FRIENDS BANN!!!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 367
Registration date : 22/01/2009

TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT Empty
MesazhTitulli: TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT   TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT I_icon_minitimeSun 22 Feb - 17:30

Shenjat e zjarrit e shkelin kurorën për shkak të lakmisë dhe të dëshirës për t’u treguar, shenjat tokësore për shkak të pakënaqësisë me martesën...
Shenjat e zjarrit e shkelin kurorën për shkak të lakmisë dhe të dëshirës për t’u treguar, shenjat tokësore për shkak të pakënaqësisë me martesën, shenjat e ajrit për shkak të kureshtjes, ndërsa ato të ujit për shkak emocioneve dhe revanshit...
Të dymbëdhjetë shenjat, secila në mënyrën e vet, e përjetojnë faktin se partneri po i mashtron, ose, megjithatë, janë vetë të pabesa. Mirëpo, duke mos i marrë parasysh dallimet ë secilës veç e veç, shenjat mund t’i përfshijmë në katër grupe, sipas këtyre elementeve – zjarrit, tokës, ajrit dhe ujit.



Shenjat e zjarrit (dashi, luani dhe shigjetari) bëjnë pjesë në tërësinë e përkrahësve të seksualitetit të shëndoshë, të cilët në rend të parë do të bëheshin kurorëshkelës për shkak të pamundësisë që ta kontrollojnë epshin e fuqishëm seksual (libidonë seksuale), por edhe për shkak se duan që të dëshmohen. Për pjesëtarët e të tri këtyre shenjave mund të thuhet se janë gjuetarë, të cilët nuk i qetëson martesa, përkundrazi tradhtisë bashkëshortore ajo i jep ngjyrim të rrezikshëm. Meqenëse e adhurojnë ndjenjën se si adrenalina u kalon nëpër vena, shkeljes së kurorës nuk do të mund t’i kundërvihen as edhe kur janë të dashuruar në partnerin e tyre.
Është interesant se në të njëjtën kohë janë shumë të ndjeshëm kur është fjala për besnikërinë e partnerit të tyre, në rend të parë për shkak të egos dhe mburrjes së tepruar. Diçka më tolerant, kundruall dy të tjerëve, është shigjetari, aventurier i çiltër, i cili seksin e koncepton si sport, një ushtrim të veçantë për trupin dhe shpirtin.


Shenjat tokësore (demi, virgjëresha dhe bricjapi) janë shumë të matura dhe të kontrolluara. Megjithatë, ndër këto shenja përjashtim bën demi, shenjë e udhëtimit, të cilën sundimtarja Venera mund ta bëjë të varur nga seksi. Virgjëresha e kujdesshme do të tradhtojë në rast se është e pakënaqur me lidhjen e saj ose me martesën, ndërsa këtë do ta bënte në rastet më të shpeshta me dikë që, sikundër ajo, nuk është i lirë. Për bricjapin e ftohtë thuhet se i shtohet apetiti seksual me rritjen e fuqisë dhe të ndikimit të tij, megjithëse edhe ai, sikundër edhe dy shenjat e tjera tokësore, do të bëhej kurorëshkelës në rastin kur është i pakënaqur me martesën, ose kur nuk është i vetëdijshëm!
Pjesëtarët e këtyre shenjave do ta shikonin nëpër gishta tradhtinë e partnerit me qëllim që ta ruajnë martesën, në rend të parë virgjëresha, por jo gjithaq lehtë sikundër ngjet kjo me shenjat e ajrit.


Për shenjat e ajrit (binjakët, peshorja, ujori) është me rëndësi të madhe komunikimi mental, ndërsa janë të prirë që ta dallojnë tradhtinë emocionale nga tradhtia trupore. Seksin që bëhet vetëm për shkak të seksit do t’ia falnin si vetes, ashtu edhe partnerit, por kur e vërejnë se aty ndërlidhet edhe diçka tjetër, do të këmbëngulin që për të gjithat të diskutojnë hollësisht (dhe në mënyrë të mundimshme), ashtu që të vendosin se si do të rrjedhin gjerat më tej.
Në astrologji pjesëtarët e shenjës së peshores çmohen si kryesorët sa i përket shkeljes së kurorës, sa për faktin se janë të lindur si të pavendosur, po aq edhe për shkak të dëshirës që t’u pëlqejnë të tjerëve. Më shumë se në kurorëshkeljen e vërtetë, ndiejnë kënaqësi në flirt, por shpesh nuk janë ata që mund ta përcaktojnë se deri ku do të shkojnë. Binjakët bukuroshë dinë të luajnë me emocionet dhe seksualitetin, derisa disa ujorë mashtrojnë në frymën "fëmijët e luleve" – bëni dashuri dhe jo luftë!


Të lindurit në shenjat ujore (gaforrja, akrepi dhe peshqit) dallojnë shumë ndërmjet tyre. Megjithatë, forca e ndjenjës është ajo që i bashkon dhe që i mban besnikë. Ata lidhen për shkak të dashurisë dhe jo për shkak të interesave të tjera, ndaj edhe tradhtinë do ta kundrojnë nëpërmjet optikës së personit të dashuruar. Kjo, në mënyrë të veçantë, vlen për gaforren e ndjeshme dhe peshqit, të cilët janë kurorëshkelës vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe që dashurohen në dikë me të cilin duan të kenë "seks kalimthi" (kuptohet, nëse ka qenë i mirë!).
Akrepi, megjithatë, është tregim në vete. Kjo shenjë erotike nuk mund ta durojë faktin se personi i dashur po e mashtron, prandaj edhe ai nuk do të vendosë që aq lehtë të tradhtojë. Martesa për të është si një lidhje gjaku, ku secila nga fjalët e ritualit ka një domethënie të veçantë. Sidomos fjalia "...përderisa vdekja të mos na ndajë!".
Ndër shenjat e Zodiakut kampioni i tradhtisë në lidhje është peshorja, ndërsa atë e ndjekin shenjat e zjarrit, në rend të parë shigjetari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://miqesia.keuf.net
MIDNIGHT
VIP
VIP
MIDNIGHT


Numri i postimeve : 64
Age : 44
Registration date : 18/02/2009

TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT Empty
MesazhTitulli: UNE JAM PESHQIT   TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT I_icon_minitimeSun 22 Feb - 21:20

JAM MIDNIGHT DHE JAM PESHQIT ? TREGO PAK PER SHENJEN TIME::
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 367
Registration date : 22/01/2009

TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT Empty
MesazhTitulli: Re: TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT   TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT I_icon_minitimeSun 22 Feb - 21:21

MIDNIGHT shkruajti:
JAM MIDNIGHT DHE JAM PESHQIT ? TREGO PAK PER SHENJEN TIME::

Të lindurit në shenjat ujore (gaforrja, akrepi dhe peshqit) dallojnë shumë ndërmjet tyre. Megjithatë, forca e ndjenjës është ajo që i bashkon dhe që i mban besnikë. Ata lidhen për shkak të dashurisë dhe jo për shkak të interesave të tjera, ndaj edhe tradhtinë do ta kundrojnë nëpërmjet optikës së personit të dashuruar. Kjo, në mënyrë të veçantë, vlen për gaforren e ndjeshme dhe peshqit, të cilët janë kurorëshkelës vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe që dashurohen në dikë me të cilin duan të kenë "seks kalimthi" (kuptohet, nëse ka qenë i mirë!).
Akrepi, megjithatë, është tregim në vete. Kjo shenjë erotike nuk mund ta durojë faktin se personi i dashur po e mashtron, prandaj edhe ai nuk do të vendosë që aq lehtë të tradhtojë. Martesa për të është si një lidhje gjaku, ku secila nga fjalët e ritualit ka një domethënie të veçantë. Sidomos fjalia "...përderisa vdekja të mos na ndajë!".
Ndër shenjat e Zodiakut kampioni i tradhtisë në lidhje është peshorja, ndërsa atë e ndjekin shenjat e zjarrit, në rend të parë shigjetari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://miqesia.keuf.net
Lunatic
Admin
Admin
Lunatic


Numri i postimeve : 461
Age : 34
Localisation : Tironaaa...
Registration date : 17/02/2009

TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT Empty
MesazhTitulli: Re: TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT   TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT I_icon_minitimeSun 22 Feb - 21:22

Une paskam dale kafshe fare...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.youtube.com/watch?v=90u1IV4dw8o
Whatever
Admin
Admin
Whatever


Numri i postimeve : 225
Age : 36
Localisation : sdu ncuk sdu ncuk..
Registration date : 17/02/2009

TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT Empty
MesazhTitulli: Re: TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT   TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT I_icon_minitimeSun 22 Feb - 21:29

Sex vetem pashe (shantramintes i ka dale) Laughing ...kshu dashuri gjona me asiven..as leke hic..ncncn
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lunatic
Admin
Admin
Lunatic


Numri i postimeve : 461
Age : 34
Localisation : Tironaaa...
Registration date : 17/02/2009

TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT Empty
MesazhTitulli: Re: TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT   TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT I_icon_minitimeFri 27 Feb - 3:31

Une jam tip qe me plq ti ndjek keto gjera... ca jane horoskop, europjan, kinez, letra tarot, e keshtu dhe kam lexuar bile bile te libri i ascendenteve qe gaforrja me peshqit jane shume kompatibel mes tyre!
Keto dy shenja kur puqen jane si realizim i idealit platonik qe i ndau njerezit ne dy. Pra kur bashkohet nje gaforre me nje peshk (psh qe nga fakti qe jetojne te dy ne boten e ujit tregon sa te njejte jane si tipa) arrihet orgazma jo vetem fizike po edhe ajo menderore dhe shpirterore! Thuhet bile ne mitologji se ne rast se nje gaforre gjen nje peshk, e kap per bishti dhe nuk e leshon me, ne njefare menyre e perdhunon por me deshiren e peshkut gjithmone.

Nejse se une me te degjuara i kam, per me teper te flase ekspertja! Smile
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.youtube.com/watch?v=90u1IV4dw8o
Whatever
Admin
Admin
Whatever


Numri i postimeve : 225
Age : 36
Localisation : sdu ncuk sdu ncuk..
Registration date : 17/02/2009

TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT Empty
MesazhTitulli: Re: TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT   TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT I_icon_minitimeTue 3 Mar - 0:09

kush o gaforre ktu?? po peshk?? Very Happy
shelpsinaa...dilni vete mos boni gili vili poshte cercafit...
un jam binjak ier per ier me vone kismet.. qesh me kalu radhen
pra jam dacort plotesisht me shoqen siper zhog zhog! cool
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MIDNIGHT
VIP
VIP
MIDNIGHT


Numri i postimeve : 64
Age : 44
Registration date : 18/02/2009

TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT Empty
MesazhTitulli: Re: TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT   TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT I_icon_minitimeTue 3 Mar - 1:46

Whatever shkruajti:
kush o gaforre ktu?? po peshk?? Very Happy
shelpsinaa...dilni vete mos boni gili vili poshte cercafit...
un jam binjak ier per ier me vone kismet.. qesh me kalu radhen
pra jam dacort plotesisht me shoqen siper zhog zhog! cool

peshk jam une shoku.....hahahahahahah nuk e ke pare si po zihen gaforet me njera tjetren
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT Empty
MesazhTitulli: Re: TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT   TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT I_icon_minitimeTue 3 Mar - 1:53

Whatever shkruajti:
kush o gaforre ktu?? po peshk?? Very Happy
shelpsinaa...dilni vete mos boni gili vili poshte cercafit...
un jam binjak ier per ier me vone kismet.. qesh me kalu radhen
pra jam dacort plotesisht me shoqen siper zhog zhog! cool

UNA JAM PESHK -AQEN, KISHE NANJI GJO TI EEEE relax relax relax

UIII ME VERTE JE BINJAK TI RI bravo bravo KOM ZJERRMIN TEM BINJAK feste
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT Empty
MesazhTitulli: Re: TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT   TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
TRADHETIA E SHENJAVE TE HOROSKOPIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Look-u sipas shenjes se horoskopit.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: X-Files - Fenomene Paranormale-
Kërce tek: