FRIENDS BANN!!!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 CELULITI. KY MAKTH I FEMRAVE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

CELULITI.  KY  MAKTH  I  FEMRAVE Empty
MesazhTitulli: CELULITI. KY MAKTH I FEMRAVE   CELULITI.  KY  MAKTH  I  FEMRAVE I_icon_minitimeMon 2 Mar - 13:54

CELULITI.  KY  MAKTH  I  FEMRAVE Belle_gambe

Celuliti

është një lloj indi dhjamor në shtresën e nënlëkurës që përmban tufa indi lidhor. Ky ind lidhor, që varion në trashësi dhe është i ndërthurur me qelizat dhjamore, mbahet në atë pozicion nga një rrjet fibrash që e mbron trupin tonë duke rrethuar muskujt dhe organet. Ai është i rrethuar nga një lëng që perveçse e ushqen, përbën dhe një sistem efektiv për eliminimin e mbeturinave. Kur gjithshka funksionon siç duhet, mbeturinat largohen jashtë trupit nga ky sistem, gjë që rezulton në kurba të lëmuara të trupit; kur yndyrnat, lëngjet dhe toksinat mbeten thellë në lëkurë (poshtë shtresës epidurale), indi lidhor trashet dhe forcohet duke dhënë një efekt fryrës. Me kalimin e moshës, shtresat e lëkurës hollohen, çka rezulton në shfaqjen e pamjes së valëzuar të celulitit. Ndryshimi i celulitit me dhjamin është se celuliti, në dallim nga dhjamosja, ndodhet vetëm në disa pjesë të caktuara te trupit; kofshët, të ndënjurat, barku dhe gjoksi. Celuliti ka të bëjë detyrimisht me peshën. Megjithëse formimi i celulitit varet nga dieta dhe stili i jetesës, pjesa më e madhe e tij është e formuar nga toksina dhe yndyrna të formuara në trup, që mund të prekin gra të çfardolloj përmase, peshe dhe strukture trupore.

Tipet e celulitit:

Celuliti i fortë ose solid, zakonisht gjëndet në gratë aktive si: balerinat, atletet etj. Ky lloj celuliti është i vështirë të eliminohet sepse nuk drenohet kollaj nga trupi. Nga ana tjetër në disa raste është i vështirë dhe të diktohet sepse ngjitet direkt me muskulin.
Celuliti i shkrifët, nuk është aq i përqëndruar dhe është më i dukshëm se celuliti solid. Zakonisht gjëndet në zona të mëdha, është i lëvizshëm dhe mund të shkaktojë atoni muskulore (rënie e tonusit). Edhe pse më i dukshëm, celuliti i shkrifët mund të eliminohet më lehtësisht.

Kush preket nga celuliti dhe pse?

Zakonisht janë gratë ato që preken më shume nga celuliti. Ai fillon të shfaqet tek vajzat rreth moshës 14 vjeç dhe rritet si rezultat I hollimit dhe rishpërndarjes së shtresës së lekurës me kalimin e moshës. Celuliti zakonisht formohet tek gratë pas lindjes dhe në ato që marrin kontraceptivë oralë sepse sistemi i eliminimit nuk mund të përballojë fluksin tepër të madh të estrogjeneve ne trup. Ai mund të zhvillohet edhe pas traumave aksidentale që dëmtojnë sistemin e qarkullimit të gjakut ose në ato që bëjnë jetë sedentare (pasive). Shumë rrallë celuliti mund të formohet edhe tek meshkujt, kjo sepse rrjeti i tyre i qelizave yndyrore është në thellësi të lëkurës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

CELULITI.  KY  MAKTH  I  FEMRAVE Empty
MesazhTitulli: Re: CELULITI. KY MAKTH I FEMRAVE   CELULITI.  KY  MAKTH  I  FEMRAVE I_icon_minitimeMon 2 Mar - 13:55

Faktorët që kontribuojnë në formimin e celulitit janë:

1. Trashëgimia.
2. Marrja e pamjaftueshme e ujit. Uji ndihmon në sistemin e eliminimit të mbeturinave duke nxjerrë jashtë toksinat nga trupi. Këshillohet mundësisht të merren 7 gota ujë në ditë. Konsumi i 3 litrave ujë në ditë është optimale.
3. Dieta. Zakonet e dëmshme të ngrënies (alkooli, kafeina, ushqimet pikante) ndihmojnë në formimin e celulitit sepse toksinat që ato prodhojnë, mbeten në indin dhjamor.
4. Pirja e duhanit. Nuk është e dëmshme vetëm për lëkurën dhe mushkëritë por gjithashtu ngushton kapilarët e gjakut dhe dëmton indin lidhor duke shkaktuar fryrjen karakteristike të celulitit.
5. Tensioni dhe stresi. Bëjnë që muskujt dhe indi lidhor që i mbulon ato, të trashen. Nga ana tjetër tensioni bllokon qelizat, duke dëmtuar eliminimin e mbeturinave dhe pastrimin e trupit.
6. Marrja e mjekimit. Mund të dëmtojë proceset natyrale të organizmit të njeriut. Barnat për dobësim, sedativët dhe diuretikët, mund të çojnë të gjitha në krijimin e celulitit, kontraceptivët orale, që rrisin nivelin e estrogjeneve në gjak, shkaktojnë zmadhimin e qelizave yndyrore që çon në mbajtjen e ujit në organizëm. Mbajtja e ujit në organizëm pengon trupin të eliminojë toksinat dhe krijon celulitin.
7. Mungesa e ushqimeve dhe stili sedentar i jetesës. Ushtrimet ndihmojnë tonifikimin muskulor, qarkullimin e gjakut dhe mirëqenien e përgjithshme, duke shkaktuar copëzimin e indit të bllokuar dhe pastrimin e trupit.

Eliminimi: Mos prisni mrekullira kur bëhet fjalë për celulit. Por nga kombinimi i ushqyerjes dhe aktivitetit fizik të duhur, me eliminimin e stresit dhe trajtimet estetike, mund të rezultojnë në zbutje të lëkurës. Rritja e qarkullimit të gjakut përmes masazhit padyshim që ndihmon në eliminimin e celulitit. Çelësi në parandalimin dhe luftimin e celulitit është pastrimi i trupit i kombinuar me aktivitet fizik, dietë të shëndetshme, reduktim të tensionit dhe përmirësim të qarkullimit të gjakut.

Trajtimi anticelulit: Nuk mund t’i nështrohesh kësaj terapie në rastet kur vuan nga:
1. Zemra
2. Organet e frymëmarrjes
3. Diabeti
4. Variçet
5. Mëlçi kronike
6. Epilepsi
7. Puçra masive
8. Lëkura është e dëmtuar
9. Shtatzania
10. Gjatë ciklit menstrual
11. Ka plagë te pa shëruara plotësisht në lëkurë
12. Menjëherë pas ndërhyrjeve kirurgjikale etj
Për të patur rezultatin e dëshiruar, duhet të kemi parasysh rregullin e hekurt te bashkëpunimit me specialistin (estetisten). Ky trajtim është i thjeshtë, i pranueshëm dhe relaksues. Humbja e peshës bëhet gradualisht, pa shkaktuar eksese. Është e rëndësishme që të konceptojmë faktin që kemi të bëjmë me bilanc energjitik dhe gjatë terapisë nuk duhet te shkelim limitet e kalorive te marra. Duhet hequr dorë nga konsumi i ushqimeve të trajtuara në vaj të nxehtë pasi këto produkte shkaktojnë vështirësi në tretje.
Mënyra më e drejtë është të ushqehemi me produkte të trajtuara në avull ose me zierje pasi janë plotësisht të asimilueshme dhe aspak të dëmshme për organizmin. Gjatë kursit të humbjes së peshës, kërkohet ekuilibër në marrjen e ushqimit, përtypje e mirë, konsum i 3 litrave ujë në ditë. Lënia e një vakti pa marrë është e dëmshme. Organizmi ka nevojë për ushqim, zaharinë, proteina, yndyrna etj. Për të humbur 1 kg peshë trupore duhen harxhuar 7000 kalori energji. Në bazë të kësaj shifre mund të llogaritet thjeshtë. Ky është thelbi i bashkëpunimit të specialistit me pacientin.

Si proçedohet
Përcaktohet zona problematike që shfaqet në trajtën e edemës. Në këtë zonë ushtrohet masazh anticelulit me produktin specifik (kremfoliant). Ky krem, në sajë të strukturës së tij me kokrriza, ndihmon në aktivizimin e ujrave dhe toksinave të mbetura, te cilat eliminohen dhe dalin jashtë përmes djersës ose rrugëve të jashtëqitjes. Më pas lëkura trajtohet me një serum i cili favorizon djersitjen. Kjo zonë e trajtuar lyhet me baltë, që ka në përbërje alga deti dhe parafinë. Është e domosdoshme të fashohet kjo pjesë disa herë me pelikola (material i hollë plastik), në mënyrë që të realizohet më së miri efekti sauna. Mbështillet klientja përsëri me çarçaf plastik dhe mbyllet dysheku për 20-25 minuta.
Në përfundim të këtij proçesi, largohet balta nga lëkura dhe përgatitet klientja për proçesin tjetër; tonifikimin e muskulaturës. Përpara këtij proçesi, vendoset edhe një produkt tjetër në trajtë kremi, lipoaminocel ose lipoaminodren, varet nga përmasat e celulitit. Sipas një skeme të veçantë, vendosen elektrodat që kanë efektin e gjimnastikës pasive. Intensiteti i elektrodave lëshohet deri në limitin e dëshiruar nga klientja. Një seancë zgjat pothuajse 1 orë pa llogaritur qëndrimin në dyshek. Trajtimi duhet të kalojë përmes relaksit. Seancat bëhen me një ditë pushim ndërmjet, jo suksesive. Në çdo seancë klientja pëson humbje peshe. Kjo humbje është variabël, asnjëherë nuk mund të paracaktohet sepse çdo organizëm reagon me mënyrën e vet. Kjo terapi është e studiuar dhe nuk shkakton efekte anësore në rast se i përmbahesh proçedurës. Terapia mund të vazhdojë nga një deri në tre muaj sipas rendit që përmënda sipër. Suksesi është i sigurtë nëse klientja zbaton me përpikmëri këshillat. Haset vështirësi në konceptin e konsumit të ujit. Duhet edukuar klientja me këtë koncept.
Nëse ajo ka të qartë si funksionon sasia e madhe e ujit në organizëm, proçesi shkon drejt rezultatit të dëshiruar. Ky element është i rëndësishëm sepse prania e konsiderueshme e ujit në organizëm prish disa lidhje ndërqelizore, që pengojnë shkëmbimin e lëndëve dhe funksionin normal të metabolizmit. Nga eksperienca, klientet që i përmbahen këtij rregulli kanë rezultat të padiskutueshëm. Edhe me mënyra të tjera mund të realizohet humbja e celulitit. Sauna e kombinuar me elektroda dhe masazh, por me efikase mbetet baltoterapia. Dieta e përdorur gjatë trajtimit është e domosdoshme. Në rast se neglizhohet ky fakt, koha e trajtimit do të zgjasë. Dietat me kalori të përcaktuara në çdo asortiment na ndihmojnë për të llogaritur vetë kaloritë. Nëse klientja kërkon humbje të përshpejtuar, sasia e kalorive që duhet te marrë është deri në 1200 kalori në ditë, nëse kërkon humbje më të ngadaltë sasia e ushqimit të marrë nuk duhet të kapërcejë limitin e 1400 kalorive.Ky element është i rëndësishëm sepse prania e konsiderueshme e ujit në organizëm prish disa lidhje ndërqelizore, që pengojnë shkëmbimin e lëndëve dhe funksionin normal të metabolizmit. Nga eksperienca, klientet që i përmbahen këtij rregulli kanë rezultat të padiskutueshëm. Si të humbasim në peshë pa celulit Gjatë humbjes së kileve të tepërta, për të pasur rezultatin e dëshiruar, duhet të kemi parasysh rregullin e hekurt të bashkëpunimit me specialistin (estetisten). Ky trajtim është i thjesht, i pranueshëm dhe relaksues. Humbja e peshës bëhet gradualisht, pa shkaktuar eksese. Është e rëndësishme që të konceptojmë faktin që kemi të bëjmë me bilanc energjetik dhe gjatë terapisë nuk duhet të shkelim limitet e kalorive të marra. Duhet hequr dorë nga konsumi i ushqimeve të trajtuara në vaj të nxehtë pasi këto produkte shkaktojnë vështirësi në tretje. Mënyra më e drejtë është të ushqehemi me produkte të trajtuara në avull ose me zierje, pasi janë plotësisht të asimilueshme dhe aspak të dëmshme për organizmin. Gjatë kursit të humbjes së peshës, kërkohet ekuilibër në marrjen e ushqimit, përtypje e mirë, konsum i 3 litrave ujë në ditë. Lënia e një vakti pa marrë është e dëmshme. Organizmi ka nevojë për ushqim, zaharinë, proteina, yndyrna etj. Trajtimi duhet të kalojë me relaks Trajtimi duhet të kalojë përmes relaksit. Seancat bëhen me një ditë pushim ndërmjet, jo suksesive. Në çdo seancë klientja pëson humbje peshe. Kjo humbje është variabël, asnjëherë nuk mund të paracaktohet sepse çdo organizëm reagon me mënyrën e vet. Kjo terapi është e studiuar dhe nuk shkakton efekte anësore në rast se i përmbahesh procedurës. Terapia mund të vazhdojë nga një deri në tre muaj sipas rendit që përmenda sipër. Suksesi është i sigurt nëse klientja zbaton me përpikmëri këshillat. Haset vështirësi në konceptin e konsumit të ujit. Duhet edukuar klientja me këtë koncept. Nëse ajo ka të qartë si funksionon sasia e madhe e ujit në organizëm, procesi shkon drejt rezultatit të dëshiruar. Si procedohet për ta eliminuar atë Përcaktohet zona problematike që shfaqet në trajtën e edemës. Në këtë zonë ushtrohet masazh anticelulit me produktin specifik (kremfoliant). Ky krem, në sajë të strukturës së tij me kokrriza, ndihmon në aktivizimin e ujërave dhe toksinave të mbetura, të cilat eliminohen dhe dalin jashtë përmes djersës ose rrugëve të jashtëqitjes. Më pas lëkura trajtohet me një serum i cili favorizon djersitjen. Kjo zonë e trajtuar lyhet me baltë, që ka në përbërje alga deti dhe parafinë. Është e domosdoshme të fashohet kjo pjesë disa herë me pelikola (material i hollë plastik), në mënyrë që të realizohet më së miri efekti sauna. Mbështillet klientja përsëri me çarçaf plastik dhe mbyllet dysheku për 20-25 minuta. Në përfundim të këtij procesi, largohet balta nga lëkura dhe përgatitet klientja për procesin tjetër; tonifikimin e muskulaturës. Përpara këtij procesi, vendoset edhe një produkt tjetër në trajtë kremi, lipoaminocel ose lipoaminodren, varet nga përmasat e celulitit. Sipas një skeme të veçantë, vendosen elektrodat që kanë efektin e gjimnastikës pasive. Intensiteti i elektrodave lëshohet deri në limitin e dëshiruar nga klientja. Një seancë zgjat pothuajse 1 orë pa llogaritur qëndrimin në dyshek.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
CELULITI. KY MAKTH I FEMRAVE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: MODA - ESTETIKA - FITNESS-
Kërce tek: