nga efektet anësore të anestezisë
• Ndjesinë e një situate që nuk ka zgjidhje dhe humbjen e kontrollit

Si dhe objekte dhe situata të tjera të cilat i kujtojnë personit situatën fobike. Freza e dentisit është zakonisht një shkaktar kryesor i këtyre frikave.

Shpeshtësia

Nuk ka shifra të besueshme lidhur me shpeshtësinë e fobisë dentare, por nga studime të ndryshme rezulton se 5 deri në 15% të popullsisë së vendeve Lindore e shmangin kujdesin dentar për shkak të frikës.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ARIEL
Admin
Admin


Numri i postimeve : 528
Age : 47
Registration date : 18/02/2009

MesazhTitulli: Re: KUJDESI DENTAR PER FEMIJET E VEGJEL   Fri 6 Mar - 15:42

Tripanofobia

Tripanofobia është frika ekstreme dhe e pandërgjegjshme nga procedurat mjekësore përfshi injeksionet apo gjilpërat hipodermike. Ndonjëherë asaj i referohemi si aikmofobia, belonefobia apo enetofobia, emra të cilët teknikisht nuk janë të saktë sepse ata përkufizojnë thjesht një “frikë nga spicat/gjilpërat” dhe nuk i referohen aspektit mjekësor të tripanofobisë. Termi aprilofobi mund të përdoret gjithashtu për t’ju referuar frikës specifike nga gjilpërat hipodermike megjithëse ky term gjithashtu nuk i referohet aspektit mjekësor. Termi që përdoret më shpesh është thjesht fobi nga gjilpërat.


Trajtimi i Tripanofobisë

Ashtu si metodat specifike të rekomanduara për një rast tripanofobie që është një nga katër llojet, ekzistojnë metoda të tjera të disponueshme, disa më efektive se të tjerat. Meqënëse jo çdo pacient tripanofobik përfshihet në mënyrë të qartë në një nga katër kategoritë dhe meqënëse ka fobi hibride dhe fobi të të tjerëve, si klasifikime që akoma nuk janë të përcaktuara, mënyra më e mirë është të studiojmë gjithë opsionet e trajtimit për të marrë një vendim se cili do të jetë më efektiv në një rast të veçantë.

• Injeksione anastezie lokale – Kjo formë trajtimi është e disponueshme dhe ekonomikisht e arsyeshme. Megjithatë, ajo ofron vetëm kontroll sipërfaqësor të dhimbjes dhe është plotësisht jopraktike për të trajtuar fobinë nga gjilpërat me një injeksion.
• Spray Kloridi Etili (dhe agjentë të tjerë ftohës) – Është një metodë që kontrollohet me lehtësi, por ofron vetëm kontroll sipërfaqësor të dhimbjes.
• Kremra Anestezikë – Kjo formë trajtimi është më pak e dhimbshme por nevojitet një kohë e gjatë që ajo të bëhet efektive.
• Injektorët Jet – Injektorët Jet funksionojnë duke futur substanca në trup përmes gazit me presion të lartë dhe jo përmes gjilpërave. Megjithëse kjo metodë e eleminon gjilpërën, disa njerëz thonë se ajo shkakton më shumë dhimbje. Gjithashtu kjo metodë është e dobishme vetëm në një numër të kufizuar situatash që përfshijnë gjilpërat që përfshijnë vetëm insulinën dhe disa injeksione.
• Iontoforeza – Iontoforeza e kalon anestezinë përmes lëkurës duke përdorur një korrent elektrik. Ajo ofron anestezi efektive, por zakonisht nuk është e disponueshme në treg dhe gjithashtu është e vështirë për t’u përdorur.
• Terapia e Sjelljes – Efektiviteti i kësaj metode ndryshon në varësi të personit dhe vështirësisë së situatës. Zakonisht, efektiviteti i saj është i kufizuar në trajtimin e pacientëve që kanë fobi gjilpërat dhe shpesh është e kushtueshme. Çdo terapi që përfshin metodat qetësuese është zakonisht joefektive ndaj tripanofobisë sepse kjo inkurajon një ulje të presionit të gjakut gjë e cila rrit refleksin vazovagal.
• Gazi i të Qeshurit – kjo do të ofrojë qetësim dhe do të ulë ankthin e pacientit, si dhe disa efekte të tjera qetësuese.
• Anestezia e Përgjithshme me anë të Frymëmarrjes – Kjo do të eleminojë të gjitha dhimbjet si dhe çdo mendim për çdo lloj procedure me gjilpërë. Në anën tjetër, ajo është një zgjidhje shumë ekstreme dhe mjekët nuk e këshillojnë këtë metodë. Mund të jetë e rrezikshme, kushton shumë dhe është i nevojshëm qendrimi në spital.

_________________

NJERIU DUHET TE JETE FISNIK NE NDJENJA, I GATSHEM PER TE DHENE NDIHME DHE I MIRE NE SHPIRT. VETEM KETO E DALLOJNE NGA QENIET E TJERA TE GJALLA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: KUJDESI DENTAR PER FEMIJET E VEGJEL   Today at 4:51

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KUJDESI DENTAR PER FEMIJET E VEGJEL
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: KENDI I FEMIJEVE-
Kërce tek: