FRIENDS BANN!!!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Semundja "FACEBOOK"

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
flammableclea

flammableclea


Numri i postimeve : 59
Registration date : 20/02/2009

Semundja "FACEBOOK" Empty
MesazhTitulli: Semundja "FACEBOOK"   Semundja "FACEBOOK" I_icon_minitimeThu 26 Feb - 17:53

Prof. Zyhdi Dervishi, sociolog, pedagog në fakultetin e Shkencave Sociale, flet se cilat janë efektet pozitive dhe negative që rrjedhin nga një fenomeni tillë. “Facebook” është padyshim një nga arritjet më të mëdha në fushën e komunikimit elektronik, pasi ka rritur shpejtësinë dhe dendurinë e komunikimit midis njerëzve në çdo skaj të botës, - shprehet Dervishi.

Rritja e shkallës së komunikimit ndërmjet njerëzve është një burim shumë i rëndësishëm i zhvillimit të kulturës, shoqërisë njerëzore dhe sidomos i humanizmit, pasi njerëzit nuk mund të rrinë pa komunikuar, prandaj kërkojnë forma të reja të komunikimit. Në shumë aspekte, zhvillimi i kulturës është tërësi faktorësh komunikimi”, - vijon shpjegimin sociologu. Por si çdo shpikje teknologjike, edhe kjo nuk mund të mos jetë shoqëruar pa disa pasoja problematike.

Sipas Dervishit, “facebook” ka nxitur në shumë herë demonin e mashtrimit. “Njerëzit në disa raste paraqiten me disa identitete e shpeshherë me identitet të rremë. Duke përfituar nga fakti që nuk kanë përballë personin të cilit i drejtohen përdoruesit e këtij sajti shpesh lëshojnë disa “deklarata” që mund të tingëllojë keq në sytë e mijëra njerëzve që i lexojnë. “Mashtrimi” mund të shkaktojë zhgënjim, veçanërisht tek të rinjtë të cilët i përjetojnë më shumë situata të tilla stresuese”, vazhdon ai.

Një tjetër efekt problematik që shkaktohet nga kjo dukuri është edhe mbyllja në guaskë. “Njerëzit po ngujohen gjithnjë e më shumë në bunkerin e mjediseve të veta familjare, duke shkaktuar një mbyllje në vetvete, e kjo paraqet problem sidomos për të rinjtë, sepse ata nuk do të kenë mundësi që të njohin më mirë jetën që i rrethon”, sqaron Dervishi. Orët e kaluara para “facebook”-ut duken si minuta edhe si pasojë jo vetëm që nuk të humbet dëshira për të vazhduar komunikimin, por edhe sepse lind kureshtja për të zhbiruar jetën e të tjerëve.

E këtu del një tjetër dukuri acaruese, ku humbja e privatësisë që në kohët e sotme është e shenjtë. Në “facebook” këdo që e ke pranuar si shok (ndonëse në shumicën e rasteve nuk i ke takuar asnjëherë, e kjo edhe për faktin se shumë prej tyre i ke të sugjeruar prej dikujt), mund të shohë e të bëjë komente për ty. Por duhet pasur kujdes, sepse siç thotë proverbi “fjala po doli prej dhëmbësh, bëhet 24 këmbësh”, këtu mund të vërtetohet më së miri. Në këtë pikë, pedagogu i fakultetit të Shkencave Sociale ndalet gjatë: “Shpeshherë këto komente ndonëse me shaka, merren si të vërteta dhe shkaktojnë shumë keqkuptime, pasi dihet që interneti është një media tejet manipuluese.

Kur shikon që të tjerët kanë shumë “miq” virtualë, na pushton mania që edhe ne të kemi sa më shumë të tillë. Teksa shikon se ata kanë arritur me dhjetëra, qindra e në disa raste arrijnë me mijëra, ndjejmë një krenarinë e të qenit popullor. Por kjo dëshirë gati absurde për të qenë “populist”, për t’u argëtuar sa më shumë me miqtë tanë elektronikë, na kthehet në efekt “bumerangu”, hedh alarmin Dervishi. Por telashet nuk mbarojnë me kaq. Sipas sociologut, dukuria e “facebook”-ut shkon edhe më tej. “Përveç asaj që përmenda edhe më lart, që ndonjë i krisur mund të shkruajë për ty çfarë t’i teket, është edhe ligështimi që mund të ndjejmë në disa raste.

Jo për smirë, por si pa dashje na vjen keq kur shikojmë se sa bukur e kalojnë kohën njerëzit në vende të ndryshme, sa makina luksoze kanë apo në cilët universitete prestigjiozë studiojnë. Gjithmonë po qe se ato çka shkruhen prej tyre janë të vërteta dhe në qoftë se ne nuk i kemi mundësitë e tyre”, shpjegon Dervishi. Një tjetër zhgënjim që del gjatë rrugës, sipas specialistit, është edhe pamundësia për të pirë qoftë edhe një kafe me miqtë tanë dixhitalë, (pasi dihet që kënaqësinë e një bisede verbale nuk ta fal interneti), ndonëse ata mund të jenë vetëm disa qindra metra larg nesh. Dhe këtu lindin pikëpyetjet e para.

“Mos vallë nuk u jemi dukur interesantë në ato çka u kemi shkruar në murin e tyre? Apo njerëzit në këtë botë tejet dinamike nuk kanë kohë për takime, të cilat ndonjë interes të veçantë ose thjesht për momentin njerëzit nuk duan të takohen e jetën reale”, ngre dilemat sociologu. “Facebook”-u është një zhvillim kompleks, një prurje e re e ditëve tona, e përkrahur sidomos nga rinia, por me kalimin e kohës ndikimi i tij mund të zbehet ose zëvendësohet nga shpikje të reja. Kjo mbetet për t’u parë”, përfundon shpjegimin e tij të detajuar Zyhdi Dervishi. Pavarësisht risive e problemeve që e shoqërojnë “facebook”-un, ethet e tij na kanë kapur të gjithëve, përfshi këtu edhe shkruesin e këtyre radhëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
flammableclea

flammableclea


Numri i postimeve : 59
Registration date : 20/02/2009

Semundja "FACEBOOK" Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja "FACEBOOK"   Semundja "FACEBOOK" I_icon_minitimeThu 26 Feb - 17:55

C'mendoni ju per facebook-un?A jeni perdorues te tij dhe nqs po sa ore ne dite rrine aty dhe per cfare e perdorni me shume..per njohje,kurizitet mbi te tjeret,per lojra apo...???
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lunatic
Admin
Admin
Lunatic


Numri i postimeve : 461
Age : 33
Localisation : Tironaaa...
Registration date : 17/02/2009

Semundja "FACEBOOK" Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja "FACEBOOK"   Semundja "FACEBOOK" I_icon_minitimeThu 26 Feb - 20:16

Kunder! Kunder! Kategorikisht Kunder!... o maaaa

Megjithate mendimin tim do e argumentoj ndonje here tjeter se sot s'paskam nerva! Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.youtube.com/watch?v=90u1IV4dw8o
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

Semundja "FACEBOOK" Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja "FACEBOOK"   Semundja "FACEBOOK" I_icon_minitimeFri 27 Feb - 19:02

KAM DEGJUAR SHUME POR VETE NUK JAM E REGJISTRUAR ATY DHE NUK DO TA BEJ KURRE, SEPSE PO E BERA DO BEHEM ROB I FACEBOOKUT. JAM E BINDUR QE PO TE HYJ DO GJEJ SHUME MIQ E MIKESHA QE NDOSHTA KAM SHUUUME VJET PA JA DEGJUAR ZERIN. DI QE JANE TE SHPERNDARE NEPER BOTE.
NIPI IM NEPERMJET FACEBOOKUT NA BERI LIDHJEN ME KUSHERINJTE TANE QE NDODHEN NE LIBI, KANADA, JAPONI, AUSTRALI DHE SUEDI. NUK KISHIM PAS LIDHJE QE ME LUFTEN E BOSNJES.
ME MIRE QE NUK KAM HYRE NE FACEBOOK SEPSE S'DO JEM ME AS PER VETE AS PER KALAMAJ SE PER SHPI JO E JO. zgerdhihu
KESHTU QE ME MIRE ---- JO.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Whatever
Admin
Admin
Whatever


Numri i postimeve : 225
Age : 35
Localisation : sdu ncuk sdu ncuk..
Registration date : 17/02/2009

Semundja "FACEBOOK" Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja "FACEBOOK"   Semundja "FACEBOOK" I_icon_minitimeFri 27 Feb - 20:11

Puna Fb,tashi varet sa tip i fixum je! Se dhe forumi eshte smundje me e keqe se Fb madje! Me sa kam vene re shumica shqiptareve ne fb jane regjistru per tshit men ,facti qe fusin foto sa me shum,edhe cdo poze qe bohet mendohet -shpejt ta fusim te fb! Dmth qe menjen me shit men vdesim icik ne mo,un jam nfb po hyj shum radhe vetem per tloz Challenge lojra me quize musice Laughing edhe imagjino qe tashi vone kam mare vesh qe fb paskerka chat,miqte e mi jane goxha tfix mas fb,po un spara hy ,edhe kam pare dhe manine e te te berit sa me shum friends te jete e mundur,dmth cdo ftese qe tvjen pranoje...se mor vesh si mund te fusesh njerez qe si njef te te shofin fotot apo dhe infot e tua,,?? pale kur fillojne muhabetin ke commentet e fotove..boooh komplet me shit pordhe ,se nji e dy muhabetet jane : -ktu kemi dale ke filan lokal apo kur nisin muhabetin aty ke commentet,njerez ka dhe skype,yahoo,hotmail,libero perdoorini ndoier...! :S perfundimisht fb mund te jete i mire vetem per factin qe gjen njerez qe ke kohe pa i contactu po tjeter gje dmth eshte vari pocin..smundje se quj dot se smu ka bo smunje as ka me mu bo jo!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lunatic
Admin
Admin
Lunatic


Numri i postimeve : 461
Age : 33
Localisation : Tironaaa...
Registration date : 17/02/2009

Semundja "FACEBOOK" Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja "FACEBOOK"   Semundja "FACEBOOK" I_icon_minitimeFri 27 Feb - 22:49

FaceBook mund te jete i mire per sa kohe ti gjen miqte e tu te harruar, ben lidhjet me kusherinjte larg e gjera te kesaj natyre, qe afrojne njerezit, por ne shumicen e rasteve njerezit e perdorin per te spiunuar jeten e tjetrit. Para dy ditesh me erdhi nje shoqe e me thote: Ua mi e more vesh, X shoqe eshte lidhur! Po ti nga e more vesh i thashe, se ske pas lidhje shume me ate. Kishte nxjere fotot ne FB me tha....... Kaq mjafton per te kuptuar se ne momentin qe futesh ne FB dhe ben friends dreqin e te birin bashke, ka marre fund privatesia jote!

Per me teper... para rreth nje muaji ne FB u hapen tre accounte: Gocat e Bllokut; Cunat e Bllokut dhe VIPat e Bllokut.
Ne momentin qe njeri nga keta acc. te bente add kishte mundesine te t'i shihte fotot dhe te t'i merrte. Atehere ca bene: Mblodhen fotot e te gjitha gocave e cunave qe rrine gjithe kohes ne bllok dhe qe kane nam te zi dhe i postuan neper accountet e veta me komente nga me te ndyrat. Kjo ka bere kete, kjo ka bere ate... Gjera qe as ne fantazite me te shthurura nuk ke nge t'i perfytyrosh! Puna u be aq keq saqe cunat e prekur nga e gjithe kjo, filluan te benin be e rrufe qe do ja piiiiiiip piiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiip robt atyre piiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiip te ppppiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiippp qe ja kishin nxjere fotot ne FB! Gocat nga ana tjeter u ngujuan neper shtepira, e s'dilnin nga turpi.
Ne qe e degjonim historine nga te tjere i benim qejfin vetes, ja shyqyr qe s'merremi... Keshtu qe pune koti me duket ky FB mua. Sidomos ne momentin qe i ben add njerezve qe s'i njeh. Ka njerez te fiksuar qe kane nga 1000 e ca friends ne FB. E ku eshte e bukura ketu???
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.youtube.com/watch?v=90u1IV4dw8o
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 367
Registration date : 22/01/2009

Semundja "FACEBOOK" Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja "FACEBOOK"   Semundja "FACEBOOK" I_icon_minitimeWed 4 Mar - 20:38

u semura dhe une nga kjo semundja hahahhhhahhaa po jo aq rendshem me karar
5 miq kam
me te ngushtet ose te familjes me kjarte zgerdhihu
por eshte e vertete qe fotot merren se e provova nje dite dhe mora fotot e dasmes se motres Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://miqesia.keuf.net
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

Semundja "FACEBOOK" Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja "FACEBOOK"   Semundja "FACEBOOK" I_icon_minitimeFri 6 Mar - 12:38

Admin shkruajti:
u semura dhe une nga kjo semundja hahahhhhahhaa po jo aq rendshem me karar
5 miq kam
me te ngushtet ose te familjes me kjarte zgerdhihu
por eshte e vertete qe fotot merren se e provova nje dite dhe mora fotot e dasmes se motres Very Happy

PRANDAJ NUK DUKESH ME KETU TI. c'ne, ku  si, pse.

DHE THEMI NE - KA HALLE E SHKRETA habitem habitem
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Semundja "FACEBOOK" Empty
MesazhTitulli: Re: Semundja "FACEBOOK"   Semundja "FACEBOOK" I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Semundja "FACEBOOK"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Engjej dhe djaj" - Filmi se shpejti!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: TEKNOLOGJIA DHE INTERNETI-
Kërce tek: