FRIENDS BANN!!!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 SMARTY CARD

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

SMARTY CARD Empty
MesazhTitulli: SMARTY CARD   SMARTY CARD I_icon_minitimeFri 6 Mar - 16:08

SMARTY CARD Bebe-kompjuter

Quhet "Smarty Card" dhe ofron shumë ushtrime për të vlerësuar inteligjencën

Protë dhe kundrat e makinës që teston fëmijët

Ka ngjallur menjëherë debate e diskutime, pasi veç të tjerash i bën prindërit të harxhojnë shumë para


Tashmë mund të jetë kompjuteri ai që mund t‘u japë ndihmë financiare dhe shpërblime, duke vlerësuar automatikisht rezultatet shkollore të fëmijëve, një evolucion që ka ndezur shumë debate.

Në Shtetet e Bashkuara sapo është hedhur në qarkullim një sajt që shpërblen me lodra dhe DVD fëmijët që studiojnë më shumë. Shërbimi, i quajtur "SmartyCard", bazohet mbi një sistem pikësh që i caktohet atij që i përfundon në mënyrë korrekte disa ushtrime letërsie, gjuhe, matematike dhe lëndët e tjera shkencore. Një numër i caktuar pikësh u jep të drejtën fëmijëve të marrin si shpërblim videolojëra, filma, ose lodra të ndryshme. Duke qenë se "SmartyCard" nuk është vendi i lojërave, natyrisht që sistemi ka një çmim: pikët fitohen në formë kreditesh të parapaguara nga prindërit e fëmijëve. Me 10 dollarë blihet një paketë me pesëmijë pikë.

Mekanizmi i "SmartyCard", përcaktuar ndryshe "learn, earn and play", (mëso, fito dhe luaj) është ndërthurja e mësimit dhe zbavitjes në internet: fëmijët janë të lumtur, sepse luajnë me kompjuter, ndërsa prindërit lumturohen, sepse e dinë që fëmijët e tyre ndodhen në një ambient të kontrolluar dhe pa rreziqe. Fëmijët janë të lumtur, sepse fitojnë videolojëra dhe filma, ndërsa prindërit e dinë se fëmijët po mësojnë diçka dhe mund të verifikojnë menjëherë çdo lloj informacioni e gjithashtu arritjet e tyre në këtë sajt. "Bota virtuale dhe videolojërat po pushtojnë zemrat e mendjet e fëmijëve dhe kjo po i vë në siklet prindërit. ‘SmartyCard‘ shfrytëzon këto pasione dhe nxit mësimin përmes shpërblimit", shpjegojnë nga kjo kompani.

Por jo të gjithë janë të bindur me këtë metodë edukimi të fëmijëve: "Nuk jam plotësisht dakord me mendimin e një sistemi automatik, që vë në provë fëmijët dhe më pas u jep çmime me paratë e nënës dhe të babait", ka shkruar Larry Magid, autor i "Child Safety for the Information Highway", (Siguria e Fëmijëve për Informacionet e Drejtpërdrejta). "Është e rëndësishme të bashkëpunosh me fëmijët, duke lexuar libra, duke bërë detyrat me ta në tavolinën e kuzhinës, e ndonjëherë edhe para kompjuterit. Shpërblimet duhet të jenë më shumë emocionale se materiale. Natyrisht që një detyrë e mirë në klasë mund të meritojë një çmim, por gjithmonë duhet të jetë një prekje njerëzore: nuk mund të jetë një veprim i thjeshtë jap-marr", ka thënë Magid për "Cnet News. "Nëse fëmijët fillojnë të lidhin dijen, fitimet dhe zbavitjen, do të kuptojnë se në jetë suksesi vjen nga puna e vështirë dhe dituria", i përgjigjet në distancë Chris Carvalho, menaxheri i përgjithshëm i "SmartyCard".

Ata që dëshirojnë të provojnë testet e "SmartyCard" (për momentin vetëm në anglisht) mund t‘i plotësojnë ato pa paguar para, pra falas. Por, natyrisht pikët e fituara pa pagesë nuk japin të drejtën për të fituar ndonjë çmim.




Francë


Në këmbim të parave, ofrohet dije


Sajti që ndihmon nxënësit


Pesë euro për të zgjidhur një problemë matematike, 10 euro për një përmbledhje historie, 80 euro për një temë me dhjetëra faqe. Këto janë disa prej çmimeve që kërkon një sajt francez për të bërë detyrat e dembelëve dhe "trashanikëve". Një iniciativë që po poshtëron shkollën dhe prindërit. Sajti, www.faismsmesdevoirs.com është hapur dje dhe u dedikohet nxënësve të arsimit të mesëm e atij universitar.

Përdorimi i këtij sajti është shumë i thjeshtë: studentët mund t‘i dërgojnë pyetjet e tyre me e-mail (postën elektronike) dhe do t‘i marrin përgjigjet brenda 24 orëve, ose maksimalisht brenda tri ditëve. Pagesa mund të bëhet me kartë krediti, ndërsa për ata që nuk kanë mbushur ende 18 vjeç, shërbimi ka gjetur mënyra të tjera: karta me parapagim që janë në shitje nëpër sallat e lojërave, ose mesazhe përmes telefonit me tarifa të ndryshme. Ata që do të bëjnë detyrat, do të jenë studentë universitarë, që do të paguhen në bazë të rezultateve të tyre. Shoqatat e prindërve e konsiderojnë si skandaloze këtë iniciativë, sepse studentët më të mirë u ofrojnë ndihmë nxënësve të tjerë në këmbim të parave. Gjithsesi, nga ana juridike gjithçka është e ligjshme dhe themeluesit e sajtit sigurojnë se nuk ndryshojnë nga shoqëritë e tjera, ku prindërit paguajnë një mësues për mësuar fëmijët e tyre. Në fund ata shprehen se prindërit duhet t‘i falënderojnë që ndihmojnë fëmijët dhe nuk marrin shumë para.


Kur fëmijët janë në internet, prindërit:


Pyesin se çfarë po bëjnë 74%

I ruajnë 61%

Kontrollojnë kompjuterin pas përdorimit 43%

Ulen në kompjuter pranë fëmijëve 36%

Kontrollojnë nëse fëmijët janë regjistruar në ndonjë faqe forum 30%

Kontrollojnë postën e fëmijëve 24%


"SmartyCard"

Kujt i drejtohet

Fëmijëve nga 7 deri në 12 vjeç

Si funksionon?

Prindërit blejnë paketa me pikë që fëmijët i fitojnë duke plotësuar në mënyrë korrekte ushtrime të ndryshme. Duke grumbulluar një numër të caktuar pikësh fitojnë dhurata të ndryshme si DVD, videolojëra dhe lojëra


Sa kushton?

Çdo paketë me 5 mijë pikë kushton 10 dollarë, mund të luash edhe falas, por pikët e fituara në këtë mënyrë nuk të shpërblejnë me dhurata


Ku bazohen pyetjet?

Detyrat për fëmijë janë nga letërsia, matematika dhe shkencat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

SMARTY CARD Empty
MesazhTitulli: Re: SMARTY CARD   SMARTY CARD I_icon_minitimeFri 6 Mar - 16:14

JA DHE LINKU

http://www.smartycard.com/tp/home.html

UNE KAM REGJISTRUAR GOCEN E VOGEL. LUAN NE ANGLISHT (SIPAS MOSHES SE FEMIJES.)

E ZGJEDH PRINDI MOSHEN DHE AKTIVIZIMIN E FEMIJES.

NDIHMON INTELIGJENCEN E FEMIJEVE.

SHPESH LUAN DHE MAMI zgerdhihu PROVON NJOHURITE...

NE RAST SE HEREN E PARE FEMIJA GABON, I JEP SHANCIN QE TA BEJE PERSERI LOJEN DHE NE KETE RAST E MESON DHE NUK E HARRON ME. Very Happy Very Happy

INFORMACION NGA SHUME FUSHA, MATEMATIKE, GJEOGRAFI, HISTORI ETJ....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SMARTY CARD
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: KENDI I FEMIJEVE-
Kërce tek: