FRIENDS BANN!!!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FRIENDS BANN!!!

NO ENTRY ....SPIUNAT ....
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeFri 27 Feb - 15:45

BIG BROTHER 2,hapet sipari i surprizave

Sot fillon spektakli i madh ne Top Channel

Starton sot në mbrëmje edicioni i dytë i "Big
Brother Albania". Kush do të jenë banorët
e shtëpisë më të madhe dhe më të vëzhguar
në Shqipëri? Pse djemtë do të vazhdojnë të
triumfojnë mbi vajzat? Nga vijnë dhe çfarë
bëjnë? Kjo do të mbetet ende surprizë deri në
orën 20.45, në spektaklin që do të transmetohet
drejtpërdrejt në ekranin e "Top Channel"
Ajo që mund të zbulojmë në numrin e parë të
suplementit "Big Brother 2" është fare pak nga
mekanizmi zinxhir i përgjimit.


Loja emocionuese, ku triumfon vërtetësia


Ndryshe nga pjesa më e madhe e atyre
që janë të magjepsur pas ekranit
të vogël, autorja e programit "Big
Brother 2", Grazia Pracilio, tregon se nuk ka
ëndërruar të bëhet e famshme përpara kamerave,
por ka dëshiruar ta krijojë ajo vetë
një produkt televiziv. Autorja e spektaklit
më të madh "reality" në Shqipëri, "Big
Brother 2", që sonte mbrëma starton në
"Top Channel", ka studiuar balet klasik
dhe kjo e ka bërë të provojë emocionet
që të jep drita e kuqe e kamerës, përpara
se të provonte drithërimat e një prodhimi
cilësor televiziv, të krijuar me dashuri dhe
përkushtim nga pas tyre.
Grazia Pracilio ka pasur fatin të punojë
me emra të mëdhenj të televizionit italian,
madje ka qenë pjesë e suksesit të padiskutueshëm
të edicionit të parë të këtij lloji
formati "reality show", që në vendin fqinj
mban emrin "Grande Fratello".
Ajo nuk e fsheh surprizën e bukur që
ka pasur gjatë bisedave me kandidatët
për konkurrentë, ku rinia shqiptare i është
shfaqur plot energji dhe me një shpirt
mjaft të pasur.
Ndërkohë që prezantuesja e spektaklit,
Arbana Osmani, ka vendosur të mos
lëshojë asnjë intervistë mbi spektaklin,
Grazia nuk mbeti dot pa rrëfyer disa gjëra
pikante mbi përvojën e saj të parë me një
televizion shqiptar dhe garën televizive
"Big Brother 2", që do të mbajë para ekranit
të "Top Channel" mijëra shikues.
Çfarë ju pëlqeu dhe çfarë ju stepi kur
morët ftesën për të ardhur në "Big Brother
2"?
Zgjodha të vij në "Big Brother 2", sepse
kam punuar me spektaklin e parë të
"Grande Fratello"-s në Itali dhe nuk pashë
arsye pse të hiqja dorë nga prania ime në
këtë edicion të dytë të këtij "reality show"
shqiptar. Për mua, ndryshimi nuk është
mes Shqipërisë dhe Italisë, unë thjesht jam
në edicionin tim të dytë të këtij formati.
A mendoni se ata që marrin pjesë në
një "reality show" të tillë, janë kategori
njerëzish që lehtësisht do të bënin gjithçka
për para?
Jo. Jo të gjithë hyjnë në "Big Brother"
për para. Ka njerëz që e bëjnë
për të dhënë një imazh të ndryshëm
të vetvetes, ka që e bëjnë
për kureshtje, ka që e bëjnë për
t‘u zbavitur. Nuk mendoj se e
bëjnë vetëm për para.
A do të kemi një "Big Brother"
ndryshe këtë vit?
Pse?
Është gjithmonë ndryshe
"Big Brother". Po të
mos ishte në ndryshim, nuk
do të vazhdonin kaq edicione.
Diçka më shumë? Apo
surpriza e së shtunës mbrëma
nuk preket...?
Di që Arbana ka vendosur
të rrijë në heshtje totale
përballë mediave...ju
jeni shpresa e vetme
për të mësuar diçka...
Po, Arbana ka
zgjedhur të rrijë në heshtje për kënaqësinë
që natën e parë të spektaklit, të na dhurojë
një surprizë.
Megjithatë dua të di, konkurrentët do
të jetojnë si të varfër, apo si pashallarë?
(Qesh) Do të jetojnë...do të jetojnë si
konkurrentë.
Pra...do ta thajnë barkun?
Jo, "Big Brother 2" nuk është "Isola dei
Famosi". Por i uroj që t‘i tejkalojnë provat
javore, në mënyrë që të mbrojnë
të ardhurat e javës. Pak varet
prej tyre, por edhe nga ne,
sepse të them të drejtën,
nuk është se provat do t‘ia
japim shumë të thjeshta.
Sa i pashpirt do të jetë
"Big Brother 2"?
Nuk mendoj se është i
pashpirt, mendoj se është
një lojë. "Big Brother 2" do të jetë një
spektakël ku duhet luajtur.
A do të ketë rikthim në të shkuarën e
konkurrentëve, apo thjesht do të merremi
me jetën e tyre brenda "Big Brother"?
Nuk ekziston një jetë e izoluar vetëm
brenda shtëpisë së "Big Brother 2", apo
vetëm brenda kufirit kohor të kësaj loje, që
përjashton jetën që ata kanë bërë jashtë.
Ata janë këtu, si rezultat i asaj që kanë
jetuar mbi supe.
Çfarë ju ka lodhur më shumë deri tani?
Asgjë.
A do ta quanit humbje të madhe, sikur
në "Big Brother 2" të mos lindë një lidhje
dashurie, siç ndodhi me "Big Brother 1"?
Jo, nuk është ndonjë humbje e madhe,
në qoftë se vërtet nuk ndodh. Por ka lidhje
dashurie që shfaqen dhe histori që
nënkuptohen, unë kam shumë besim te
kureshtja e telespektatorëve.
Është krijuar ideja se të gjithë pjesëmarrësit
në "Big Brother" synojnë botën
e televizionit apo spektaklit, ju a do t‘i
ndihmoni konkurrentët që të shprehin
talentin me gara ku duhet të këndojnë,
kërcejnë, apo edhe aktrojnë?
Jo, nuk mendoj kështu.
Mes konkurrentëve të
këtij edicioni, ka prej
tyre që janë njerëz
të veçantë që janë në "Big Brother" për
tjetër arsye. Madje, njëri prej tyre, nuk
është në këtë "reality show" sepse dëshiron
të bëhet aktor, por unë e desha këtu, sepse
mendoj se është një aktor i lindur, që ende
nuk është zbuluar.
Nëse në shtëpinë e "Big Brother 2" do
të zotërojë monotonia, ju e keni formulën
fituese për t‘i bërë konkurrentët aktivë
në lojë?
Unë nuk mendoj se ata vetë do të
duan që të bien në monotoni dhe
nuk mendoj se ka formula magjike
që i nxjerr nga ajo gjendje.
Unë nuk jam magjistari i llambës
se Aladinit, por uroj që ata
të mund ta gjejnë një të tillë.
"Grande Fratello Italia" ka
pritur afërsisht tetë vjet që në
shtëpinë e atij spektakli të hyjë
një transeksual dhe së fundi një
i verbër. Po në Shqipëri, mendoni se
mund të ndodhë kjo gjë?
Unë them se është vetë Shqipëria ajo
që e vendos këtë gjë, nëse ndonjëherë do
të ndodhë.
"Big Brother" nuk është vetëm një
program televiziv, përndryshe do të kisha
punuar në spektakël. Ky format është i
vetmi që mundet të sjellë diçka që flet për
njerëzit e thjeshtë, sepse ata që e bëjnë
janë djem dhe vajza të zakonshëm. Ajo
që i dallon është vetëm dëshira për t‘u
shfaqur. Por "Big Brother" është edhe një
pasqyrë e asaj që është rinia sot dhe unë
kam mbetur e habitur nga lloji i temave që
prekin të rinjtë shqiptarë. Jam e lumtur dhe
them se është e rëndësishme që t‘i japim
mundësinë që të flasin.
Çfarë do t‘i jepte suksesin dhe shikueshmërinë
e menjëhershme këtij lloj
spektakli?
Marrëdhënia seksuale para kamerave?
Prania e një personi me aftësi të kufizuara?
Vetëdeklarimi i një gay?
Provokimi politik?
Grindja?
E vërteta, ajo që jep suksesin është e
vërteta. Triumfi i një spektakli të tillë ka
vetëm një formulë që të jetë i vërtetë. Nuk
ka asgjë që të bën më shumë për të qeshur
apo për të qarë, sesa e vërteta.
Nëse "Big Brother 2" do të ishte njeri,
si e imagjinoni?
Këtë pyetje, unë vetë ia kam bërë të
gjithë atyre që kanë ardhur për të hyrë në
spektakël. Përgjigjja e tyre ka qenë: Si një
vëlla të madh.
Ju vetë, do të hynit si konkurrente në
"Big Brother"?
Kësaj pyetjeje, unë i përgjigjem gjithmonë
jo, për faktin e thjeshtë se do të
humbisja atë që më pëlqen më shumë.
Mua nuk më pëlqen të rri para kamerave,
por pas tyre. Por kam një simpati të madhe
për ata që më japin mundësinë të jem në
këtë pozicion, pra janë ata që hyjnë në
shtëpinë e "Big Brother". Janë njerëz me
kurajë, të këndshëm, kanë një sens të
madh humori dhe mendoj se nuk kanë
frikë të shfaqin veten ashtu siç janë.
Keni një fjalë për lexuesit, shikuesit?
Të mos humbin takimin me "Big
Brother".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 20:52

CONTINUE......


Eno Popi: Dashuria përsëritet

Edicioni i parë i "Big Brother
Albania" ishte si dashuria e
parë. Por, në këtë rast, me një
produksion krejt të ri, që merrte
udhë në "Top Channel". Eno Popi
u caktua të ishte një nga bashkëprezantuesit,
personi i parë që
do të kishte kontakt me banorët
e "Big Brother" e do t‘i shoqëronte
ata në hyrje dhe në dalje të kësaj
aventure të madhe televizive.
Të përjetosh emocionet, rrahjet
e zemrës dhe fjalët e fundit të
konkurrentëve para se të hyjnë
në shtëpinë më të vëzhguar nga
shqiptarët, është roli që do të
mbajë edhe në këtë edicion të
dytë. Eno rrëfen se kur i propozuan
të ishte i dërguari përpara
portës së madhe të "Big Brother
Albania", duhet të ndante emocionet
personale për angazhimin
më të ri profesional e po ashtu
edhe të mbante emocionet që do
të përcillnin banorët e përzgjedhur
në edicionin e parë.
Bashkëpunimi me Arbanën
I duhet edhe në këtë edicion
të bashkëprezantojë me Arbana
Osmanin. Natyrisht do të jetë
shpatulla mbështetëse e saj në
këtë "reality" në "Top Channel".
"Arbana është kolegia ime në ‘Top
Albania Radio‘ prej 10 vitesh. E
njohim gjatë e mirë njëri-tjetrin.
‘Big Brother‘ na bashkoi sërish
në punë e për rrjedhojë edhe komunikimin
e batutat i kuptojmë
mirë, ndaj ndihem mirë edhe këtë
radhë. Pesha kryesore e spektaklit
i takon Arbanës, por është bukur
që ta ndash këtë eksperiencë
televizive me të".
Emocionet përsëriten
"Big Brother Albania" këtë vit
hyn në edicionin e dytë, protagonistët
mbeten të njëjtë, por përmbajtja
dhe ajo çka ata do të sjellin
ndryshon. Eno Popi, si i dërguari
në shtëpinë e "Big Brother", do të
mbledhë të dielave në diskutime
dhe analiza ish-banorë të "Big
Brother", miq të banorëve të rinj
dhe fansa të atyre në "Big Brother
Fans Club", një "talk show"
i vërtetë mbi këtë produksion të
madh televiziv.


Ergys Lubonja: Sfida e natës së madhe


Për Ergysin, vjet ishte diçka
ndryshe. Ishte një aktivitet i
pabërë ndonjëherë në vendin
tonë, mbi të gjitha, jo në këto
përmasa. Duke pasur parasysh
se ishte një emision i blerë nga
"Endemol", kërkesa nga ana e
tyre, si për cilësi artistike edhe
kushte teknike, ishte shumë e
madhe", thotë Lubonja. "Ajo çfarë
e ndryshon të vjetshmen nga sivjet,
është se këtë vit është sfida
brenda nesh. Në edicionin e dytë
të këtij "reality show", na duhet të
krahasohemi me veten, na duhet
ta sfidojmë atë. Ky angazhim
është një impenjim shumë i
madh, sepse, përveç asaj që ndodh
në studio, duhet koordinuar i
gjithë informacioni që vjen si nga
pjesa e jashtme e shtëpisë, ashtu
dhe nga dy regjitë që ndjekin atë
çfarë ndodh në shtëpinë e ‘Big
Brother‘", thotë regjisori. Por pika
e fortë ku ai do të mbështetet
fort edhe në këtë start të dytë,
mbetet stafi profesional i "Top
Channel", stafi teknik dhe artistik,
bashkëpunimi i ngushtë me
autoren italiane të programit,
Gracia, e cila sjell gjithë eksperiencën
shumëvjeçare në këto
lloj formatesh. Ergysi vlerëson
shumë dhe punën e mirë të bërë
nga skenografi Mikael Drita, si me
studion ashtu dhe me shtëpinë.


.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 20:53

VAZHDO....

Ndryshimet në shtëpinë e "Big Brother 2"


Cfare ndryshimesh ka pësuar
këtë vit shtëpia e "Big
Brother"?
Vitin e kaluar, ia dolëm
me sukses të realizonim një
spektakël me standarde të njëjta
si në vendet fqinje, që prej vitesh
zhvillojnë të tilla "reality show".
Eksperienca e vjetshme na dha
mundësinë që këtë vit të mendonim
ndryshe për shtëpinë e "Big
Brother". Menduam ta bëjmë sa
më dinamike përmes ngjyrave
dhe lojërave apo surprizave, pa
të cilat, ky show televiziv nuk ka
kuptim. Ndryshe nga vjet, këtë
vit, shtëpia ka më tepër vende
sekrete, më shumë sipërfaqe të
cilat do të shfrytëzohen për lojëra
e surpriza gjatë gjithë javës. Kjo
do të sjellë dinamizëm edhe
në jetën e banorëve, të cilët do
të jenë më të çliruar nga efekti
i mbikëqyrjes e survejimit të
kamerave. Dinamika e shtëpisë,
me ngjyrat dhe hapësirat e saj,
do të ndihmojë në nxjerrjen në
pah të veçorive e karakteristikave
të secilit prej 14 banorëve. Kemi
menduar të koordinojmë të dyja,
edhe shtëpinë edhe studion, për
t‘i dhënë një kuptim 100 ditëve
të qëndrimit të banorëve në
shtëpinë e "Big Brother". Natyrisht
që shtëpia është shumë e
bukur, shumë tërheqëse, e konceptuar
si një model ku çdokush
do ta kishte ëndërr të jetonte.
Banorëve që do të qëndrojnë
aty, nuk do t‘i mungojnë as fasilitetet,
por as dhe vështirësitë që
duhet të kalojnë gjatë ditëve të
qëndrimit.



Sytë e "Big Brother"

Asgjë e ngritur madhështore deri
më sot për edicionin e dytë
të "Big Brother" s‘do të kishte
kuptim pa grupin e teknikës, përmes
të cilit do të mundësohet survejimi i
14 banorëve të rinj, që do të ndajnë
së bashku 100 ditët e qëndrimit në
shtëpinë e re. Ethet e "reality show"-
t kanë përfshirë të gjithë stafin e
"Big Brother 2" e bashkë me ta edhe
Redi Nezirin, përgjegjësin teknik të
audios dhe videos në shtëpinë më të
famshme në Shqipëri. Ndërmarrja
e tij gjigande ka nisur punën prej
kohësh dhe tashmë gjithçka është
gati të fillojë, si spektakli i sotëm,
ashtu edhe jeta e re e 14 banorëve
në shtëpinë e re të "Big Brother". Me
djemtë e teknikës ai ka mbyllur të
gjitha përgatitjet për instalimin e 45
telekamerave të survejimit, 15 mikrokamerave,
5 kamerave (broadcast),
80 monitorëve, 20 PC, 4 pikave të
montazhit për prodhimin e gjithë
informacionit të mbledhur nga stafi i
"Big Brother", më shumë se 60 mikrofonave,
rreth 10000 metra kabull për
audio e video, 4 regji të ndryshme për
sinjalet, të gjitha këto për 96 orë regjistrim
në ditë, 8640 orë të regjistruara
për tre muaj, 3 mijë minuta përmbledhje
e 100 ditë-ngjarjeve, për 13 javë
spektakle. Të gjitha këto vetëm për
një shtëpi, ku do të jetojnë 14 banorët
më të famshëm në Shqipëri.
Survejimi
Syri vëzhgues i instaluar tashmë
në të gjithë hapësirën brenda shtëpisë
së ‘Big Brother 2‘ është në pritje
për të kapur edhe detajet më të vogla,
për të survejuar gjithçka ndodh aty
brenda, 24 orë në 24 e më pas për t‘ua
përcjellë teleshikuesve dhe fansave
të banorëve, të cilët nuk dyshohet
se do të jenë të shumtë. "Kemi pasur
parasysh që në çdo drejtim të
ruajmë dhe të plotësojmë kërkesat e
vendosura nga kompania "Endemol",
për sa i përket zinxhirit, përmes së
cilit do të përcillet informacioni nga
shtëpia te teleshikuesi, prodhimi
tij, ruajtja e më pas përpunimi. Janë
rreth 45 telekamera, të cilat gjithë
kohës qëndrojnë të ndezura, pra janë
në transmetim. Përveç tyre, brenda
shtëpisë janë instaluar dhe 15 kamera
të tjera, të cilat survejojnë çdo
lëvizje të banorëve gjatë 24 orëve. Kjo
strukturë teknike është konceptuar të
jetë e njëjtë sikurse një vit më parë,
në edicionin e parë të "reality show"-t
"Big Brother"-thotw Neziri. Gjithçka
e përgatitur deri tani brenda shtëpisë
është në përputhje me konceptin e
këtij programi, bazuar në përvojat
evropiane, pra survejimi 24 orë pa
ndërprerje, ditën e natën, pa humbur
asnjë çast, asnjë sekondë, asgjë nga
jeta e 14 banorëve.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 20:54

ARBRI, NJË VIT MË PAS


Në bodrumin e një vile
që nuk bie dhe aq në sy,
brenda zonës së ish-Bllokut
në kryeqytet, fituesi i edicionit
të parë të "reality show"
"Big Brother", Arbër Çepani, ka
instaluar prej disa muajsh zyrën e
tij. "Ndryshimi fillon nga ti" është
motoja me të cilën 22-vjeçari ka
ndërtuar tanimë fushatën sensibilizuese,
i ndihmuar nga një rrjet
të rinjsh vullnetarë. Ajo që e bën
të veçantë "rezidencën" e Arbrit
është modifikimi që i ka bërë
bodrumit, duke e shndërruar atë
nga një ambient të harruar, në
një kullë të vërtetë malësie. Aty
gjen gjithçka që duhet të ketë një
strehë bajraku. Bucelat, sëpata e
varur në mur, apo stiva e druve e
improvizuar aq bukur, sa për një
moment të duken se janë përdorur
realisht për shkak të ambientit
të ngrohtë aty brenda. Në
mes të dhomës është e shtruar
sofra e drurit dhe në qoshe të
saj, shiltet me lesh deleje. Ajo
çka na sjell në kohë e na bën të
buzëqeshim janë shishet e verës,
likeret mbi sofër. Përsëri të gjitha
këto nuk e zbehin imazhin e një
kulle brenda një vile moderne.
Që nga dita kur fitoi 50 mijë euro
e deri më sot, kanë kaluar më
shumë se gjashtë muaj. Sot, në
prag të nisjes së edicionit të dytë
të "reality show" më të madh
në vend, kemi në dorë të gjithë
preventivin e projekteve që Arbri
dhe grupi i vullnetarëve ka
zbatuar në një periudhë kohore
prej tetë muajsh.
Pas këtyre aktiviteteve, a
mund ta dimë edhe sa para ju
kanë mbetur?
Nuk merremi me tenderime
(qesh). Është një punë e përditshme,
ka kosto dhe nuk i kemi
bërë një buxhet real asaj që kemi
bërë ne tani. Ajo çka ne kemi bërë
deri tani, në qoftë se do ta krahasonim
me koston e ndërtimit
të një autostrade, jemi në mes të
rrugës, kemi lekë për të investuar
akoma, për ta mbyllur nga fillimi
deri në fund.
Sa e gjatë mendoni se do të
jetë kjo autostradë, siç ju preferoni
ta cilësoni?
Ajo çfarë presim të bëjmë,
është dhe një herë aq sa kemi
bërë.
Doja të shtoja diçka për "Big
Brother"-in, të gjithë ata shqiptarë
që na kanë ndjekur në edicionin
e parë, i ftoj të na ndjekin
dhe në këtë event të dytë, sepse
do jetë një edicion plot surpriza e
gjëra argëtuese, do të jetë një edicion
ku një nga surprizat ndoshta
mund të jem dhe unë. Ndiqni
datën 7 shkurt, do të jetë një natë
plot surpriza, rrini të gozhduar,
sikurse keni ndenjur tre muaj në
"Big Brother"-in e parë, ashtu
qëndroni dhe në të dytin.


Psikologjia në telenovelën reale


Enila Cenko, psikologia zyrtare
e "Big Brother", ka qenë pranë
konkurrentëve në momentet
e tyre të para të prezantimit me një
kamerë. Intervistë pas interviste, ka
ndjekur emocionet e atyre njerëzve,
të cilët janë gati të shndërrohen në
personazhe duke qenë në vëzhgimin
e pandërprerë të kamerave për 2376
orë.
Se si do të rrjedhin ngjarjet në
shtëpinë më të famshme e më të
vëzhguar në Shqipëri, mund ta zbulojmë
vetëm kur koha të mbarojë. Do
të pëlqente të fliste për atë që e di me
siguri; përvojën e një viti më parë.
"Big Brother 2" mbetet ende një
surprizë. Një gjë është e sigurt, ajo
do të vazhdojë të qëndrojë pranë të
gjithë banorëve të rinj, pse jo, duke
"kursyer" edhe orët e gjumit. Sepse
telenovela e jetës reale, siç Enila parapëlqen
ta quajë, të përfshin në çdo
sekondë të ngjarjeve.
Cila ka qenë marrëdhënia juaj me
18 banorë në 100 ditët e një viti më
parë?
Gjatë eksperiencës sime profesionale,
kam punuar me njerëz të
moshave të ndryshme dhe
nga sfera të ndryshme
të jetës. Por në rastin
e "Big Brother", u
prezantova me 18
banorë, të përzgjedhur
qëllimisht për
të qenë të ndryshëm
për sa u përket personaliteteve
të tyre, përvojave
jetësore dhe këndvështrimeve
që kanë mbi jetën.
Sa ndryshon komunikimi mes
tyre, mes marrëdhënies që ju keni
me klientët në punën nën studion e
psikologut?
Këta banorë u vendosën në situata
artificiale dhe shpeshherë të ngarkuara
emocionalisht, të një lloji të
veçantë, që shumë pak njerëz mund
të provojnë në jetë. Këto arsye kanë
bërë që dhe puna ime me ta të ishte
e një natyre të ndryshme nga ajo që
karakterizon marrëdhëniet e zakonshme
psikolog-klient. Për më tepër,
gjatë kohës që banorët ndodheshin
brenda në shtëpi, komunikimi midis
nesh kryhej nëpërmjet mikrofonave
dhe një kamere nëpërmjet së cilës
unë i shihja banorët, por jo ata mua.
Pamundësia e kontaktit të drejtpërdrejtë
fizik dhe faktorë të tjerë të
ngjashëm, më kanë dhënë mundësinë
që të përballesha me aspekte të
reja të marrëdhënies me klientët, gjë
që e vlerësoj si mjaft të rëndësishme
në nivelin profesional.
Duke qenë se roli i psikologut
është për t‘u kujdesur për mirëqenien
emocionale të klientit, sa keni
mundur të ruani etikën në një
spektakël të tillë, në dukje paska
kontradiktor?
Në marrëdhënien me klientët,
qëllimi kryesor i psikologut është të
përkujdeset për mirëqenien emocionale
dhe mbarëvajtjen e shëndetit
mendor të tyre. Për këtë arsye, puna
ime me banorët është përqendruar
tërësisht mbi mirëqenien e tyre,
duke lënë mënjanë qëllimisht pjesën
e spektaklit që kishte të bënte me
"lojën" e banorëve për çmimin fitues.
Jam përpjekur vazhdimisht që të
mbaj një qëndrim të hapur dhe jo
gjykues ndaj banorëve, në mënyrë që
të krijoj një marrëdhënie terapeutike
me ta.
Sa konfidenciale është
marrëdhënia juaj me ta?
Marrëdhëniet e mia me
secilin nga banorët e "Big
Brother" kanë qenë tërësisht
konfidenciale, sipas rregullave
të etikës së psikologut.
Nuk keni pranuar për të qenë opinioniste
gjatë netëve të spektaklit,
ishte një zgjedhje personale?
Jo. Profesionale. Kam zgjedhur
të mos shfaqem si opinioniste në
spektaklin "live" të të shtunave mbrëma,
pasi dhënia e opinioneve mbi
sjelljen apo veprimet e banorëve do
të thyente konfidencialitetin e marrëdhënieve
të vendosura mes nesh.
A e kanë pasur të lehtë të hapen
personazhet e "Big Brother" me ju?
Nuk kam pritur dhe nuk i kam
shtyrë banorët që të "rrëfehen" tek
unë për ngjarje të mëparshme të jetës
së tyre, pasi dhe marrëdhënia jonë ka
qenë e fokusuar në të tashmen dhe jo
në të kaluarën.
A ka pasur raste që kanë bërë
rezistencë ndaj nevojës për të marrë
shërbimin e psikologut?
Jo, nuk kam hasur rezistencë nga
banorët e "Big Brother". Por, sigurisht
që banorë të ndryshëm, e kanë
shfrytëzuar në mënyra të ndryshme
mundësinë e bashkëbisedimeve, disa
më shpesh e disa më pak.
Cili ka qenë momenti më i vështirë
për ju gjatë punës me ta?
Momenti më i vështirë për mua
ka qenë dita e shpërthimit në fshatin
Gërdec, ngjarje të cilën banorët e
shtëpisë së "Big Brother" e përjetuan
fare afër.
Sa kohë në ditë harxhonit me ta?
Orë pafund. Jo sepse komunikoja
drejtpërdrejt me ta në mënyrë konstante,
ndonëse dhe bashkëbisedimet
tona nuk kanë qenë të pakta. Por natyra
e punës sime ishte e tillë që duhet
t‘i ndiqja vazhdimisht zhvillimet në
shtëpinë e "Big Brother" nëpërmjet
ekranit.
Ç‘mendim keni për sjelljet, reagimet
dhe veprimet e tyre brenda
shtëpisë?
Mendoj se falë sjelljeve, reagimeve
dhe veprimeve të tyre shpesh origjinale,
banorët na kanë dhuruar një
spektakël tepër argëtues.
Duke qenë se ky spektakël vendoste
shpesh rregulla dhe sanksione, a
mendoni se ka ndikuar në rritjen e
stresit te banorët?
Sigurisht që po. Vendosja e një
sistemi të fortë kontrolli nga ana e
"Big Brother" është një nga elementët
kryesorë të spektaklit, së bashku
me izolimin nga bota e jashtme,
bashkëjetesën me të panjohur dhe
jetesa në kushte bazike. Është kombinimi
i këtyre faktorëve që e bën
interesante qëndresën e banorëve
në këtë shtëpi, pasi atyre ju duhet të
menaxhojnë stresin që vjen si pasojë
e tyre; ndërkohë që duhet të punojnë
për të fituar çmimin e madh.
Si do ta vlerësonit këtë spektakël?
"Eksperiment psikologjik?"
Më tepër se një eksperiment psikologjik,
do ta quaja një "telenovelë të
jetës reale".


Igli Gjelishti: "Big Brother" online


Eshtë mënyra e vetme që
i mban fansat në kontakt
me gjithçka ndodh brenda
shtëpisë së "Big Brother", në pamundësi
për ta ndjekur këtë "reality
show" në shtëpi, para televizorit.
Duke qenë se një pjesë e njerëzve
janë në zyra apo
udhëtim, njerëzit
nuk qëndrojnë
pas televizorit, kjo
është një mënyrë
që i mban në kontakt
me të rejat nga
jeta e banorëve.
Faqja e internetit
do të përmbajë lajme
çdo minutë,
video të përmbledhjeve
ditore e të
përjavshme, përfshirë
dhe spektaklin
e së shtunës, pjesë
të patransmetuara
në ekran gjatë javës.
Nuk do të mungojë
forumi dhe chat-i, dhe
pa dyshim, pjesa më
e veçantë, intervista
me banorin e eliminuar,
fotogaleria me
momentet e shtëpisë
që abdetohen minutë
pas minute e ditë pas
dite dhe informacione
të përgjithshme, rregullorja,
kushtet e shtëpisë,
sjelljet me njëri-tjetrin, gjithçka e
vendosur nga autorët e këtij programi.
Temat do të jenë ngacmuese, diskutimet
pa limit, debatet të nxehta
në chat për gjithçka pritet të ndodhë
gjatë bashkëjetesës 100-ditore
të 14 banorëve me njëri-tjetrin në
shtëpinë më popullore, "Big Brother".
Por, mbi të gjitha, foto e video
të regjistruara në 24 orë mbi jetën e
tyre, të gjitha këto do të jenë thelbi i
faqes së internetit të "reality show"
"Big Brother". Të gjitha hallkat e saj
do të funksionojnë me
një qëllim të përbashkët,
përcjelljen e informacionit
sa më shpejt te fansat
e 14 banorëve të "Big
Brother". Suksesi është i
garantuar. Këtë e pohon
me bindje dizajnuesi
i faqes së internetit,
i cili
bazohet mbi
përvojën
e një viti
më parë.
Ig l i n u k
e k i s h t e
imagjinuar
se popullariteti i faqes
do të ishte aq i madh.
Informacionet mbi
gjithçka bëhej aty
brenda shtëpisë u
përcollën për gati
30 mijë vizitorë në
ditë, por kulmi i vizitave
vinte sidomos
pas debateve
të nxehta, ngjarjeve
të vrullshme dhe
shumë shpesh të
paparashikueshme që u ndodhnin
banorëve me jetët e tyre.
Foto galeria
Faqja u përgatit mbi bazën e
kërkesave të kompanisë "Endemol",
sipas standardeve që ajo kishte.
Lajmet online përcjellin gjithë
pasqyrimin e ngjarjeve që ndodhnin
brenda shtëpisë, konfliktet,
debatet, diskutimet që banorët
bënin gjatë 24 orëve në shtëpi me
njëri-tjetrin. Për t‘i shtuar larminë
dhe llojet e informacioneve, u
mendua hapja e një fotogalerie,
brenda së cilës ndodhen fotot nga
momentet më kulmore të ditës. I
shtuam kësaj dhe një seksion më
vete për videot ku pasqyroheshin
të gjitha përmbledhjet e ditës,
spektaklet e së shtunës. E reja që
shkaktoi dhe shumë debate vitin
e kaluar, ishte futja në fotogaleri e
videove ku jepeshin momente të
pazbuluara në transmetimet
e përditshme,
apo në studio gjatë
spektaklit, kjo për
shkak të përmbajtjes
së tyre. Kujtoj
këtu, mëngjesin
e parë të Olsit e
Noçes, apo detaje
të tjera të lidhjes së
tyre gjatë ditëve të
qëndrimit në shtëpi. Pjesë
e rëndësishme e faqes së internetit
ishte dhe intervista me banorin e
eliminuar të javës. Përmes intervistës,
fansat e tij mësonin se si shkonin
ditët "në liri" jashtë shtëpisë, të
thënat dhe të pathënat mbi jetën e
kaluar në shtëpinë e "Big Brother".
Forumi e Chat-i
Seksioni më i zjarrtë në faqen
e internetit të "Big Brother" është
chat-i midis banorëve të eliminuar
dhe fansave, komunikimi i tyre
është i hapur e pa censurë, por i
rregullt për sa i takon përmbajtjes.
Vitin e kaluar, ky ishte momenti
më kulmor i javës. Forumi ishte
një tjetër bum i "Big Brother 1".
Në të u dërguan mbi 40 mijë postime
në 100 ditët e qëndrimit
të banorëve në shtëpi, shifër kjo
e paimagjinueshme. Në forum
kishte debate nga të gjitha llojet.
Temat kryesore ishin kryesisht ato
dedikuar banorëve të shtëpisë së
"Big Brother", çdo anëtar kishte
një temë të vetën. Tema të tjera
ishin historitë e dashurisë, fillimisht
Noçja me Olsin, e më pas
Poli me Inën. Numri i vizitorëve
ishte i madh, kishte mesatarisht
25 mijë-30 mijë vizitorë, por kulmi
arrinte mbrëmjen e spektaklit, ku
të gjithë donin të mësonin emrin
e banorit të nominuar. Këtë vit,
faqja e internetit do të pasurohet
me më shumë video nga jeta e 14
banorëve
të rinj të shtëpisë së ‘Big
Brother‘
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 20:55

Lirita shumë më e fortë se Besarta

Konkurrentja kosovare në Big Brother Albania 2, duket se është një konkurrente shumë me e zoja se Besa, e cila ishte përcjell me një mori gabimesh gjatë edicionit të parë të Big Brother.

Mos të harrojmë se Besa kishte bërë një mori “gafësh” gjatë atij edicioni. E kishte quajtur qytetin e Gjakovës, katund, kishte thënë për flamurin e Kosovës se yjet prezantojnë gjashtë yjet e trojeve shqiptare dhe madje edhe kur kishte dalë nga shtëpia kishte thënë se aty gjashtë yjet prezantojnë gjashtë qytetet kryesore shqiptare.

Ndryshe, kemi konkurrenten e re kosovare, Lirita Halili, e cila ka lindur në Prishtinë me 20 shtator 1986. Çdo indikacion flet se konkurrentja kosovare, e cila ka përardhje nga Gjakova, është një konkurrente me të gjitha tiparet, dhe në trend me bashkëkohoren.

Mësimet e para i kreu në Shkollën Fillore “Meto Bajraktari” për t’i vazhduar ato të shkollës së mesme në “Sami Frashër” (qe te dyja në vendlindjen e saj). Ajo vazhdoj studimet e saja në Fakultetin e AAB-së, degën e komunikimit masiv.

Për dallim nga Mimoza dhe Agoni, Lirita është një vajzë me sy hapur dhe më e shoqëruar dhe ka dellin e humorit gjakovar, edhe pse është lindur dhe rritur në Prishtinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 20:55

Erjola bën thashetheme për Zhulietën



Nuk kanë mjaftuar as 24 orë që në shtëpi të fillojnë thashethemet e para. Ka qenë pikërisht Erjola ajo që komentuar sjelljet e Zhuljetës, duke thënë se ajo duket një tip nevrik dhe këtë sjellje e ka vënë re shumë shpejt, ende pa u njohur mirë. Erjola i shpjegon Mimozës se e kuptoi sjelljen e vajzës nga Tirana në momentin kur ishin duke hartuar listën e ushqimeve të javës, kur ajo kishte kundërshtuar në zgjedhjen e disa produkteve ushqimore. Edhe Mimoza, e ka përkrahur Erjolën gjatë bisedave të saj, të cilat kanë qenë shumë të veçuara, krahasuar me banorët e tjerë. Thashethemet e Erjolës i janë adresuar edhe Adit, duke e etiketuar atë si një konkurent që nuk aktivizohet në asnjë lojë që ata kanë organizuar, sjellje kjo e cila sipas saj, nuk i shkon për shtat një 40 vjeçari. Nga ana tjetër Mimoza ka pohuar se Republika i duket një vajzë mjaft e urtë, edhe pse në momente të veçanta, nuk jep masimumin gjatë bisedave që bëhen mes vajzave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 20:56

Mesnata i gjen banorët duke kërcyer

9 -02 - 2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Kercimi-bba

Orët e para të mëngjesit të ditës së tretë në shtëpinë e Big Brother i gjejnë banorët duke kërcyer nën ritmet e muzikës. Pasi kanë konsumuar jo si duhet kohën e vënë në dispozicion nga vëllai i madh për përgatitjen e provës së javës, ata janë braktisur me gjithë qejf në tingujt e muzikës. Debatet dhe shakatë me njëri-tjetrin kanë zgjatur për orë të tëra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 20:56

Latë enët? Fshini vendin!

10 - 02- 2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Aida1

Një tjetër përplasje ka ndodhur sot mes banorëve të shtëpisë së Big Brother. Kësaj rradhe në kuzhinë. Aida pasi ka larë disa enë e më pas ka fshirë mirë e mirë banakun përreth lavamanit, u ka tërhequr vërejtjen banorëve të tjerë që kishin larë para saj, por kishin e kishin lënë vendin gjithë ujë. Në mënyrë më të drejtpërdrejtë ajo I është drejtuar Adelajdes e cila megjithëse u mundua ta kapërcente situatën me një batutë, u duk që nuk i erdhi mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 20:56

Tani - “Kam të fejuarën jashtë shtëpisë”

10/02/2009 23:30
LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Dritani-1

Nën presionin e Mimozës dhe Bjordit, më në fund Dritani e pranon se jashtë shtëpisë së Big Brother e pret e fejuara. Ata e pyesin se cila ishte arsyeja që ai hyri në lojë, kur ishte i fejuar. Mimoza i thotë se ai nuk mendon fare për atë që mund të mërzitet që mungesës së tij, por Tani e kundërshton. Ai thotë se e fejuara e tij e ka mbështetur në vendimin që ka marrë për të qenë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother dhe ndieht shumë krenar për këtë. Dy më të rinjtë e ngacmojnë më pyetje të shumta duke i thënë se a do të martohet kur të dalë nga shtëpia dhe bëjnë humor, ndërsa Dritani përpiqet ti evitojë me kujdes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 20:57

Banorët bëjnë thashetheme

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Thashetheme

Aida, Arjoni dhe Agoni kanë qënë pjesë e një bisedë të nisur nga Erjola rreth Adelajdes. Sipas Erjolës, “zysha” është e vetmja që jo vetëm nuk fare pjesë në sistemimin e kuzhinës, por edhe enët që bën vet pis nuk i lan. Madje ta kthen keq po t’ia vësh në dukje. Por jo vetëm kaq! Sipas Erjolës, ajo kapet edhe pas fjalëve. Ndërkohë që po sipas saj, e vetmja që “zysha” nuk guxon t’ia zgjasë, është Aida
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 20:57

Pasioni i valsit rrëmben Tanin dhe Aidën

10 - 02 - 2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Valz

Dritani dhe Aida kanë vijuar edhe sot përgatitjen e valsit të tyre të dashurisë, që mbrëmjen e djeshme i përfshiu që të dy në impenjime të njëpasnjëshme. Edhe pse duket sikur nuk po merren fort mirë vesh me njëri-tjetrin, çifti ka arritur që të unifojë lëvizjet, përpos komenteve që bëjnë banorët e tjerë. Ndërkohë Agoni shpjegon regjinë dhe se si do ta konceptojë prezantimin e valsit. Ai i tregon Republikës të gjitha skenat dhe momentet që do të ndjekë ky spektakël i vogël i improvizuar nga të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother me rastin e Shën Valentininit. Të lodhur nga puna që kanë bërë gjatë gjithë mbrëmjes me provën e javës, një pjesë e banorëve vazhdojnë të përsëritin tekstet e tyre teatrale, të tjerë janë shtrirë të shplodhen nëpër divane, ndërsa vetëm pak janë duke u marrë me përgatitjet e darkës, madje edhe duke u ushquer paralelisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 20:58

Diskutohet për homoseksualizmin

9 - 02 - 2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Bba1

Pasi kanë pirë cigaren të gjithë banorët janë mbledhur së bashku në shtëpi dhe diskutojnë mbi një temë mjaft delikate, pikërisht atë të lidhjeve mes personave të të njëjtit seks. Të gjithë pohpojnë se nuk janë aspak paragjykues, madje këmbëngulin që shoqëria duhet ti pranpojë. Aida edhe pse nuk është aspak dyshuese për bindjet e saj, pranon se nuk do të joshej kurrë nga një femër tjetër për qëllime seksuale. Dritani ka theksuar se seksi mes të njëjtin seks nuk mund të jetë paragjykues, nëse shihet si një marrëdhënie krejt intime, ndërkohë që Lirita këmgëngul se në realitet sjelljet seksuale nuk janë aspak identifikuese për gjithsesilin dhe për më pak diskriminuese, por janë zgjedhje të cilat kushdo i ka bërë që kur ka qenë adoleshent. Më pas banorët kanë diskutuar për ushqimet që kanë mbërritur në shtëpi, ku veçanërisht vajzat kanë qenë më të interesuara me sistemimin e tyre, ndërsa djemtë kanë vijuar me një temë më mashkullore, pikërisht futbollin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 20:58

9 - 02 - 2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Fat

Big Brother: Fat apo meritë?

Një tjetër diskutim është zhvilluar mes banorëve të shtëpisë: Hyrja në Big Brother është fat apo meritë? Sipas Erjoles, nëse ata janë këtu, arsyeja është se dikush ka menduar se vlejnë, se kanë diçka për të treguar, që të tjerët ia vlen ta shohin. Por një arsye tjetër sipas Arjonit, mund të jetë fakti që autorët kanë dashur t’ i tregojnë publikut fytyrën e tyre të vërtetë e jo atë që ata mundohen të shfaqin.-Nëse unë bëj show,-thotë ai,- këtë e bëj për veten time, që të më hyjë diçka në xhep. Në këtë botë, sot, gjithçka bëhet për anën ekonomike. Nëse kam hyrë, nuk besoj të jetë shans, sepse unë kam fat ne dashuri dhe jo ne loje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 20:59

Aida:dua t’i fryj buzët

9-02-2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Aida

Duke marrë shkas nga fjalët e një kënge popullore, Aida ka deklaruar se ka në plan që më vonë të bëjë një ndërhyrje në buzët e saj, për t’i fryrë ato. Ajo ka komplimentuar Adelajden për buzët e bukura. Vajzat kanë vazhduar diskutimin mbi cilësinë e dobët të këtyre ndërhyrjeve në Shqipëri dhe disa rasteve që njihnin, që në vend që të ishin zbukuruar, ishin shëmtuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 20:59

Pavlini flet për turizmin malor

10-02-2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Pavlini1

Pas darkës, bisedat e banorëve përqëndrohen tek turizmi, ku duket se ai malor është një temë mjaft e përfolur mes konkurenmtëve. Kështu Pavlini duke qenë se është shumë i lidhur me këtë zonë turistike tregon për bukurinë e alpeve, për mikpritjen e zonës si dhe 40 hanet e ngritura në mes të maleve të cilat arrijnë të mirëpresin deri në 8 mijë turistë në vit. Pavlini tregon edhe për një pasion tjetër të tij, që janë kamerat e fshehta dhe ka shumë dëshirë që të merret me këto gjëra dhe të jetë protagonist. Ndërkohë Adi është i merakosur për kuzhinën, pais sipas tij është e padrejtë që gatuan një person dhe hanë 13 të tjerë, prandaj u ka kërkuar banorëve të jenë më të gatshëm në ndarjen e detyrave që të gjithë të shijojnë darkën, pa menduar kush u lodh për të gatuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 21:00

BIG BROTHER 2, skeda për femrat protagoniste dita 2

10-02-2009

Banorët e shtëpisë kalojnë së bashku një ditë mes diskutimesh

Republika është zgjuar e para nga gjumi, ka shijuar mëngjesin e qetë duke bërë palestër. Më pas, një nga një banorët janë mbledhur e pas diskutimeve të paradites, kanë drekuar të gjithë së bashku në oborrin e shtëpisë së “Big Brother”. Dita ka vijuar e qetë, mes bisedash ku secili prej banorëve të shtëpisë ka rrëfyer detaje për jetën personale, mes të cilave kanë shprehur edhe dëshirat për të ardhmen…

Bjordi “Ika nga Shqipëria kur isha 2 vjeç”

Bjordi për herë të parë u tregon banorëve të tjerë përse nuk flet shumë mirë gjuhën shqipe. Ai pohon për djemtë se e kujton largimin e tij nga Shqipëria që kur ka qenë 2 vjeç. Megjithatë, rrëfen se ka mundur që ta mbajë gjallë gjuhën shqipe falë bisedave me familjarët e tij. Ai thotë se ka ardhur vetëm për pushime në Shqipëri dhe shumë fjalë shqip i ka mësuat nga kontaktet që ka pasur në traget me të tjerë shqiptarë. Dritani ndryshon temën e bisedës dhe u thotë djemve të tjerë se në dush ka kamera. Kjo gjë duket se i vë në siklet të tjerët, të cilët fillojnë të qeshin, por Arjoni sqaron se vetëm në banjë ka kamera dhe jo në dush, pasi është një mjedis shumë intim.

Dritani dhe Aida zgjedhin valsin e dashurisë

Kanë mjaftuar disa hapa nga valsi i dashurisë mes Dritanit dhe Aidës, që janë duke mësuar provën e javës që të gjithë banorët të gjejnë nga një partnere për të kërcyer. Erjola që gjithmonë tërheq vëmendjen, thotë se ata duhet ta marrin me shumë seriozitet dhe u kërkon banorëve që të përqendrohen në detyrat e tyre. Zhuljeta kërcen me Arjonin, ndërsa Bjordi dhe Pavlini bëjnë humor duke kërcyer me njëri-tjetrin. Republika, e cila gjatë gjithë kohës ka qëndruar shumë në heshtje, i kërkon Erjolës që ta ndihmojë në larjen e enëve, një detyrë të cilën e marrin përsipër të gjitha vajzat, pasi vetëm kështu kanë mundësi edhe të bisedojnë mes tyre. Pasi mbarojnë punët e zakonshme në kuzhinë, banorët impenjohen në maksimum për provën e javës, ku valsi i dashurisë mbetet në plan të parë.


Republika zgjohet e para


E para nga banorët, që u zgjua, ishte Republika. Ajo e nisi ditën duke bërë palestër e duke shijuar freskinë e mëngjesit, në oborrin e shtëpisë, ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë flinin.

Që në mëngjes, banorët diskutojnë për drekën

Pa ngrënë mirë mëngjesin, banorët kanë filluar diskutimin për menynë e drekës. Të pavendosur mes makaronave, gjellës apo supës, ata kanë preferuar të presin të tjerët për ta vendosur bashkërisht menynë e drekës.

Me kanun, jam ende i martuar

Pavlini i rrëfen Republikës se edhe pse martesa e tij ka marrë fund, me kanun ai është ende i martuar. Në fakt, me ligj, martesa e tij nuk mund të quhet e tillë, sepse nuk e kanë kryer celebrimin. Ajo që i mungon më shumë janë fëmijët, të cilët jetojnë me mamanë e tyre. Ai ka një djalë dhe një vajzë e këtë të fundit ka 5 muaj pa e parë.


“Big Brother”: Fat apo meritë?

Një tjetër diskutim është zhvilluar mes banorëve të shtëpisë: Hyrja në “Big Brother” është fat apo meritë? Sipas Erjolës, nëse ata janë këtu, arsyeja është se dikush ka menduar se vlejnë, se kanë diçka për të treguar, që të tjerët ia vlen ta shohin. Por një arsye tjetër sipas Arjonit, mund të jetë fakti që autorët kanë dashur t‘i tregojnë publikut fytyrën e tyre të vërtetë e jo atë që ata mundohen të shfaqin. -Nëse unë bëj show, -thotë ai,- këtë e bëj për veten time, që të më hyjë diçka në xhep. Në këtë botë, sot, gjithçka bëhet për anën ekonomike. Nëse kam hyrë, nuk besoj të jetë shans, sepse unë kam fat në dashuri e jo në lojë!

Ngjaj si Orlando Bloom

Duke u përpjekur të tërheqë vëmendjen e vajzave e sidomos të Adelajdes, me të cilën shkëmben pambarimisht batuta, Bjordi ka deklaruar se i ngjan Orlando Bloom. Ndërsa kur ishte i vogël, të gjithë i thoshin se i ngjante Leonardo di Caprios.

Banorët drekojnë në kopsht

Pasi dreka është bërë gati, banorët kanë vendosur ta hanë atë jashtë. Por pasi kishin shtruar e rregulluar gjithçka, Arjoni që ka pasur shumë ftohtë, ka kërkuar të hyjnë brenda. Megjithatë, banorët e tjerë nuk kanë lëvizur, kështu që ai, duke mos dashur të ndahet nga grupi, është dorëzuar. Menyja me supë, qofte, pure, etj., u ka shijuar të gjithëve dhe komplimentet për “shefat” nuk kanë munguar.

Arjoni: Kam punuar roje bregdetare


Gjatë bisedës me Dritanin dhe Qetsorin, Arjoni tregon se që në moshën 16-vjeçare, ka punuar si roje bregdetare, duke e cilësuar këtë eksperiencë, si një nga më interesantet. Për të qenë baywatch, ai kishte bërë një shkollë 6-mujore gjatë së cilës kishte mësuar llojet e notit dhe përdorimin e motoskafit të ujit, dhënien e ndihmës së shpejtë etj. E vetmja e keqe, cilëson ai, ishte nxirja në formën e kanotierës, të cilën nuk e hiqje dot, sepse ishte uniformë e punës, por edhe asaj ia gjeta zgjidhjen! E zgjeroja duke e tërhequr, që të më merrte dielli tamam!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 21:00

Sytë e “Big Brother”

Asgjë e ngritur madhështore deri më sot për edicionin e dytë të “Big Brother” s‘do të kishte kuptim pa grupin e teknikës, përmes të cilit do të mundësohet survejimi i 14 banorëve të rinj, që do të ndajnë së bashku 100 ditët e qëndrimit në shtëpinë e re. Ethet e “reality show”- t kanë përfshirë të gjithë stafin e “Big Brother 2″ e bashkë me ta edhe Redi Nezirin, përgjegjësin teknik të audios dhe videos në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndërmarrja e tij gjigande ka nisur punën prej kohësh dhe tashmë gjithçka është gati të fillojë, si spektakli i sotëm, ashtu edhe jeta e re e 14 banorëve në shtëpinë e re të “Big Brother”. Me djemtë e teknikës ai ka mbyllur të gjitha përgatitjet për instalimin e 45 telekamerave të survejimit, 15 mikrokamerave, 5 kamerave (broadcast), 80 monitorëve, 20 PC, 4 pikave të montazhit për prodhimin e gjithë informacionit të mbledhur nga stafi i “Big Brother”, më shumë se 60 mikrofonave, rreth 10000 metra kabull për audio e video, 4 regji të ndryshme për sinjalet, të gjitha këto për 96 orë regjistrim në ditë, 8640 orë të regjistruara për tre muaj, 3 mijë minuta përmbledhje e 100 ditë-ngjarjeve, për 13 javë spektakle. Të gjitha këto vetëm për një shtëpi, ku do të jetojnë 14 banorët më të famshëm në Shqipëri.
Survejimi
Syri vëzhgues i instaluar tashmë në të gjithë hapësirën brenda shtëpisë së ‘Big Brother 2‘ është në pritje për të kapur edhe detajet më të vogla, për të survejuar gjithçka ndodh aty brenda, 24 orë në 24 e më pas për t‘ua
përcjellë teleshikuesve dhe fansave të banorëve, të cilët nuk dyshohet se do të jenë të shumtë. “Kemi pasur
parasysh që në çdo drejtim të ruajmë dhe të plotësojmë kërkesat e vendosura nga kompania “Endemol”, për sa i përket zinxhirit, përmes së cilit do të përcillet informacioni nga shtëpia te teleshikuesi, prodhimi tij, ruajtja e më pas përpunimi. Janë rreth 45 telekamera, të cilat gjithë kohës qëndrojnë të ndezura, pra janë në transmetim. Përveç tyre, brenda shtëpisë janë instaluar dhe 15 kamera të tjera, të cilat survejojnë çdo lëvizje të banorëve gjatë 24 orëve. Kjo strukturë teknike është konceptuar të jetë e njëjtë sikurse një vit më parë,
në edicionin e parë të “reality show”-t “Big Brother”-thotw Neziri. Gjithçka e përgatitur deri tani brenda shtëpisë është në përputhje me konceptin e këtij programi, bazuar në përvojat evropiane, pra survejimi 24 orë pa ndërprerje, ditën e natën, pa humbur asnjë çast, asnjë sekondë, asgjë nga jeta e 14 banorëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 21:01

U detyrova ta largoja vajzën

10-02-2009

Në orët e para të mëngjesit Erjola i rrëfen Liritës vështirësitë në momentet e para të jetës së saj si nënë. E kishte lindur vajzën në Greqi, e vetme, larg familjes së saj, në një periudhë kur maëdhënia e saj bashkëshortore ishte në krizë e kur as tek ajo e as tek bashkëshorti i saj nuk ishin zhvilluar ende ndjenjat prindërore. “Ajo që m’u gjend pranë, ishte vjehrra ime,- thotë ajo, -sepse ajo kishte mundësi të vinte”. Por pas 40 ditësh, vjehrrës i duhej të largohej. Erjola e gjendur vetëm dhe e pamësuar për rritur një foshnje, të cilën nuk dinte as ta lante, kishte preferuar më mirë t’ia jepte asaj me vete, sesa ta rriste vet. Kohë më pas, e detyruar nga lutjet e vazhdueshme të prindërve të saj për t’u kthyer, ajo dhe burri i saj kishin ardhur në Shqipëri. “Ishte tmerrshme,- vazhdon Erjola, - vajza nuk më afrohej, sepse nuk më njihte!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 21:01

BIG BROTHER 2, skeda për 7 meshkujt protagonistë dita e pare

Banorët e shtëpisë së famshme, drejt provës së parë


Ka startuar në “Top Channel”, nën drejtimin e Arbana Osmanit, edicioni i dytë i “Big Brother Albania”. Në shtëpinë më të madhe e më të vëzhguar në Shqipëri kanë hyrë 14 konkurrentë, 7 djem e 7 vajza, nga Shqipëria e Kosova. Spektakli, i transmetuar në “Top Channel” e në platformën “DigitAlb”, ka rezervuar surpriza të shumta, jo vetëm për banorët, por edhe për publikun nga shtëpia. Hyrja e banorëve në shtëpi u komentua nga fituesi i edicionit të vjetshëm, Arbër Çepani, dhe “Virusi”, një prej konkurrentëve të edicionit të sivjetshëm, i cili humbi të drejtën për të qenë pjesë e shtëpisë, bazuar mbi rregulloren e shkruar të “Vëllait të Madh”. “Big Brother” është i vetmi program në Shqipëri që plotëson standardet ndërkombëtare, çka konfirmohet nga patenta, nën markën e kompanisë “Endemol”. Të gjitha ndodhitë në shtëpinë e “Big Brother” mund të ndiqen “live”, 24 orë në 24, në dy kanalet e platformës “Digitalb”.

Banorët përgatisin listën e ushqimeve

Mëngjesi në shtëpi i ka gjetur të gjithë banorët së bashku, duke pirë kafen e parë dhe biseduar për tema të ndryshme, ku më e rëndësishmja ishin impresionet e një nate më parë. Banorët kanë ndërprerë bisedat dhe kanë vazhduar duke hartuar listën e ushqimeve që do t‘i duhet gjatë gjithë javës, sipas buxhetit të vënë në dispozicion nga autorët. Erjola ka marrë listën e ushqimeve dhe pyet banorët e tjerë për preferencat e tyre, në mënyrë që në fund të ngelet edhe një pjesë e buxhetit për cigare. Disa nga vajzat janë kundër, pasi preferojnë të blejnë fruta, në vend që të porosisin cigare. Ndërkohë që djemtë kërkojnë më shumë sasi ushqimesh krahasuar me aq sa kërkojnë vajzat, këto të fundit duan më pak, pasi duan të kujdesen për linjat trupore. Republika dhe Mimoza diskutojnë me njëra-tjetrën për pjatat e tyre të preferuara, prandaj edhe janë më këmbëngulëse në zgjedhjen e produkteve që mund t‘u hyjnë më shumë në punë për të gatuar gjellët që kanë më shumë për zemër. Debatet për listën e ushqimeve mbyllen dhe të 14 banorët ulen për të drekuar së bashku.

Prova e javës, nis sfida e radhës

Për 14 banorët e shtëpisë së “Big Brother” fillon sfida e radhës, që do të jetë prova e javës. Bjordi lexon rregullat, të cilat kërkojnë impenjimin e të gjithëve, pasi nga realizimi i plotë i kësaj prove varet edhe buxheti i javës. Prova e javës titullohet “Arti i Dashurisë”, dhe secili prej tyre duhet të japë maksimumin. Dy banorë do të interpretojnë një rol filmi, dy të tjerë do të ekzekutojnë një duet me këngë, katër të tjerë do të realizojnë një murale me temën e dashurisë, ndërsa dy të tjerë do të merren me regjinë dhe prezantimin e spektaklit. Duket se prova e javës i ka vënë në lëvizje të gjithë, një motiv i fortë që të gjithë të diskutojnë fort për mënyrën sesi mund të realizojnë sa më bukur temën e ngarkuar, në të kundërt, buxheti i tyre do të jetë i reduktuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 21:02

Arjoni dhe Zhuli, në dhomën e ditarit

10/02/2009 22:20

Arjoni dhe Zhukjeta bisedojnë me njeri-tjetrin se si do të interpretojë tekstin e provës së javës që është “Romeo dhe Zhuljeta”. Pjesa që ata kane për të interpretuar është një version i moderuar i tragjedisë shekspiriane, të cilën ata janë duke e mësuar në qetësi në dhomën e ditarit, një vend ku ata mund të interpretojnë sa më mirë dhe pa u ndikuar nga të tjerët. Ata diskutojnë me njëri-tjetrin për intonacionin dhe në fund vendosin që nëse do të jenë në ndonjë situatë të sikletshme do të përpiqen që të improvizojnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 21:02

Adela - Bjordi te me kerkoje falje.

Bjordi i afrohet vajzave që janë ulur në divan, por Adela i thotë të largohet, pasi ai e ka ofenduar duke e quajtur psikopate. Djali më i vogël i shtëpisë i kërkon falje dhe i thotë që nuk e ka pasur me të vërtetë atë që ka thënë. Ai i thotë Mimozës që ta bindë Adelën për ti folur, pasi është penduar, por që të dyja vajzat qeshin. Ndërkohë që Mimoza bën shaka me të folurën e Bjordit, por ky i fyndit mërzitet dhe i kërkon asaj që të mos e vërë në lojë pasi nuk ndihet mirë. Por, i përqëndruar tek biseda ai nuk e sheh që Mimoza është duk ei lyer gishtat me manikyr, moment ky që shkakton të qeshura edhe tek banorët e tjerë që e ndjekin me kujdes këtë skenë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 21:02

Bika “Si e imagjinoj Romeo&Zhuljeta”


10/02/2009 23:00

Republika dhe Agoni janë duke realizuar skenarin e pjesës “Romeo dhe Zhuljeta”. Ata kanë programuar që kjo pjesë teatrale të realizohet në ballkon, por Arjoni dhe Zhuli thonë se nuk është e njëjta pjesë klasike që ka menduar Bikja, pasi është si tip parodie dhe jo tragjedi. Agoni thotë se Valsi i dy të dashuruarve do të fillojë pasi të dalin nga skena Arjoni dhe Zhuli. Ndërkohë në pjesën tjetër të shtëpisë së Big Brother, Adi dhe Lirita janë duke pastruar patate për të bërë gati ushqimet, ndërsa Erjola është duke sistemuar kuzhinën, pasi të marrë përsipër pas pak minutash edhe përgatitjen e darkës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 21:03

Aida “Kush do rezistojë deri në fund”


10/02/2009 23:00

Aida dhe Bjordi janë akomoduar në verandë dhe po bisedojnë shkujdesur larg vëmendjes të banorëve të tjerë. Ata mendojnë se gjithë kjo miqësi është shumë e bukur, por nuk i dihet nëse do të jetë apo jo e tillë deri në fund. Aida thotë se është shumë e vështirë dhe kjo do shihet se kush do të rezistojë deri në fund, pasi deri atëherë shumë gjëra do të ndryshojnë. Aida e komplimenton Bjordin duke i përkëdhelur sedrën për inteligjencën e tij. Më pas ajo tregon për mikeshat e saj të ngushta që e shohin nga ekrani, arsyet që e shtynë për të hynë në Big Brother, madje tregon se edhe i dashuri i saj mund ta shohë në ato çaste. Bjordi habitet sesi ajo ka të dashur pasi nuk e kishte degjuar me pare dhe e ngacmon duke i thënë se mund të bëhet xheloz kur ai e puth. Por, Aida pohon se ai e njeh shumë mirë dhe nuk mund të ndodhë kjo gjë. Bjordi bëhet kurioz dhe e pyet për shumë detaje, por ajo mjaftohet me faktin se nuk janë ndarë zyrtarisht, por janë duke bërë një pauzë të shkurtër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 21:03

Adelajda -S’mbaj dot syze e kapele

10-02-2009

Një tjetër argument i trajtuar nga banorët e shtëpisë kanë qenë fobitë. Adelajda e pyetur se cila ishte fobia e saj, tha se ishte klaustrofobike, kishte frikë nga vendet e mbyllura. Për të do të ishte e tmerrshme po të ngelej e bllokuar në ashensor e po ashtu nuk duronte dot, madje nuk i përdorte fare syzet dhe kapelet, sepse ndihej e bllokuar, pa hapësirë. Natyrshëm, kjo bëri që banorëve t’u lindte një pyetje: Si ja bën në dhomën e rrëfimit?”, pyetje të cilës ajo nuk diti t’i përgjigjej.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ARIEL
Admin
Admin
ARIEL


Numri i postimeve : 528
Age : 55
Registration date : 18/02/2009

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitimeMon 2 Mar - 21:04

Zbulohet lidhja e Polit me Mozën e “Big Brother”

LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Polimimo

Duket si një skenar perfekt, por në fakt gjithçka ka qenë një rastësi. Po flasim për Polin, njërin nga pjesëmarrësit e edicionit të parë të programit “Bog Brother”.

Poli, djali që nuk u shqua për shumë protagonizëm për tre muaj që qëndroi brenda në shtëpi, por që gjithsesi u pëlqye shumë në fakt na dhuroi shumë e shumë supriza sapo doli që andej. Si fillim mund të përmendim lidhjen e me Inën e cila nisi pak para se ai të dilte ndërkohë që pas daljes lidhja e tyre u survejua më së miri nga aparatët e paparacëve, duke realizuar një shtesë perfekte spektakli. Pas ndarjes së tyre aventurat e Polit me femra ishin pa fund.

Një mundësi e mirë për të bërë diçka ndryshe por edhe për ta risjellë në faqet tona rozë, ishte trajnimi që ai mori falë programit “Big Brother”, në ishujt Kanarie. Historia me Karmelën, vajzën superseksi nga Hollanda të cilën ai e njohu në atë ambient përrallor, u rrëfye edhe në gazetën tonë, duke zgjuar kuriozitetin e të gjithë atyre që e kishin pëlqyer dhe votuar Polin. Por gjithçka mbaroi në atë ambient, duke lënë gjurmë me siguri në kujtesën e dy të rinjve si një eksperiencë që ia vlejti të jetohej dhe kaq.

Më pas nuk kanë munguar lidhje dhe histori të tjera kalimtare të Polit me femra mjaft seksi dhe nganjëherë edhe të njohura. Por e reja më e fundit që plotëson më së miri atë skenar spektakli post “Big Brother”, është lidhja që ne të “Panorama Plus” kemi zbuluar pak javë më parë.
Si gjithmonë Poli mbetet një nga frekuentuesit më besnikë të jetës së natës dhe pikërisht në ato klube, ai është bërë “viktimë” e aparatit të paparacit tonë. Por kësaj here shoqëria e Polit me një vajzë të gjatë dhe mjaft simpatike, dukej si diçka më e veçantë. Kur e pyesnin miqtë se cila është ajo vajzë fare e panjohur në ambientet e klubeve të Tiranës, ai mjaftohej vetëm me përgjigjen: “Është nga Kosova”. Ndërkohë kurioziteti vazhdonte duke dashur që të mësohej më shumë nëse ajo është e njohur në botën e artit atje apo jo, ndërsa Poli përgjigjej: “Nuk është e njohur por shumë shpejt do të bëhet e njohur”. Që nga ky moment në filluam të mendojmë se mbase vajza bukuroshe mund të konkurronte në “Big Brother 2”, gjë që u vertetua sapo filloi ky spektakël tashmë shumë popullor për çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit.

Sipas burimeve tona Poli është njohur me Mimozën disa muaj më parë kur ai shkonte në Kosovë si i ftuar nga shumë fansa të tij. Menjëherë e kishte tërhequr pamja e Mimozës dhe ai kishte bërë çmos që të njihej me të. Natyrisht fakti se ai tashmë ishte i njohur dhe i pëlqyer, por edhe pamja e një djali mjaft tërheqës, ia ka bërë rrugën më të lëhtë drejt Mozës.

Më pas vajza, mbase për Polin por edhe për përgatitjet që duhej të bënte për të hyrë në “Big Brother’, është parë shpesh nëpër Tiranë dhe gati gjithmonë në shoqërinë e Polit. Ata binin menjëherë në sy në rrugët e ish-bllokut si një çift i gjatë dhe shumë simpatik dhe mbi të gjitha për faktin se gjithnjë ecnin të kapur dorë për dore. Thuhet se Poli kësaj radhe e ka marrë lidhjen seriozisht pasi e pëlqen shumë Mozën jo vetëm për pamjen por edhe për inteligjencën e saj pavarësisht se ajo është 19 vjeç, madje dhe më e vogla ndër konkurentët e “Big Brother”.

Megjithatë ajo ka pasur një “profesor” shumë të mirë, Polin i cili e ka kaluar tashmë provën e kamerave brenda shtëpisë, di si funksionon loja dhe me siguri e ka instruktuar mirë vajzën e cila ndër të tjera ka edhe vështirësinë se është nga një vend tjetër, me një mentalitet të ndryshëm pavarsisht se flet të njëjtën gjuhë me ne. Miqtë e Polit tregojnë se ai është bërë një ndjekës i kujdesshëm i “Big Brother”, natyrisht sepse aty është Moza, por edhe për nostalgji padyshim. Ka të ngjarë që organizatorët e “Big Brother” nuk do të lënë pa e shfrytëzuar faktin që Moza dhe Poli janë të dashuruar, mbase për të sajuar ndonjë surprizë për Mozën, pasi të dy ata tashmë janë krijesa të këtij programi dhe janë bërë të njohur falë “Big Brother”. Por shpresojmë që futja e Mozës në “Big Brother” të mos e prishë rrjedhën e ngjarjeve pasi edhe nga eksperiencat botërore të këtyre programeve, por edhe në atë të parin tonin, ka pasur ndarje nga të dashurit për t’u lidhur me dikë që është aty brenda. Pjesëmarrësit e vjetshëm të pyetur për këtë fenomen shpreheshin: “Ne na dukej sikur kishim lindur në “Big Brother” dhe do të vdisnim aty”. Që javën e parë duket vëmendja e djemve ndaj Mozës, për pamjen e saj, por edhe për moshën e re si dhe diçka mistike që ajo mbart. Dhe në fakt gjithçka mund të ngjasë. Nëse po të përmbushet kjo profeci e jona, natyrisht që në “Big Brother” do të kishte një spektakël të garantuar, ndërkohë që Poli mund të pësonte zhgënjim. Le të shohim se çfarë rrjedhe do të marrin ngjarjet.

Mimoza Krasniqi, rastësia që e çoi në “Big Brother”

Është interesante mënyra se si Mimoza nga Gjakova u bë pjesë e “Big Brother”. Në fakt Moza nuk e kishte në planet e saj të futej në “Big Brother” edhe pse Poli mund t’ia kishte shpjeguar me detaje se ajo ishte një eksperiencë interesante. Mesa duket për vajzën, ndarja me Polin për një kohë të gjatë nuk ishte një ide e mirë. Mirëpo si u ndodh Moza në ambientet e “Top Channel”? Në fakt ajo kishte shkuar atje për të shoqëruar të motrën, e cila kishte aplikuar për të marrë pjesë në program, por organizatorët sapo kanë parë Mozën, kanë bërë të pamundurën që ta kishin atë brenda asaj shtëpie.

Natyrisht më pas Moza ka pranuar duke përsëritur kështu të njëjtën eksperiencë si i dashuri i saj, Poli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER Empty
MesazhTitulli: Re: LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER   LAJME  DHE  THASHETHEME  NGA  BIG  BROTHER I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LAJME DHE THASHETHEME NGA BIG BROTHER
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 6Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» LAJME NGA TEKNOLOGJIA DHE SHKENCA
» VIDEO NGA BIG BROTHER ALBANIA 2
» FOTO NGA BIG BROTHER ALBANIA 2
» Bjordi i Big Brother dhe dy meshkuj të veshur si femra

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FRIENDS BANN!!! :: BIG BROTHER-
Kërce tek: