FRIENDS BANN!!!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 PARFUMI ........

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

PARFUMI ........ Empty
MesazhTitulli: PARFUMI ........   PARFUMI ........ I_icon_minitimeMon 2 Mar - 14:05

HISTORIA E PARFUMEVE


Industria franceze e parfumeve dhe e kozmetikës është industria më e sofistikuar dhe më e suksesshme në botë. Kjo nuk është një rastësi…

Pranverën e kaluar, fushat e Grasse-it, një qytet i vogël jo shumë larg Mesdheut, ishin të mbuluara nga ngjyra të shumëllojshme. Ajri ishte i mbushur me aroma lulesh e bimësh të ndryshme, lule portokalli, mimoza, jaseminë, trëndafila, vjollca e shumë e shumë bimë aromatike të tjera, të cilat të distiluara dhe të paketuara në shishe të stiluara në mënyra nga më të larmishmet, gjejnë rrugën për në parfumeri ekskluzive dhe sallone bukurie që nga Parisi tek Patagonia, nga New Jorku tek Nagoi.
Grasse është vendi i lindjes së industrisë së parfumit dhe, megjithëse në shumë vende të tjera tashmë kultivohen lule dhe bimë aromatike për idustrinë e parfumit, Riviera e Grasse, mbetet vendi me diellin më të mirë, kushtet klimatike dhe gjeografike më të përshtatshme për rritjen e shëndetshme të esencave të parfumeve. Kur ato distilohen për parfum, japin aroma shumë tërheqëse dhe të këndëshme si për meshkujt ashtu dhe për femrat. Çdo njeri, në një kohë të caktuar, mban erë jo të këndshme apo një përzierje erërash që bezdis edhe vetë personin si dhe të tjerët prezentë. Nganjëherë një aromë parfumi ju kujton një person tepër special, apo situatë të rëndësishme të jetës, të fshehur në brazdat e kujtesës që në një moment kur ndieni aromën, rikthehet në kujtesë.

“Stilimi, shkenca dhe joshja” kjo parullë, është krijuar nga Christian Dior për parfumin “ Poison” që përbëhet vetëm nga esencat e industrisë franceze të parfumeve. Stilimi në kombinim me substanca kimike e bën një parfum të veçantë dhe tërheqës për individin. Shkenca është shumë e përzier në krijimin e një produkti që nuk është as shumë i fortë por as i dobët dhe që ruan aromën për një periudhë kohe të caktuar.

Përse përdorim parfumin
Joshja, është arsyeja kryesore pse njerëzit janë të dhënë pas produktit parfum. Në Egjiptin e lashtë, parfumi lindi në nderim të perëndive. Vetë fjala “perfum” mendohet se origjinën e ka nga fjala latine “per fumum” nga tymosja. Zbulimet arkeologjike të varreve dhe hieroglifet tregojnë se parfumi dhe make-up ishin shumë të rëdësishme për gratë që në kohën e piramidave. Në shumë pllaka varresh janë gjetur gjurmë enësh ku vendoseshin aromatikë për të shoqëruar shpirtin në botën e përtejme. Ovidi kompozoi “traktakt mbi produktet e bukurisë së femrës” dhe zbuluesi i kremrave ishte greko-romani Galen, një nga baballarët e ilaçeve dhe të farmacisë. Por, modernizimi në industrinë e nxjerrjes së këtyre produkteve nisi nga shekulli 12-të dhe ishte pikërisht lëkura e përpunuar në doreza. Në këtë periudhë gratë filluan të mbronin duart e tyre me doreza prej lëkure dhe për të larguar erën e rëndë që lëshonte lëkura e kafshëve, u zbulua një mënyrë evitimi,- gjatë punimit të tyre, të shtoheshin koncentrate nga bimë aromatike. Ishte pikërisht efekti i këtyre koncentrateve që më pas çoi në zbulimin e parfumit, në standarde me higjienën personale. Për një kohë të gjatë mendohej se aromatikët ishin luftues të infeksioneve virusale. Portokalli, molla e të tjera fruta e agrume, besohet se reduktojnë rrezikun e infeksioneve.

Kur erdhën parfumet në modë
Familja e parfumeve mori një përhapje dhe zhvillim në Europë në shekullin e 17-të. Në shek. 18-të, kur Parisi u bë qendra e modës, elegancës, prodhimtaria e parfumeve arriti nivele të reja. Pas një periudhe kohe të shkurtër, gjatë revolucionit francez, prodhimtaria e parfumit u bë shumë më popullore. Napoleoni ishte themelues i “Eau –de- Colongne” ndërsa Josephine preferonte parfume me aroma tepër të rënda. Në shek. 19-të, dolën emra si Pinadi, Guerlani, Roger dhe Gallet, Molinard dhe Worth, tashmë janë të fiksuar në histori dhe edhe sot njihen si themeluesit e salloneve të bukurisë. Frencois Coty dhe Renee Lalique, një artist francez i prodhimit të xhamit, bashkëpunuan së bashku në vitin 1900 në stilimin e shisheve të parfumit. Industria e modës në degën e aksesorëve, ndër më të rëndësishmit njohu parfumin. Sot Franca është vendi i shumë shtëpive parfumerike. Në Paris gjenden industri prodhimi dhe stilimi të parfumeve si; “Christian Dior”, “Charles Jourdan”, “Givenchy”, “Chanel” “Yves St. Laurent” dhe “Nina Ricci”. Këta të gjithë kanë parfumet e tyre, një segment shumë i rëndësishëm i biznesit ndërkombëtar. Kozmetika sot është një industri multi-billionë dollarëshe, ku përfshihen jo vetëm parfumet por edhe make-up, kremrat e lëkurës, produkte mbrojtëse të flokut, sapunat dhe preparate të tjera të tualetit, deodorante etj. Shumë nga produktet më të famshme të kozmetikës vijnë nga Franca.

Parfumi, jo vetëm joshje
Industria franceze e parfumeve, tani ka punësuar më shumë se 30.000 njerëz, dhe mendohet që me rritjen e kërkesave të parfumerisë, do të rritet edhe numri i të punësuarve. Kur del një parfum i ri, zgjedhja e titullimit nxjerr probleme, dhe përsa i përket parfumit “Poison” Christian Dior shpjegon se ai vetë u thoshte njerëzve që ishte një emërtim i koduar sepse asnjeri nuk besonte që ne mund të vinim një emërtim të tillë. “Poison “ ishte një prodhim shumë i suksesshëm. Në 15 muajt e parë të daljes në marketet ndërkombëtare kapi një shumë prej 200 milionë dollarë.
“Charles Jordan”, një emër shumë i famshëm nga Parisi tek “Beverly Hills”, nga Buenos Airesi në Dubay për këpucët dhe për aksesorë të ndryshëm lëkure, veshjet për femra si dhe për burrat si dhe për parfumet. Por, shumë shtëpi parfumesh dhe prodhimesh kozmetike kanë marrë drejtime të veçanta aksesori, në fusha të ndryshme të modës. Gjithsesi koorporata në shumë vende të ndryshme janë përpjekur të imitojnë shtëpitë parfumerike franceze dhe kanë patur suksese të ndryshme. Franca mbetet vendi që ka njohuri më të shumta, përbërësit, ekpertizat,dhe “ sekrete” për ta vazhduar traditën e parfumit, traditë të cilën ata e udhëheqin prej shumë kohësh. Shumë veçori, por kryesisht Grasse, i lejon që ta mbajnë vendin kryesor përgjithmonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

PARFUMI ........ Empty
MesazhTitulli: Re: PARFUMI ........   PARFUMI ........ I_icon_minitimeMon 2 Mar - 14:10

Si te zgjedh parfumin tim?


Të gjitha pyetjet mbi mënyrën si të zgjedhësh atë që mban me vete gjithë ditën dhe që flet për ty: parfumin tënd. Si ta zgjedhësh, si ta kombinosh, si mund të ndikojë mbi humorin tënd? Një guidë e plotë që të plotëson dëshirën për të qenë e pëlqyer.

Si t’ia bëj për ta zgjedhur?

Ajo që shtyn për të pëlqyer një aromë e për të urryer një tjetër, duket si magji e vërtetë. Në të vërtetë, çdo gjë është më racionale sesa duket. Shkenca është e aftë ta shpjegojë në detajet më të imta. “Eshtë një udhëtim i komplikuar, që nis nga hunda dhe mbërrin drejt e në zemër”. Kështu e sqarojnë sociopsikologët rrugëtimin e aromës, gjë që të bën të mendosh se nuk kemi të bëjmë me një nuhatje të thjeshtë.
Çdo gjë nis në një zonë të vogël të hundës (epiteli olfativ) ku, sapo ndiejmë një aromë, receptorë të veçantë aktivizohen dhe dërgojnë një “sms” në tru. Aty, miliona receptorë, pasi marrin mesazhin, vihen menjëherë në lëvizje dhe transmetojnë lajmin në një zonë precize të trurit (sistemi limbik), ku ndodhet “reparti i emocioneve”.
Kështu, pas një serie reaksionesh kimike, koka nis një proces shoqërizimesh mendore (kujtime, gjendje shpirtërore, por dhe ndjesi që vijnë nga jashtë) dhe në fund, brenda pak sekondave dhe në mënyrë të pandërgjegjshme e gjitha kjo drejton preferencat tona. Kështu lind dashuria jonë për parfumin: një përzierje e kimisë me magjinë.

Sa i rëndësishëm është konfeksioni?

Shumë. “Kur afrohesh për herë të parë me një parfum, nuk mjafton që të ketë një aromë të mirë. Parfumi është një objekt i veçantë dhe duhet të kënaqë të gjitha shqisat, përfshirë dhe të parit”, thonë disa nga ata që e kanë lidhur jetën ngushtësisht me botën e aromave. Ja përse disa parfume, si “Hermès” apo “Lalique” edhe pa e ndryshuar linjën e tyre klasike, propozojnë çdo vit një flakon të ri dhe të çmuar në koleksionin e tyre.
Pak Sipas disa “hundëve” të mëdha, pra krijuesve të parfumeve, kur zgjidhet një parfum nuk duhet të gënjehesh nga konfeksioni, por të lësh veten që të tërhiqet vetëm nga aroma. Ky stil esencial është karakteristik i parfumeve, mjaft ekskluziv dhe gati artizanal të mjeshtërve si Serge Lutens dhe Annick Goutal ose të firmave si “Etro”, “Floris” apo “Creed”, të cilat edhe pse propozojnë esenca të ndryshme si për femra dhe për meshkuj, nuk ndryshojnë kurrë flakonin.

Ka një seks parfumi?

Jo! Shija për aromat uniseks lind që në fund të viteve ’80, kur zonjat “chic” përdornin “Fahrenheit”, parfumin e famshëm për meshkuj të Dior. E që atëherë, me gjithë ulje- ngritjet, kjo prirje nuk ka perënduar kurrë. Parfumet uniseks modernë, janë ama më pak të freskët se ato të një kohe. “Tani kanë nota më sensuale dhe të nxehta, si ajo e vaniljes dhe e drurëve ekzotikë”,- shpjegojnë specialistët.
Po! Sot parfumet femërore janë shumë të ndryshme nga ato të meshkujve. “Kjo ndodh edhe sepse substancat e përdorura shpesh janë të njëjtat”, sqarojnë specialistët. Por ato që bëjnë ndryshimin janë esenca të tjera dytësore që i shtohen substancës bazë, që është e njëjtë për të dyja gjinitë, si frutat për femrat dhe drurët për meshkujt. Dhe mbi të gjitha proporcionet: mjafton një kombinim minimal për të ndryshuar gjithë linjën. Parfumet “City Glam” të Armanit janë dy: një për femrën dhe një për mashkullin

Përse parfumi mund të të sjellë dhembje koke?

“Kur ndiejmë një parfum, miliona receptorë të qelizave të aparatit të nuhatjes transmetojnë impulset e tyre në tru, i cili i interpreton dhe vendos se cilat aroma na pëlqejnë”,- shpjegojnë dermatologët. “Por hapësira ndërmjet një stimuli të thjeshtë dhe dhembjes është shumë e ngushtë dhe mjafton pak për ta kapërcyer. Kjo ndodh për shembull kur një aromë është shumë e fortë, ose nëse nuhaten shumë parfume njëri pas tjetrit. Atëherë ndodh të provokohen dhembje koke, deri të vjella”. Në të kundërt, nëse përdoren në sasinë e duhur, disa esenca kanë aftësinë të largojnë migrenën. Ndër këto, livanda, mentja dhe trëndafili.

Përse një parfum që dikur më pëlqente, tani nuk më pëlqen më?

Modë!
“Parfumi është një aksesor, një element më shumë për të theksuar elegancën”, shpjegojnë specialistët. Eshtë normale ta ndryshosh parfumin jo vetëm çdo vit, por dhe nga një ditë në tjetrën, si një veshje”.
Moshë!
Me kalimin e kohës ndjeshmëria ndaj aromave zbehet, sepse qelizat e nuhatjes rigjenerohen më ngadalë. Nga 60 vjeç e lart nis të pëlqehen parfume më të fortë nga ato që pëlqeheshin në moshë të re.

Ç’është aromaterapia?

Aromaterapia është, si e tregon vetë fjala, një kurë që shfrytëzon vetitë e aromave, për të dhuruar kënaqësi. Çdo gjë rrotullohet rreth teorisë, sipas së cilës, esencat duke mbërritur në tru aktivizojnë prodhimin e disa substancave (adrenalina, endorfina e të tjera) të afta për të rregulluar ekuilibrin psikofizik. Mënyra e përdorimit është shumë e ndryshme. Mund të shpërndahen esencat në ajër, ta përziesh me produktet kozmetike ose ta kërkosh brenda parfumeve. Si t’i zgjedhësh? “Ideale është të këshillohesh me një ekspert”- thonë dermatologët. “Por instikti shpesh është guida më e mirë. Një aromë që instiktivisht të pëlqen, do të ketë patjetër një ndikim pozitiv në të ndierit mirë”.

Sa qëndron parfumi mbi lëkurë?

Një parfum përbëhet prej shumë esencash të ndryshme, por jo të gjitha zgjasin njëlloj. Sipas kohës që u duhet për të avulluar, specialistët i quajnë aroma koke, zemre dhe të thella.

10 minuta
“Koka” është aroma që ndihet sapo hapet një flakon. Është ai që na bën ta duam ose jo parfumin, por që nuk është aroma e “vërtetë” e tij, sepse përmban esenca që zgjasin për një kohë të shkurtër, 10 deri në 30 minuta dhe zhduket. Janë kryesisht esenca agrumesh, livande dhe menteje.


3 orë
“Zemra” është parfumi i vërtetë, ai që qëndron mbi lëkurë tre deri në katër orë. Kryesisht në këtë miks aromash shpërthen fantazia e “hundëve”, sepse kanë në dispozicion qindra esenca. Më aktualet janë esencat orientale, që përcjellin një ndjesi mbrojtjeje.

6 orë
“Aromat e thella” formohen nga një përzierje esencash të forta që “lidhin” aromat nga më të ndryshmet. Përdoren drunjtë, irisi, vanilja, balsami dhe disa substanca nga kafshët. Zgjasin të paktën gjashtë orë, por në veshje mund të ndihen dhe ditën tjetër.

Një parfum mund ta zëvendësojë deodorantin?

“Jo”, thonë dermatologët. “Parfumi nuk mund të zëvendësojë deodorantin”. Para së gjithash, të paktën kur nuk bëhet fjalë për një ujë aromatik, parfumi ka gjithmonë një përqindje alkooli, i cili nuk duhet të bjerë në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën delikate të sqetullave. Pastaj, sepse parfumi, ndryshe nga deodoranti, nuk rregullon frymëmarrjen e lëkurës. Dhe ç’është më e rëndësishmja, kontakti me djersën mund ta ndryshojë aromën e një parfumi. Kjo s’ndodh me një deodorant”.

Mund të jesh alergjik ndaj parfumit?

Po
Në rrugët e frymëmarrjes: hundë të mbyllura ose ndjesi kruarje në fyt. Nëse je alergjik ndaj esencave që përmban një parfum, mund të kesh shqetësime të këtij lloji. Por e gjitha kjo ndodh nëse përdoret substanca në sasi të madhe.
Jo
Mbi lëkurë: më shumë se shenja alergjie, parfumi mund të provokojë mbi lëkurë disa irritime të lehta. Kjo ndodh nëse ke një epidermë shumë të ndjeshme. Më të shpeshta në fakt janë njollat që shkaktohen nëse pasi ke hedhur parfum bën banjo dielli ose një seancë solari”.

Ka një orë të përshtatshme për të hedhur parfumin?

Absolutisht jo: Parfumi shkon nga mëngjesi në mbrëmje, por duhet përdorur në masë. Sepse në rast se hedh shumë, mund të bëhet i bezdisshëm, për shembull në vendin e punës dhe nëse është i lehtë, në mbrëmje në diskotekë nuk ndihet. Ja si të veprosh:

Ora 9:00. Zgjidh një “eau de toilette”. Hidhe sipas dëshirës, sepse është pak i përqendruar.
Ora 17:00. Përdor një “eau de parfum”. Është i fortë mjaftueshëm dhe mjaftojnë tre sprucime.
ora 21:00. Parapëlqe një ekstrakt. Është më i përqendruari, zgjat shumë dhe përdoret me pika.

Pse disa parfume ngjajnë më sexy?

Nuset indiane parfumosen me esenca të tilla që mendojnë së kanë një ndikim epshndjellës. Fuqi kimike apo besim popullor?
Sipas një studiuesi, ndikimet psikologjike të parfumit janë shumë të fuqishme. Neurologët kanë zbuluar se disa parfume arrijnë deri aty sa t’i japin meshkujve përshtypjen se gratë që e përdorin peshojnë pesë kile më pak se pesha e tyre reale. Kjo shpjegohet se disa aroma (një përzierje lulesh dhe speciesh), sipas neurologëve që kanë bërë një studim mbi këtë, shkaktojnë një seri shoqërizimesh mendore në atë zonë të trurit që vlerëson peshën reale të personave që shohim. Dhe për magji, induktojnë për të bërë pak ulje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

PARFUMI ........ Empty
MesazhTitulli: Re: PARFUMI ........   PARFUMI ........ I_icon_minitimeMon 2 Mar - 14:13

Do parfumin tend?

PARFUMI ........ Perfume1

Tashmë gjithkush mund ta ketë një parfum me emrin e vet. Spruconi një fragrancë, hidhni sipër një tjetër: do përftoni një të tretë, fare të re. Janë parfumet “e bëra vetë”, që kënaqin dëshirën për të qenë unike.

Një aromë e suksesshme në çastin e lançimit, arrin të shesë deri në pesëqind mijë shishka. Përkthimi: gati gjysmë milionë persona për ca kohë “parfumosen” njëlloj. Kështu lindin kultet, eau de toilette-t që bëhen aromat e një brezi, simboli i një periudhe.
Po jo të gjitha janë të joshur nga një parfum mit. Ka nga ato që në të kundërt janë në kërkim të veçantisë, të asaj fashe arome që nuk harrohet. Këto hundë “të vështira” mund të gjejnë aromën e preferuar falë një horizonti të ri të parfumerive: mbivendosja e fragancave. Zgjedhin dy apo tre dhe i përziejnë. Rezultati është i rrallë, i pazakontë.

Aroma “joglobale”

“Të apasionuarit pas parfumeve “personale” janë bërë më kompetentë se specialistët”, thonë krijuesit e aromave. “Për këtë kategori të publikut, mundësia për të përzierë fragrancat është një formë argëtuese për të kënaqur dëshirën për ekskluzivitet”. Kur oferta nuk kënaq më dhe aromat kanë humbur një pjesë të aureolës së tyre, atëherë parfumi krijohet drejtpërdrejt nga ajo që do ta përdorë. Dëshira për personalizim, që haset dhe në fusha të tjera, shihet si një kundërpërgjigje për standardizimin e shijeve: “Ekziston ambicia për të pasur diçka të veçantë, që shkon tej shijeve të çastit”, shpjegojnë specialistët. “Mbivendosja në fakt është një filozofi prej më shumë se dhjetë vitesh. Një numër i madh aromash kanë karakteristika që pranojnë miksim. Është një lojë që lejon të përdoret një aromë e ndryshme çdo herë, sipas humorit, veshjes”.

Ekuacione të parfumuara

Firma të ndryshme parfumesh kanë teknika të ndryshme për përzierjen e aromave. Disa propozojnë sprucimin e fragrancave njëra mbi tjetrën. Disa përziejnë pika të ndryshme esencash në një mbajtës të përbashkët. Disa madje, e gjejnë zgjidhjen në përdorimin e një shampoje trupi, kremi dhe pastaj parfumi të të gjitha të nuancave të veçanta. Disa firma parfumesh kanë hedhur në treg parfume të rinj, që janë përzierje e atyre ekzistuese. Bëhet fjalë për një fenomen në këtë pikë.
Por jo gjithmonë përzierja është produkt i dëshirës. Duhen ndjekur rregulla: Shumë prej fragrancave të pranishme në treg, të përftuara ekskluzivisht nga esenca sintezash, nuk mbivendosen, janë parfume “të përfunduar”, të plotë tashmë. Pastaj duhet një çelës që ta lehtësojë miksimin. Për shembull, mund të kombinohen aroma frutash, të cilat janë të një natyre të ngjashme, si limon dhe portokall. Ose një mënyrë tjetër: të vendoset një fragrancë e ngrohtë poshtë një të freskëte, apo një eau de toilette nën një eau de cologne”.
Megjithatë, përsëri specialistët thonë se nuk ka rregulla të prera. “Nuk është e thënë që nuancat të përputhen. Ka të tilla që kombinohen për mrekulli, të tjera që me zor pranojnë shoqëruese. Më të vështira janë lulet: vjollca është ndër më pak miqësoret”.

Çfarë ka në ajër vallë?

Tashmë nëpër qytetet kryesore të modës disa nga parfumeritë më në zë ofrojnë dhe këtë shërbim për klientët e tyre, më së shumti VIP. Bëhet fjalë për këshillimin për përzierjen e nuancave sa të krijohet një unike. Por ndërsa VIP-at janë më të nxituar sepse i tremben paparacëve, të tjerët përfitojnë me të vërtetë shumë. Nuk dalin nga dyqani pa pasur një parfum me emrin e tyre.
Këtë mund ta bëjë gjithkush. Madje duke nisur nga tani. Duke shfrytëzuar milimetrat e fundit të shisheve të vjetra të parfumeve, por që shkojnë me njëra-tjetrën, arrin të kesh një parfum të ri. Askush nuk do ta njohë mes aromave me të cilat hunda është mësuar dhe kur do ju pyesin se ç’aromë është kjo, jo vetëm për sekret, do ta keni të vështirë të përgjigjeni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

PARFUMI ........ Empty
MesazhTitulli: Re: PARFUMI ........   PARFUMI ........ I_icon_minitimeMon 2 Mar - 14:16

PARFUMI ........ Correia

Biznesi me arome miliardash

Edhe pse përmban vetëm pak mililitra, çmimi është marramendës, sepse brenda tij gjenden 26 mijë petale trëndafili nga Taifi, që kushtojnë 27 mijë euro kilogrami dhe esenca e drurit të rrallë të hud-it. Ky është parfumi i krijuar me porosi dhe ekskluzivisht (15 litra në vit) për sovranin e Arabisë Saudite. Por më i shtrenjti në botë është ai i krijuar nga “Clive Christian” për sulltanin e Burneit dhe manjatin rus, Roman Abramoviç.

“Nr. 1 Artwork Edition” kushton 170 mijë euro për 500 mililitra.

Ai përmban një ndër bimët më të rralla në botë të familjes Zingiberacee dhe lule jasemini. Veç të tjerash, me një pamje që të merr në qafë: tapë floriri, e zbukuruar përreth me gurë diamantesh. Sipas statistikave, edhe atëherë kur kërkesat nuk janë shumë të mëdha, në treg hidhen dy lloj parfumesh në ditë, ose rreth 700 në vit, përfshi këtu parfumet artizanale dhe ato që prodhohen nga shtëpitë më të mëdha të modës. Me pak fjalë, një person në njëzetë, sot do të preferonte të kishte një parfum të tijin, personal dhe të veçantë, njëlloj si një veshje. Për shumë prej specialistëve të nuhatjes, parfumi është si një lloj “pasaporte” që secili prej nesh e përdor për të kompletuar më mirë ndjesitë joshëse, sidomos në marrëdhëniet sociale dhe seksuale. Në këtë valë dëshirash të çmendura, ku çdokush kërkon të ketë “aromën” e tij personale, industria e modës ka menduar që së shpejti të hedhë në treg parfume të reja, ku formula do të përgatitet sipas dëshirës dhe ekskluzivisht për klientët. Kurse çmimet variojnë nga 1500 deri në 5000 euro. Nga ana tjetër, përveç firmave të njohura, në botë ekzistojnë edhe magjistarë aromash, si francezi Bertrand Duchaufour, i cili ka krijuar parfume me porosi për yjet e spektaklit, politikanët dhe bankierët: nga Catherine Deneuve tek Isabelle Adjani, nga François Mitterrand te Karl Lagerfeld, mes të cilëve edhe Alain Delon. Me disa seanca për t‘u përgatitur, njëlloj si një simfoni, parfumi shpreh identitetin e lëkurës sonë. Për katër ditë dhe një çmim të përshtatshëm, Duchaufour mund të krijojë parfumin që dëshiron për një çmim prej disa mijëra eurosh. Po shtëpitë e mëdha kozmetike? Sigurisht që nuk mund të rrinë duarkryq, aq më tepër që biznesi i parfumeve kushton më shumë se 20 miliardë dollarë në vit dhe në veçanti eksporti i bën më të majme bilancet e ndërmarrjeve, jo gjithmonë me fitim në këtë kohë krizash. Për këtë arsye, ndërsa në njërën anë hidhen në treg rreth 700 aroma të reja në ditë, tjetrën rishikohen edhe versionet e reja me klasikët e së kaluarës. Për shembull, “Private Collection”, butiku hipnotizues francez, po mendon të pushtojë botën për Krishtlindje me “Sensuous”, aroma e re, shitjet e së cilës për vitin e parë priten të arrijnë shifrën 100 milionë dollarë. I krijuar nga Aerin Lauder, nipi i të famshmes Esté️e, nuk mund se si të mos ketë sukses. Por edhe “Poison”, esenca e “Dior”-it me bazë trëndafili, që në 1985-ën vendosi rekordin me një flakon të shitur në çdo 80 sekonda, do të “ndërrojë” fytyrë. “Poison” i dikurshëm është hedhur në treg me emrin “Midnight Poison” dhe me një paketim të ri, shumë herë më të bukur dhe më të kushtueshëm se i pari. Për të mos folur pastaj për “Aqua di Parma”, një aromë elegante për meshkuj, e lindur në 1916-ën, në një laborator të vogël artizanal në Emilia, dhe e riprezantuar me sukses disa kohë ma parë nga sipërmarrësi bolonjez Paolo Borgomanero. Por cilat janë tendencat e parfumeve për periudhën vjeshtë-dimër? Laura Tonatton, italiania më e famshme në botë për krijimin e parfumeve dhe pedagoge kozmetologjie në Universitetin e Harvardit, sapo ka përfunduar me porosi të mbretëreshës Elizabet parfumin me emrin “Formula E”. Ajo thotë: “Pas ekzagjerimeve të dhjetëvjeçarit të fundit, ka një tendencë për rikthimin në aromat e vjetra klasike. Nga historiku ‘Mitsouko‘, i krijuar nga Guerlain në vitin 1919, që shitet ende me të njëjtën formulë, te ‘Sycomore‘ i ‘Chanel‘ e deri tek ‘Eau sauvage Dior‘. Këto janë parfume që të ngjallin nostalgji, që evokojnë historinë tonë dhe provokojnë emocione. Ndër markat e reja preferon ato me qelibar dhe aromë myshku për femra dhe vetiver (bimë tropikale, rrënjët e së cilës kanë një aromë shumë të veçantë) dhe dru sandali për meshkujt, ku përfshihet kërkesa për të qenë gjithmonë e më të rrallë dhe të veçantë”. Njëlloj si ato që përgatiten me trëndafilin e Taif-it, ai francez, me gjethe tërfili, që prej 100 vjetësh përdoret vetëm nga “Chanel”, ose i rralli druri i hud-it, që gjendet në vendet e Lindjes së Mesme me një aromë sensuale. Këta elementë të rrallë dhe shumë të kërkuar e bëjnë konsumatorin, sidomos atë më të pasur, të kërkojnë gjëra të veçanta dhe jo të zakonshme, për të cilat është gati të paguajë me mijëra. “Sot, të gjithë njerëzit përdorin parfume, por të zgjedhësh një aromë sipas dëshirës është njëlloj si të zgjedhësh një veshje të bukur dhe firmato. Një veprim që përputhet me dëshirën për të na dalluar nga masa tjetër e njerëzve. Për këtë arsye, kërkesa për parfume sipas preferencave, është gjithnjë në rritje”, shpjegon më tej Laura. Edhe për Patrick Süskind, autor i romanit më domethënës për këtë argument, “dëshira për të kërkuar parfumin që na pëlqen, për disa njerëz është e pashmangshme. Ajo depërton brenda nesh thellë në shpirt, dhe është e nevojshme njëlloj si ajri që thithim çdo ditë”. “Nuhatja është më e rëndësishme se sa mendojmë. Arrin të shkaktojë emocione, të na bëjë të kthehen në mendje kujtime të largëta, të stimulojë sjellje dhe të përcaktojë sjellje seksuale”. Jo rastësisht, të hedhësh një parfum, është tamam një gjest si ai që kafshët përdorim për të tërhequr partnerët: të shënosh territorin dhe të komunikosh me të tjerët përmes aromës tënde të veçantë. Ndaj është më mirë që, nëpër festa apo raste të veçanta, të kemi të tjera lloje parfumesh”, tregon ai. Sepse, edhe parfumi ka rregullat e tij të vogla. “Në punë, duhet të përdoren vetëm aroma të lehta, për shkak të ambientit dhe njerëzve që të rrethojnë”, thotë Tonatto. Në fund, ajo kujton se për gratë është mirë që aromat e forta të përdoren pas orës shtatë të mbrëmjes, ndërsa për meshkujt asnjëherë”. Gjithmonë nëse, siç thoshte Platoni, nuk vijnë ndonjë erë tjetër.

Joshja, arma më e fortë

Joshja dhe vëmendja për të tërhequr njerëzit që na rrethojnë është ndoshta edhe arsyeja kryesore se përse njerëzit, e sidomos femrat, i përdorin kaq shumë parfumet sot. Që nga Egjipti i lashtë, ku mendohet se lindi parfumi (për të nderuar perënditë) e deri në shekullin XVII-XVIII, kur Parisi u bë kryeqendra e modës në Evropë, industria e zhvillimit të këtij produkti mori një hov të paimagjinueshëm. Aktualisht, Franca është vendi më i njohur në botë ku prodhohen markat më të njohura të parfumeve si “Christian Dior”, “Charles Jourdan”, “Givenchy”, “Chanel”, “Yves St. Laurent” etj., duke e bërë këtë industri një hallkë shumë të rëndësishme në biznesin ndërkombëtar. Por, megjithëse femrat dhe meshkujt e përdorin parfumin në çdo kohë dhe vend e pavend, dermatologët këshillojnë që ato të përdoren sipas stinës dhe lëkurave. Kështu, me dëshirën për diell, det dhe ajër të pastër, lind edhe dëshira për t‘i kushtuar trupit më shumë përkujdesje. Netët e nxehta, trupat e nxirë dhe veshjet ekstravagante të zgjojnë pasionin për ta përkëdhelur trupin me aroma të këndshme dhe joshëse. Por, pavarësisht dëshirave, është e rëndësishme të frenohemi, duke menduar për rrezikun që mund të shkaktojnë, duke e hedhur atë në vendet më pak të përshtatshme. Dihet që vera është edhe stina më delikate për lëkurën, ndaj hedhja e parfumit në këto zona delikate dhe ekspozimi ndaj rrezeve të diellit mund të shkaktojnë reaksione nga më të ndryshmet. Atëherë lind pyetja se ç‘duhet të bëjmë për të pasur një aromë që zgjat për shumë kohë në trup, ku duhet ta vendosim? Është fare e thjeshtë. Mjafton ta hedhim parfumin në zona të tjera për të shmangur që aroma të largohet dhe të bëhet e pandjeshme. Megjithatë, edhe në këtë rast, nuk është kaq e thjeshtë, sepse, pasi kemi zgjedhur vendin, na duhet të zgjedhim edhe parfumin, ku zakonisht preferohen aroma të lehta që parfumojnë lëkurën dhe veshjet të cilat garantojnë një efekt hidratues dhe zbutës. Alkooli që përmbajnë parfumet e bën lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit, ndaj, për këtë arsye, është e këshillueshme që të përdorim parfume që nuk përmbajnë alkool. Zakonisht, ata nuk përmbajnë substanca fotosensibilizuese, të cilat, të ekspozuara në dritë të fortë, mund të shkaktojnë acarime dhe djegie, por edhe mund të njollosin lëkurën në vendet ku është hedhur.

Ja se cilat janë vendet më të rëndësishme që këshillojnë mjekët për të vendosur parfumet.

Zakonisht pas dushit, kur lëkura është shpëlarë me ujë të ngrohtë dhe poret janë hapur, është mirë që të hidhet parfum. Një lëkurë në këtë gjendje, garanton një qëndrueshmëri më të lartë të aromës së tij. Dermatologët theksojnë edhe se përdorimi i parfumeve apo produkteve të tjerë aromatikë gjatë ciklit menstrual dhe femrave që vuajnë nga migrena duhet shmangur patjetër, pasi ky çon drejt dhembjeve të forta të kokës. Sipas tyre, nëse hidhet mbi lëkurë, parfumi mund të provokojë disa irritime të lehta. “Kur ndiejmë një parfum, miliona receptorë të qelizave të aparatit të nuhatjes transmetojnë impulset e tyre në tru, i cili i interpreton dhe vendos se cilat aroma na pëlqejnë”, - shpjegojnë dermatologët. “Por hapësira ndërmjet një stimuli të thjeshtë dhe dhembjes është shumë e ngushtë dhe mjafton pak për ta kapërcyer. Kjo ndodh për shembull, kur një aromë është e fortë, ose nëse nuhaten shumë parfume njëri pas tjetrit. Atëherë ndodh të provokohen dhembje koke, deri në të vjella. Në të kundërt, nëse përdoren në sasinë e duhur, disa esenca kanë aftësinë të largojnë migrenën. Ndër këto, livanda, mentja dhe trëndafili”. Si përfundim, mos harroni se, edhe pse parfumi është një element më shumë për të theksuar elegancën, asnjëherë nuk duhet vendosur në faqe, ballë apo mbi veshje, pavarësisht mbrëmjeve speciale për ku jeni nisur.

Parfumet artizanale

Francezi Dominique Dubrana është më i famshmi në botë për krijimin e parfumeve artizanale. Ai tregon se si mund të krijohet një parfum nga lënda e parë. “Për këtë, duhet eliminuar pjesa jo e mirë të aromave. Kjo metodë varet nga tipologjia e lëndës së parë. Për të marrë një vaj esencial të mirë, në fillim duhet të bëhet distilimi. Kështu, avulli i ujit kalon përmes bimëve, më pas merret pjesa aromatike, kondensohet dhe në fund mblidhet lënda. Esenca reduktohet për të përftuar ekstraktin më të mirë, për shembull me gjashtë tonelatë petalesh trëndafili arrihet të prodhohet një litër esencë, ndërsa për një litër esencë livandoje mjaftojnë 40 kilogramë lëndë e parë. Procesi vazhdon me ngjyrosjen, ku lëndët aromatike futen në alkool ushqimor, që arrijnë të thithin parfumin, ndërsa për disa lëndë të tjera të para përdoren tretës të ndryshëm, si benzeni. Kështu, arrihet pjesa konkrete, një përzierje që vendoset në alkool, duke u përpjekur të marrësh gjithçka nga një lëndë e caktuar. Në fund arrihen të përzihen esencat si një kokteil. Shihen raportet e përbërësve me njëri-tjetrin dhe pastaj lihet për një periudhë kohe, në mënyrë që molekulat të bashkohen. Zakonisht, një parfum i mirë përmban nga 5 deri në 20 për qind esencë, në bazë të aromave të përbërësve. Pjesa tjetër është alkool”, tregon ai.

Tregu botëror

700 aroma të reja në vit dhe një biznes prej

20 miliardë dollarësh në vit

Bimët e vështira

Rrënja e shpatullës, e cila duhet tharë për një periudhë trevjeçare. E kundërta ndodh me algat dhe kërpudhat që duhet të jenë shumë të freskëta, po ashtu, ka edhe nga ato produkte që janë të rralla dhe duhet një punë disavjeçare për të mbledhur sasinë që të nevojitet. Më e vështira nga të gjitha është myshku i kafshëve, që merret nga gjëndrat e drerëve orientalë, për të cilën ekziston vetëm një treg i zi ku mund ta gjesh

Parfum me aromë njerëzish

Për të marrë aromën e trupit të një njeriu, mjafton të hedhësh pak alkool në një pjesë të tij dhe nga ajo pjesë të marrësh përqendrimin më të lartë, duke nxjerrë një ekstrakt prej saj. Në fakt, ndryshe nga të rriturit, nga të sapolindurit mund të nxirret një parfum i mrekullueshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

PARFUMI ........ Empty
MesazhTitulli: Re: PARFUMI ........   PARFUMI ........ I_icon_minitimeMon 2 Mar - 14:17

PARFUMI ........ Perfume

Një ajër me feeling

Dy buqeta, një për ty dhe një për atë, si të bëhej fjalë për një burrë dhe një grua në takimin e tyre të parë. Me ndihmën e atyre që kanë vërtet hundë, kemi zbuluar kombinimet ideale, që krijojnë një alkimi perfekte

Pasion brenda në pallat

Syri, dihet, është i tërhequr nga ajo që e befason. Por edhe hunda. Të ndryshëm në përshtypjen e parë, duke u njohur, ai dhe ajo zbulojnë se kanë shumë të përbashkëta nuhatëse, si për shembull: qitroja, limoni, paçuli, lulet e portokallit. Duhen dhe urrehen, por nuk dinë ç’është indiferenca. Është ai që lë një shije ekzotike dhe sensuale qelibari, paçuli dhe vaji prej një rrënje indiane i përdorur për herë të parë në një parfum dhe që e ngërthen atë në një lojë epshndjellëse. Ajo, e mbështjellë nga një bollëk arome lulesh pylli, bëhet ëmbëlsisht lozonjare. Në dhomat e pallatit ka shumë qoshe për t’u zbuluar dhe vetëm një burrë si ai arrin ta bëjë.

Larg shtëpisë

Kujdes, mos u gënjeni nga fundi i tyre, përfaqësuar prej saj nga aroma e kafesë të sapopjekur dhe prej tij nga shija e duhanit, ndoshta e një cigareje të tymosur përpara oxhakut në një natë dimri. Ky çift nuk është krijuar për vatrën shtëpiake. E re, e vendosur, do gjithçka që është në modë, lë një shije që nuk mund të harrohet lehtë. E thjeshtë të mos e bësh duke parë Matthew Mcconaughey-n, imazhin e zgjedhur për të mishëruar mashkullin Dolce&Gabbana. Joshës, ironik, është më e lehtë ta imagjinosh mbi një tryezë sërfi në Malibu sesa në kuzhinë. Si ajo, që përveç të tjerave, ka të përbashkët me të aromën e qelibarit.

Elegancë pa kohë

Një çift pa moshë. Elegantë, të kujdesshëm me kurimin e detajeve, nuk kanë nevojë të demonstrojnë asgjë, ia mbathin nga çdo gjë që përbën shumë tendencë dhe nga madhështia me çdo kusht. Duan dizajnin edhe në ambalazh, por gjithmonë me një shije retro dhe të sofistikuar që i bashkon, përveç një arome që shpërthen nga qitroja tek vanilja. Ajo është superfemërore, e sigurt në vetvete. Edhe kur e takon. Jo rastësisht, kur Mademoiselle Chanel, në vitet njëzet, i kërkoi parfumierit me origjinë ruse Ernst Beaux të krijonte një parfum, të cilit i specifikoi që të ishte “për një grua me aromë gruaje”. U tha, u bë!

Joshje me çdo kusht

Të rinj, modernë, seksi, tërheqës, të sigurt në vetvete: krijojnë një alkimi perfekte, që luan me jetën. Ajo ka një sharm androgjen dhe një vështrim të pacipë prej garçonne, si ai i top modeles angleze Agyness Deyn, supertokësore rock, modele-simbol për Jean Paul Gaultier, e zgjedhur nga stilisti për të përfaqësuar parfumin. Është si një dallgë trëndafilash përzier me aromën e cedrit, myshkut të përbashkët me të, por më e thellë dhe më me shumë erëza, ku qitroja dhe manushaqja përzihen me kanellën dhe aromën e gjetheve të duhanit. Ajo, e pacipë dhe provokuese, e vë në lojë atë, por është e joshur. Ai, me një fund pikant, e kupton lojën dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Love story në teatër

Një harmoni perfekte në çift, të takuar ndoshta në një premierë teatri, e lindur nga interesa të përbashkëta dhe nga vizioni i njëjtë për jetën. Përveç të tjerave, i bashkon një nuancë arome e lehtë lulesh. Ajo është diskrete, e sofistikuar, e fortë si diamanti, që përfaqësohet në flakon. Por ka edhe një zemër të trëndafiltë, sytha portokalli dhe një fund qelibari dhe erëzash, e gjitha për t’u zbuluar. Ai ka një sharm të pakapshëm, por jo të pacipë, që kundërmon nga agrumet e freskëta dhe nuk imponohet. Nga njëri akt në tjetrin, një tërheqje e fortë dhe e thellë, që vjen nga truri, mund të shpërthejë në një pasion që është i destinuar të zgjasë.

Përputhje e ëmbël

Nuk kanë shumë aroma të përbashkëta. Ajo është një pudrosje lulesh e ëmbëlsuar nga aroma të gjelbra dhe nga një nuancë meshini në fund, ndërsa ai, pas një hapjeje me aromë të freskët limoni dhe qitroje, ka një zemër pikante e të bollshme xhenxhefili dhe speci djegës. Por funksionon dhe pëlqehen. Ajo është mishërim i feminitetit: e imët, e këndshme, delikate. Përvidhet nga një mashkull “macho” dhe kërkon një burrë sharmant që t’i japë siguri. Mundësisht i ndjeshëm, i ëmbël, sportiv dhe seksi aq sa duhet. Duket e thjeshtë. Por kurthi është Jude Law, imazhi i zgjedhur nga Dior. Nuk do të ketë dashuri me shikim të parë, por një zjarr të ngadaltë, që zgjat.

Në një lojë vështrimesh

Është një çift i sofistikuar. Ajo kundërmon jasemin dhe mishërohet nga top modelja Kate Moss, ai më i rrëmbyer dhe sensual, e vë theksin menjëherë tek një lojë vështrimesh. Duhet të njihen pak. Nuk kënaqen vetëm më aromat e avullta (gardenie dhe limfë e gjelbër ajo dhe agrume e erëza ai). Përveç flakonëve të errët dhe misterioze të tonkës, e ëmbël dhe me nuanca të lehta vaniljeje, që i afron në një sensualitet delikat, intim. Është një mister i vjetër i ditë-errësirës, që alternohet në dritë e hije me mundësi të pafundme. Përfshi edhe atë të të rënit në dashuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

PARFUMI ........ Empty
MesazhTitulli: Re: PARFUMI ........   PARFUMI ........ I_icon_minitimeMon 2 Mar - 14:20

PARFUMI ........ Fera

Aromë pranvere

Shpërthejnë aromat e gëzueshme, të lehta dhe dehëse. Emblemë e feminilitetit, parfumet me lule kthehen fuqishëm, sidomos në ditët e ngrohta. Sepse janë më romantikët

Simbole të zgjimit të natyrës dhe vlerave të vërteta, me aromat e petaleve e me nektarin e tyre transparent, që joshin në stinën e bukur. Buqeta joshëse dhe ngjyra petalesh: parfumet e luleve u kthyen!

Very Irresistible, Givenchy

Një buqetë e parezistueshme me 5 trëndafila, që forcohet edhe më shumë nga aroma e glikanxos dhe sensualiteti i paçulit. Një fragrancë e gjallë dhe e bollshme, që josh njësoj si Liv Tyler, imazhi glamour. Një parfum djallëzor thellësisht i trëndafiltë.

Yves Saint Laurent, Elle

Një bashkim i rrallë i drurëve me aromë të fortë, ëmbëlsuar nga cedri, që ndizet nga aroma e bozhurit dhe zambakut. Një harmoni përkëdhelëse paçuli e vetiveri Bourbon thekson dhe ëmbëlson këtë aromë lulesh e drurësh, që nxjerr në pah gjithë tonet femërore. Flakoni i firmosur propozon pa komplekse ngjyrën mitike ciklamin. Një parfum thellësisht femëror për joshësen e re dhe moderne, pak luftëtare dhe pak geishë.

Boss

Harmoni lulesh të bardha, zambak, jasemin, iris oriental i sofistikuar, që forcohet me nota të këndshme nga rrushi pa fara dhe mandarina, por edhe një prekje misterioze limoni. Një interpretim mbrëmjesor dhe i thellë i Boss Femme. Një parfum si lëkurë e dytë, që spërkatet natën “paturpësisht”.

Marc Jacobs, Daisy

Aromë e sofistikuar dhe e kthjellët, tamam si moda e krijuesit që harmonizon gjethet e vjollcës me jaseminin, gardenien dhe luleshtrydhen e egër me aromën e myshkut dhe ekstraktet e vaniljes. Një buqetë e freskët për vajzat më të reja.

Guerlain, L’instant magic

Parfum lulesh e drurësh imagjinuar nga hunda e Randa Hammami-t. Trëndafili dhe zambaku, ndërthurur me myshkun e bardhë, ndizen nga aroma e cedrit dhe drurit të sandalit. Një buqetë që njihet menjëherë, që e vë theksin në të famshmen Guerlinade. Një flakon-kontrast, që luan me dritën, duke lartësuar fragrancën tendencë. Aromë magjike, tamam si emri i tij!

Paco Rabanne, Black XS

Kokrrat e piperit të kuq magjepsin vjollcën e zezë dhe lulet e kakaos, ndërthurur me trëndafilin e Krishtlindjeve. Një overdozë lulesh të errëta theksohen nga paçuli dhe vanilja e zezë, duke lënë mbi trup një aromë të thellë. Aromë paksa e paturpshme për vajzat rebele “dark”, që adhurojnë flakonin e skalitur.

Viktor & Rolf, Flowerbomb

Është një nga parfumet më sensualë e më orientalë. Ka aroma të përqendruara e një nuancë të fortë glamour dhe chic. Frangranca të lë si fillim shijen e limonit të hidhur, jaseminit, zambakut, luleve të bardha, balsamit. Por më të forta janë gjethet e mentes së tharë, ambrës dhe vaniljes.

Emilio Pucci, Vivara

Një ujë parfumi jeshil me aromë lulesh riviere. Mandarina të hidhura pjekur nën rrezet e forta të diellit, petale jasemini, zambakësh e lule portokalli, një përzierje aromash mesdhetare që shpërndahen në ajër si udhëtimet imagjinare.

Michael Kors

Një parfum shkumëzues me lule shumëngjyrëshe dhe fruta. Aromë limoni portokalli dhe fiku, përzier me vjollca të errëta Parme. Një kënaqësi e pakrahasueshme, që vjen nga aroma e ullirit, kombinuar me ngrohtësinë e myshkut të bardhë. Një esencë e stilit të jetës së ëmbël të ishullit të Kaprit. Parfum shkumëzues, femëror, sensual.

Ferragamo, Incanto

Kënaqësi absolute - kënaqësi e qetësisë dhe harmonisë - nga shëtitjet e gjata në natyrë. Ndjesi lirie, sikur do të gjesh parajsën… Një fragrancë lulesh të frutave shumëngjyrëshe më të freskëta, si një aureolë drite rreth ylberit.

Lanvin, Rumeur

Një parfum i rafinuar, tërheqës, i parezistueshëm, seksi dhe elegant. Për shkak të shijes enigmatike e misterioze, ky parfum është një klasik, por edhe bashkëkohor, që e bën gruan që është spërkatur me të, të lërë gjurmë të dukshme. Përzierje aromash frutash dhe lule manjole, trëndafili të bardhë, zambaku, jasemini, por edhe drurësh, si druri erëmyk dhe myshku.

Oscar de la Renta, Red Satin

Oscar Red Satin është frymëzuar nga dizajnet couture të Oscar de la Renta. Parfumi është bazuar në aromën klasike “Oscar”, por me një prekje moderne orientale.

Aromat e forta: portokall, mandarinë, trëndafil. Zemra e fragrancës: lule portokalli, jasemin, shpatore. Aromat bazë: mente, vanilje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

PARFUMI ........ Empty
MesazhTitulli: Re: PARFUMI ........   PARFUMI ........ I_icon_minitimeMon 2 Mar - 14:21

PARFUMI ........ Angel-2

Një engjëll në tavolinën tënde

Parfumi i parë në histori që të ngacmon oreksin mbush pesëmbëdhjetë vjeç. Thierry Mugler feston me një version tjetër të likertë.

“Të vjetruar” si konjaku

Është një parfum i pangatërrueshëm. Dhe, për herë të parë, çdo dyshim që ai të merr me të mirë, rrëzohet. Asnjë i shëndoshë mendërisht nuk mund të pranonte të kundërtën. Sigurisht, mund të të bëjë të humbasësh mendjen, ashtu si të mos të të pëlqejë fare (rrugë të mesme nuk ka), por vazhda e aromës është unike dhe aq e veçantë sa të bie në kokë. Dhe krijon varësi. Ja cila është, me pak fjalë, profili i Angel, fragranca që në 1992-shin, stilisti Thierry Mugler prezantoi produktin e ri në botën parfumeve, duke e revolucionarizuar atë. Për herë të parë ishte krijuar një jus gourmand, një oriental oreksndjellës që të bënte të humbisje mendjen.
Baza goxha e ndjeshme e çokollatës flirton në mënyrë të guximshme me paçulin, që në fillim të tremb, pastaj të habit, pastaj të pëlqen, pastaj të bën të dashurohesh, pastaj bën xhiron e planetit. Dhe e pushton, bashkë me mitikun flakon-yll me pesë cepa, që bëhet hajmalia e të gjitha grave që ndihen gjysmë-engjëll dhe gjysmë-djall. Që atëherë, ai që është dhe sot një nga parfumet më të shitur në botë, festohet nga ana e firmës me prodhime të kufizuara me rastin e festave: sot, më shumë se 13 yje, objekte të vërteta për koleksion, me numrin e stampuar në flakon (në foto janë disa nga më figurantet). 15-vjetori i Angel ishte një rast shumë i rëndësishëm për t’u anashkaluar nga Mugler, që vendos të impresionojë edhe njëherë, duke shoqëruar botën e parfumeve me atë të likereve. Zgjedhja ngjason me konjakun, që quhet engjëlli i likereve. Me një fund të kënaqshëm: një miks i rafinimit, përsosmërisë dhe shijes. Pasi u gjet Extrait de parfum Angel, që çdo gjë të ishte ideale për shkak të përqindjes së lartë notave të mjaltit, karakteristike për konjakun, kërkonte që të trajtohej si më i miri i likereve, pra të futej në shishe e të lihej të vjetrohej në fuçi.
Kjo sipërmarrje e eksperimentuar për herë të parë nuk ishte aq e lehtë sa dukej: jo të gjithë drurët e fuçive ishin të përshtatshëm. Pas përpjekjeve të panumërta, u arrit në zbulimin e drurit të qershisë. Aty, pas mbikëqyrjes nga parfumuesja Francoise Caron, Angel u gjend mes elementesh të huaj për të: ajri dhe koha. Ekstrakti, i nxjerrë pas 23 javësh nga procesi i maturimit dhe avullimit, është kontrolluar nga një mjeshtër i kantinës franceze të Rémy Martin, Pierrette Triche: quhet La Part des Anges (Porcioni i Engjëjve), një përzierje ndjellëse frutash të thata, ambre, mjalti, paçuli dhe një nuancë drurësh; mbyllur në një yll blu të errët, kthesat e të cilave janë mbuluar me një konstelacion gurësh Swarovski. Fare pak kampionë: 4742, me numrin e stampuar në xham, që siguron autenticitetin. Por çmimi ama, i përshtatet blerësve: 180 euro.

Dhe tani, u mbetet të ngrenë gotat dhe të festojnë.
Esenca e përftuar nga proceset e maturimit dhe avullimit në fuçi është një version fillestar i Angel, që pasurohet më pas me aroma ambre e frutash të sheqerosura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PARFUMI ........ Empty
MesazhTitulli: Re: PARFUMI ........   PARFUMI ........ I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PARFUMI ........
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: MODA - ESTETIKA - FITNESS-
Kërce tek: